Kategori
Uncategorized

Jorida Tabaku: Mbështes Bashën, tre kandidatët e tjerë kanë gjuhë përçarëse

Secili prej tre kandidatëve flet unë;

dhe askush nuk flet për PD dhe këtë e dëgjoj vetëm tek z. Basha dhe…

besoj se pjesa më e madhe e anëtarësisë aty e sheh”, deklaroi znj. Tabaku.

Jorida Tabaku thotë se është e shqetësuar për cilësinë e debatit brenda PD dhe tha se sheh gjuhë përçarëse nga tre kandidatët me përjashtim të kryetarit aktual. Ajo thotë se vota e saj në Kryesinë e PD ka qenë për katër kandidatë përballë z. Basha por ka abstenuar për emrat e kandidatëve.

Sipas saj cilësia e kësaj gare do të përcaktojë cilësinë e PD për katër vitet e ardhshme. Lidhur me pikëpyetjen nëse kandidatët nuk janë në një garë të barabartë përballë z. Basha, znj. Tabaku e mohoi një gjë të tillë.

“Kanë në dispozicion të gjitha strukturat e PD, kanë faqen në Facebook ku mund të bëjnë njoftime dhe degët e PD”, deklaroi znj. Tabaku.

Anëtarja e Kryesisë së PD tregoi se një votuese i ishte ankuar për sulmet personale nga kandidatët brenda PD dhe sthoi se vetë ajo nuk po bën fushatë, por deklaroi hapur se mbështet kandidaturën e Lulzim Basha.

“Mbështes z. Basha dhe nuk kam asnjë kompleks dhe kufizim që ta them për një arsye të vetme. Nëse dëgjoj gjuhën e të gjithë kandidateve dhe shoh gjuhën përçarëse të tre kandidateve, shqetësohem për të ardhme e PD pas 13 qershorit.

Ajo tha se do të kishte dashur një proces analize për zgjedhjet e 25 prillit, por data e afrimit të zgjedhjeve brenda PD u bë për shkak të sulmeve të disa individëve brenda partisë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s