Kategori
Uncategorized

Ne duaj Shqipërinë-e Ata duaje veten:No more ‘I Love You’s’.

Se edhe Milionerja zhelane,Elisa Spiropali po shqetësohet sa herë po e përmendin bashkimin

Ec e mbushja mendjen Pandeli Majkos, i cili kujton se Leonardo da Vinci për shembull është i kohës së vjetër, i lashtë, kurse Edi Rama është ‘risi’ në pikturë, modern.

Rrush prej mendve, Pandeli Majkos prej se i kanë shkuar shokët në hapsane, ka harruar që është shqiptar.

Nga Kimete Berisha /Kosovë 🇦🇱🇽🇰🇦🇱

Nga Kimete Berisha

Dy gracka për Albin Kurtin.

  1. Bashkimi kombëtar.
    Pandeli Majko mendon se ideja e ‘bashkimit kombëtar’ është ide e vjetëruar, e shekullit të kaluar, prandaj sipas tij, Albin Kurti nuk duhet të merret më me të.

Rrush prej mendve, Pandeli Majkos prej se i kanë shkuar shokët në hapsane, ka harruar që është shqiptar.

Ideja e Zotit për krijimin e njeriut është edhe më e vjetër se ideja e ‘bashkimi kombëtar’, prandaj jeta sipas Pandeli Majkos është ‘veprimtari’ primitive.

Teoria e Einseinit për relativitetin po ashtu është e shekullit të kaluar, prandaj nuk bën ta marrim seriozisht.
Është ide ‘primitive’ të pretendosh të ‘shkosh’ në Mars.

Ec e mbushja mendjen Pandeli Majkos, i cili kujton se Leonardo da Vinci për shembull është i kohës së vjetër, i lashtë, kurse Edi Rama është ‘risi’ në pikturë, modern.

Arti, Dija, Ideja, Shkenca, nuk kanë afat të përdorimit, Majko.

Albin Kurti do të jetë Kryeministër i Kosovës.
Nëse e ka ‘shkruar’ Zoti të ndodh bashkimi kombëtar, shqiptarët nuk mund ta ndalin.

Sot, Shqipëria zyrtare është kundër bashkimit me Kosovën më shumë se sa Serbia.

Ne kësaj radhe, do të bëhemi atraktiv. Kush na do, kush do të bashkohet me Ne, e di ku mund të na gjej.

Ne duaj Shqipërinë-e Ata duaje veten:
No more ‘I Love You’s’.

Njëherë duhet të bashkohemi (tinëz), si me pahir, e pastaj të tregojmë ‘valla s’di, ndodhi, krejt rastësisht, si papritur, mos shihni kusur’.

Se edhe Elisa Spiropali po shqetësohet sa herë po e përmendin bashkimin.
Milionerja zhelane, i tha Albinit ‘s’ka cicmic’.

(Luaj cicmic do të thotë: e sjell rrotull diçka a dikë pa i dhënë rrugë; bëj një punë sa për të kaluar kohën).

Po ka moj cicmic, qysh s’ka, kush po të pyet ty, Idiote, anti-bashkim.

Kësaj radhe, Albin Kurti ka punë tjera.
Bashkimin po ua lëmë Juve.
Neve na mjafton Dashuria.

  1. Dialogu.
    Dialogut dhe komunikimif nuk i thuhet ‘JO’.
    Kurrë.
    Gjithmonë PO dialogut, edhe me armikun.
    Me gojë PO, me vepra JO.

Nuk ka nevojë ta dijë askush se çfarë ndjen Ti për askend, ndjenjat mbaji për vete, bile nëse mundesh, mos ndjej hiç, edhe më mirë në do të jesh i suksesshëm.

Sinqeriteti është luks i madh, plus që s’ta lyp kush, lëre që është i padobishëm, por të prish punë.
As që e njeh kush sinqeritetin ‘qysh duket’.

Albin Kurti nuk do të bie as në njërën e as në tjetrën grackë.

S’ka nevojë ta thuash atë që e bën (se shihet me sy), por bëje atë që e thua.

P.S. Sa më i palumtur Je, dashuria jote është më e madhe (Orhan Pamuk).
Prandaj, e kemi dashur kaq fort Shqipërinë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s