Kategori
Uncategorized

Sot me Sali Berishën u rikthye opozita reale dhe u braktis opozita hale që nuk i duhet askujt.

Shkrum nga Kleves Bitro /

POR….

Nga sot PD ka një mision, nerv, përfaqësim, motivim tjetër nga ritmi i Lulzim Bashës.

Nga sot, PD nuk ka më Kryetar atë që thonë disa se ka, nga sot PD ka në krye luftëtarin që meriton.

Opozita reale dhe opozita hale…

Të nderuar miq,


Mundet që Rama të ofrojë ofiqe dhe poste ndër njerëzit që rrethojnë Bashën. Mundet që një bashkëqeverisje të dakortësohet për të ndihmuar Bashën të mbajë ca vota interesi.

Mundet që për disa muaj të dëgjohet premtimi se do bëhen zgjedhje të reja.

Të gjitha këto mund të hidhen në tregun e gjëse së gjallë për të mbajtur rreth Bashës ata që kanë interesa.

Pushteti absolut korrupton gjithkënd që nuk ka bosht të dinjitetit dhe respektit për veten. Pushteti i Ramës dhe ëmbëlsia e fruteve mëkatare të qeverisjes ka prekur Lulzim Bashën.

Megjithatë nga sot nuk ka më rëndësi se çfarë Rama bën për të dëmtuar opozitën dhe si e lëviz kalin e trojës nëpër demokratë.

Që sot, PD iu kthye opozitës reale duke marë vëmendjen që i takon nga zemra e Tiranës për t’u përhapur në gjithë Shqipërinë.

Nga sot opozita reale është me Sali Berishën, është në rrugë, sheshe e kudo.

Opozita nga sot ka një tjetër qendër rëndese, një tjetër kthesë, një tjetër realitet.

Sot me Sali Berishën u rikthye opozita reale dhe u braktis opozita hale që nuk i duhet askujt.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s