Kategori
Uncategorized

SHQIPERIA, VENDI KU: PUTHJA E BYTHES TE ZGJAT JETEN DHE KARIEREN.

Puthja e bythes, qe se bashku me puthjen e dores tregon neneshtrim dhe besnikeri, ka cuar shume persona ne hallkat me te larta te shtetit dhe shoqerise ne te gjithe historine e bythes sone te lashte sidomos keto 20 vitet e fundit.

Ne shqiperi puthja e bythes te zgjat jeten dhe karrieren…

Ka njerez te mire e te keqinj qe puthin ikona, mure, pankarta, gure e shkembinj.

Ka njerez qe puthin njerez, njerez qe puthin kafshe, kafshe qe puthin kafshe,

kafshe qe puthin njerez, ka madje dhe njerez qe puthin veten e tyre.

Vetem njerez qe puthin bythen e tyre nuk ka, sepse kjo eshte fizikisht e pamundur.

Ndryshe nga puthjet e tjera qe shprehin dashuri, pasion, epsh respekt, pershendetje, miqesi, besim fetar, etj…; puthja e bythes eshte e vecante ne llojin e saj, dhe mbart nivelin me te ulet emocional te aktit emocional te puthjes. U ndalem pak me gjate tek kjo lloj puthje per shkak te rolit teper te rendesishem qe ka patur ajo ne vitet e diktatures, si dhe rolit akoma me te rendesishem qe ka patur ajo ne 20 vitet e fundit te diktaputhjes, dhe mbi te gjitha rolin maksimal qe ka ajo sot.

Kjo lloj puthje, megjithese rralle shifet qarte ne publik, nenkuptohet ne te gjitha veprimet dhe pamjet qe marrin te gjitha figurat publike dhe politike qe puthen dhe i puthin ne bythe pa pushim me nje numer gjithmone ne rritje bytheputhesish. Nganjehere keto bythe puthje jane aq pasionante saqe nuk mund te kuptosh se ku mbaron bytha e njerit e ku fillojne buzet e tjetrit. Shikoni per shembull fytyren e e disa politikaneve gazetareve servile te krietareveri Cilit apo disa militanteve per te kuptuar se nga bytha e kujt sapo jane shqitur.

Atyre natyrisht “nuk u pelcet trapi” nga ky proces i normalshem per ta, dhe me shume te drejte.“Puthja ne momentin e duhur dhe ne vendin e duhur ka treguar se eshte menyra me efektive per te ecur perpara ne vendin tone.

Si nje nga kombet qe e praktikojne gjeresisht kete akt njerezor, shume prej praktikanteve te ketij akti kane gezuar shume perfitime shpirterore, ekonomike dhe politike.” thote Trap Lezeti, nje ish poet i koheve te diktatures me detyre aktuale gjyqtar, “Ne sme beson pyet bythen time.

“Te shtyre nga kersheria per te zbuluar me shume rreth ketij akti njerezor dhe kafsheror, iu avitem pak me afer per te studiuar ato bythe, rrotull te cilave ka rradhe te gjata njerezish qe presin qe ti puthin. Sipas studiuesve te shumte antropolog, puthja e bythes duhet te kete evoluar nga puthja e dores. Ndersa kjo e fundit duhet te kete lindur natyrshem ne fillimet e historise njerezore, pasi dora ishte ajo qe sillte te mirat materiale dhe puthja e saj tregonte nje lloj mirenjohje.

Keshtu linden dhe thenie si “Mos e kafsho, po puthe doren qe te ushqen”, e shume e shume te tjera.Me kalimin e kohes dhe duke qene se dora gjithashtu perdoret per te fshire bythen ne menyre te rregullt, kjo lidhje e ngushte midis ketyre dy pjeseve te trupit, beri qe dhe aktet sentimentale te lidhura me to te evolonin sebashku.Keshtu qe nga puthja e dores ne shume kultura orientale ku perulesia eshte kollona themelore qe mban çatine e shoqerise, puthja e bythes u be stacioni i fundit ne linjen qe fillon me puthjen e dores, kembes, tokes ku shkel ajo, prekjen e tokes me balle e me buze, per ti parkuar me ne fund buzet tek bytha.

Kushdo ndermerrte kete udhetim neneshtrimi dhe besnikerie, fitonte zemren dhe bythen e udheheqesit te vet, dhe si rezultat shpesh here shpetonte bythen e vet dhe kishte perfitime te shumta ne jeten e perditshme.

Nje teori e besueshme ekziston qe per shkak te influences se forte historike te puthjes se bythes ne nje vend me influence te forte orientale si Shqiperia, njerezit qe puthnin me shume bythe kishin me shume per te mbijetuar dhe lene pasardhes sesa njerezit e tjere, gje qe na sjell ne ditet e sotme ku njerezit me nje predispozicion gjenetik per te puthur bythe i takon ngado.

Ndersa ne vendet perendimore sot puthja e bythes nuk luan ndonje rol, pervec rastit te ndonje fetishi ose çrregullimi mendor te puthesit, ne vendin tone puthja e bythes vendoset ne nje piedestal suksesi i cili, neqoftese ti je nje nga puthebythesit e shumte qe po lexon kete shkrim, reflektohet ne karrieren tende, si dhe ne cilesine e jetes.Natyrisht qe kur je ne nje restorant te shtrenjte duke ngrene e pire, nuk ka sesi te mendosh per bythet e puthura nga ty te cilat kane dhe meriten e vendosjes se pjates plot me mish perpara turinjve te tu.

Njesoj si thenia e lartpermendur mbi moskafshimin e dores qe ushqen, sot kemi sahan&byth lepires qe me puthjen e tyre te njome e kane çuar puthjen e bythes ne nje nivel te larte emocional te pararritur nga paraardhesit e tyre me pare. Pra, mos e kafsho bythen qe lepin, dhe te befte mire. Sikurse shihet qarte, ky eshte nje mut qe duhet ngrene….

Kush do te siguroj jeten te veproje…. Te ngjise shkallet e halese se pushtetit.. Sepse ne jetojme ne nje vend ku vlera ska asnje vlere. Av Edmond Petraj.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s