Kategori
Uncategorized

Sëmundja jonë është harresa. A vdiq (apo ra) me të vërtetë Enveri?


Xhulia Mema

Për shumë shqiptarë, kjo nuk ishte një faqe e re në histori që premtonte liri, drejtësi apo mësime nga zgjedhjet e gabuara të së shkuarës.

Disa e morën rënien e diktaturës si shenjë se, çdo krim që u krye nga shteti mbi popullin e tij për gjysmë shekulli, në mënyrë magjike u zhduk bashkë me të. U lanë duart e gjakosura me një pikë ujë.

U zhbënë internimet, pushkatimet për agjitacion dhe propagandë, për krime mendimi dhe lidhje të supozuara me “armiqtë” e Partisë. U zhbë varfëria, izolimi, terrori i përditshëm që servirej bollshëm, si për të zëvendësuar ushqimin e paqenë.
U zbeh historia. Librat shkollorë të fëmijëve flasin për industrializim, diga, moçale të thara.

Një lavdi patetike, me supe që i përkulen nën barrën e fajit, që tenton të ecë mbi vuajtje dhe kufoma njerëzish, por çalon, çalon, çalon.
Arritje… Apo, një grusht me hí syve më mirë, që s’na lejon të shohim qartë, madje as t’i hapim fare sytë.

U harruan gojët që gënjenin e komandonin, duart që vrisnin dhe torturonin, dhe gishtat tregues që spiunonin fqinjin, apo familjarin. Një faqe e re, bosh, për të injoruar dhe lënë në harresë të shkuarën

Nuk shërohesh dot nga një sëmundje të cilën refuzon ta pranosh edhe që e ke në trup.
Nuk e largojmë dot Diktatorin nga ndërgjegjja e shqiptarit, për sa kohë që zgjedhim të harrojmë krimet e tij.

Zgjedhim të injorojmë viktimat, por ndërkohë ata jetojnë me kujtimet e botës së ligë e të përmbysur që Partia krijoi për ta.
Për ata që e kërkojnë me mall e nostalgji Enverin e ikur: mos kini frikë. Enverin e kemi ende pranë – e shohim sa herë që i bindemi pa kushte autoritetit, ia dorëzojmë atij liritë tona, heshtim në prani të së padrejtës dhe pajtohemi me shtypjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s