Kategori
Uncategorized

Henze thumbon Ambasadorët: Nxirrni dosjet për Ramën e Veliajn, kriminelët po lozin ping pong me ju

Martin Henze

Këshilltari gjerman, Martin Henze, i cili ka mbajtur shpeshherë një qëndrim kritik ndaj diplomatëve të BE dhe SHBA të akredituar në Tiranë, ka thumbuar përmes një postimi Ambasadoren Yuri Kim, lidhur me qëndrimin që ajo ka mbajtur sa i takon regjistrimit në KQZ të Tom Doshit, të cilin Departamenti Amerikan i Shtetit e ka shpallur “non grata”.

Reagimi i Martin Henze vjen në një kohë kur nga ambasadorja amerikane Yuri Kim iu drejtua apel disa herë drejtuesve të partive politike që në listat e kandidatëve për deputet të mos përfshijnë emra, që janë subjekt i ligjit të dekriminalizimit, apo të korruptuar. Më pas, Kim përmendi me emër deputetin Tom Doshi, emri i të cilit ndodhet në listën e zezë të Departamentit të Shtetit, dhe u shpreh se gjatë një takimi që kishte pasur me Kryeministrin Edi Rama, ai e kishte garantuar se Doshi, aktualisht kryetar i PSD, nuk do të kishte asnjë rol në qeverinë e tij, nëse PS merrte mandatin e 3-të për të qeverisur vendin në zgjedhjet e 25 prillit.

Boldnews

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s