Kategori
Uncategorized

Molekula e Shpirtit DMT

DMT, N-dimetiltriptamina në gjuhën mjekësore është drogë halucinogjene triptaminë. Nganjëherë referuar si Dimitri, ky ilaç prodhon efekte të ngjashme me ato të psikedelikëve, si LSD dhe kërpudhat magjike.

Picture

Një emër tjetër që e cilëson është molekula e shpirtit apo psikoza dhe është e paligjshme për tu bërë, blerë, poseduar ose shpërndarë. Kontrolli me anë të shitjes në barnatore bëhet për të zvogëluar dëmin që mund të ndodhë kur përdoret. DMT gjendet në shumë specie bimore, të cilat janë përdorur në ceremonitë fetare në disa vende të Amerikës së Jugut për shekuj me radhë por mund të bëhet dhe në laborator.

Askush nuk e di me siguri por disa ekspertë besojnë se gjëndra pineale e prodhon DMT në tru dhe e lëshon atë kur ëndërrojmë. Të tjerë besojnë se ajo lëshohet gjatë lindjes dhe vdekjes. Dhe një hipotezë tjetër thotë se lëshimi i DMT mund të jetë përgjegjës për përvoja mistike afër vdekjes. DMT sintetike zakonisht vjen në formën e një pluhuri të bardhë kristalor dhe mund të pihet me tub, të avullohet ose injektohet. Kur përdoret në ceremonitë fetare, bimët zihen për të krijuar një pije si çaj me ‘forca të ndryshme’. Efekti jepet brenda 5 deri në 10 minuta dhe efektet zgjatin deri në 60 minuta.DMT është një substancë e fuqishme që mund të shkaktojë një numër efektesh anësore mendore dhe fizike.


Picture

Disa nga këto janë të dëshirueshme po të tjerat jo aq shumë : eufori, halucinacione të gjalla, sensi i ndryshuar i kohës, depersonalizimi, rehati etj. Dëmet që shkakton janë presioni i rritur i gjakut, shqetësime vizuale, marramendje, paranojë, lëvizje të shpejta ritmike të syve, dhimbje ose shtrëngim në gjoks, konfuzion apo gjendje kome.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s