Kategori
Uncategorized

Geobelsi i Millosheviçit, fushatë për argatn e tij ne Tirane.

Ardhja ne pushtet e Lulzim Bashes pas asaj te Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit ne Kosove, pra e nje gjenerate te re politikanesh per kombin shqiptar, shenon nje epersi te madhe politike, diplomatike dhe imazhi ne rrafshin nderkombetar per te dy vendet krahasuar me udheheqjen arkaike qe ai perfaqeson ne Beograd dhe qe argati i tij perfaqesonte ne Tirane.

Nga Sali Berisha /

Miq, qe ne fillim te fushates elektorale mediat informuan se presidenti i serbomadhise, ish goebelsi i Millosheviçit, Aleksander Vuçiç ka angazhuar fshehtas ne kundershtim me rregullat dhe ligjet nderkombetare mjete financiare, ekipe te tera manipuluese ne mediat sociale, Baton Stanishiqin, keshilltar dhe kompanine e tij te polleve dhe resurse te tjera ne mbeshtetje te argatit te tij ne Tirane, Edvin Kristaq Rames apo Zografit Bis.

Dy ditet e fundit, pasi e pa se argati i tij ne Tirane eshte humbes i pashprese, Vuçiç me kerkese te tij perseriti akuzat banale te ish shefave te tij Sheshel dhe Nikoliç te rrezikut te rikthimit ne pushtet te PD sepse sipas tij kjo parti Basha dhe Berisha qe qendron pas ketij te fundit jane per Shqiperine e Madhe.

Vuçiç gjithashtu flet per diference midis PD dhe PS prej dy pikesh nderkohe qe kjo diference eshte aktuailsht 4 pike ne favor te PD.

Miq, prapa ketyre nderhyrjeve te pashembullta ne fushate elektorale te serbomadhit Vuçiç ne favor te argatit te tij ne Tirane qendrojne:

a- Fundi me 25 prill i vasalitetit te Tiranes ndaj Beogradit,

b- fundi i mbeshtetjes nga Tirana vasale e projektit luftnxites te Serbise se Madhe.

c-fundi i luftes se ftohte te qeverise shqiptare ndaj Prishtines zyrtare.

d- Ardhja ne pushtet e Lulzim Bashes pas asaj te Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit ne Kosove, pra e nje gjenerate te re politikanesh per kombin shqiptar, shenon nje epersi te madhe politike, diplomatike dhe imazhi ne rrafshin nderkombetar per te dy vendet krahasuar me udheheqjen arkaike qe ai perfaqeson ne Beograd dhe qe argati i tij perfaqesonte ne Tirane.

Se fundi, serbomadhi Vuçiç qe citon si papagall tezat e argatit te tij ne Tirane, duke thene se prapa Bashes qendron Berisha, ka nje problem te madh personal me Bashen. Ai i trembet shume kontributit direkt te Bashes si njohes i mire i dosjes se Millosheviçit ne Hage se mos Basha kryeminister mbeshtet nismen tashme publike te nisur nga disa politikane te njohur perendimore per ngritjen nga drejtesia nderkombetare te akuzes per krime lufte dhe genocid kunder Aleksander Vuçiç geobelsit te Millosheviçit.

Me kete rast, duke denuar me ashpersine me te madhe nderhyrjen flagrante te serbomadhit Vuçiç ne fushaten elektorale ne mbestetje te argatit te tij Zografi Bis dua ta garantoj ate se me 26 prill ai dhe argati i tij do te marrin pergjigjen e hidhur dhe te merituar nga shqiptaret.

Sali Berisha /

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s