
Nga Sali Berisha
I mbledhur në drejtimin e zëvendëspresidentit Pence dhe spiker Pelosit në procesin kushtetues të certifikimit shtet për shtet të zgjedhjeve që u fituan nga kandidati demokrat Joe Biden, Kongresi i SHBA u sulmua nga qytetarë të revoltuar, fanatikë të Presidentit në largim Donald Trump, të cilët besonin në pretendimin e tij të hedhur poshtë nga gjykatat se zgjedhjet u vodhën.
Protestuesit e zemëruar çanë rrethimin mbrojtës të policisë, hynë me forcë në ndërtesën e Kongresit, ndërprenë punimet e tij dhe bastisën zyra dhe sallat kryesore të ndërtesës.
Nga ndërhyrja e policisë gjatë rivendosjes se sigurisë për punimet e Kongresit, institucionit kushtetues të dhunuar, pati 4 viktima, disa të plagosur dhe mbi 50 te arrestuar.
Pas këtyre trazirave ndofta të pashembullta për tempullin e Demokracisë, Kongresi u rimblodh, përfundoi certifikimin e zgjedhjeve shtet pas shteti dhe shpalli fitues me diferencë të madhe presidentin e zgjedhur Joe Biden.
Sulmin ndaj Kongresit të SHBA, nxitjen e tij nga Presidenti Trump e dënuan ish-presidenti George W. Bush, shumica e senatorëve republikanë dhe zyrtarë të lartë të administratës së SHBA si dhe liderë nga mbarë bota.
Ju ftoj të dashur miq të dënojmë sulmin e grupeve ekstremiste e fanatike dhe nxitjen e tij ndaj Kongresit dhe t’i urojmë atij suksese në përmbushjen e detyrave të tij ndaj SHBA dhe demokracisë në botë