Kategori
Uncategorized

Demoni nazist në kafaz ! Demonët e kampeve të diktaturës komuniste shqiptare, jetojnë si pashallarë.

Demoni nazist Eichmann shfarosi ebrenjtë nè luftë .

Demonët shqiptarë Edmond Caja ish komandant i Qaf Barit dhe me pas drejtues i burgjeve shqiptare, dhe zvëndësi i tij-Ludovik Cali, komandant i kampit politik Qaf-Bari.

Në kohë paqe, vranë, torturuan, dhe masakruan në kampin e vdekjes në Spaç dhe Qaf-Bari, të dënuarit, patriotët e tyre, pinjollët e familjeve më të mira antikomuniste shqiptare.

Krimineli Edmond Caja, dhe dy viktimat e tij në revoltën e kampit të Qaf-Barit .

Mbas dy vitesh Kryeprokurori Gideon Hausner lexoi aktakuzën: shtatë orë të tëra.

Eichmann u dënua me vdekje dhe në natën mes 31 majit dhe 1 qershorit 1962 ai u ekzekutua me varje në litar.

Proçes që u raportua nga 500 gazetarë nga mbarë bota.

E’ Ndërsa drejtësia shqiptare nuk funksionon dhe as do tja dijë për këta vrasës.

Vetë ish të persekutuarit janë përçarë dhe ndarë në grupime të pa kuptimta, (disa here duke u bere vartës dhe pjese edhe e partise së bllokut, dhe këlyshëve të persekutorëve sot në pushtet) duke i ”harruar” dhe i lënë të mos përballen me drejtësinë, edhe dy persekutorët e gjallë, direkt te tyre.

Edmond Caja dhe Ludovik Cali, që jo vetëm jetojnë të qetë, njëri në Gjermani dhe tjetri në Kanada, por me bastardllëkun, maskarallëkun, mashtrim, dhe manipulimet kërcënojnë dhe ish viktimat e tyre në këto kampe të vdekjes me presion dosjesh, kërcënim, dhe mashtrime.

Kjo sepse ish të persekutuarit, asnjëherë nuk u bënë bashkë dhe ti denoncojnë në prokurori krimet dhe kriminelet, me emra dhe fakte, që jo ata bastardë, sot te mburren me krimet, dhe te kercenojnë akoma viktimat e tyre.

Por tju dridhen laqet e këmbëve atje ku janë, dhe ti exstradojnë për tu përballur me faktet të pastra, nga ata ish të dënuar dëshmitare okularë, që akoma kanë mbetur gjallë nga kjo histori e dhimshme e krimeve të diktaturës…

E ndërsa ishte Fritz Bauer, hebre dhe prokuror në landin e Hessenit në Gjermani, ofroi informatën vendimtare mbi vendndodhjen e Eichmannit në Argjentinë

Për kriminelin Edmond Cajën, ishte pinjollja e një familjeje te persekutuar antikomuniste, zonja Mira Dine që me guxim dhe kurajë, e gjeti vëndndodhjen dhe e denoncoj qoftë dhe e vetme kriminelin.

Por të tjerët qofshin dhe ish të dhunuar nga ky kriminel, pse heshtën ?

Pse nuk ju bashkangjitën përpjekjeve të kësaj zonje ?

Qoftë kjo drejtësia e korruptuar shqiptare, qoftë forcat apo shoqatat politike, qoftë dhe një pjesë e ish të persekutuarve…

Pjesë nga denoncimi i deshmitarit okular për revoltën e Qaf-Barit .

A do ketë kurajon, kandidati i sotëm, nesër në parlament dhe qeveri, z.Alizoti, si përfaqsues i kësaj shtrese ish të persekutuar, jo vetëm ta ngrejë si problem, por të guxojë dhe të kembnguli që kjo e drejtë e mohuar të vihet në vënd, dhe këta kriminelë të përballen jo me urrejtjen, por me drejtësinë ?

Sepse këta, por dhe të tjerë mbas tyre, nuk janë thjesht emra, por kriminelë që me zell kanë bërë këto krime ndaj viktimave të tyre në këto kampe vdekjesh .

Askush nesër nuk mund të fshihet mbas gishtit me kafene-fjalët, si dikur…. Do bëjmë shtet. sepse edhe kthimi i pronave, dhe kompesimi i pronareve legjitimë, por dhe hetimi dhe dënimi i krimeve të diktaturës komuniste, është një nga pjesët më të rëndësishme e një shteti ligjor.

Nëse do ishin dënuar krimet e komunizmit mbas 1991, dora e zezë dhe e zgjatur e ish sigurimit nuk do kishte fuqi për të vënë bombën ne Vefa, as për të vrarë pabesisht Pishtarin e Demokracisë Bujar Kaloshin, as për të bërë revolucionin bollshevik të tre gishtave në Vlorë, as për të vrarë komisaret e polisë, por as dhe duke eleminuar me exsplozif dhe vetë gjykatsin e Vlorës…

Sot nuk do kishim shtet bananesh, por do ish vendosur drejtësia dhe jo droga, ligji dhe jo krimi i organizuar që fatkeqësisht përfaqson denjësisht qeverinë dhe shqiperinë në botë…

Por krimet e komunizmit, nuk mund të identifikohen dhe dënohen jo vetëm pa u denoncuar, nga viktimat e këtij krimi, por as pa larguar njëherë e përgjithmonë nga pushteti pinjollët e bllokut, sot në pushtet…

Sepse Shqipëria nuk mundet të ngeli më peng, e bandave dhe krimit të organizuar, me rrenjet e gjata dhe te nendheshme të diktaturës …

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s