Kategori
Uncategorized

Për studentët. Im bir dhe mijëra të tjerë filluan universitetin.

Albert Avduli /


Secili prej tyre në fakultetet që synonte ose mundi.
Ai u rregjistrua si student informatike në fakultetin e shkencave të natyrës.
Me letra është atje, por nuk mund të futet brenda korpusit universitar. Nuk i njeh ato dyer, nuk mundet, me ligj është ndaluar.
Është i lirë të futet në bare me 100 vetë, por jo në sallën e leksioneve me 40 studentë.
Mund të udhëtoi në avion me 250 bashkudhëtar, por nuk mund të njohi fizikisht shokët e sotëm, miqtë dhe kolegët e nesërm.
Nisja e studimeve universitare është cak thelbësor në jetën e kujtdo.
Jo vetëm për thellimin e dijeve, por edhe pikënisja si adult.
Auditori, laboratorët, praktikat, korridoret, ambjentet e universitetit, rruga për të shkuar deri atje, kafja përbri, profesorët, shokët dhe shoqet e reja, të gjitha këto krijojnë intelektualin dhe profesionistin.
Birit tim, mijëra të tjerëve, ju ndalohen këto mjedise, këto mundësi.
Studentët.
Ata, më me padurim presin fillimin e vitit të ri akademik sesa ditëlindjen e tyre.
Në auditore, ata marin konceptet e para dhe të zgjeruara në profesionin e tyre, por edhe formimin si qënie sociale, shoqërore, humane dhe politike.
Në vitet dhe stadet studentore kanë emocionet e përvetësimit të lëndëve, garën, rrahjet e zemrës, dashuritë, zhgënjimet, aventurat, fejesën, xhelozitë.
Ëndërrat e jetës i qepin pikërisht në ato karrige e tavolina.
Im bir dhe mijëra bija e bijë të tjerë nuk po mundin të përjetojnë emocione të tilla.
Rrethanat, po, janë të vështira, duhet kujdes i shtuar, por studentët nuk janë 14 vjeçar.
Ata ndjejnë përgjegjësi për veprimet e tyre, për rrezikun potencial që mund të përcjellin në shoqëri ose anasjelltas, ta sjellin te familja e tyre.
Ka një zinxhir kafenesh në Tiranë me emra (hamendësoj) si: Pazari i vjetër, Mulliri me erë, Arabiku, Suedezi etj.
Hidhni një sy në tavolinat e tyre.
Mbi 70 vetë gjerbin kafet dhe bëjnë lajme pranë atyre ekspresëve të ngeshëm.
Ky krahasim do të mjaftonte që të rinjtë të shkojnë në leksione e seminare.
Mendoj se studentët duhet të jenë realisht në mësime.
Ata duhet të jenë atje për të nxënë, por edhe për t’u argëtuar e fituar përvoja ndërveprimi njerëzor.
Duhet të jenë atje që të njihen midis të tjerash me shokë, krahina, tradita, besime, bindje, bestytni, dhimbje, gëzime, vlera e histori që deri më tash nuk i kanë hasur.
Ata duhet të jenë në auditore që nesër mos të jenë produkte të akullta kompjuterike, pa ndjenja dhe pa mëshirë.
Ata duhet të jenë atje që mos të formohen të ftohtë si robot.
Kur shkruan apo thua “Student”, detyrimisht ke nënkuptuar auditor.
Nëse shkëputet ky zinxhir, pandemia e Sars do të jetë e papërfillshme me virozën e tharjes së shpirtrave.
Universitetet e mbyllura jo vetëm humbin profesionistin, por ç’bëjnë njeriun.
Akull universitetet, akull rinia, shoqëria e akullt.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s