Kategori
Uncategorized

Njeriu pa top… e


Ka shumë personazhe nga filmat klishe e të varfër të kinostudios që i kanë të ngjashmit e tyre të projektuar në ditët tona, dhe natyrisht edhe në politikë.

Nëse shihni Kryeministrin e vendit, i cili thotë prore, se këtë, atë, dhe çdo gjë, e di ai, me siguri ju vjen në mend një refren nga filmi “Njeriu me top”.

Atë e di unë, është filozofia 8 vjeçare e qeverisjes, e theksuar rendshëm në motet e fundit, drejt finishit, teksa pushteti po zbehet dhe konsumi është i përbindshëm.

E prapë, për paradoks, tek skadenca po afron, “atë e di unë”, përforcohet.

Atë e di unë për përgjimet e Ndraghetës.

Atë e di unë, për integrimin.

Atë e di unë, për ekonominë.

Dhe, kur pyetet nga gazetarët se kush është programi, oferta e qeverisë në zgjedhjet që po vijnë, Kryeministri sërish nuk surprizon.

Atë e di unë, thotë ai.

Sa për postin e Agushit, ka plot që mund të konkurojnë në lirishten e pamatë të rilindjes. Ai mund të jetë secili që e veneron Ramën pa cak, çdokush që thyen një rekord të ri në krahasimet që gjen për të me figurat më të mëdha të historisë dhe kombit.

Ndryshimi i madh me Maton e kinostudios, është se; teksa personazhi me gunë leshi vajiste e bënte gati topin, pra e kishte një ide, një projekt, një synim, një platformë, i ngjashmi i tij sot në politikë, ska asgjë kësodore.

I kanë mbaruar edhe fjalimet. Dhe i janë zvjerdhur batutat.

Matua ynë, jo vetëm nuk ka më barut, por droja është se nuk as top.

Njeriu pa top, është sot oferta e rilindjes për zgjedhet e 25 prillit.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s