Kategori
Uncategorized

Agjenti i SHIK, Gëzim Starova, me porosi të Fatos Klosit më rekomandoi, të hiqnim qafe Berishën.

I dënuari me 20 vjet burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, Ismet Haxhia rrëfen në librin e tij “Kronika e Dhimbjes” të shtëpisë botuese “Helga’s Secrets”, situatën në vend pas vrasjes së Azemit më 12 shtator.1998.

frika e organizimit të ndonjë kryengritjeje të armatosur me drejtues Azem Hajdarin, e cila rrezikonte pushtetin e socialistëve, me të njëjtën mënyrë që ata e kishin fituar atë pak kohë më parë.

Ky motiv, megjithëse në fantazinë e të frikësuarve për humbjen e pushtetit, e kishte zanafillën në deklaratën e Azem Hajdarit se: “…brenda tre muajve do e rrëzoj Parlamentin e kallashnikovëve…”, deklaratë e ardhur pak kohë pas plagosjes së tij në mjediset e Kuvendit në vjeshtën e vitit 1997.

Organizimi i vrasjes së deputetit Azem Hajdari do të shërbente si precedent për pastrimin e politikës shqiptare nga protagonistët e saj, Nano-Berisha, që duke vrarë të parin me këtë rast, e për shkak të akuzonin më pas Berishën, duke e burgosur gjatë atë.

Në këtë mënyrë do të realizohej më së miri skenari politiko-kriminal i një klani opozitar brenda llojit, i cili vinte pas dështimit të skenarit me arrestimin e të Gjashtëve të Partisë Demokratike, me të cilin synohej likuidimi politik i Nanos pas qejfmbetjeve në ndarjen e dokmave të pushtetit.

Frika e humbjes së statusit lider në trafikun e armëve me Kosovën.

Trafik ky që organizohej e kontrollohej nga kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi dhe klani i tij kriminal, pas së cilës vjen vrasja e Ahmet Krasniqit e më pas e Azem Hajdarit, i cili denoncoi publikisht këtë krim dhe organizatorët e tij, kriminelë të veshur me pushtet.

Zbardhja e këtij krimi të shëmtuar nuk ka për të ndodhur asnjëherë, për sa kohë nuk hetohet nisur nga këto tri motive, të cilat duhet të shërbejnë si pistat e vërteta për zbardhjen e krimit nga prokurorë të pandikuar politikisht.

Ismet Haxhia:

Gëzim Starova, agjent i Shërbimit Informativ që punonte në Ambasadën Italiane, në rolin e përkthyesit të Shefit të Shërbimit Sekret, të kësaj Ambasade…

Më rekomandoi, të hiqnim qafe Berishën.

Skenare të tilla do të vazhdonin përsëri deri tek ai i fundit që mban firmën e Niko Brahimit e Sokol Bares…

Që pasi të më dërgonin në detyrën e shefit të Komisariatit të Policisë së Tropojës ku unë do të kryeja detyra të rëndësishme kundër njerëzve të opozitës,

Më pas të më vrisnin, duke ia faturuar këtë Berishës, me qëllim që vëllezërit e mi të hakmerreshin me Berishën,

Ose çfarë do të ndodhte më pas të na e faturonin neve, njësoj si vrasjen e deputetit Azem Hajdari.

Ismet Haxhia:

Post date11 Nëntor, 2019 .

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s