Kategori
Uncategorized

Të doja Tiranë, sot fytyrën sta njoh më.

Kërkojnë të të androjnë me gjithfarë stilesh

I përngjan një gruaje të vuajtur nga jeta, me gjunjë te nxirë, e sy të zgurdulluar.

Për të të bëre më të bukur, nuk duan të veshin me rrobat më të mira që ke.

Të detyrojnë të veshesh këpucë me taka, dhe ti bindesh!

Fundja, ATA e dinë çfarë ështe e mira për ty.

Po të tallin, e mjera ti!

Ishte njëherë Tirana!


Qyteti aq i dashur për mua. E jetova kohës kur isha studente. E doja shume Tiranën, përhumbesha nëpër rrugicat ku jeta ecte shpejtë. E doja Tiranën kur binte mbrëmja, dhe liqeni përflakej prej perëndimi. E doja Tiranën çdo herë që udhëtoja urbaneve, paçka me vonese e të tejmbushur.

E doja dhe kur rastiste që nën shi, pusetat tejmbusheshin, e qyteti i përngjante një relike kohe.
E doja kur në kohën e harxhuar në Bibliotekën Kombëtare, sheshi “Skenderbej” i përngjante nje kërthize ku përshtjellohej fati i jetës.

E doja derisa një ditë ika prej andej. Në ikje, teksa i pari avion i jetës sime, shkëputej nga toka, i premtova vetes që qytetin e paradokseve do e doja gjithmonë. Që në çdo nisje dhe kthim, do ta gjeja kohën për një kafe, për të vizitur Muzeun dhe për të bëre foton klasike me Skënderbeun.
Kjo ndodhte shtatë vjet më parë!
Në këto vite, modernizimi ështe kuptuar si tjetërsim i vlerave, Tirana më ështe dukur më moderne seç duhet, Tirana po humbet identitetin.


Apo ndoshta nuk e ka pasur një të tillë?
Ndaj, më fal e dashur Tiranë!
Nuk të dua më!
Je tjetërsuar!

Për të të bëre më të bukur, nuk duan të veshin me rrobat më të mira që ke. Të detyrojnë të veshesh këpucë me taka, dhe ti bindesh!
Fundja, ATA e dinë çfarë ështe e mira për ty.
Po të tallin, e mjera ti!


Të doja Tiranë!
Sot fytyrën s’ta njoh më!

Juli Çela

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s