Kategori
Uncategorized

PASTRIMI I POLITIKËS NGA KOMUNISTËT, SIGURIMSAT DHE KRIMI OBJEKTIV JETËSOR I PD-së.

Ilir Fatkoja /

Dështimet e politikës shqiptare duke ju shmangur detyrimit për të bërë dekomunistizimin dhe dekriminalizimit e shoqërisë dhe veçanërisht klasën politike shqiptare, ka ardhur edhe për faj të një lufte të dobët të PD, mungesës së një plani të qartë, të hapur dhe gjithpërfshirës ku nuk duhej të mungonte as bashkëpunimi me aleatët tanë strategjikë..
Realizimi i këtij detyrimi duhej të ishte beteja më e fuqishme e forcës politike që përfaqëson ndryshimin demokratik. Por duket që PD nuk ka dashur ta udhëheqë këtë aksion në kohë dhe me sa shihet nuk është e gatshme ta bëjë as sot.
Partisë Demokratike duket se i ka humbur pusulla, kur këtë detyrim e ka pensionuar. Madje të krijohet mendësia se bashkëjetesa me politikën kriminale komuniste të së shkuarës tashmë ka krijuar një shtrat të ngrohtë pranimi. Kjo ka zënë të reflektohet edhe ndër bashkëbisedimet e rëndomta mes palëve deri poshtë në bazë.
Heshtja e demokratëve të pushtetëzuar në parti ndikon në demontimin e heshtur të kësaj çështje dhe degjenerimin përfundimtar të kauzës dhe kënetëzimin e saj.


Ndokush mund të mërzitet që inati im është me drejtimin e partisë demokratike dhe jo me partinë socialiste e cila është në pushtet dhe është bartësja reale e krimit komunist të përfshirë në strukturat e saja politike dhe të kapilarizuar në të gjitha llojet e pushteteve, gjë që jo vetëm e kompromenton demokracinë por e rrezikon realisht atë.
Përse duhet të kërkojmë ndarje përgjegjësie me këtë forcë politike që tregon se jo vetëm nuk është reformuar aspak në këto 3 dekada, por nën drejtimin e Edvin Ramës e ka rritur maksimalisht frymën enveriste, egërsinë dhe brutalitetin e etërve.
Figura të errëta enveriste shijojnë majat e pushteteve kur duhet të ishin prapa hekurave, pas një llogaridhënie publike.
Por belbëzimet e partise demokratike në këtë aspekt as që afrohen me zërat e intelektualëve që janë vendosur historikisht në krahun e djathtë.


Përditesimi i figurave të kompromentuara të të shkuarës gjakatare në shkallët e pushteteve janë tregues realë të dobësive që ka shfaqur dhe vazhdon të shfaqë forca e vetme e krahut të djathtë Partia Demokratike.
Mos trajtimi i problemit të pastrimit të mjedisit politik do vazhdojë të rëndojë jetën e shqiptarëve duke ua vrarë shpresën e duke i treguar rrugën e kurbetit.
Aq është shtresëzuar e korracuar krimi në partinë socialiste sa nuk të bën përshtypje qenia e Gramozit të 2 Prillit në krye të Kuvendit të tradhëtisë !
Aq është bastarduar përfaqësimi i së majtës sa drejtimi 8 vjecar i qeverisë prej Edit të çmendur të paraqitet si sukses. Aq ka marshuar ndyrësia në të vetëquajturën Rilindje (e komunistëve) sa duket normale që Lejfeni injorant e i pa shkollë të drejtojë bashkinë e 1 milion shqiptarëve..


Aq është kriminalizuar përfaqësimi sa në Parlamentin e tradhëtisë zor të gjesh të pa lidhur me krimin në të gjitha pamjet..
Aq është vetëpastruar haleja e komunistëve sa sot ish sigurimsat i ke jo vetëm në pushtet por ehe në ambasadën e rrugës së Elbasanit.
Qytetarët shqiptarë të të gjithë spektrit politik duhet të tregohen aktivë në këtë aksion gjigand të distancimit me të shkuarën enveristo-sigurimse duke demaskuar çdo shfaqje të politikës folkloriste dhe tu tregojë derën e karantinës mbeturinave enveriste që për fat të keq janë shtuar si grami në fushë.
Parti demokratike duhet ta planifikojë këtë aksion në kohën më të afërt dhe tua paraqesë platformën aleatëve perëndimorë. PD duhet të kërkojë deri shpërndarjen e partisë aktuale socialiste, si vazhduese e rrugës kriminale enveriste dhe të kërkojë reformimi e vërtetë të saj..
Atëhere mund të themi se vendi po hyn në rrugën e krijimit të një shteti demokratik. Vetëm kështu do ndalojmë afrimin e klaneve kriminale në politikë dhe pastrimin tërësor deri në kapilar të shoqërisë e shtetit duke ringjallur shpresën se edhe në Shqipërinë tonë jetohet.


Dalja nga ky këntëzim politiko-shoqëror duhet bërë nga PD si forcë politike e shpresës, e së ardhmes.
Në të kundërt do vazhdoje te ndodhe keshtu dhe drejtuesit e PD do të luajnë lojën e shëmtuar duke e hedhur në fushën e kuqalashëve të pa reformuar “topin e fajit “.
Natyrisht kjo sjellje aventureske që i shërben mosberjes së dekomunistizimit dhe dekriminalizimit do ngarkojë PD me përgjegjësi para historisë dhe brezave.
Ne se nuk do kemi proces të thellë dhe të plotë por loje me fjalime folklorike e fjalëshpejta të recituara nxitimthi nga majmunë kokëboshë dhe llapaqenë nuk do na mbetet gjë tjetër për të bërë përveç se të ulim kokën dhe të pranojmë këtë gjendje të pështirë.
Të kërkosh mirëkuptim me Rilindësit e kuq për bërjen dhe implementimin e Ligjit të lustracionit etj do të thotë t’i varësh mëlçitë në qafën e ujkut.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s