
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, ia ka shtruar disa pyetje Elisa Spiropalit në lidhje me pasurinë e saj.
Braimllari e pyet direkt Spiropalin për 10 shtëpitë që ka te Kodra e Diellit, me çfarë pasurish i vendosi dhe pret një përgjigje prej saj.
Moj Elisa si nuk zure mend! Gjithë jetën mish për top vajte për Skënderbeun tënd!
Të është bërë goja si tanku i Vojo kushit!
U bëre me shkollë pasi u bëre drejtoreshë dhe akoma s’po ta shikojmë dot diplomën. Në fakt me ty është mire ta nisësh duke të bërë një zbardhje të pasurisë tënde.
P.sh. Ato 10 apartamentet te Kodra e Diellit apo më shumë që i ke dhënë me qira, a i di Skënderbeu yt apo jo?
🌚 1-Shtëpi duplex te Kodra e Diellit
🌚 2-Apartament 110 metra katrorë tek Kodra e Diellit
🌚 3-Apartament 80 metra katrorë në dalje të Kodres Diellit sa kalon Universitetin e Neë York-ut
🌚 4-Apartament tek kompleksi Kristal
🌚 5-Lokal 200 metra katrorë tek dera e Kopështit Botanik
🌚 Ato 22 mijë metra katror sera na Fier, a i di Skënderbeu yt apo jo?
🌚 Po këto tenderat e Ujësjellësit në Ersekë dhe zyrat e Albgazit, a i di?
🌚 A të ka ikur shenja e pirunit nga sipër kofsha apo ke vendosur t’i shërbesh Lindës kundër Lalit dhe Taulant Ballës?
Këto si fillim, më vonë do kemi prap por na trego ku i gjete verdhushkat për t’i blerë!
