Kategori
Uncategorized

Gjana: PD nuk duhet të kthehet te n/togeri i ‘91 dhe gjenerali i ’97.

Jemin Gjana shprehet se duhet patjetër një analizë e brendshme në PD për zgjedhjet e 25 prillit, por kjo sipas tij duhet të bëhet pasi grupi i ekspertëve juridik i ngritur në PD të përfundojë betejën ligjore.

Sipas Gjanës, janë të paktën 7-8 mandate deputetësh të lidhur drejtpërdrejtë me bandat kriminale, ndërsa ndikimi i grupeve kriminale që erdhën sipas tij nga Belgjika, Spanja dhe vendet e tjera, ndryshuan vullnetin e qytetarëve.

Pasi të ezaurohen të gjitha këto hapa sipas tij, PD-ja duhet të nisë një analizë edhe të veprimeve politike të mëhershme. Në analizë duhet të futen edhe rezultatet e aleatëve.

Ndërsa natyrisht, më pas vjen edhe radha e zgjedhjeve në parti. Sa i përket lëvizjes që ka nisur ish-Presidenti Bujar Nishani, Arben Imami dhe ish-funksionar të PD-së, Gjana tha se ai nuk dëshiron të kthehet te nëntogerët e ’91-shit apo te gjeneralët e ‘97-ës.

Unë e kam prekur fushatën në Tiranë, në Kukës, në Has, në Tropojë në Gjirokastër, në Tepelenë, në Gramsh, në Elbasan. E kam prekur kudo. Unë po flas si një njeri i PD-së që kam 30 vite që merrem me politikën. Që nga 2013 pa funksione në pushtet, por si një njeri që qëndroj për të shlyer detyrimet ndaj PD-së, sepse unë bëj pjesë tek ata që kanë marrë nga PD-ja. Gjithandej nga kam lëvizur në fushatë. Ndoshta vetëm në fushatën e ’92-shit kam lexuar një entuziazëm më të madh te qytetarët se do ndryshohet pushteti do ndërrohet. Faktorët që përmenda më sipër ndryshuan vullnetin. Por, gjithsesi duhet një analizë e thellë në PD.

Që të jem i qartë, e gjitha është në dorën e demokratëve dhe jo në dorën e disa individëve brenda demokratëve. Ata kanë të drejtën e tyre, por nuk dëshiroj të kthehem as te nëntogerët e ’91-shit, as te gjeneralët e ’97-ës dhe as te disa individë që kur u vendos disa mikrofona në tavolinë e pandehin veten se po shkojnë te lideri. Jo, liderët në politikë nuk rriten në natyrë. Ata janë investim i madh politik. Ata marrin një staturë të gjatë. Duhet kohë që të shkojnë në nivelin e liderit.

Natyrisht, PD-ja ka për detyrë të shndërrojë strukturat e saj, grupet e punës së saj, me mbështetje të shumë faktorëve të shoqërisë civile që kanë ndjekur zgjedhjet për të kryer një funksion faktmbledhës të renditjes së fakteve. Të krijimit të një dosjeje të plotë të besueshme e të qartë për sistemin tonë të drejtësisë këtu dhe për ndërkombëtarët. Kjo është çështja e parë.

Së dyti, PD-ja duhet të shkojë në një analizë për të parë atë që ka ndodhur në fushatë gjatë fushatës, me programin e saj, në nivelin e strukturave, në lëvizjen politike të fundit të saj dhe masën peshën e ndikimit të secilit faktor. Pastaj për të shkuar hap pas hapi në një ristrukturuar të mëtejshëm të forcës tonë politike. Edhe më pas të një strukturimi edhe brenda kampit të së djathtës.

Të kthehemi pak para zgjedhjeve. Se tani duan ta nxjerrin si një mëkat të madh se përse s’u fut LSI-ja në listën e PD-së. Disa nga aleatët u futën, dikush i fitoi edhe dy emra. Pretendimet e tyre ishin më të mëdha. Por po të kishim edhe LSI-në, kandidatët e PD-së do të ishin të fundit e listave. PD-ja si forcë e gjithë grupimit opozitar duhet të bëjë këtë analizë të plotë. Të komunikojnë edhe me faktorin ndërkombëtar. Nuk besoj se është e palexueshme që dy javë para zgjedhjeve, përfaqësuesja më e rëndësishme e të gjithë grupimit euroatlantik bëri thirrje që të ndaheshin nga krimi dhe të votonin ndryshimin.

Paratë e krimit kanë zhvendosur edhe socialistët më të devotshëm. Të zhvendosësh me tri herë më shumë vota Pandeli Majkon. Të zhvendosësh kryetarin e PS-së së Tiranës, që përveçse është i majtë dhe ka një lidhje të hershme me PS-në, është edhe një dhëndër i të djathtëve të kryeqytetit. Por në fakt ai nja 4 herë më pak vota se ata që kanë marrë vota me para të krimit. Pasi t’i lexojmë të gjitha këto, atëherë shkojmë në zgjedhje në PD.

Ne kemi një afat në statut për zgjedhjet në PD. Është Këshilli Kombëtar që e përcakton. Unë nuk e quaj nëse do të jetë një problem i madh nëse e bëjmë në afatin fiks që e thotë statuti apo pak më afër apo pak më larg për të krijuar mundësinë për t’u marrë në fakt me thelbin e çështjes. Ne duhet të kuptojmë që thelbi i çështjes është që të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne mund të bëjmë të gjitha këto që të heqim lider e të vendosim lider, të zëvendësojmë strukturat. Por çfarë zgjidhim?! Asgjë. Veçse fusim në një kakofoni opinionin publik që është thelbi i çështjes që qytetarët janë lejuar të votojnë, por nuk kanë zgjedhur lirshëm.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s