Kategori
Uncategorized

Shqiptarët e harruan, brënda 7 vitesh, se çfarë u kishte bërë komunizmi për 50 vjet.

Hajro Çini /

Pa Psikopatin një listë e gjatë njerëzish do të quheshin normalë ose jo të pa-pranueshëm, nga shqiptarët.

Nano do të nderohej si emancipues, demokrat dhe liberal, kur në fakt është një dembel, totalisht i paaftë, i korruptuar, i degraduar, i degjeneruar dhe i papërgjegjshëm.

Veterineri Topi do të fryhej, si gjel deti, si “koherent” si me origjinë të “shquar”, Angllosanksoni si “kapaçitet” kushtetues, “ligjbërës”, “përkthyesi” më i “saktë” i politikës amerikane në Botë, edhe më i “saktë” se KGB.

Ambasadorët perëndimorë do të vazhdonin të nderoheshin si njerëz me etikë të pacënueshme, diplomatë të “shquar” etj. etj.

Jozi do të përmëndej si i “djathtë stoike” dhe “anti-komuniste”, po ashtu edhe Patozi, Bregu dhe ca frymorë të tjerë.

Pa Psikopatin, krijesa e Popoviçit dhe e Mugoshës, PKSH (PPSH, PS apo “Rilindje”) do të konsiderohej parti normale politike, edhe pse e krijuar ilegalisht nga qarqe anti-shqiptare dhe kriminale dhe uzurpuese e paligjshme e pushtetit nga 1945 e deri më 1992.

Çuditërisht, ajo u ligjërua vetëm pas 1991, kur edhe duhej të ishte ndaluar me ligj.

Pa Psikopatin, kriminelët nuk do të ishin shquar aq qartë në Parliament dhe politikë. Jo se kanë qënë ndonjëherë pa to e majta. Që nga 1946 e deri me sot, kriminelët i kanë dhënë tonin jetës politike shqiptare me Enver Hoxhën, Mehmet Shehun, Ramiz Alinë, Hysni Kapon etj e deri tek Psikopati, Tahiri e shumë e shumë kriminelë të tjerë.

Pa Psikopatin, kriminelët Thaçi, Veseli, Krasniqi, do të nderoheshin si “çlirimtarë” të Kosovës, kur ata ishin thjeshtë dora e zgjatur e Beogradit në Kosovën e pavarur.

Pa psikopatin, shtypi do të konsiderohej i lirë, dhe Kadare, “personalitet” i shquar, “mbipartiak” kur është një mi haleje politikisht.

Ardhja e Psikopatit në politikën shqiptare, me mbështetjen e Kadaresë, Sorosit dhe qarqeve anti-shqiptare, si dhe pushteti që ai u vodhi shqiptarëve është një kosto katastrofike për kombin, por ama, pa të, pak vetë do ti kishin parë gjërat kaq qartë.

Shqiptarët e harruan, brënda 7 vitesh, se çfarë u kishte bërë komunizmi për 50 vjet, dhe morët armët, më 1997, për ta rikthyer atë përsëri në pushtet, por Psikopati na e bëri të qartë se ata janë të pandreqshëm, të pavlera njerëzore, antikombëtarë dhe përbindësha.

Shpresoj se këtë muaj Kosova çlirohet edhe nga korrupsioni i Isa Mustafës, Agim Veliut dhe hajdutëve të tjerë etj, se nga krimi i organizuar u çlirua, falë Gjermanisë, që me arrestimin e Thaçit dhe bandës së tij.

Dhe tani i ka ardhur rradha Shqipërisë të çlirohet nga Krimi i Organizuar.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s