Kategori
Uncategorized

Bota nuk është shembur me 25 prill. Ka jetë edhe më tej, ka betejë përsëri, shumë afër.

Shteti totalitar nuk mposhtet lehtë.

Ky nuk është pushtet normal e demokatik. Ndaj po nuk ishe në këmbë, pa u dorëzuar, duke rezistuar edhe në momente të vështira si këto, shteti totalitar të mposht përfundimisht dhe instalon diktaturën për 30 vjet.

Nëse reziston, nëse bluan inat, nëse kultivon dinjitet, nëse nuk dorëzohesh para humbjes së padrejtë, mund ta mposhtësh totalitarizmin ramist.

Shteti totalitar nuk mposhtet lehtë.

Kundërshtari, në ketë rast armiku, fjala më e saktë, blen vota, përdor shtetin, përdor grupet me dosje kriminale, përdor vrasësit serialë të mendimit (analistët), pikërisht për ta demoralizuar edhe më tepër demokratin. Për tja shtyrë edhe më thellë thikën dhe për tja rrotulluar në plagë. Kjo me qëllim që demokrati të mos ngrihet më në këmbë. Të mos ketë më vullnet. Të mos mundet të luftojë dhe të rezistojë.

Duhet kujtuar dhe duhet pranuar se demokratët e Shqipërisë janë heronj. Ata arritën të mbledhin 620.000 vota, përballë shtetit që angazhoi çdo zyrë e përdori çdo mekanizëm kundër tyre. Përballë njeriut që thirri çdo individ e çdo grup me para e me histori kriminale, si në Elbasan e kudo në Shqipëri. Dhe kjo është merita e madhe e demokratëve. Kjo meritë nuk i takon lidershipit e kandidatëve, aq sa u takon demokratëve të lagjeve dhe fshatrave të Shqipërisë.

Këtyre demokratëve heronj, nuk ua ka jetën në dorë shteti e as Edi Rama. Ata nuk pyesin për pushtet e për diktator. Nuk mund t’i mundësh e nuk mund t’i thyesh ballë për ballë. Ata janë emocionalë dhe të ndjeshëm dhe, kjo është pika e tyre e dobët. Ballë për ballë jo, por duke i prekur në sedër e duke i dekurajuar emocionalisht, mund t’i dobësosh. Dhe analistët e pushtetit këtë po synojnë; t’i mposhtin emocionalisht që në betejën e radhës t’i mposhtin përfundimisht.

A duhet ta lejojnë demokratët të mposhten emocionalisht?

Jo. Bota nuk është shembur me 25 prill. Ka jetë edhe më tej, ka betejë përsëri, shumë afër.

Shteti totalitar nuk mposhtet lehtë. Ky nuk është pushtet normal e demokatik. Ndaj po nuk ishe në këmbë, pa u dorëzuar, duke rezistuar edhe në momente të vështira si këto, shteti totalitar të mposht përfundimisht dhe instalon diktaturën për 30 vjet.

Nëse reziston, nëse bluan inat, nëse kultivon dinjitet, nëse nuk dorëzohesh para humbjes së padrejtë, mund ta mposhtësh totalitarizmin ramist.

Faktor.al

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s