Kategori
Uncategorized

DY OFICERËT E SIGURIMIT TË SHTETIT QË NA GARANTOJNË VETINGUN

Agron Tufa /

DSIK (Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikur) është një agjensi tepër e rëndësishme në varësi të Kryeministrit (kryeministrisë).
Iu drejtova zyrtarisht, në bazë të ligjit, si të gjitha institucioneve të tjera në dhjetor 2018 për të marrë informacion, nëse kanë në strukturën e tyre ish oficerë operativë të Sigurimit të shtetit.

Ndër dy-tre drejtorët e institucioneve që iu përgjigjën pozitivisht kërkesës së ISKK, ka qenë dhe drejtori i kësaj agjensie, z. Dorian Tola, një shembull i rrallë korrektese e transparence.

Ai në shkresën e mëposhtme pohon se ka dy persona në DSIK që kanë qenë pjesë e Sigurimit dhe ata janë: Agron Cani dhe Mark Ndreca.
I pari ka qenë operativ sigurimi në rrethinat e Tiranës, ndërsa i dyti ka qenë operativ sigurimi në disa zona të Dibrës, kohë të cilën e kujton me nostalgji në rrëfime me shokët për bëmat dhe plotfuqishmërinë.

Edhe sot, brenda agjensisë ku punojnë, nuk e harrojnë gjuhën e shantazhit dhe mesazheve kërcënuese… Ka dhe diçka vendimtare në praninë e tyre brenda kësaj strukture:

Ata janë përgjegjës të procedurës së Vetingut.

A doni veting ju për figurat e larta të politikës, drejtësisë, pushtetit?

Urdhëroni, jua shërbejnë mendjet dhe duart e pastra të dy ish oficerëve të Sigurimit!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s