Kategori
Uncategorized

AMBASADORJA KIM NE ROLIN E FUGES DHE DREJTESIA NEN SHERBIMIN E RILINDJES

Dritan Kaba/

Mimoza Margjeka, gjyqtarja guximtare qe nuk i dha mandatin kryebashkiakes se Durresit te dale nga zgjedhjet moniste te 30 qershorit, sot u ridhunua jo vetem nga “koleget” e saj qe nuk kane asnje pike guximi dhe personaliteti, por edhe nga policia.
🌘 Tashme trupa policore ka hedhur kapelet sipas porosise se Edit.
🌘 Ne veprimet e tyre dukej frika, qe ka zene pushtetin.
🌘 Ata ishin pasqyra me e mire, per te pare tmerrin, qe i ka zene nga e verteta.
🌘 SPAK eshte kthyer, jo vetem nje arme ne duart e Rilindjes, por edhe manipulatore faktesh per hakmarrje politike.
🌑 Zonja Kim, qe pershendeti ngritjen e SPAK dhe te BKH, qe aq shume me ngjajne me FBI e Comneyt, sot na u be edhe zedhenese e Lleshajt.


🌑 Sa keq!
🌑 Sa poshte!
🌑 Sa e neveritshme!

Sot revolta e gjykateses Margjeka ishte sa e drejte, aq edhe bindese.

Sot ajo tregoi kurajo qytetare. Une e besoj ate.
Sot u tregua si do veproje SPAK me manipuluesit e zgjedhjeve.
Sot u tregua qe ata, te emeruarit e Rilindjes, do manipulojne fakte dhe prova per te goditur çdo kundershtar te Rilndjes.
Sot ishte nje dite e zeze per Drejtesine!
Sot ishte nje “parathenie” e qarte per zgjedhjet dhe per çdo njeri qe po perballet me Rilindjen.
Gjyqtarja Margjeka sot tregoi qe nuk ishte vetem hakmarrje ndaj vendimit te saj, por edhe frike per dosjeet e tjera te nxehta qe ajo kishte per gjykim.
🌘 Ajo tregoi se si mund te varroset nje gjyqtare, qe jep vendime kunder Rilindjes dhe pro drejtesise.
🌘 Sot pame nje panorame te qarte te nje bashkepunimi “perfekt” mes krimit te organizuar, drejtuesve te policise dhe SPAK per t’i mbyllur gojen dhe per t’i hequr nga dora gjykime te rendesishme nje gjyqtareje.
🌘 Margjeka eshte ne arrest shtepie, ndersa ish drejtuesi i OFL qe eshte kapur me fakte per bashkepunim me krere te Mafias eshte ende i lire ne pritje te gjykimit. Kjo eshte Drejtesia e Rilindjes.
Ndersa Ambasadorja Kim eshte kthyer ne zedhenese te ministrive te Rilindjes, duke zevendesuar me “dinjitet” Fugen dhe zedhenesit e Qeverise.

Nuk dihet nese Ambasadorja e nderuar e ka pyetur gje zotin Lleshaj per tenderin e uniformave apo te makinave te policise.
🌘 Sot u tregua qarte qe nuk kemi asnje reforme ne drejtesi, por nje kapje te plote te saj.
🌘 Sot u tregua qe gjithkush mund te burgoset nga banda e Rilindjes pa fakte edhe prova.

Dritan Kaba

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s