Kategori
Uncategorized

Major Nazif Ramabaja tregon pse dhe nga kush ishte në shënjestër të zullumit presidenti Rugova dhe kolonel Tahir Zemaj. Permend emrin e Isa Mustafës, Bukoshit dhe të tjerë…

“E them me keqardhje se ish-kryeministri Bujar Bukoshi dhe ish-ministri i financave Isa Mustafa ja bene taan te zezat te cilet e urrjetne dhe e luftuan vazhdimisht preidnetin hiostroik dhe akritektin e pamvaresise Ibrahim Rugovën me qellim që ta defaktorizojne në rrafshin kombëtar dhe ate ndërkombëtar..” ka deklaruar ish-komandanti i UCK-së Major Nazif Ramabaja në një interviste ekskluzive dhene sot për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Para bisedes me bashkebiseduesin tonë Major Nazif Ramabaja ju kojtojme se z.Rambaja ka qene komandant i UCK, nje ushtarak profesional i cili ka vepruar ne kuader te institucioneve te Republikes se Kosoves.

“Veshja e uniformes ushatarke neve shqiptareve ne Kosovë na u imponua perballe dhunës dhe agresionin qe ushtronte ne emynre sitematike aparati shteteror i Serbise se Millosheviqit ndaj popullates shqiptare te pambrojtur të Kosoves, qe arriti kulminacionin me spastrimet entike, gjenocid deri tek masakra e Recakut, ate te Prekazit ndaj familjes se Adem e Hamz Jasharit ne mars te vitit 1998. Dhe perballe kesaj dhune ne oficeret dhe ushtaraket bashke me ushtaret e arkitektit te pamvaresisë së Kosovës dr. Ibrahim Rugova ju kemi pergjigjur presidentitone historik si komandantit suprem i Forcave te Armatosura te Republikes se Kosoves.” ka në fillim të bisedës Major Nazif Ramabaja.

Bildergebnis für major nazif ramabaja

Ne ishim te detyruar te mbrohemi sepse skishim ku te shkojme jashte pragut te shtepise dhe trojeve etnike stergjyshore, ndersa aparati shteteror i Millosheviqit punonte sipas planeve dhe elaborateve te Garashanin-Qubrilloviq-Dobrica Qosiqit dhe vet Millosheviqit per pastrimin etnik te shqiptareve nga trojet e veta shekullore, ndryshimin e struktures demografike nepermes dhunes, terorit dhe gjenocidit te pa pare ne Evropen Jug-Lindore pas luftes se dyte boterore dhe masakres se Srebrenices ne Gusht te vitit 1995.

Lidhur me zgjedhjet e 14 shkurtit Major Nazif Rambaja i cili sot drejton Grupin e Intelektualeve ne Mergim ka phura se “me 14 shkurt pres ndryshimin. ​Tanimë ka ardhur koha që Timonin e Kosovës ta marrin të rinjët, Forcat e Reja Politike ne drejtimin e Albin Kurtit nga VV dhe Vjosa Osmanit nga LDK e Rugovës. sespe popilli eshte lodhur nga partite te cilat jane drejtuar nga mafia politike ne krye te shtetit qe plot 20 vite..”

Partizanet e Isa Mustafes kot e bajnë fotografine e Rugovës në fushata. Ai dhe Bukoshi do të jepin llogari për bllokimin e mjeteve për presidentin Rugova dhe komandantin Tahir Zemaj

* Zotëri Ramabaja, meqë gjendemi ne prag te zgjedhjeve, si e vlerësoni situatën aktuale në Kosovë, a është koha për ndryshime ?

Bildergebnis für major nazif ramabaja


Major Nazif Rambaja:
 Unë mendoj se situata aktuale në Kosovë nuk ështënë nivelin e duhur! Pasi siq dihet qytetarët e Kosovës, që jetojnë e punojnë në atdhe por edhe ata që patën fatin, që për shkaqe të ndryshme, aktualisht ndodhe n nëbotën e jashtme me familjet e tyre, nuk janë të kënaqur me arritjet e gjertanishme, sidomos në lëminë e Punësimit. Ka shifra alarmante të të rinjëve të papunë, e që shumica kanë kryer shkollimin e lartë e fakultativ. Dihet se edhe korrupsioni e nepotizmi janë në shkallën më të lartë.

​Kanë kaluar 22 vite nga Çlirimi i Kosovës ! Gjatëtërë asaj kohe, Kosovën e udhëhoqën LDK, PDK, AAK, AKR, Nisma bashk me ndonjë Partizë Minoritare, por kuptohet ato të parat duke ndrruar poziten herë pas here, por vazhdimisht duke bashkëpunuar sa i përket korrupsionit dhe krimit ekonomik. Tanimë ka ardhur koha që Timonin e Kosovës ta marrin të rinjët, Forcat e Reja Politike. Kosova ka mjaft Intelektualë, që kanë dalur nga Universitetet e vendit por edhe ato të Evropës dhe Amerikës. Ata kanë njohuri dhe përvojë nga Bota e Jashtme që vendin ta nxjerrin nga Varfëria aktuale. Grupi i Intelektualve ne Mergim (GIM), mbështetë Listën Qytetare GUXO, të cilës i prinë, Dr. Vjosa Osmani. Edhe zotëri Albin Kurti është një Intelektual i denjë dhe i pa njollosur. Ndaj, aktualisht at kanë mbështetjen e Intelektualëve , jo vetëm në Kosovë, por edhe në Mërgim.

* Meqë jemi në vlugun e fushatës së votimeve nga diaspora, ju si drejtues i ​Grupi i Intelektualve ne Mergim (GIM), sa jeni të mobilizuar në këte drejtim, sepse pati paknaqësi dhe kritika të mëdha në adresë të KQZ-së, sidomos ndaj zonjës Valdete Daka për manipulime?!

Bildergebnis für major nazif ramabaja

Major Nazif Rambaja: ​Grupi i Intelektualve ne Mergim , (GIM), Ithemeluar për shkak të paknaqësive të politikëbërjes së udhëheqësve institucional, rezultateve denigruese për qytetarët e vendit për njëzet vite udhëheqje të keqe ,korrupcioni dhe krimi I organizuar në rritje, gjyqësori Ikapur, ekonomia në stagnim tani që jemi vendi më Ivarfur në botë na detyroi të marrin këtë hap dhe iniciativë të qëlluar. GIM-I I formuar më 06.01.2021 po të njejten ditë kur edhe u shpallën zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale, për të zgjedhur përfaqësiesit e popullit në kuvendin e Kosovës I cili ka shtrirje jo vetëm në Europë, por edhe në Amerikë, ka përcjellur vazhdimisht , që nga themelimidhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme nga ana e U.D. së Presidentit zonja Vjosa Osmani, fushatën elektorale, si dhe punën e e KQZ-së, dhe kemi vërejtur lëshime dhe gamime në punën e tij. Sipas ndjekjes sëpunës së KQZ-së, kemi arritur të vlerësojmë se zonja V. Daka, kryetare e KQZ-së, vazhdimisht ka bërë shkelje tëprocedurës së Këshillit. Madje puna e saj është kritikuar edhe nga anëtarët e Këshillit Qendror Zgjedhor. Vërehet se zonja Daka gjatë punës së saj dhe marrjes së vendimeve , dirixhohet nga një Grup Interesi, ose e lidhë ndonjë Interes me Grupin. ​Sipas të Drejtës Administrative, afatet dhe terminet ecin nga koha kur një Dërgesë ka Vulën e Postës. Kurse zonja Daka afatet dhe terminet i ka anashkaluar! ​Ne konsiderojmë, se KQZ, do të duhej tëkryejë punën e tij sipas Ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës, përndryshe, dikush duhet të japë përgjegjësi në të ardhmen, sepse është e drjetë e patjetërsueshme,e pa mohushme dhe kushtetuese të zgjidhesh dhe të zgjedhësh, andaj kush kujt mund tia ndaloj të drejtën për ta përmbushur obligimin kushtetues për të votuar, kur dimë se edhe të burgosurit pa marë parsysh se kann bë një krim kann të drejtë të votojnë e mërgatës kjo i mohohet duke e shkelur kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Më se 29 700 aplikuesve u mohohet e drejta për të votuar vetëm se sekretariati i komisionit zgjedhor për fajin e tyre dhe mos arritjeve të kapaciteteve të plota, ju ka bë të pa mundur ti telefonoj të gjithë aplikuesit dhe për këte e humbin të drejtën për të votuar, ky është një diskriminim ndaj mërgatës dhe GIM-i, ftonë OSBE-në, Zyrat e shteteve mike në Kosovë të shteteve të Kuintit për ti monitoruar numrimin e votave të arritura nga mërgata në mënyrë që edhe numrimi të mos jetë peng e një Kryetarjeje të komisionit Qendror Valdete Dakës e cila bjen vendime si ti teket asaj dhe në këtë mënyrë diskrediton proqesin zgjedhor duke diskriminuarmërgatën mirë të organizuar dhe të vullnetshme për ndryshime. Vendimi i KQZ-së për ti telefonuar aplikuesit bjen në ndesh me msheftësinë mbi të dhëneve personale, kjopraktikë është tejet e quditshme dhe e pa parë ndonjëher në vendet të cilat synojnë të bëhen pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, kombeve të lira me subjektivitet të plotë ndërkombëtar, andaj kërkojmë që për shkak të mbarëvajtjes se zgjedhjeve në këto momente të mos mirren masa disciplinore dhe shkarkuese, mirpo menjëher pas publikimit të rezultateve përfundimtare dhe qertifikimit të tyre nga KQZ-ja, zonja valdete Daka të shkarkohet nga posti i kryetares së komisionit qëndror zgjedhor, shkarkimi të bëhet nga U.D së presidentit zonja Vjosa Osmani.

*  Pra, ne mediat shqiptare kemi lexuar se anetare te LDK-së siq thirren sot si “bashkepuntor” te afert të Rugovës i kane bere shantazhe duke bllokuar pagesa qofte ne qendrene LDK-së apo udhitmet per lobim për pavrersine e dhe ne sensibilzimin e Kosovës ne arenen nderkombëtare. Meqe ju ishit pjese e faktorit ushtarak si major dhe bashkëluftëtar e zëvendës i Tahir Zemes dhe Rugoves, cfare mund te na thoni lidhur me keto te cilet sot po bëjne fushatë me flamuj dhe foton e Rugoves?

Bildergebnis für major nazif ramabaja


Major Nazif Rambaja:
 Destruktiviteti dhe sjellja e Bukoshit e Isa Mustafës karshi Presidentit Rugova është për qdo kritikë, në atë kohë skemi pas qasje në informata dhe ishim në vrullë të luftimeve në frontin e Dukagjinit, ne kem përkrah institucionet e Republikës së Kosovës: Presidentin, Parlamentin dhe Qeverinë, pa marë parasysh se kush i drejtonte ato, mirpo me kalimin e Kohës qdo gjë dul në shesh dhe publikua, kështu që eshtë për keqardhje se si qeveria në këtë rast kryeministri Bujar Bukoshi dhe Ministri i financave Isa Mustafa e luftuan Rugovën për ta defaktorizuar në rrafshin kombëtar dhe ate ndërkombëtar, këte ja arrijtëm pjesërisht, por smujtën ta gjunjëzojnë dhe nështrojnë kurr.

Në Kohën kur ishte marë peng Rugova dhe dërguar në takim te kasapi i Ballkanit Millosheviqi, skem asnjë deklaratë të zyrtarëve të LDK-së në mbështetje të Rugovës përveq Hafiz Gagicës, dërgimi i presidentit Rugova në Itali dhe pastaj kalimi në Gjermani për shkak se aty e kishim qeverinë tonë ishte pritur me entuziazëm , mirpo qndodhi këtu e anashkaluan presidentin Rugova si Bukoshi ashtu edhe Isa Mustafa s’j apaguan shpenzimet hoteljere gjatë qëndrimit dhe presidenti Rugova u detyrua të kthehej prap në Itali, shteti italian jo që e muar në mbikqyrje dhe financoi shpenzimet e qëndrimit, por edhe i dha avion privat për të vizituar qendrat e vendimmarrjes këta dy pra Bukoshi dhe Isa Mustafa pen puq dhe krim ndaj presidentit rugova e ne që kishim paguar mjetet e 3%, sja kishim dhënë ketyre dyve, por shtetit të Kosovës, keta duhet të përgjigjen për këtë krim.

Edhe kolonelit Tahir Zemaj s´ju kishte paguar faktura e telefonit satelitor të luftës, pra bën krim të dyfishtë, ndërsa pas lufte gjatë shkuarjes në amshim të presidentit Rugova formuan parti për ta dobësuar LDK-në me listen Rugova, me ardhjen e Isa Mustafës në krye të LDK-së nji antirugovisti të përbetuar, por që anëtarësia e thjesht e kupton por pilitikbërësit në kryesi dhe shumica e këshillit të përgjithshën janë servil duke e përkrah nji humbje të madhe që i shkaktoi këtij subjekti politik shtetformues, Rugova nuk diferencoi askend e Mustafa i përjashtoi nga LDK-ja në Kohën e pandemisë me post elektronike duke mos ja bë publike votën e këshillit të përgjithshën zonjës Vjosa Osmanit, vetëm se i qëndroi besnike premtimeve të dhëna në fushatën dhe zgjedhjet e 6 tetorit t’e vitit 2019.
Për këte antarësia e gjëre dhe strukturat në LDK duket të ngrisin zërin për reforma supstanciale duke kërkuar jo largimin e Isa Mustafës, por pas humbes së dadhës së dhjet zgjedhjeve duhet të shkarkohet ky ardhacak, antirugovist dhe gjuejtës në pärti i cili ka detyrë dhe qëllim ndarjen e sajë, stagnimin deri te shkatërrimi e jo përparimin dhe rritjen e këtij subjekti politik i cili ishte në të gjitha fazat e rrugëtimit dhe shtet ndërtimit të vendit.

* Zotëri Ramabaja, ju si Major dhe ish Komandant i UÇK-së, si e vlerësoni faktin që dy Parti (LDK dhe PDK) gjatë Fushatës elektorale, njëra po përdorë Figurën e Dr. Ibrahim Rugovës, kurse tjetra, po shfrytëzon emrin e UÇK-së

Major Nazif Rambaja: Kemi vërejtuar se gjatë fushatës elektorale LDK, vazhdimisht përdorë emrin e ish presidentit, Dr. IbrahimRugova, por ajo ka kohë që ka dalur nga Linja Rugoviste! E keni vërejtur që para do kohe Isa Mustafa largoi nga LDK-ja, Dr. Vjosa Osmanin, Dr. Haxhi Avdylin…etj. Kohë më parë ua ka pas ndaluar hyrjen në Kuvendin Zgjedhorë të LDK-së, Donika Gërvallës, Idriz Zeqirajt, Emrush Qekut, Shefqet Dibranit, etj, vetëm sepse nuk kishin përkrahur format e punës dhe vendimet e kreut täë LDK-së dhe vartësve të tij. Në anën tjetër edhe PDK, keqpërdorë emrin e UÇK-së ! UÇK-ja nuk ishte e PDK-së, ishte e popullit. Edhe heronjët dhe dëshmorë nuk duhet të keqpërdorën gjatë fushatës së zgjedhjeve, sepse ata kannë dhënë jetën për lirinë e Atdheut të tyre , Kosovës.

* Për fund z.Ramabaja shpesh e permendet Grupi i Intelektualeve ne Mergim, cfare mund te na thoni per GIM-in dhe aktivtet e juaja në perendmim?

Bildergebnis für major nazif ramabaja

Major Nazif Rambaja: GIMI, eshte formuar per shkak te paknaqesive te moneklatures udheqeqese 20 vjeqare te prijesve politik te Kosoves, krimit te organizuar, korrupcionit, nepotizmit, ekonomise se shkaterruar, papunesise, dhe bevoja per te ndryshuar diqka ne kete drejtim per se miri ne menyre qe rinia jone mosvta leshojne vendin, por te gjejne perspektiven e saje mbrenda permbrenda Kosoves, formuam GIM-in ku une jame udheheqes shpyrteror dhe praktik i ketij grupi intelektualesh, i vili perfshin shtetetce Evropes dhe SHBA-ne, me perfaqesuesit e tyre, per ta perkrahur ndryshimin i cili po vjen dhe konkretisht iniciativen e Vjosa Osmanit ”Guxo”.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s