Kategori
Uncategorized

HETIME E DËNIME TË REJA POLITIKE TË KREUT TË SPAK, ARBEN KRAJA, ISH HETUES I DIKTATURËS KOMUNISTE

Shkruan Agron Tufa /


Ndonjëri prej dalëzotësve të Krajës, kaloi nga mohimi total në relativizim, duke e minimizuar rolin e Arben Krajës vetëm me rastin e të rinjve shkodranë Luçi dhe Bizi.

Tani publikut po i servirim dokumenta me firmën e Krajës, ku dëshmohet se rasti i Luçit dhe Bizit nuk ka qenë rast i vetmuar! Ka dhe raste të tjera, që do t’i publikojmë më vonë, për t’u përsheshur turinjtë “avokatëve të djallit”.

Në këto dokumenta shihet se Partia i ka ngarkuar Arben Krajës hetues (sot kreu i SPAK), gjuetinë e shtrigave mbi rininë shkodrane.

Dhe kur se! Pasi mijëra shqiptarë kishin thyer barrierat e ambasadave dhe ishin larguar drejt Europës ‘kapitaliste’. Pra, në fund të korrikut 1990!

Dhe me çfarë egërsie!
Viktima tjetër e hetuesit komunist mizor Arben Kraja, është 22 vjeçari shkodran Andrea Daija, të cilin e ka torturuar dhe detyruar të firmosë se ka pasur në plan tentativë për arratisje.


Një pjesë e dosjes ku protagonist është Arben Kraja hetues, e keni më poshtë.

Një gjë na ngelet si gjithmonë mister:

I njeh dosjet Autoriteti i Dosjeve apo e ka fshehur me qëllim këtë rast?

Dhe sa demokratike është kjo metodë bizarre?

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s