ISMET HAXHIA.
Gëzim Starova, agjent i Shërbimit Informativ që punonte në Ambasadën Italiane, në rolin e përkthyesit të Shefit të Shërbimit Sekret, të kësaj Ambasade…
Më rekomandoi, të hiqnim qafe Berishën.
“Vrasjet e Haklajve, shteti tentoi t’ia faturojë PD-së”
I dënuari me 20 vjet burg si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, Ismet Haxhia rrëfen në librin e tij “Kronika e Dhimbjes” të shtëpisë botuese “Helga’s Secrets”, situatën në vend pas vrasjes së Azemit më 12 shtator.1998.
Tri janë motivet e vrasjes politike të Azem Hajdarit.
Së pari;
frika e organizimit të ndonjë kryengritjeje të armatosur me drejtues Azem Hajdarin, e cila rrezikonte pushtetin e socialistëve, me të njëjtën mënyrë që ata e kishin fituar atë pak kohë më parë. Ky motiv, megjithëse në fantazinë e të frikësuarve për humbjen e pushtetit, e kishte zanafillën në deklaratën e Azem Hajdarit se: “…brenda tre muajve do e rrëzoj Parlamentin e kallashnikovëve…”, deklaratë e ardhur pak kohë pas plagosjes së tij në mjediset e Kuvendit në vjeshtën e vitit 1997.
Së dyti;
Organizimi i vrasjes së deputetit Azem Hajdari do të shërbente si precedent për pastrimin e politikës shqiptare nga protagonistët e saj, Nano-Berisha, që duke vrarë të parin me këtë rast, e për shkak të akuzonin më pas Berishën, duke e burgosur gjatë atë. Në këtë mënyrë do të realizohej më së miri skenari politiko-kriminal i një klani opozitar brenda llojit, i cili vinte pas dështimit të skenarit me arrestimin e të Gjashtëve të Partisë Demokratike, me të cilin synohej likuidimi politik i Nanos pas qejfmbetjeve në ndarjen e dokmave të pushtetit.
Së treti;
frika e humbjes së statusit lider në trafikun e armëve me Kosovën, trafik që organizohej e kontrollohej nga kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi dhe klani i tij kriminal, pas së cilës vjen vrasja e Ahmet Krasniqit e më pas e Azem Hajdarit, i cili denoncoi publikisht këtë krim dhe organizatorët e tij, kriminelë të veshur me pushtet. Zbardhja e këtij krimi të shëmtuar nuk ka për të ndodhur asnjëherë, për sa kohë nuk hetohet nisur nga këto tri motive, të cilat duhet të shërbejnë si pistat e vërteta për zbardhjen e krimit nga prokurorë të pandikuar politikisht.
!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Haxhia:
Të implikuar dhe shërbimet sekrete italiane.
Ismet Haxhia:
“Shkaku i vërtetë arrestimit tonë, është sepse ne nuk likuiduam fizikisht ish-Presidentin Sali Berisha”
Ismet Haxhia:
Gëzim Starova, agjent i Shërbimit Informativ që punonte në Ambasadën Italiane, në rolin e përkthyesit të Shefit të Shërbimit Sekret, të kësaj Ambasade…
Më rekomandoi, të hiqnim qafe Berishën.
Gëzim Starova më tha se “profesori (kështu e thërrisnin Fatos Klosin) jep 20 mijë $ për të blerë një snajper”.
Skenare të tilla do të vazhdonin përsëri deri tek ai i fundit që mban firmën e Niko Brahimit e Sokol Bares, që pasi të më dërgonin në detyrën e shefit të Komisariatit të Policisë së Tropojës ku unë do të kryeja detyra të rëndësishme kundër njerëzve të opozitës, më pas të më vrisnin, duke ia faturuar këtë Berishës, me qëllim që vëllezërit e mi të hakmerreshin me Berishën, ose çfarë do të ndodhte më aps të na e faturonin neve, njësoj si vrasjen e deputetit Azem Hajdari.
Ismet Haxhia:
Dhe vjen momenti që na u kërkua të arrinim një konsensus me SHIK-un që Izeti të depononte kundër Berishës fakte kompromentuese, me qëllim që duke e arrestuar ta nxirrnin nga politika, kërkesë që ma kërkoi me insistim Fatos Klosi, në Marikaj më 2 qershor 2000.
http://www.albasoul.com/modules.php?op=modload&name=News&file=article&sid=370
http://www.albasoul.com/modules.php?op=modload&name=News&file=article&sid=370
.