Kategori
Uncategorized

Kush do jetë princi i ri i Rilindjes: Erion Veliaj apo Besart Kadia?

Blerja e re në merkato do të thotë kërcënim për ekipin e Veliajt në PS.

Erion Veliaj është mërzitur shumë nga hyrja e Besart Kadisë në Rilindje sepse gjaku i ri e zëvendëson të vjetrin, anglishtja e re e Kadisë është më e mirë sesa anglishtja zhdrapa zhdrapa e Lali Euros.

Pavarësisht dëshirës së kryeministrit Rama për të bërë shoping ekspertësh në PD, më i mërzitur për kooptimin e Besart Kadisë në Rilindje është Erion Veliaj.


Është e kuptueshme mërzia e Veliajt për rekrutimin e Kadisë sepse blerja e re në merkato do të thotë kërcënim për ekipin e Veliajt në PS.


Edhe Veliaj, ashtu si Kadia, nuk janë socialistë, as demokratë. Janë arrivistë politik që marrin ashensorin social nga 0 tek kati 20të, ku qëndrojnë për dreka e darka oligarkët me politikanët.

Edhe Veliaj, ashtu si Kadia, janë kooptuar në PS. Nuk janë BIO, as doc. Janë eksperimente të Edi Ramës me Rilindjes, ish PS, që meritë për karrierë nuk është aktivizimi, militantizmi pozitiv apo ngjitja e shkallëve çdo ditë nga një.

Meritë për karrierë në Rilindje janë lidhjet e shkurtra, me organizata kriminale (dëgjo CD e përgjimeve 339, 184), me oligarkë apo investime familjare pa lidhje me zotësinë.
Erion Veliaj është mërzitur shumë nga hyrja e Besart Kadisë në Rilindje sepse gjaku i ri e zëvendëson të vjetrin, anglishtja e re e Kadisë është më e mirë sesa anglishtja zhdrapa zhdrapa e Lali Euros.

Edhe Kadia, ashtu si Veliaj mund të bëhet deputet, ministër dhe kryebashkiak sepse nuk kërkohet talenti por zemra e Edi Ramës, që të sponsorizon në Mjaft, G99, deputet, ministër, kryebashkiak. Veliaj, ashtu si Kadia, nuk kanë bërë asgjë për të merituar detyrat.

Në jetët e tyre më shumë kanë marrë sesa kanë dhënë. Dhe Veliaj ashtu si Kadia, e dinë këtë.

faktor.al

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s