Mimoza Rexhvelaj .

Mu kujtua ky episod, sa i largët aq dhe i afërt nga fëmijëria…
Babit i kishin sjell gazetën, “Rilindjen Demokratike”
botimi i parë, aq shumë i dashur, që në aq shumë duar kishte kaluar sa ngjante si shekullore…

Babi e lexoi me zë disa herë, ne mbanim veshët,
Ai fshiu sytë dhe na tha se ishin lot gëzimi, se koha po ndryshon.
Se dita që aq shumë e kishte prit, erdhi…
Se gjërat do bëheshin bukur si tek Stacionet e TV 📺 Italiane që dëgjonim në fshetësi.

Si fëmijë atë natë e kujtoj gjajtë.
Gjatë sepse provova për herë të parë tik-take lirie në shpirtin tim prej fëmije
dhe fjalët “Liri-Demokraci” u gdhënden përgjithmonë, për t’u bërë dritë e forcë.
Çuditshëm ndihem edhe sot,
edhe pse kanë kaluar kaq vite, tanimë jam nënë,
Por përsëri jam po ai fëmijë që pret ndryshimin….




One reply on “”Liri Demokraci” Si fëmijë atë natë e kujtoj gjajtë, tik-takun e lirisë në shpirtin tim.”
Nje burreresh nga Malsi e Madhe z. Rexhvelaj edhe ti trime si Nora e Kelmenit krenohemi me ju burreresh…!!!!
PëlqejeniPëlqejeni