Kategori
Uncategorized

Korifejtë e emigracionit!

Sherim të shpejtë Aleks Janaqi.

Aleksi dhe Thodhoriu .

4 /11 /2020

Aleks Janaqi. Familjar , qytetar, intelektual korife i pa pertuar në hallet, problemet, dhe bashkimin e emigracionit shqiptar qysh në fillim- vitet e para dhe të vështira për emigrantët në Greqi.

Aleksi si emigrant, është iniciatori i fillim bashkimeve të para të emigrantëve shqiptarë.

Ai është kontributori ne krijimin e shoqates se pare shqiptare (Progresi) ne qarkun e Selanikut, kjo si perpjekja e pare per bashkimin e emigrantëve shqiptarëve atje.

Por kush nuk e ka njohur, takuar, dhe ska krijuar respekt për ish ushtarakun emigrant në Selanik, Aleks Janaqin. (Ismet Hoxholli) me origjinë nga fshati Pocestë i Korçës.


E kush ka pasur hall, dhe ka trokitur në portën e Aleksit, për një ndihmë, apo thjesht një kafe, dhe ska ka gjetur tek ai dhe familja e tij, ngrohtësinë, mirësinë dhe zemërgjërësinë e tyre.


Aleksi, ky intelektual aktivist, ky human, ky zemër gjërë, i pa përtuar i emigracionit shqiptar nuk ishte vetëm ne qarkun e selanikut, por dhe më gjërë, duke i shërbyer emigrantëve, emigracionit, miqesise e bashkpunimit mes dy vendeve, dhe kombit.

Kontributi i këtij njeriu të mirë, si themelues ne krijimin e shoqates se pare shqiptare ne qarkun e Selanikut, vazhdoi dhe në bashkimin e shoqatave shqiptare ne greqi, dhe krijimin e lidhjes se shoqatave shqiptare atje (Greqi)

Aleksi në foto poshtë, në nje takim me perfaqsuesit vendore ne qarkun Korçë, dhe komandantin e UÇK-së, Deputetin shqiptar në Parlamentin e Maqedonise se veriut, Daut Rexhepi.

I zgjedhur me unanimitet në detyrën e sekretarit të pergjithshem i lidhjes se shoqatave shqiptare ne Greqi, Aleksi dha një kontribut të çmuar në bashkimin dhe bashkveprimin e punes dhe aktiviteteve te lidhjes, në mbrojtje dhe ndimë dhe zgjidhjes të halleve dhe problemeve të shumta të emigrantëve shqiptarë atje.

Gazeta Tribuna e z.Goro, e para medie apo dritarja që percoi zerin emigrantëve shqiptarë në Greqi ishte dhe mbetet dritarja e madhe nga ku Aleksi me penen e tij të hollë, shkruante e shkruan, jo vetë publicistikë, por mbronte e mbron me dinjitet emigrantet.

Iniciator dhe kontribues i hapjes së të parave klasa të mesimit të gjuhës shqipe ne Selanik.

Publicist, dhe autor i disa librave në emigracion.

Sot megjithse ne pension, Aleksin perseri e sheh të ndihmojë me kontributin e tij vullnetar, në aktivitetet kulturore, në mes të poeteve emigrantë të klubit ”Dega e Blertë” në Selanik, e sheh mes emigranteve duke kontribuar sado pak per ta.

Në sytë e Aleksit sheh lot, por i lumturuar tek dëgjon leximin e Abetares apo recitimet në gjuhën shqipe të fëmijëve emigrantë shqiptarë, në klasat e gjuhes shqipe të ngritura dhe mbajtur me kontributin e shoqatës “Progresi” në Selanik, themelues dhe drejtues i te ciles ka qênë vet Aleksi, por që tani drejtohet me dinjitet nga Thodhori Miho.

Megjithe se tani drejtimin e shoqates dhe mbarvajtjen ne shkollen shqipe ne Selanik e ka mbi shpatulla Labi nga Senica, Thodhori Miho, nje atdhetar dhe bizesmen i suksesshëm ne Selanik, përsëri Aleksi mbetet një kontribues dhe kryetar nderi i kësaj shoqate.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse ….

Respekti per keta Ambasadorë të kombit. Korifej, intelektualë, kontributore të emigracionit shqiptar ne Greqi.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s