Kategori
Uncategorized

Ajo zgjodhi rrugen me te veshtire per te mbajtur amanetin mbi varr.

Shteti nuk na mbrojti, hasmi na kerkonte per te na vrare, azili na u refuzua.

Shqiptaret ndryshe.

Te lodhur nga rruga e gjate, te cfilitur nga borxhet, te nxire ne fytyre nga vitet dhe hallet, prisnin e prisnin radhen mbas afrikaneve,kurdeve dhe sirianeve, per tu regjistruar ne zyrat e emigracionit.

Ne syte e tyre sheh mjerim,dhimbje dhe vuajtje.
Gjithshka sheh ne syte e tyre, por vetem gezim dhe buzeqeshje jo, megjithe se kane arritur apo i kane sjelle sekseret duke i rjepur deri ketu.

Femije qe te shohin me syte e tyre te vegjel te mbushur jo me shprese por me lot.

“Te pakten te ngopen femijet njehere me buke ne jeten e tyre thote Prenga nje kryefamiljar nga malesia”.

E dime qe nuk do na mbajne ketu, e dime qe nuk do na japin azil por te pakten 6 muaj do jetojme si njerez, do hame si njerez, do vishemi si njerez.

Te pakten gjashte muaj femijet nuk do na shohin me lot ne sy per nje cope korromane, as do dridhen nga te ftohtet dhe semundjet.

Te pakten gjashte muaj do te mbushim barkun me buke, gjashte muaj nuk do e kethejme koken pas me frike se mos dikush na ndjek per te na vrare, gjashte muaj nuk do na kerkoje kush lek per dritat.

Te gjithe pyesin, te gjithe kerkojne nje banese, packa se mund te rrine dhe dy apo tri familje brenda.
Packa se mund ti cojne ne veri apo dhe ne zonat e braktisura larg qendrave te banuara.

Per ta nuk ka rendesi se ku, per ta rendesi ka te marrin nje dhome dhe 1800 koronat ne muaj per njeri.

Hallet dhe borxhet i kane sjelle deri ketu.

Ata e dine se duke kursyer ato pak leke te shkreta te bukes qe ju paguajne ketu, leke qe mezi dalin per te jetuar ketu, mund te shlyejne borxhet qe kane marre per te ardhur nepermjet nje rruge te gjate, apo dhe ndonje borxhi te vjeter.

Ata e dine se nje dite do ti kethejne perseri ndoshta dhe me dhune, por per momentin i gezohen castit.

Dikush i gezuar ju thote bashkatdhetareve se ketu do te na bejne vizita mjekesore dhe analizat komplet pa leke.
Dikush ju tregon kryqin e kuq dhe rrobat falas qe jep ky institucion.
Dikush ju tregon kishen ndimat dhe mbrojtjen e saj.
Dikush ju tregon ne harten e Suedise vendet e bekuara ku do te kishin fatin po ti conin atje.

Dhe syte e tyre ishin mberthyer me shprese ne gishtat e atij qe ju tregonte harten.

Ne jug, te gjithe emigrantet enderrojne jugun.

Ata jo

Ne syte e venitur te femijeve dhe prinderve te tyre, nuk kish enderra per luks.

Ata enderronin te mbushnin njehere, te pakten njehere barkun me buke, nje bluze, nje pale pantallona, apo dhe nje pale cizma qe te mos ju lageshim ne kembet e tyre te vogla, ne kete shtet te larget dhe te ftohte.

“SHQIPJA LABE ME SHAMI”

Ajo e vuri shamine ne koke per te shpetuar vellane e vogel dhe nenen.

Kur e shikon me shami ne koke dhe te mbuluar vertet dhimbja i kalon kufijte njerezore.
Shqipja kjo vajze diku nga laberia mbas vrasjes se babes se vet mori nenen vellane e vogel dhe u nis rrugeve pa fund dhe pa kethim, rruget e pa shpresa te mergimit.

Ajo kishte enderra te vazhdonte shkollen e larte, ajo kishte enderra si cdo vajze tjeter shqiptare, ajo kishte te drejte te jetonte ne vendin e saj.

Plumbi i mori jo vetem babane, por gjithshka ne jete.

Refuzimi i azilit dhe kethimi ne vendlindje, atje ku plumbi do i merrte dhe vellane e vetem dhe te vogel e detyroj kete vajze te vere shamine dhe te mbulohet.

Per te shpetuar familjen ajo u martua.

Ndoshta dhe pa deshiren e saj ne shpirt me nje arab.

Ajo i vuri kryq jetes se saj rinore, ajo u mbulua si nje arabe me ferexhe.

Shqipja Labe vdiq.

Ajo vdiq per te shpetuar vellane dhe nenen, ajo mbylli gjithshka ne kete jete vetem e vetem per ti qendruar besnike amanetit mbi varrin e te jatit se do shpetonte familjen dhe locken e saj te vogel nga plumbat.

Shteti nuk na mbrojti, hasmi na kerkonte per te na vrare, azili na u refuzua.

E vetmja menyre qe ata te mos ketheheshin ne vendlindje ishte martesa me nje arab me dokumenta, dhe pse me i madh ne moshe. Gjithshka per te siguruar qendrimin dhe mbijetesen, packa se kete martese nuk e deshi as nena dhe vellai i saj i vogel.

Ajo zgjodhi rrugen me te veshtire per te mbajtur amanetin mbi varr.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s