Sali Berisha do të bëhet shkak dhe pasojë e zbulimit të aferave midis Soros dhe Blinken e stafit të tij në Departamentin e Shtetit.

Shkruan Dr, Enver Bytyçi:
Sali Berisha nuk ka lindur për t’u qaravitur. Ai nuk ka lindur as për sfida të vogla, me të cilat përballen gati të gjithë banorët e planetit.
Sali Berisha bën gabime, por nuk bën gabime, të cilat e mbajnë peng në jetën e tij.
Kjo sepse ai është krenar, mbart vlera, konservon një lloj integriteti, që rrallë kush mund ta marrë me mend.
Për këto arsye sekretari i Shteti,t Antony Blinken, ka gabuar kur mori vendimin e shpalljes së Sali Berishës non-grata.
Madje jo aq me shpalljen e vendimit, sa me arsyetimin e atij vendimi.
Nëse Blinken do ta dinte se do përballej me kongresmenët në Komisionin e Jashtëm, zor se do ta kishte marrë atë vendim.

- Sali Berisha do të bëhet shkak dhe pasojë e zbulimit të aferave midis Soros dhe Blinken e stafit të tij në Departamentin e Shtetit.
- Sepse në pamundësi të japë prova dhe fakte për arsyetimin e vendimit të shpalljes non-grata të ish-kryeministrit Berisha, ai do të joshë senatorët, kongresmenët dhe median amerikane që të investigojnë se çfarë fshihet prapa atij vendimi.
- Kështu është kur i beson birit në shpirt të Sorosit, me emrin Edi Rama!

Berisha e nisi sfidën me padinë e tij në gjykatën franceze. Ndërkaq Blinken u tregua aq i verbër aq sa të mos mësonte se ish-kryeministri i Shqipërisë është mik i spikatur i familjes së madhe Bush. Dhe dihet se miku i “të zotit të shtëpisë” nuk dëbohet nga shtëpia!
Këto që po ndodhin në Uashington janë një ogur i suksesshëm për Doktor Berishën, që ai ta fitojë sfidën e tij për dinjitetin. Asnjëherë nuk kemi dëgjuar dikë që të përballet kaq guximshëm si Sali Berisha në emër të dinjitetit.

Kongresmeni Lee Zeldin vetëm sa e nisi betejën e së vërtetës. Dhe e vërteta, edhe nëse vonon, ajo nuk zhduket, nuk asgjësohet.
Do të rrojmë e do të shohim se si ish-Presidenti dhe ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, do të ringrihet, jo më në pushtet, por në dinjitetin e tij njerëzor dhe me këtë sfidë ai do t’i bëjë një shërbim të jashtëzakonshëm njerëzimit.



One reply on “Sikletet e Blinken dhe sfidat e mëdha të Sali Berishës!”
Ne shqipetaret jemi nje kome me shume fate. Zoti na lluroi ket toke te bekuar qe kurrkush si ne se ka,bjeshke te larta me lumenje e liqene te mrrekullushme,me fusha te gjera,me dy dete ,ku nen kullen eqellit blu dilli shendrite me rrezet e ti te arta ne chdo stine te vitit keto mrrekulli natyrore,qe ne edhe aqe shume nuk i vlersoime,sikure nuk vlersoim veten tone njerzit e mechem te kesaj rrace qe bota e qytetruar me historianet e saje bani apel fuqive te medha ta ruajme ket rrace,qe po zhduket kadale nga coptimet e fqinve tan te pa ngopur. Me duket se meveprimet qe bejme si kome kemi dichka te perbashket me IZRAELIN ,qene chdo kohe ekzekutonte profetet e vet shekulli 20 per ne SHQIPETARE T i’shte rilindje ne boten e lire njerzit e menchem qe u larguan nga SHQIPERA para dhe gjate komunizmit bane emer ne boten e qytetruar. NANA TEREZE me shejterin e saj bani qe tane bota ti thrrase NANE. Ky kombi I vogel nga gjiri i saje nxorri nje shejtore ku horrat e tiranes komunistet dallkauk e quanin lavire dhe i mohuan ardhjen ne token qe e lindi qe te qite nje grushte dhe te vorri i nanes vet. Iku kjo murtaj ne vitett 1992 erdhi legjenda e re SHQIPETARE Dr. SALI BERISHA nje shkenctar,nje kardiolog i zoti nje ATDHETAR i madhe nje familjare shembullore,nje mik i madhe i kombit ANERIKANE dhe fammiljes madhe BUSH dhe nje pjese e xhullive te KRISHTI qe fatkeqesisht nodhet ne SHQIPERi kryqezoin legjenden SHQIPETARE. Po kryqrzohet Krishti
PëlqejeniPëlqejeni