
Një nga përcaktimet më të hapura dhe koncize për Edi Ramën dhe qeverisjen e tij tetë vjeçare, vjen nga Leonard Solis.
Ai e quan Ramën “një fatkeqësi kombëtare” dhe shprehet se kryeministri është kapaku i një pusete, që nesër do të qelbet shumë keq. Solis shtron pyetjen se përse i duhen një mandat i tretë kryeministrit, kur ka dështuar në tetë vite qeverisje?!
“Unë e quaj Edi Ramën, fatkeqësi kombëtare. E them këtë, i parreshtuar në ndonjë forcë politike. Ka bërë gafa të rënda, ka bërë gabime afatgjata, është një njeri që do veç veten e tij dhe askënd përveç vetes. Edhe në ekonomi edhe në reforma, është një pusetë e madhe, që gëlon në ujra të zeza. Kur të ikë Edi Rama, që është kapaku i pusetës, keni për të parë se çfarë do të qelbet.
Edhe në shëndetësi edhe me PPP-të, jashtë çdo lloj kriteri. Është gjynah ky popull, që nuk arriti asnjëherë t’u rritej rroga, t’u rritej punësimi dhe shikojeni pasojat se si dalin njerëzit jashtë. nullnull
E shoh me keqardhje. Përse kërkon të marrë një mandat të tretë? Me timonin, me kusiçkën me tepsiçkën, me budallëqe që ka katër vjet nuk di ç’të bëjë. Zgjohet në mëngjes dhe nuk ka plan se çfarë do të bëjë. Zgjohet në mëngjes dhe thotë “shqiperiaqë duam.com”, platforma e bashkëqeverisje, se duhet dikush t’i thotë ndonjë ide se nuk di ç’të bëjë.
Kur tetë vjet, nuk diti ç’bëri, do edhe katër vjet të tjera, që të na dhjesë fare edhe katër vjet të tjera. Është pa program pa gjë, nuk ka ç’i jep më këtij vendi”, tha ndë të tjera Solis në News24.