Kategori
Uncategorized

Gjeneral * AHMETAJ: “Valle delikuentësh rreth bazës së Pashalimanit”

Për shkak të funksioneve që kam ushtruar/j nuk do doja ti bëja publike vlerësimet strategjike mbi kërcënimet dhe përfitimet e sigurisë kombëtare nga angazhimet & projektet e NATO-s, BE, UN.

Por, kërkush se kishte imagjinuar që, 11 vjet mbas anëtarësimit në NATO, pushtetarët e keq-kapur nga oligarkët dhe sekserët do ta “katandisin në këtë derexhe” institucionin e Mbrojtjes.

E përsëris se, mbetem partizan i vendosur në filozofinë e Presidentit të USA Jefferson: “E gjitha për çfarë tiranitë kanë nevojë për të mbijetuar, është që njerëzit me vetëdije të lartë të heshtin”!

Prandaj në vijim, gjeni “revoltën profesionale” rreth “letrës – gines 2” (gines 1 = dhurata e piktorit-Kryeministër për Sec.Gen në Tetor 2013!) drejtuar Autoriteteve të NATO-s, me fjalë të tjera, rikthimin e valles propagandistike (progonishte) rreth bazës detare të Pashalimanit!

Së pari, qartësoj se, Sekretari i Përgjithshëm dhe Komandanti Suprem i NATO-s, “nuk kanë të drejtë vote”, pasi vendimmarrjet e Aleancës merren vetëm me konsensusin e 30 vendeve anëtare.

Prandaj, kur vitin e kaluar, gazetarja Erisa Zyka e pyeti Sekretarin, Z. Stoltenberg, për letër-kërkesën e Autoriteteve të RSH për bazën e Pashalimanit, Ai i habitur u përgjigj: “nuk kam asnjë dijeni (dhe ska pse dhe si të ketë dijeni!).

“Presidenti nuk i di të gjitha ?!”, ishte edhe përgjigja e Z. Meta para disa ditësh për bazën e Pashalimanit. Në fakt, ndërkojë që MM as nuk e informon Presidentin e Republikës për ushtrimin e 2 funksioneve (në shkelje) kushtetuese dhe ligjore për rreth 18 muaj në Forcat e Armatosura, si dhe për “tenderat sekret” (për interesat e sekerëve të Partise dhe Pushtetit …) në kohe termeti dhe pandemie: “për uniformën, karburantin, GPS-ët, ushqimet, muzeun e FA, etj”, sigurisht nuk ka “pse dhe si të dijë për çdo marrëzi” të institucionit që në 7 vitet e fundit drejtohet me arrogancë, cinizëm, “pa-aftësi shëmbullore” dhe papërgjegjshmëri të frikshme.

Së dyti, për çdo shqiptar (përfshi establishmenti patriotiko-folklorik), shpresoj të jetë e qartë se, mbas anëtarësimit në prill 2009: “sovraniteti territorial i RSH i është shitur NATO-s”!

E thënë edhe si dëshmitar, lista me të gjitha infrastrukturat strategjike (bazat dhe kapacitetet tokësore, detare dhe ajrore të RSH, përfshi edhe bazën e Pashalimanit, Kuçovës, etj,) janë vënë zyrtarisht në dispozicion të Aleancës, nëpërmjet një dokumenti kuadër të nënshkruar nga Z. Lulzim BASHA, në cilësinë e Ministrit të Jashtëm, më 4 Korrik 2008 në Selinë qëndrore të NATO-s, Bruksel. E di që, emri i kryetarit të Opozitës, i revolton militantët e“kazanit të pushtetit”, por ri-konfirmoj se kjo është një e vërtetë e çertifikuar zyrtarisht.

Së treti, më tej, si një nga disa 10-ra të “rritur në procesin drejt/pas anëtarësimit në NATO”, konfirmoj se, procesi i miratimit të projekteve dhe infrastrukturave që investohen nga Fondi i Përbashkët i Aleances (NCF), nuk ka lidhje fare dhe nuk bazohet aspak në e 30 vendeve anëtare POR nga nevojat, standardet dhe impaktet operacionale që sigurohen në përmbushjen e misionit bazë (artikulli 5), apo edhe rast pas rasti në operacionet paqeruajtëse të Aleancës. PIKË.

Për më qartë, parimi i pa negociueshëm i projekteve (infrastrukturave) që miratohen të ndërtohen nga fondi i përbashkët i Aleancës, nuk janë fare kërkesat e qeverive të radhës, por standardet dhe pesha e operacionalitetit që ofrojnë në operacionet e NATO-s dhe interesat e 30 vendeve anëtare.

Shëmbulli konkret, është miratimi (pa asnjë kërkesë !) nga Këshilli i Atlantikut të Veriut (NAC), i ndërtimit të Bazës së Kuçovës, nga fondi i përbashkët, jo për “ambicjet e RSH” por, vetëm pasi u peshua si një “bazë ndihmuese efiçente” për mbështetjen e operacioneve ajrore të Aleancës. Në shtesë, theksoj se, barra financiare për shpronësimet, si dhe më tej, mbas përfundimit të projektit, për personelin mbështetës, ruajtjen dhe mirëmbajtjen është përgjegjësi kombëtare e RSH.

Së katërti, për sa“përrallat enveriste me avantazhet gjeografike të bazës së Pashalimanit”, theksoj se, në kuadër të transformimit, NATO ka mbyllur bazën (historike) detare të Napolit, si dhe në vend të “Active Endeavor”, aktualisht zhvillon operacionin “SEA GUARDIAN” për Mesdheun.

Ndërkohë, vendet me dalje në Ardiatik dhe Jon (Sloveni, Kroaci, Boznje, Mali i Zi, Itali, RSH dhe Greqi) janë pjesë e inicjativës së bashkëpunimit “ADRION”. Si e tillë, hapësira e dy deteve konsiderohet “nga më të sigurtat e globit”. Po ashtu, 7 vendet e sipërpërmendura, kanë baza detare me infrastruktura moderne, kapacitete logjistike, lidhje hekurudhore, etj, që do të “fitonin garën” për starndardet operacionale që ofrojnë, nëse do i nevojiteshin NATO-s.

Sigurisht që, do lutesha të isha shumë gabim por, mendoj: “që të mos i bëjmë qejfin vedit”, se, Baza e Pashalimanit ka infrastruktura, standarde, peshë operacionale, pozicion gjeografike, si dhe shance për të konkuruar me bazat e njohura detare të Italisë, Greqisë, Kroacisë, etj.

Po nga eskperienca, si shembull konkret sjell rastin e Operacionit në Libi (2011), kur ekpertët e NATO-s e vlerësuan “pa kapacitete adekuate dhe të padobishëm Portin e Durrësit”, ndërkohë që Baza e Pashalimanit: “nuk përmbushte asnjë standard”, dhe kështu NAC vendosi për “në një vend tjetër anëtar”, si bazë/port për mbështetjen e këtij operacioni.

Për ta përmbyllur, protagonizmin “donkishortest dhe vallen delirante të pushtetit” për këtë kërkesë, e gjej në paaftësi ekstreme, të padenjë, në mos “turpëruese” në sytë e Aleancës.
Kështu, posaçërisht ky rast “vetë diskretitues” në raport me NATO-n dhe dështimet e qeverisjes që po lemë pas, nuk i shërbejnë vendit, por vetëm “pushtetit të SulltanSurre(a)it”, interesave të oligarkëve dhe sekserëve të stërvitur që e kanë “pushtuar” Ministrinë e Mbrojtjes në këto 7 vjet!

Por, kurrësesi nuk e gjej si rast për t`u lumturuar, as për të humbur kohë, por, as për të heshtur !

Përkundrazi, modernizimi i efiçencës së sistemit, në dobi të sigurisë së qytetarëve dhe interesave kombëtare, si dhe rikthimi i dinjitetit të RSH në NATO, mbetet jo vetëm ndër prioritetet e plaftormës-BASHA, por, fatëmirësisht edhe i aleatit strategjik, citoj Ambasadoren Yuri Kim: “ta ndihmojmë Shqipërinë të bëhet aleate më e aftë e NATO-s dhe një bastion më i fortë sigurie”!

Konsideruar këtë, jam shpresëplotë se edhe me mbështetjen e SHBA do i`a dalim.

Gjeneral ® Piro AHMETAJ,

*Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD.

Kategori
Uncategorized

Si U Sollën Eshtrat E Vaso Pashës Nga Libani Në Shqipëri

Gazetar

Nga Melhem Mobarak

Rreth fundit të vitit 1977, unë mësova që Shqipëria po përgatitej për të festuar me mjaft pompozitet njëqindvjetorin e Lidhjes së Prizrenit, që kishte formuar të parën skicë të një asambleje popullore shqiptare, duke grupuar të tre përbërësit fetarë, myslimanë, katolikë dhe ortodoksë.

Vaso Pasha, një nga tehet e kësaj lëvizjeje, i njohur si një nga patriotët e mëdhenj të Rilindjes shqiptare, kishte qenë guvernator i Mont-Liban-it, që nga viti 1883 gjer në vitin 1892.  Për të garantuar autonominë e Mont-Liban-it dhe të popullsisë së tij me shumicë katolike, shtatë fuqitë e epokës ( Perandoria otomane, Franca, Anglia, Prusia, Austria, Rusia dhe Italia) kishin dhënë një statut special për këtë territor të vogël, duke vënë kusht  që guvernatori duhet të ishte i krishterë, katolik dhe i kombësisë otomane. I vdekur më 1892, pikërisht pak para se të mbaronte mandatin e tij dhjetëvjeçar, Vaso Pasha u varros në kodrinën e Hazmieh-ut, një periferi e vogël e Bejrutit, rrethuar me ullishte.

Dalan Buxheli kishte bërë tashmë një përçapje, në vitin 1967, për të transferuar eshtrat e tij në Shqipëri. Një ngatërresë administrative, e krijuar nga statuti i vakëfit të varrezës së Hazmieh-ut, ( njohur gjithashtu nën emrin e varrezave të pashallarëve), kishte bllokuar atëherë kërkesën e tij. Dhe për më tepër, Shqipëria nuk kishte në atë kohë, lidhje diplomatike me Libanin.

Unë parandieja në gjithë këtë histori, një rast për të bërë mundur rikthimin tim në Shqipëri. Gjatë rrugës për në Londër, u ndalova në Kajro, në janar të vitit 1978, dhe takova ambasadorin Sulejman Tomçini. Unë i propozova atij ndihmën time për të transferuar eshtrat e Vaso Pashës dhe dëshirën time, për të diskutuar me udhëheqësit shqiptarë. Ideja ime i pëlqeu atij sakaq, dhe ai më premtoi që do të lajmëronte Tiranën, menjëherë.Ceremonia e transferimit në Hazmieh, Liban, e eshtrave të Vaso Pashës, gruas dhe vajzës së tij, maj 1978. Në radhën e parë: kreu i misionit diplomatik turk, ambasadori Sulejman Tomcini, Melhem Mobarak dhe Arqile Naska.

Ceremonia e transferimit në Hazmieh, Liban, e eshtrave të Vaso Pashës, gruas dhe vajzës së tij, maj 1978. Në radhën e parë: kreu i misionit diplomatik turk, ambasadori Sulejman Tomcini, Melhem Mobarak dhe Arqile Naska.

Më 13 shkurt, unë mora në Londër një telegram nga Komiteti shqiptar për marrëdhëniet kulturore dhe miqësore me të huajt (Komiteti) i hartuar kësisoj:

“Mirësevini në vendin tonë. Ju mund ta merrni vizën në ambasadën tonë, në Paris.”

Unë nuk u luta aspak për së dyti, dhe në më pak se një muaj më vonë, më 7 mars 1978, unë arrita në Tiranë.

Pak më vonë, unë u prita nga profesor Buda dhe kolegët e tij të Akademisë së Shkencave. Mbledhja zgjati më tepër se dy orë: konjak, kafe, çokollata, ëmbëlsira të vogla. Me profesor Vehbi Balën folëm mbi Vaso Pashën dhe mundësinë e kthimit të eshtrave të tij në Shqipëri, si dhe gjithashtu ato të gruas dhe vajzës së tij, të tre të varrosur në Hazmieh, në Liban. Unë u premtova atyre, që sapo të kthehesha në Liban, do të ndërhyja në ministrinë e punëve të jashtme, për të lehtësuar përçapjet e bëra për këtë qëllim dhe për pranimin e kërkesës.

Profesor Buda ngriti një dolli për mikun e madh Camille Aboussouan, president i asamblesë libaneze të Shoqatës së studimeve të juglindjes europiane, që ai e kishte tashmë takuar gjatë kolokiumeve të mëparshme.

Gjatë mbasdites, Komiteti më ofroi një koleksion të shkëlqyer librash të ilustruar si dhe një gamë komplete të disqeve të këngëve popullore shqiptare.

Në mbrëmje, darkë me Javer Malon.Ceremonia e transferimit në Hazmieh, Liban, e eshtrave të Vaso Pashës, gruas dhe vajzës së tij, maj 1978.

Ceremonia e transferimit në Hazmieh, Liban, e eshtrave të Vaso Pashës, gruas dhe vajzës së tij, maj 1978.

Mbas kthimit tim në Liban, unë përgatita një seri artikujsh për gazetën “Zgjimi”. Këtë herë artikujt e mi nuk ngjallën asnjë polemikë. Më 22 mars, unë takova Fouad Boutros, ministër i punëve të jashtme, dhe i komunikova atij gojarisht, dëshirën e autoriteteve shqiptare për të riatdhesuar eshtrat e Vaso Pashës. Ministri më siguroi që ai e ka mbajtur shënim gjithçka fare mirë dhe pret kërkesën e shkruar të autoriteteve të Tiranës, për t’i dhënë një vijim të favorshëm kësaj kërkese.

Në këtë kohë e sipër, Sulejman Tomçini, ambasador i Shqipërisë në Egjipt, u akreditua gjithashtu pranë qeverisë libaneze. Unë “e mora atë nën përgjegjësinë time”, që nga arritja e tij në fillim të prillit, deri në nisjen e tij për në Tiranë, më 31 maj. Ai erdhi në Bejrut, i shoqëruar nga atasheu tregtar Arqile Naska. Të dy ndanë të njëjtën dhomë, në hotelin Carlton, sipas frymës të kursimit të madh socialist.

Megjithëse marëdhëniet diplomatike janë vendosur ndërmjet Libanit dhe Shqipërisë, që nga viti 1974, është dashur që të priten katër vjet, para se një ambasador të vinte, për të paraqitur letrat e tij kredenciale. Prezantimi i këtyre të fundit mori pamjen e një komedie të lehtë. Me të vërtetë, protokolli i Libanit kërkon në këtë rast, mbajtjen e një fraku. Sulejmani, si një komunist i mirë, iu kundërvu këtij zakoni borgjez dekadent. Administrata libaneze i mbeti besnik rregullit dhe nuk u krye asgjë. Sulejmani përfundoi pastaj duke pranuar, që Georges Kassouf, shef i protokollit në ministrinë e punëve të jashtme, që fatmirësisht kishte të njëjtin shtat, t’i huazojë frakun e tij.

Por çështja nuk përfundoi këtu.

Sulejmani nuk kishte mundur akoma ta shtypte me makinë shkrimi tekstin e letrave kredenciale, në arabisht. Një natë më parë se të zhvillohej audienca presidenciale, ai më dha tekstin e shkruar me dorë, duke më lutur që ta daktilografoja, dhe t’ia ktheja atij më vonë, të hënën në mëngjes, në orën tetë.

“Nuk duhet që unë të bëj të dështojë takimi im në pallatin presidencial”, shtoi ai, në vend të një shpjegimi të turbullt.

Mbas kërkesës sime të bërë me ngut, Paulette, sekretarja ime, arriti herët të nesërmen, në zyrë. Mbas shumë korrektimesh ( të daktilografosh një tekst arabisht nuk është një punë e rëndomtë), unë thirra një taksi, dhe i vura si detyrë, që të çonte urgjentisht zarfin për tek i adresuari, vetë në dorë…

Prezantimi i letrave kredenciale ndodhi pa kleçka të tjera.

Më 31 maj, një ceremoni zyrtare u zhvillua në varrezën e pashallarëve në Hazmieh. Sulejmani është i qeshur: mbas 86 vjetësh në një ekzil të pavullnetshëm, eshtrat e Vaso Pashës si dhe ato të gruas së tij të dytë dhe vajzës së tij, Maria, do të kthehen së shpejti, në Shqipëri.

Në vitin 1883, ky patriot i madh shqiptar, u emërua guvernatori i katërt i Mont-Liban-it. Përpos njohjes së tij të thellë të gjuhës arabe, Vaso Pasha, poet me talent, intelektual dhe poliglot, nuk ndjehej megjithatë mirë, nëpër dredhitë e politikës libaneze.

Jeta e tij ishte gjithashtu e prekur nga hidhërimi. Mbasi ai humbi gruan e tij të parë, ai u martua me një greke të re me emrin Catherine Bonatti, dhe kjo ndodhi, pikërisht pak para emërimit në Liban. Kjo bashkëshorte e vetëdijshme, duhej t’i shërbente si nënë bijës së tij të vetme, të ardhur nga martesa e mëparshme. Tre apo katër vjet më vonë, Chaterine vdiq nga një kancer. Ky hidhërim i madh u pasua shumë shpejt nga një tjetër humbje mizore: vajza e tij shumë e bukur, Maria, duhet të vdiste nga një “tuberkuloz galopant”. Dhe ky ishte varri i dytë në Hazmieh. Fatkeqësisht, për famën politike të babait të saj, Maria ishte martuar me një afarist të madh armenian, me emrin Kupelian. Përmes dredhive dhe metodave të tij financiare pak të ndershme, Kupelian-i arriti të institucionalizojë shitjen korruptive të nëpunësive të shtetit, të ryshfeteve, të përfitimeve që sjell një nëpunësi, dhe të shkeljeve ligjore, që duke paguar, sigurojnë një fitim nga autoritetet publike, në mbretërinë e vogël të  Libanit.

Guvernatori, i lënduar nga hidhërimi, gjente ngushëllimin e vetëm sa i përkiste atij, pranë dy mbesave. Kjo dashuri u shtri natyrisht edhe tek babai i tyre, Kupelian-i, gjë që shpjegon instalimin e rrëmujës së ardhur nga një qeverisje e keqe, në kohën e Vaso Pashës.

E gjitha kjo, nuk e pengonte guvernatorin të siguronte paqen, lulëzimin ekonomik dhe zhvillimin artistik, në Libanin e vogël. Ai merrej gjithashtu me urbanizmin, duke bërë rregullimin e rrugëve të mëdha të komunikacionit dhe ndërtimin e shumë ndërtesave dhe urave të rëndësishme.Melhem Mobarak

Të rrallë janë ata që e dinë se Ismail Qemali, babai i pavarësisë shqiptare ka qenë Veli (guvernator) i Bejrutit, në vitin 1891. Ky qytet kishte asokohe një statut politik të dalluar nga ai i Mont-Liban-it. Meqë Vaso Pasha i kalonte dimrat e tij në Bejrut, ata të dy janë takuar me njëri-tjetrin, më se një herë.

Përfundimisht, për të lehtësuar vetminë e tij, dhe sipas këshillës të mikut të tij, imzot Piavi-t, Vaso Pasha vendos  të martohet me një vajzë të re franceze, e cila ishte guvernante e dy mbesave të tij. Ajo i dha atij dy djem, prej të cilëve, ai më i madhi u quajt Michel.

I emëruar guvernator për dhjetë vjet, Vaso Pasha vdiq në qershor të vitit 1892, një vit para mbarimit të mandatit të tij. Ai u varros pranë të vetëve. Ismail Qemali rrëfen në kujtimet e tij që “funeralet u kryen në kishën St-Louise des Capucins, në Bejrut, dhe varrimi fetar në Hazmieh”.

Dhe vitet kaluan…

Në këtë 31 maj të vitit 1978, një detashment i xhandarmërisë bën nderimet e rastit në një kënd të varrezës, përpara tre arkivoleve të mbuluara me cohë të bardhë. Në radhën e parë ndodheshin të pranishëm, Sulejmani, Arqileja, përfaqësuesit e qeverisë libaneze, i ngarkuari me punë  i Turqisë, dhe anëtarë të familjes së Vaso Pashës.

U mbajtën diskutimet e rastit. Embëlsira të vogla dhe vera e nderit u shërbyen në fund të ceremonisë. Të tre arkivolet u dërguan pastaj me avion, në Shqipëri.

Disa ditë më vonë, unë mora një telegram nga Sulejman Tomçini, nga Tirana. Ai më kërkoi që t’i dërgoj me telegram datat respektive të lindjes e të vdekjes të gruas dhe të vajzës së Vaso Pashës, që të mund t’i shkruanin rrjedhimisht te varri i tyre.

Fati është i çuditshëm.

Vaso Pasha, i cili, vetë kishte deklaruar se, “feja e shqiptarit është shqiptaria”, a do të kishte menduar kurrë, që ky slogan do të aplikohej një ditë për kufomën e tij, të nxjerrë nga një varrezë fetare e Libanit, për t’u varrosur në një varr pa kryq, në Shqipëri?

Varri i Vaso Pashos

Unë bëra gjithashtu dajën tim, Camille Aboussouan, në atë kohë ambasador i Libanit pranë UNESCO-s, që të ndërhynte për këtë qëllim.

Në fund të mbasditës, nisja për në Shkodër. Hoteli i ri ka një pamje të trishtuar dhe të rrënuar. Gjithmonë të njëjtat probleme me instalimet. Një shetitje dyorëshe përmes qytetit, në shoqërinë e Sulejmanit. Ndërtesa të shumta banimi janë ndërtuar që nga vizita ime e parë. Njerëzit duken më të kamur se në Tiranë. Një darkë e këndshme e shoqëruar me verë të kuqe të Përmetit. Në fund të mbrëmjes, te lokali i vallëzimit të hotelit, ku një trupë lokale luan potpuri. Orkestra është e përbërë nga një fizarmoniçist, nga një baterist dhe nga një klarinetist i lyer me brilantinë, më së miri. E pashmangshmja lambada inkurajon një grup qejflinjsh gazmorë italianë, që të tundin këllqet në pistë, kush e kush më mirë.

E martë, 17 prill. Nuk ka drita. U rrojta me ujë të ftohtë. Paradite, në shoqëri të Midhat Dibrës, drejtor i muzeve të Shkodrës, ne shkuam drejt varrezës së dëshmorëve, për t’u kredhur në një prehje shpirtërore dhe për të vënë një tufë shpatoresh te varri pa kryq i Vaso Pashës. Një trëndafil i egër lulëzonte pikërisht pranë varrit.

KOMENTE MBI LIBRIN ME KUJTIME TË MELHEM MOBARAKUT

“Librin me kujtime për Shqipërinë, autori e ka titulluar “Kujtimet e një albanozauri, 1965 – 1991”. Gjatë një hapësire kohe prej 26 vjetësh Mobaraku e vizitoi Shqipërinë katër herë. Interesi për Shqipërinë nisi qysh kur shkoi nga Libani për të kaluar pushimet verore në Korfuz. Cili qe ai shtet që dukej përkundrejt? A mund të shkonte atje?

Rastësisht, kur u kthye në Bejrut, gjeti te një bukinist librin “Shqipëria dhe Napoleoni” të Boppe – s e pastaj librin “Shqipëria hap kufijtë” të Albert Mahuzier, që e familjarizoi pak a shumë me Shqipërinë moderne. Që prej asaj kohe, ai u interesua ta pasuronte bibliotekën e tij me shënimet e udhëtarëve të huaj, me libra studimesh rreth problemeve shqiptare, me gravura, harta të vjetra e piktura të ndryshme. Sot besohet se ka koleksionin më të pasur albanologjik ndër miqtë e dashamirësit e atdheut tonë.

Periudha e vizitave të tij kondicionon me lidhjet e forta të miqësisë së madhe, të ashtuquajtur “miqësi luftarake” midis Shqipërisë komuniste dhe Kinës së Mao Ce Dunit. Kritikët kanë shprehur mendime se te libri i tij vihen në dukje fazat e ndryshme të aleancës midis diktaturës së Enver Hoxhës dhe asaj kineze, deri në thartimin e tyre për shkak të vizitës së papritur të Niksonit në Kinë.

Udhëheqja shqiptare u frikësua se Kina po e ndryshonte kahjen politike. Mobaraku po ashtu përjetoi periudhën fillestare të belbëzimeve të demokracisë shqiptare në fillim të viteve ’90. Letrën e shkrimtarit Ismail Kadare, dërguar autorit, pasi e lexoi dorëshkrimin, M. Mobaraku e ka përdorur si parathënie të librit.

Mobaraku, lindur në Bejrut të Libanit, pinjoll i një familjeje intelektuale me tradita patriotike dhe diplomatike. Në vitet ’70 autori themeloi Shoqërinë Libaneze të Amatorëve të sixhadeve murale antike dhe më 1975 botoi një libër me lutjet e shkruara në to, dëshmi e kulturës popullore libaneze. Pas vitit 1978 për shkak të luftës midis kristianëve dhe muslimanëve, ai u shpërngul nga Libani dhe u vendos në Montreal, Kanada, ku vazhdon të jetojë edhe sot.

Nga emri e mbiemri duhet si mysliman, ndërsa në të vërtetë Melhemi i përket fesë katolike. Dashuria për vendin tonë e shtyu të mësonte edhe gjuhën shqipe, mes vështirësive të mëdha, sepse në Montreal nuk kishte emigrantë shqiptarë. Ai pohon se lexon shqip, por e ka të vështirë të flasë nga mungesa e kontakteve dhe e përvojës.

Gjithsesi, për një kohë të gjatë ai ka ndjekur aktivitetet shqiptare të kulturës dhe artit të zhvilluara në Amerikë, çka i dha rast të njihej me personalitete të botës shqiptare sikurse Prof. Arshi Pipa, Peter Pifti, Sami Repishti, Nicholas Pano, Martin Camaj, Anton Logoreci, Elez Biberaj, Gjon Sinishta, Anthoni Athanas dhe me albanologë të shquar si Alan Ducellier dhe Janet Byron.” / Exlibris

Kategori
Uncategorized

SHBA / Polici Shqiptar Përballë Protestave Në Nju Jork

Gazetar

Pandemia e shkaktuar nga Koronavirusi nxorri në pah punën e qindra mjekëve shqiptarë në botë e sidomos në zonat më të prekura përfshirë këtu edhe Nju Jorkun. Ende pa përfunduar pandemia SHBA u përfshi në një valë protestash të dhunshme. Në vijën mbrojtëse të policisë ka me dhjetra policë shqiptarë. Një prej tyre është edhe Ylli Dautaj, komandant toger në policinë e Nju Jorkut.

I lindur në SHBA nga prindër shqiptarë Dautaj është pjesë e policisë prej 26 vitesh. Diplomohet në Universitetin John Jay për Drejtësi Kriminale në Nju Jork për Drejtësi, Shkenca Policie dhe Leadership.

Aktualisht pjesë e Departamentit të Policisë në Nju York Ylli Dautaj tregon për “Diaspora Shqiptare” situatën në Nju Jork dhe lidhjen me komunitetin shqiptar.

Z. Dautaj, si është situata aktuale në Nju Jork?

Kjo është një nga kohërat më të vështira që kam parë në gati 26 vjet që kam qenë polic. Dhuna ka shpërthyer kudo, plaçkitje, të shtëna.

Kaosi shpërtheu ndërsa nisën protestat për vdekjen e Floyd. Grabitja dhe shkatërrimi vazhduan për disa net me rradhë në Nju Jork. Qindra njerëz  vodhën dyqane luksoze – përfshirë Chanel dhe Dior.

Shumicën e ditëve kemi pasur turma të mëdha në të gjithë qytetin. Gjërat ndryshuan dhe ato ndryshuan me shpejtësi.

Ne parashikuam që grupe të mëdha njerëzish nuk ishin të prirur për të protestuar pasi errësohej.

Ka pasur qindra arrestime.

Ne kishim mijëra oficerë por tërhoqëm edhe oficerët nga të gjitha korsitë e departamentit për t’iu përgjigjur situatës.

Për sa i përket zhvillimit të protestës në mënyrë të rregullt, respektimit të të drejtave të njerëzve për tu mbledhur në mënyrë paqësore, që po ndodhnin gjithë ditëve në Nju Jork, turma të mëdha në Brooklyn, turma më të vogla në Queens, turma të konsiderueshme në Manhattan, kur u errësua u kthyen në diçka të shëmtuar në një mënyrë të shpejtë.

Floyd vdiq të hënën pasi Derek Chauvin, një polic i bardhë i Minneapolis, e vendosi gjurin në qafë Floyd. Oficeri është akuzuar për vrasje të shkallës së tretë dhe vrasje të shkallës së dytë; ai dhe tre oficerë të tjerë u pushuan nga puna pasi u shfaq video e vdekjes së Floidit.

Ka pasur prova që dhuna ishte planifikuar nga grupe të organizuara.

Kishim individë që shfaqeshin me bomba Molotov. Patëm një incident kur një makinë policie u qëllua natën e kaluar në Queens.  “Kur shihni incidente si kjo, veproni në një mënyrë shumë të shpejtë … “ dyshohet për deklaratat e nje organizate, pas disa prej këtyre ngjarjeve.

Në fillim të kësaj jave, 1 prej oficerëve tanë u godit me thikë në qafë në mënyrë të papritur  ndërsa mbronte qytetarët e Nju Jork. Kjo nuk ishte e rastësishme – ishte një atentat i planifikuar për një oficer policie të NYPD.

Si lindi idea për tu bërë oficer policie?

Ishte një pasion fëmijërie. Rrugët e Nju Jorkut ishin shumë të rrezikshme.

A e kishit të vëshitrë për tu integruar në komunitetin e policisë?

Ishte jashtëzakonisht e vështirë për t’u integruar në departamentin e policisë. Unë kam qenë ndër të parët shqiptarë që u bashkova me NYPD në 1994. Vëllai im Ilir Dautaj, gjithashtu u bashkua me departamentin e policisë dhe është themeluesi i CO i Shoqërisë Ilire të Zbatimit të Ligjit.

A ka ndonjë shqiptar tjetër që njihni në rradhët e policisë së Nju Jork?

Kemi më shumë se 250 oficerë të policisë shqiptare amerikane që punojnë për NYPD.

Ju jeni një prej themeluesve të shoqatës së policëve shqiptarë në Nju Jork. Si lindi kjo shoqatë?

Në vitin 1998, Departamenti i Policisë së Qytetit të Nju Jorkut ishte në kërkimin e oficerëve të policisë që flisnin shqip ose ishin të njohur me kulturën shqiptare.

Gjatë asaj kohe, popullsia shqiptare në Nju Jork ishte në rritje për shkak të luftës në Kosovë. NYPD në emër të Departamentit të Shtetit rekrutoi oficerë policie të NYPD me shqiptarët të mirë për të marrë pjesë në Misionin e Verifikimit të OSBE-së në Kosovë.

Këta oficerë kishin njohuri të mira për zonën, flisnin shqip dhe donin të ndihmonin popullin shqiptar. Në të njëjtin vit, aleatët e NATO-s bombarduan Jugosllavinë gjatë një lufte 78 ditore dhe operacioni u ndryshua në një mision të Kombeve të Bashkuara për ruajtjen e paqes, i ngarkuar me krijimin e një departamenti policie dhe ruajtjen e ligjit dhe rendit.

Pas mbërritjes në Kosovë, policët shqiptarë të NYPD-së, blenë ndërtesa që mund të shndërroheshin në stacione policie.

Ne gjithashtu nisëm një fushatë punësimi për kosovarët vendas, shumica e të cilëve ishin shqiptarë, për t’u bashkuar me një forcë të krijuar policie të sapo krijuar nëpërmjet posterave të reklamave dhe vizitave në fshatra dhe qytete të ndryshme.

Ne kemi arritur të krijojmë një departament policie të ri, plotësisht funksionues. Një forcë policore e ndërtuar nën parimet e ndershmërisë dhe integritetit që nuk u frikësua, por respektohej nga njerëzit që i shërbente.

Pothuajse 18 vjet pas misionit tonë të parë për ruajtjen e paqes jashtë vendit dhe punësimin e oficerit të parë të policisë në një departament të ri në Kosovë, tani kemi privilegjin për të nisur organizatën vëllazërore të policisë që është e para e kësaj natyre.

Në Shqipëri ekziston një proverb, “BESA” në anglisht mund të përkthehet si “FJALA E NDERIT”.

Kjo fjalë e vetme përmbledh pothuajse çdo objektiv të shoqërisë ilire. Shoqëria Ilire u krijua për të krijuar një frymë vëllazërimi midis anëtarëve të saj dhe për të promovuar një atmosferë besimi, respekti dhe mirëkuptimi midis zbatimit të ligjit dhe komuniteteve që ne shërbejmë për të siguruar.

Më 24 gusht 2012, Shoqëria Ilire e Zyrtarëve të Zbatimit të Ligjit u regjistrua si një Bashkëpunim Vendor Jo-Fitimi. Ajo u bazua në udhëheqjen e madhe që ka kjo shoqëri dhe anëtarët e saj që punojnë pafund për t’i shërbyer Departamentit dhe komunitetit shqiptar.

Ne jemi shumë krenarë për sa është rritur kjo shoqëri dhe çfarë ka ardhur për të përfaqësuar. Me kalimin e viteve, Shoqëria Ilire është rritur nga vetëm një pjesë e vogël e anëtarëve në gati 250 anëtarë aktivë.

Të përfshirë në radhët e saj janë individë jo vetëm nga NYPD, por zyrtarë policorë nga departamente të tjera në Shtetet e Bashkuara dhe departamente të ndryshme nga e gjithë bota. Disa nga këta anëtarë janë në pozita të rangut të lartë, prestigjioz.

*Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i intervistës pa cituar burimin “Diaspora Shqiptare”. 

IMG_75391
IMG_2616(1)
FB_IMG_1591582913919
IMG_3339
FB_IMG_1591582685653
FB_IMG_1591582658306
FB_IMG_1591582895406
20200531_213047
FB_IMG_1591582769780
Illyrian Society President Ylli Dautaj (2)
Kategori
Uncategorized

Ujqërit e “qendrës së biznesit STAR”. Historia shokuese e një mega-mashtrimi me dy “djem te shkathët” dhe mijëra viktima (Faksimile)

June 10, 2020 23:18

Ujqërit e “qendrës së biznesit STAR”.  Historia shokuese e një mega-mashtrimi me dy “djem te shkathët” dhe mijëra viktima (Faksimile)

Nga Arkiva

Investigim DITA

“Ujku i Wall Street-it” në versionin kinematografik është një histori e vërtetë amerikane e viteve ’90. Në Shqipëri, në Tiranë versioni shqiptar i kësaj historie është përsëritur pothuajse njëlloj me protagonistë pothuajse po aq të rafinuar.

Ndërsa në vitet ’90, Jordan Belfort u bë strumbullari më famëkeq i bursës dhe financave amerikane, si mashtrues i shkëlqyer që me një tufë komplotuesish nga Wall Street krijoi një zyrë të stërmadhe në Long Island duke mashtruar me mijera fatkeqë amerikanë, në Tiranë dy tipa të shkathët risollën skemën amerikane me të njëjtin sistem mashtrimi, por më të sofistikuar dhe larg vëmendjes apo ahengut të shfrenuar amerikan.

Qendra e Biznesit STAR u shfaq si logo në bulevardin kryesor pranë ish-godinës se gazetës “Zëri i Popullit”, që më parë ishte një universitet privat me emrin JUSTINIANI.

Universiteti u mbyll dhe dy djem të shkathët, Olsi Ibro dhe Arben Meskuti (emigrant i kthyer nga USA) krijuan qendrën me një konglomerat kompanish me bazë aktivitetin financiar të mbledhjes së parave dhe pronave nga qytetarë e fshatarë të zonave rurale nëpërmjet dhënies së mikrokredive dhe mbledhjes më pas të detyrimeve të shumëfishuara.

Qendra me shumë kate të pajisura me survejim dhe analizë të rreptë të çdo individi që futet dhe del që aty, mban brenda saj një zinxhir kompanish të lidhura me njëra-tjetrën të mikrokreditit, avokatisë, noterisë, përmbarimit, imobiliare, kontabilitet-financë dhe mbledhjes së detyrimeve apo borxheve.

Micro Credit Albania (MCA), ADCA, ZIG, FLASH, FS, Re/Plus, Re/Max, Final, Consulting Company si konglomerat kompanish të krijuara nga familja Ibro dhe Meskuti mbajtën si satelitë të përkohshëm të punësuar me qindra punonjës sezonalë, me dhjetra të rinj dhe të reja të keqpaguar, të cilët u bënë ingranazhet e funksionimit të skemës “STAR”.

Të gjitha kompanitë u kontrolluan drejtpërdrejt familjarisht nga Elda Ibro, Olsi Ibro, Arben Meskuti, Yllka Meskuti, Ernela Cuberi dhe Indrit Cuberi.

Qendra e Bisnesit STAR u bë godina e mijëra historive fatkeqe ku njerëzit e shumtë nga e gjithë Shqipëria hynë dhe dolën të zhvlerësuar, të mashtruar, të zhveshur nga paratë, dinjiteti dhe nga besimi se shteti funksionon apo ekziston.

MCA bleu mijëra kredi të vogla të disa bankave të nivelit të dytë. I ekzekutoi detyrimet e ketyre kredive me përmbarimin ZIG, FS, FLASH. I mbrojti në gjykata me avokatët e ADCA. I shiti pronat e pronësuara vetë me Re/Plus apo Re/Max dhe i “trembi” borxhlinjtë e MCA me borxhmbledhësit e Consulting Company.

Skema perfekte e mashtrimit të “Wall Street”-it shqiptar për 5 vite krijoi një rritje eksponenciale të aktivitetit të marrjes në pronësi të pronave, të ekzekutimit të tyre dhe parave të mijëra qytetarëve apo fshatarëve, të futjes së qindra të tjerëve në kredimarrje të detyruar dhe të blerjes së shtuar të kredive të bankave të nivelit të dytë.

Historitë e treguara nga dhjetra viktima të kësaj skeme që humbën shtëpitë, tokat, punët, por dhe shkatërruan qindra familje nga sekuestrimet e “Qendrës së Biznesit STAR” tërhoqën në fund një shkëndijë të vëmendjes shtetërore.

Ministria e Drejtësisë kallëzoi në prokurori skëmen e mashtrimit dhe kërkoi fillimin e ndjekjes penale për veprat e “Mashtrimit”, “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Përvetësimit të titullit apo detyrës shtetërore” për gjithë zinxhirin e krijuar brenda “Qendrës së Biznesit STAR”.

Të dhënat tregojnë se ministria ka shkarkuar 9 përmbarues, 1 noter, 2 avokatë për shkak të zbulimit të kësaj skeme.

Eshtë kërkuar hetimi penal i 19 personave të përfshirë në këtë skemë dhe zbulimi i përmasave që kanë dëmtuar interesat e qytetarëve që ranë pre e skemave mashtruese të “Ujqërve të Qendrës së Biznesit STAR”.

Fakte të rënda dhe një material voluminoz ka shoqëruar një padi penale, që do kërkojë të kryhet një nga hetimet më të mëdha pas atij që lidhet me krimin financiar të krijimit dhe rënies së skemave piramidale në vitin ’97.

Nga të dhënat e dosjes voluminoze të dorëzuar në prokurori do zbulohen dhe qindra histori që kanë prekur për mbi 5 vite pjesën më vulnerabël të shoqërisë shqiptare.

Llogaritet të thirren mbi 5.000 dëshmitarë viktima të skemës së mashtrimit financiar të krijuar në Qendrën e Biznesit STAR. Me mijëra prona janë ngrirë për shkak të këtij hetimi financiar.

Me mijëra llogari bankare mbeten të sekuestruara nga skema gjigande e mashtrim sekuestrimit publik.

Bankat prej disa vitesh po shohin në heshtje viktimat që i shitën tek dy matrapazët e kredive, të pafuqishme të ndihmojnë askënd. Lista e viktimave është aq e gjatë sa njoftimi masiv i emrave, familjeve dhe kompanive të cënuara nga mashtrimi mendohet se mund të krijojë një revoltë publike.

Autoritetet po mendojnë se si ta plangosin në heshtje një turmë që mund të jetë prej 50.000 frymësh. Shpresa e tyre mbetet që ajo të izolohet në prokurori apo gjykatë.

Por listën, qytetarët apo fshatarët duhet ta identifikojnë. Duhet të njohin të vërtetën e mashtrimit të tyre. Duhet të njohin edhe ujqërit që i futën në këtë skemë. Në USA, fundi i saj dihet. E kemi parë në film dhe lexuar në libër. Në Shqipëri vetëm sot po flitet me zë të plotë, Ditën për diell!

Kategori
Uncategorized

SHËN JAN KUKUZELI, SHQIPTARI ME NJË ZË ENGJËLLOR: GJENIU NGA DURRËSI QË I DHA MELODINË SHPIRTIT TË BIZANTIT

Në përmbledhjen e saj biografie, “për muzikën dhe muzikantët më të mëdhenj të kohëve”, Enciklopedia e Madhe Britanike – Mc Milan, nënvizon një fakt gati-gati kalimtar, por që padyshim për ne shqiptarët është domethënës, emocional e pse jo intrigues për qëmtime të mëtejme. Në volumin 10, faqe 218, të kësaj enciklopedie, thuhet: “Jan Kukuzeli lindi në Durrachium, tani Durrës – Shqipëri”. Këto janë fjalët e para, të pakta, që renditen në këtë faqe kushtuar këtij kompozitori të çuditshëm, të mistershëm, mit dhe novator, të përmasave epokale.

Për të është shkruar, kërkuar, studiuar dhe vazhdohet të punohet ende për t‘i shkuar deri në fund misterit të largët të veprës së tij. Vetë figura e këtij gjeniu të heshtur, lëviz e shfaqet mes jehonave të largëta të melodive dhe këngëve të zbërthyera e të pazbërthyera bizantine, mes të dhënave të sakta, të pasakta dhe të dyshimta të jetës e biografisë së tij. Dekada dhe akoma më tej, shekuj më parë, biografë apo studiues të muzikës bizantine, nga vende të ndryshme të Ballkanit kanë tentuar ta nacionalizojnë atë, duke i dhënë Kukuzelit herë kombësi bullgare, herë serbe, herë greke dhe herë rumune!

Por, nëse për “nacionalitetin” e tij ende hipotezohet apo bëhen përpjekje për “ta përvetësuar” gjeniun dhe famën e tij, askush deri më sot nuk ka mundur dot të marrë iniciativën për të ndryshuar vendlindjen apo për të gjetur një variant të dytë të saj.

“Jan Kukuzeli, lindi në Durrës të Shqipërisë!”… Këtë fakt detyrohen ta pohojnë pa asnjë ekuivok të gjithë hulumtuesit, sepse kështu e kanë stampuar të gjitha dokumentet e kohës apo edhe ato të mëvona, duke shtuar se “në atë vend kaloi edhe fëmijërinë e tij”

I KTHYER NË SHENJTOR

Për kontributin e tij të veçantë, pse jo të jashtëzakonshëm në fushën e artit muzikor, të kishës ortodokse bizantine, Kukuzeli është shpallur nga kjo e fundit “Agjios” – i Shenjtë dhe gjithmonë sipas rregullave klerikale të Kishës Ortodokse, për çdo “të shenjtëruar” përpilohet biografia apo “vita” siç thirret, e cila përmbledh në vargje tërë jetën dhe të dhënat biografike të njeriut të shenjtëruar.

“Vita” më e hershme, që është gjendur për këtë gjeni, është ajo që ruhet në Kodikun 46, të Manastirit të Vatapodhit-Halqidhiqi, në Selanik, e cila është shkruar në vitin 1550. Autori apo biografi i këtij shkrimi biografik për Kukuzelin – Shenjtor, nuk na e ka dhënë emrin e tij, duke mbetur në këtë mënyrë anonim. Në këtë dokument, me vlera unikale për gjeniun, përshkruhet tërë jeta e tij qysh nga fëmijëria, vitet e shkollës së tij pranë oborrit perandorak bizantin, në Kostandinopojë, mandej largimi prej këtu dhe mbyllja asketike dhe e izoluar në Malet e Shenjtë (Mont Athos) e konkretisht në Manastirin e “Lavrës së Madhe”, në Agjio Oros.

RRETHANAT E ERRËTA TË LARGIMIT NGA DURRËSI

Pikërisht në këtë dokument të hershëm, të vitit 1550, përmendet dhe nënvizohet qartë fakti se ” Joan Kukuzeli lindi në qytetin e Durrësit dhe mbasi kaloi vitet e fëmijërisë u vendos në Kostandinopojë”.

Po cilat qenë shkaqet, rrethanat dhe zhvillimet ato mote, që shtynë në udhën e mërgimit drejt metropolit të Perandorisë Bizantine të riun durrsak?

Sa përmes këtij akti, aq edhe nga dokumente të tjerë të këtij lloji, që do t‘i shoshim më poshtë, si kohë e largimit të Kukuzelit shënohet viti 1295. Nuk përjashtohet që kjo e dhënë të jetë e saktë, sa për faktin që gjendet në një regjistër të një institucioni skrupuloz të kohës, aq edhe për faktin tjetër se, pikërisht këto vite përkojnë me emigrimet e mëdha të shqiptarëve drejt territoreve të Ballkanit Jugor, Thesalisë, Beotisë, Atikës, Maqedonisë lindore, në Greqi, Thrakë e më gjerë, që tashmë njihet si zbritja e arvanitëve.

Në studimin e figurës së Kukuzelit dhe të kohës së largimit të tij nga qyteti i lindjes, Durrësi, nuk është parë asnjëherë ky largim, si një fakt që përkon pikërisht me këtë sfond historik, shpërnguljet masive të shqiptarëve drejt territoreve të Ballkanit Jugor, pra drejt territoreve të Greqisë së sotme.

Ato mote, të emigrimeve masive, i takojnë periudhës kur në fronin e perandorit të Bizantit qëndronte Androniku II Paleologu, njeriu i cili ka nënshkruar aktet perandorake, që lejuan zbritjen dhe vendosjen e shqiptarëve në territoret e lira të Greqisë dhe më gjerë, terrene ku gjenden arvanitët edhe sot e kësaj dite.

Në fundin e shekullit të XIII-të, ne e gjejmë edhe vetë Paleologu II, të ketë zbritur në territoret e Arbërisë dhe madje në qytetin e Durrësit për qëllime ushtarake. Pikërisht ky perandor, që i ka ftuar shqiptarët (nën akte të rregullta ligjore perandorake) në zbritjet e tyre drejt tokave të jugut, spiritualisht karakterizohet si njeri dashamirës, pasionant dhe prostat (mbrojtës) i arteve, ikonografisë, muzikës, arkitekturës etj. Nën këto ngarkesa, pasione, formim dhe prirje, ai pati urdhëruar aso kohë “qëmtimin, seleksionimin dhe dërgimin në shkollën e muzikës, pranë oborrit të tij Perandorak, të fëmijëve të talentuar nga të katërta anët e perandorisë”.

Duke përkuar kjo kohë e largimit të Kukuzelit drejt metropolit bizantin, me këtë klimë të përgjithshme të emigrimeve masive arbërore dhe me pasionet e urdhrat perandorakë, bëhet përherë e më e besueshme që koha e shënuar në Kodikun e Vatapodhit, të jetë viti i saktë i largimit të Kukuzelit drejt mitropolitit perandorak, pra viti 1295.

NJË TALENT QË TRONDIT OBORRIN PERANDORAK

Nga ato dokumente që kemi në dispozicion deri më sot, konfirmojnë bindshëm faktin që në Kostandinopojë Kukuzeli nuk qëndroi gjatë, ndoshta dhjetë-pesëmbëdhjetë vjet. Por, brenda këtij harku kohor, “ylli” i tij shkëlqeu duke lënë gjurmë të papërsëritshme në thesaret e kulturës bizantine. “Në shkollën imperiale të muzikës ai u bë menjëherë studenti më i dalluar, por veçmas në korin e oborrit perandorak, ku ai u shpall – mjeshtri – i saj”, thuhet në “vitën” që përmendim më sipër.

Kjo dhunti e talentit të tij të veçantë habiti auditorët, maestrot dhe hierarkinë e lartë perandorake. Është kjo arsyeja që shumë shpejt i adhuruari laureohet me titullin “Angelofonos” – “zë engjëlli”. Duke iu referuar dy dokumenteve të rëndësishme të atyre kohëve, Imerologjios Sinaik (të vitit 1332) dhe Kodikut të Leningradit që flet më gjerë për Kukuzelin, ata na bëjnë të njohur pikërisht faktin se “këtë titull të veçantë, ‘angelofonos’, Kukuzeli e mbante që prej moshës njëzetvjeçare”.

Në një dokument tjetër që i takon fondit MSS për muzikën bizantine, mësohet se brenda një kohe të shkurtër, në vitet 1300, karriera e tij muzikore ishte bërë shumë e njohur, ndërsa në çerekun e parë të shekullit të XIV, ai konsiderohej dhe ishte shpallur “lider i kompozicionit muzikor në tërë perandorinë”.

Pra, ngjitja e tij në majat e artit muzikor bashkëkohor, brenda një periudhe fare të shkurtër dhe në një moshë fare të re, pa asnjë mëdyshje që ka lënë gjurmë të thella në rrethet kulturore të kohës dhe bashkë me të ka ngjallur xhelozitë e njohura njerëzore… Ky apogje i Kukuzelit, në majën e elitës kulturore të perandorisë, pasqyrohet edhe në dokumente të tjera të shumta të kodikëve të Lavrës së Madhe.

KRIJIMTARIA DHE NOVACIONET MUZIKORE

Krijimtaria e “mjeshtrit” durrsak në fushën e muzikës është tepër e gjerë, por fatkeqësisht vetëm një pjesë e krijimtarisë së tij kompozicionale është deshifruar apo mendohet se është deshifruar. Kukuzeli ishte në të njëjtën kohë edhe krijues – kompozitor edhe interpretues i talentuar – këngëtar. E thënë në gjuhën e sotme ai ishte një kantautor i talentuar.

Por, në qoftë se sot fatkeqësisht ne nuk e kemi, nuk e dëgjojmë dot më zërin e tij engjëllor, në duart e studiuesve mbetet dokumentacioni që na rrëfen punën e tij krijuese. Gjatë tërë jetës ai u mor me studimin e muzikës së lashtë tradicionale, të trashëguar përmes ritualeve bizantine. Ende edhe sot ruhen dorëshkrime të deshifruara, të ekspozuara dhe të tjera ende të pashpallura në fushën e kërkimeve të tij muzikore.

Ai punoi e shkroi studime teorike, kompozoi me një intensitet të madh dhe përherë në mënyrë novatore në raport me traditën pararendëse. Me krijimtarinë e tij ai hapi dhe themeloi atë që në artin muzikor bizantin thërritet “Periudha e Tretë” e këtij arti, si dhe ndërtoi sistemin e famshëm të shkrimit muzikor, i cili tanimë njihet si “Sistemi Kukuzelian i shkrimit muzikor”.

Kritika muzikore dhe studiuesit e trashëgimisë tradicionale e kanë karakterizuar krijimtarinë e Kukuzelit si “burim i dytë i muzikës greke”. Veç krijimtarisë së madhe krijuese, në radhën e dokumentacionit që ruhen prej tij, gjenden edhe mjaft studime të thella, që Kukuzeli ka bërë për deshifrimin e krijimtarisë së autorëve pararendës.

Në shkrimet muzikore të vjetra, që ruhen në manastiret e Agjio Orosit (Malit të Shenjtë), poshtë shkrimeve me bojë të zezë, të përpiluara nga krijues dhe artistë anonimë, gjenden deshifrime dhe shpjegime të tyre të mëvona në ngjyrë të kuqe. Pikërisht këto shënime të shumta janë vërtetuar plotësisht, se janë punuar nga dora e Jan Kukuzelit.

Krahas punës së tij të madhe krijuese, Kukuzeli nuk pushoi asnjëherë së kënduari, nga shkolla dhe sallonet mondane të oborrit perandorak, deri në labirintet e manastireve të Lavrës së Madhe, në Agjio Oros. Zëri i tij, i cilësuar “engjëllori”, linte aso kohe gjurmë aq të thella sa shkrimet dhe impresionet e opinioneve dhe të kritikës në tërësi e ngrenë atë gati-gati në lartësinë e mitit të gjallë. Jo rrallë gjendet në radhët e këtyre shkrimeve dedikuar “mjeshtrit” se “për të dëgjuar zërin e tij vinin pranë Kapelës së Lavrës së Madhe në manastirin e Agjio Oros, njerëz nga të katërta horizontet gjeografike të perandorisë…”!

Gjatë tërë viteve që ai qëndroi si murg në manastirin e Agjio Orosit, Kukuzeli këndoi liturgjitë e tij të famshme krah ikonës së Zonjës së Madhërishme – Shën Mëri, të Lavrës së Madhe. Për shkak të shumë përkushtimeve muzikore, që durrsaku i pati bërë kësaj ikone të njohur, që ruhet edhe sot e kësaj dite në këtë manastir, ajo-tabloja thërritet sot “Kukuzelica”.

Krijimtaria e madhe e durrsakut nuk u shtri vetëm në fushën e kompozimit, të studimeve teorike muzikore dhe të interpretimit fonik, Kukuzelin e gjejmë mjaft produktiv edhe në fushën e krijimtarisë letrare poetike. Ai mbetet një emër i madh edhe për poezinë liturgjike bizantine. Shumë nga këto krijime poetike ruhen në fondin e letrave të tij origjinale, ashtu sikurse edhe një poemë e gjatë, e cila është melodizuar nga kompozitori i njohur Thoma Thikare. Këto dorëshkrime dhe një pjesë e madhe e krijimtarisë së tij në origjinal ruhen në: a- Kodikët EBE, nr. 2411, që i takojnë fillimit të shekullit të 14; b- Kodiku i Vatapodhit nr. 1497; c- Imerologji Sinaik i vitit 1332; d- Kodiku i Leningradit nr. 121 etj. Shkrimet dhe këngët e tij më të hershme ruhen në dy imerologjiotë (ditarët), që u takojnë viteve 1302 dhe 1309.

Kritika e artit muzikor bashkëkohor që studion dhe analizon krijimtarinë e mjeshtrit, i vlerëson krijimet, kantot, meloditë dhe liturgjitë e tij, në raport me krijimet e autorëve të tjerë, më të hershëm apo bashkëkohës me Kukuzelin, “të dalluara për një superioritet të dukshëm të durrsakut në raport me tërë kompozitorët bizantinë të këtyre shekujve. Ai shfaqet me profilin e novatorit të parë që braktis të vjetrën, mënyrën konservatore të kompozimit drejt gjetjeve të reja melodike…”! Kukuzeli vlerësohet si një urë, prej ku kapërcehet nga brigjet e traditës muzikore të vjetër, të shekujve të XIII-të dhe përpara tij, në repertorët e rinj muzikorë, që u pasuan nga tërë shkolla muzikore bizantine e mëvonë.

Në gjykimin e kritikës dhe të studiuesve, Kukuzeli mbetet kompozitori novator më i rëndësishëm i fondit të muzikës që përdor edhe sot kisha ortodokse bizantine.

KUSH ISHTE NJERIU QË ZBULOI TALENTIN DURRSAK?

Po kush ishte maestroja që dalloi talentin brenda shpirtit të këtij djaloshi të ri nga Durrësi? Kush ishte ai njeri, që pasi e përzgjodhi mes shumë talenteve të tjerë, punoi me kujdes për t‘i përpunuar dhuntitë këtij të riu dhe për ta çuar mandej në skenat e yjeve që lënë gjurmë në dimensionet e pafund të kohëve?

Është shumë interesant ajo që kemi gjetur së fundi, në një nga studimet e dokumenteve bizantine të asaj kohe, e cila na bën të njohur emrin e maestros, që punoi me talentin për ta çuar atë në nivelet e gjeniut. Kush ishte pra mësuesi që u mor nga afër me durrsakun e ri?

Çuditërisht gjejmë të ketë qenë një tjetër shqiptar, ai quhet “Joani Glika (Glika – në shqipen mesjetare është Gjika, në shqipen e sotme ashtu sikurse Gluha – gjuha) nga qyteti Glika i Thesprotisë”, thotë dokumenti bizantin. Po Glika ekziston edhe sot e kësaj dite si vendbanim në Thesproti, pra në Çamërinë e sotme. Në këto dokumente, Joani Glika-Gjika etiketohet si “teoricieni bizantin i shkollës muzikore të fronit perandorak”. Në radhët e komentit për këtë maestro të shkollës muzikore thuhet se ai duhet të ketë lindur më 1250. E thënë me fjalë të tjera, duket qartë se tutori i Kukuzelit ka qenë një tjetër shqiptar. Pikërisht ky fakt e bën edhe më interesant figurën e Kukuzelit, i cili nga ky rast duket se nuk na shfaqet më si një fenomen i vetmuar dhe i shkëputur në botën muzikore arbërore mesjetare. Siç shihet, edhe të tjerë emra i gjejmë në radhën e elitës intelektuale të kohës, deri drejtues dhe teoricienë në shkollat më në zë dhe më të hershme të kontinentit tonë, kur ende në Evropë nuk kishin lindur universitetet e para.

Por, edhe Joani Glika (Gjika) nuk është një mjeshtër i vetëm. Në të njëjtat vite krahas Glikës, në elitën e Oborrit Perandorak qëndron edhe një tjetër figurë e njohur, i vlerësuar si “I Mirënjohuri – i madh melodi-himnhartuesi i Shën Sofisë së Kostandinopolit – Joani Kladha. Për këtë të fundit nuk gjejmë më shumë të dhëna, por nisur nga mbiemri i tij – Kladha, sqarojmë se ky mbiemër i takon fisit të famshëm shqiptar (arbëror) të Mesjetës, që në shekullin e XIII-XIV emigruan në Greqi. Ndër ta, më i dëgjuari mbeti kryengritësi heroik, Krokodil Kladha, që udhëhoqi një nga kryengritjet më të dëgjuara kundër pushtuesve osmanë dhe mbasi u kap u rrop i gjallë publikisht…

BRAKTISJE E LAVDISË DHE POPULLARITETIT

Por, pikërisht ato çaste kur emri i Kukuzelit pat arritur apoteozat e lavdisë, kur zëri dhe talenti i tij përmendej me admirim të skajshëm në të katërta anët e Perandorisë, kur rrethet e larta të elitës kulturore bizantine flisnin për novacionet dhe interpretimet e tij të mahnitshme, pikërisht ato momente, kur pas drobitjes së lindjes së gjenisë së tij, njeriu pret vlerësimet, duartrokitjet dhe përgëzimet çlodhëse, pikërisht ato momente “durrsaku” është larguar nga skena e lavdeve dhe triumfit. Nga oborri perandorak, nga buja e adhuruesve të shumtë, nga zhurma dhe lavdet e publikut që e priste tërë ovacion, nga jeta tërë emocion dhe popullaritet… papritur Kukuzeli braktis kryeqytetin, Kostandinopojën, bujën e shenjtërimit që e rrethonte dhe shkon të mbyllet, izolohet përfundimisht në territore të veçuara gjeografikisht, në terrene malore të pakalueshme nga vizitorë të zakonshëm, në manastiret-kështjella të Malit të Shenjtë, në Halqidhiqi… duke u kthyer në një asket, murg i mbyllur në manastiret enigmë

Po, për çfarë arsye e ndërmori Kukuzeli këtë braktisje? Cilat qenë rrethanat që e detyruan atë të largohet prej lavdisë, adhurimit masiv, popullaritetit që e rrethonte ngado? Në ç‘rrethana ai u imponohej pasioneve të moshës së tij për t‘u ndrydhur brenda jetës së mbyllur të manastireve?

Në një nga dokumentet, që bën fjalë për këtë ngjarje të çuditshme të jetës së kompozitorit dhe novatorit kurajoz, thuhet se largimi iu imponua për të mos iu nënshtruar akteve imponuese të oborrit perandorak dhe kërkesës së Perandorit për ta martuar me një lidhjen e afërt të tij brenda pallatit. Një tjetër dëshmi, që është kontradiktore me njoftimin e mësipërm, na bën të njohur se Kukuzeli është larguar krejt papritur i mbuluar nga heshtja. Kur Perandori mësoi për largimin e tij dhe strehimin përfundimtar në Manastiret e Athosit, dërgoi dy të besuar për të mësuar rreth së vërtetës së këtij largimi të papritur dhe për ta ftuar atë në rikthimin e tij pranë oborrit. Por, gjeniu nuk e pranoi ftesën dhe nuk u rikthye më kurrë në labirintet e mistershme të pallateve perandorake

Ende nuk mund të themi me siguri nëse qenë vërtet këto motivet apo diçka tjetër që detyroi Kukuzelin të braktisë një herë e përgjithmonë kryeqytetin e Perandorisë Bizantine, privilegjet dhe lavdinë e tij, titujt, bujën dhe laureimet honorifike.

Një gjë mund të vërejmë me saktësi, që motivi i këtij largimi duhet të ketë qenë tepër i thellë, aq sa mund të themi se shkaku i mistershëm e kishte bindur plotësisht atë për t‘i qëndruar përgjithmonë besnik vendimit të marrë për arratisje përfundimtare drejt vetmisë, si murg asket i manastireve të Athosit.

Por, me gjithë arratisjen e tij fizike, Kukuzeli nga një gjë nuk u arratis kurrë, nga pasioni dhe krijimtaria e tij muzikore. Edhe në Manastirin e Lavrës së Madhe, Kukuzeli vazhdoi të punojë intensivisht deri në vitet e fundit të pleqërisë së tij të bardhë. Dorëshkrimet e tij të shumta, në radhojtë dhe kodikët e këtyre manastireve, mbeten të shfletuar dhe ende të pashfletuar, të zbërthyer, të pazbërthyer, në pritmëni si objekt i studimeve të mëtejme dhe padyshim i të papriturave më të mëdha.

Veç aktivitetit të tij të dendur krijues dhe studimor, gjatë dekadave që Kukuzeli qëndroi në manastiret e Athosit, duke kryer ato detyra që rregullat e manastireve u caktojnë shërbëtorëve të tyre, murgjve, durrsaku si një murg i bindur merrej edhe me kullotjen e bagëtive. Kështu, gjeniu i muzikës, në një farë mënyre i përngjan perëndive të lashta – pse jo Orfeut.

Pikërisht, në afërsi të Manastirit të Lavrës së Madhe, ku “durrsaku” kaloi pjesën më të madhe të jetës, ai pati ndërtuar një strehëz të vogël, ku banonte shpesh, ndërsa qëndronte jashtë manastirit, derisa vdiq. Trupi i tij u varros në Kishën e Arhangjelëve, në afërsi të Lavrës së Madhe, në Agjio Oros, vend ku identifikohet edhe sot varri i tij. Në Kodikun nr. 46 të këtij manastiri ruhet një portret i Kukuzelit, i cili mendohet të jetë punuar nga artistë bashkëkohës me mjeshtrin, por që, gjithsesi, autori i tablosë mbetet anonim.

PËRPJEKJE PËR TË PËRVETËSUAR ORIGJINËN E DURRSAKUT

Duke ndjekur gjurmimet e bëra për figurën dhe krijimtarinë e këtij krijuesi përherë gjen pretendime për origjinë joshqiptare të Kukuzelit! Ka studiues të veçantë grekë dhe bullgarë, që pretendojnë për një origjinë tjetër të “durrsakut”. Bullgarët, për të na bindur dhe për të “argumentuar” origjinën bullgare të Kukuzelit, theksojnë se “nëna e tij ishte bullare”, por pa na treguar se cilat janë këto burime që e thonë këtë gjë, ku është marrë kjo e dhënë etj. Jo vetëm kaq, por në qershor të vitit 1980, bullgarët duke e pretenduar për bullgar, organizuan në Sofje një simpozium ndërkombëtar me rastin e 700-vjetorit të lindjes së Kukuzelit!

Nuk është as e para dhe as e fundmit herë, kur personalitete apo figura me kontribute të dalluara në fusha të ndryshme të jetës shoqërore, bëhen objekt i “lakmive” për përvetësimin ose ndryshimin e origjinës së tyre. Duket se është një prirje e brendshme e natyrave njerëzore, që të mirën ta afrojnë për ta pasur “pak” të tyren. E nga ky rregull, si objekt i lakmuar, duket që nuk është përjashtuar as Kukuzeli.

Studiues të jetës dhe veprës së “mjeshtrit të muzikës bizantine”, dekada më parë, ndërsa gjenin vlerat unikale të tij, nuk i shmangeshin dot tundimit për ta pasur të tyren Kukuzelin. Megjithëse, në jo më pak se në tri dokumente autentike, të kohës dhe në shumë të tjerë të mëvonë, bëhet plotësisht e qartë vendlindja e Kukuzelit – për më tepër edhe pse ai vetë pohon se është nga “Durrësi i Shqipërisë”; ndonjë biograf, kritik apo muzikolog grek, është përpjekur të “provojnë përkatësinë heleniko-bizantine të Kukuzelit”.

Por, Bizanti apo bizantini nuk nënkupton Greqinë dhe qytetarin grek.

PERANDORIA BIZANTINE NUK ISHTE GREKE

Pa dashur aspak të ofrojmë një ekspoze për Bizantin, Perandoria nën të cilën territoret e vendit tonë, si tërë territoret e popujve ballkanikë dhe më gjerë, u përfshinë përreth nëntë shekuj; do të gjykonim me vend të tërhiqnim vëmendjen në disa fakte. Jo rrallë vihen re konfondime të koncepteve politike, administrative, gjeografike, kulturore, morale të kësaj perandorie me ato të një vendi të veçantë. Më konkretisht, shpesh kur thuhet kisha bizantine (ortodokse) shumë syresh e barazojnë apo e njehsojnë atë me kishën greke; kur thuhet kultura bizantine e njehsojnë me kulturën greke dhe kur thuhet Perandoria Bizantine e barazojnë atë me një perandori greke

Perandoria Bizantine, si çdo perandori tjetër në historinë e shoqërisë njerëzore, nuk ka qenë një trevë e kufizuar gjeografike, brenda kufijve të së cilës të përmblidhej një popull etnikisht i pastër, pa praninë e popujve apo pakicave të tjera. Përkundrazi, Perandoria Bizantine, si tërë perandoritë e mëparshme apo të mëpastajme përfshinte brenda kufijve të saj një numër popujsh të ndryshëm, për rrjedhim një prani të madhe gjuhësh që flisnin këta popuj, një prani të larmishme kulturash, morali, filozofie, eksperiencash artistike, arkitektonike, muzikore, trashëgimish zakonore etj. E thënë me fjalë të tjera, Perandoria Bizantine ishte një hapësirë gjeografike, ku përfshiheshin dhe administroheshin popuj, kultura, trashëgimi, pasuri dhe eksperienca të shumta, pra ishte një njësi politiko-administrativo-gjeografike multietnike e multikulturore. Për rrjedhim, edhe institucionet e saj nuk qenë as institucione greke, as shqiptare, as serbe, bullgare etj., por institucione që përfaqësonin një brumë dhe produkt multietnik të tërë këtyre popujve. Prandaj, kur themi muzikë e kishës ortodokse bizantine, ikonografi bizantine, art bizantin etj., kjo nuk nënkupton muzikë, pikturë, art apo kulturë greke, as shqiptare, as bullgare, as serbe, por e të gjithë popujve që jetuan nën këtë perandori, atë Bizantine.

Në këtë lëmë të madh konkurrencash të shumta dhe të ashpra do të mbijetonte dhe do të fitonte të drejtën e “qytetarisë bizantine” ai instrument, ai mendim, ajo arritje apo ai produkt i asaj shoqërie, që do të ishte thellësisht më i qëndrueshëm, më racional, më konkurrues, në raport me të tjerët.

Pra, ndërsa institucionet dhe administrata Perandorake Bizantine ishin një përfaqësi, një simbiozë multietnike që prodhoi artin, kulturën, muzikën, arkitekturën, pikturën, ligjet, e saj me tipare të dalluara; popujt që jetuan brenda hapësirave perandorake padyshim që ruajtën tipare të veçanta, dalluese, si pjesë përbërëse e hapësirave multietnike perandorake.

DURRSAKU QË MEZI MËSO GREQISHT

Në një nga dokumentet anësorë dhe ndoshta jo fort të rëndësishme, për “durrsakun”, thuhet se edhe mbasi kishte mbërritur në Kostandinopojë dhe kalonte aty moshën e rinisë së tij, Kukuzeli nuk kishte mësuar ende të fliste mirë greqisht. Dhe jo vetëm kaq, por në “vitën” e gjatë dhe të hollësishme për të thuhet se edhe vetë mbiemri, “durrsakut”, i mbeti nga një frazë e gjuhës së tij, që për të tjerët ishte e pakuptueshme.

Episodi i shkruar në kodik na rrëfen rastin konkret dhe sqaron se kur “durrsakun” e kishin pyetur shokët e shkollës imperiale se “çfarë kishte ngrënë për drekë? Ai iu përgjigj në gjuhën e tij, në mënyrë të pakuptuar – kuka – zela! Nga ky çast, thuhet në dokumentin e kohës, atij i mbeti nofka Kukazeli – Kukuzeli, që mandej e shoqëroi atë si mbiemër tërë jetën.

Duke shkuar edhe pak më tej në këtë çështje, mendojmë se është me shumë interes të përmendim një fakt të pagjetur më parë. Në Kodikun e Vatapodhit gjendet e shkruar nga dora e Kukuzelit edhe një ninullë, për të cilën thuhet se atë ia pat kënduar dikur nëna e tij. Vargjet e kësaj ninulle janë bërë objekt i studimeve të ndryshme, për të zbërthyer dhe interpretuar ato me greqishten ose sllavishten. Por, duket se as përpjekjet e njërës palë dhe as të tjetrës nuk kanë dhënë përfundime bindëse.

Vargjet interesante të kësaj ninulle nuk janë parë nga linguistët tanë, për të qëmtuar ata mundësinë e zbërthimit të tyre me anë të shqipes. E themi këtë pasi pa dashur të hyjmë në çështje që janë objekt i një fushe, disipline dhe shkence krejt të veçantë, ruajmë mendimin se tek elementë të saj mund të dallohen ndoshta ngjashmëri të dukshme me arbërishten…

Irakli Koçollari

Kategori
Uncategorized

Qershori i pelegrinazhit dhe roli i bektashizmit në historinë e Shqipërisë, nga konstruktori Naim në ditët e sotme

June 14, 2020 21:30 UPDATED

Qershori i pelegrinazhit dhe roli i bektashizmit në historinë e Shqipërisë, nga konstruktori Naim në ditët e sotme

Nga Moikom Zeqo

Kam shkruar disa herë në vite për bektashizmin shqiptar, i ftillëzuar nga panteizmi i çuditshëm i shiitëve, që Trojën e tyre e quajnë Qerbela.

Në shekullin XIX poeti demiurg Naim Frashëri, mori nismën e pabesueshme dot për të krijuar një mistikë familjare dhe shpirtërore për shqiptarët e tij, pra bektashizmin tipologjik dhe perbashkues gjitheshqiptar. Në këtë optikë Naim Frashëri ka ngjashmëri me racën e profetëve.

Ai qe Poeti. Por Ai qe edhe Konstruktori i një religjioni sinkretik për shqiptarët e ndarë në disa fe, por kryesisht midis varianteve të krishterimit dhe të myslimanizmit, ose per nje lidhje te besueshme dhe simbolike midis tyre. Kjo qe kryeidea.

Naim Frashëri e shkroi një traktat të Bektashizmit Shqiptar, si një përpjekje sinkronizuese dhe unitare. Ai shkroi poezi për Krishtin, si dhe përktheu pjesë nga Bibla, por dhe nga shkrimet e Imam Aliut. Ai mendonte për një doktrinë kombëtare fetare, ndonëse si një utopi stimuluese shpirtërore.

Në këtë pikë Naimi e protestantizonte bektashizmin dhe doktrinën mistike të shiitëve, ashtu si Martin Luteri reformoi dhe protestantizoi krishterimin.

—–

Në librat e mi “Syri i Tretë, Naim Frashëri dhe bektashizmi” si dhe “Princërit e Mistikës“ botuar gati 20 vjet më parë, e kam ravizuar, skicuar, theksuar karakterin novator, atdhetar të bektashizmit dhe Kryeprincit të Mistikës në letrat shqipe, Naimit të pavdekshëm.

Bektashizmi, që e ka Selinë e tij Botërore në Tiranë, përherë e ka iluminuar shqiptarinë e shekujve. Ky religjion sinkretik i jashtëzakonshëm, për fat të keq është ende pak i studiuar. Jam shprehur se bektashizmi universal shqiptar duhet të jetë në mbrojtjen e UNESCO-s si trashëgimi dhe pasuri e patjetersueshne e njerëzimit, ashtu si religjioni tjetër mistik i Tibetit.

Bektashizmi tek shqiptarët, ka edhe tri pelegrinazhe të mëdha.

Pelegrinazhi i parë është ai i Sari Salltëkut në malin e Krujës.

Pelegrinazhi i dytë, por më i madhi në Ballkan është ai i Tomorit, në Kulmak, tek Tyrbja e Abaz Aliut.

Pelegrinazhi i tretë është ai i shpellës së Ballëm Sulltanit në Ballenjë të Martaneshit, që festohet në 29 qershor.

Shumë ngjarje dhe të vërteta historike i përkisnin kohërave të hershme, që kur Teqja e Martaneshit u hap si institucion nga martaneshasi Baba Hysen Mali (Rama) në Kullën e Pashës, tek Vendi i Shenjtë i Ballëm Sulltanit në Teqen e epërme me Ballenj, pikërisht aty ku ndodhën dy ngjarje të mëdha kundra turqve që përjetohet me këngën popullore “Zjarr në male e zjarr në bjeshkë” , apo me ngjarje përsëri te betejave me turqit, nga u nis Baba Fejzo me Baba Hysenin dhe luftëtarët e tyre drejt Xixullës të Martaneshit, ku ranë 12 dëshmorë në fushë të nderit.

Këto histori ishin dhe janë të prekshme edhe sot. Një nga këto vlera është predikimi i vëllazërimit, ku të gjithë baballarët në breza e kishin dhe e kanë në qendër të vëmendjes Baba Hysenin, që vërtet Teqen e ngriti në Martanesh, por trupi i tij sipas amanetit të tij u varros në Zerqan të Dibrës.

Kështu mund të themi, se gjysma e tokave te Martaneshit ishte futur nën ujë, falë organizimit të baballareve bektashiane te zones për zgjidhjen e problemit të pronësisë, të teknikës dhe krahut të punës, që në kohën e Baba Hysenit për vijën e malit për fshatin Lenë dhe vijën e Zallit në kohën e Baba Jasharit të fshatit Peshk etj.

Në atë kohë Teqja ngriti një gatër me ujë në Kaptinë të Martaneshit për nxjerrjen e dërrasave apo mulli bloje,si dhe Valanica për rrobat e leshta. Më pas u ndërtua një hidrocentral elektrik nga Baba Selimi, i cili krahas Teqes siguronte energji elektrike edhe për një pjesë të fshatit.

Një punë të lavdërueshme baballarët bektashianë bënë edhe në fushën e arsimit, ku spikati puna e palodhur e Baba Jasharit, që arriti të hapë Shkollën Shqipe në Martanesh në vitin 1908, por që për hir të së vërtetës shkolla të tilla ,nuk gjendeshin në atë kohë,, në Tiranë, Durrës, Shkodër apo gjetkë.

Edhe në fushën e kulturës u punua në krahinën e Martaneshit sidomos në kohën e Baba Selimit, i cili në Teqe kishte siguruar piano e fizarmonikë, gjë që tërhoqi vëmendjen e Pushtetit Qendror komunist, i cili deklaronte, se Babai i Martaneshit ka thithur rininë dhe ka bërë një hidrocentral elektrik dhe një dhomë kulture.

Thënia bektashiane se ”Pa atdhe nuk ka fe” gjeti manifestimin e nevojshëm dhe jetik në tërë krahinën. Kështu, në Teqen e epërme në kohën e Baba Jasharit në vitin 1878 erdhi si mysafir për punët e Shqipërisë dhe hallet e popullit atdhetari i njohur Abdyl Frashëri. Banorët vendas, sapo e panë këtë njeri madheshtor, zemerhekur, me mjekër, e kishin pritur me me nderim si dhe temenara si një Baba Bektashian.

Baba Hajdari dy herë ka mbledhur me armë burrat e trimat e Martaneshit dhe kanë shkuar për të mbrojtur Shkodrën nga serbomalazezët, duke lënë gjak në beteja dhe gjurmë në historinë e lavdishme të kësaj zone.

Nën influencën e Aqif Pashë Elbasanit qe e kish mik, Baba Jashari në Teqen e Martaneshit më 25 nëntor 1912 ngriti Flamurin Kombëtar të Pavarësisë, pra fill mbas Elbasanit. Po në këtë Teqe u mblodh populli për të përballuar “kryengritjen” e Haxhi Qamilit ose siç i thonin në Martanesh Haxhi Fushës.

Aty u krijua Çeta Partizane, një ndër çetat e para të vendit, me dy Batalione Partizane të inkuadruara më vonë në Brigadën e 18-të Sulmuese. Të bjen në sy fakti , se nga çdo familje kishte 1 ose 2 pjestarë të saj partizanë dhe të gjithë ishin nën udhëheqjen e sigurtë të Babait të Teqes pra Baba Faja Martaneshi, Hero i Popullit. Ky Baba çdo gjë e sidomos pasurinë e shkriu në interes të luftës për çlirimin e Shqipërisë nga zaptuesit.

Në Martanesh nuk ka patur Bajraktar, pasi Bajrakun e kishte Teqja ajo konsiderohej për banorët, fakt ky tejet interesant, per studimet e dokeve zakonore dhe antropologjine e traditave.

Baba Faja Martaneshi është një nga heronjtë më emblematikë të Antifashizmit në Luftën e Dytë Botërore. Nuk ka një shembull tjetër, që një udhëheqës fetar, organizoi luftën çlirimtare, qe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, pra në nivelin e gjeneralit dhe rrobat ushtarake i mbante të veshura, por jo kapelen ushtarake, por mbante taçin karakteristik bektashian. Kjo qe njëkohësisht një simbolikë e pakonkurueshme dot.

Baba Faja Martaneshi është kështu një nga burrat e mëdhenj dhe shëmbëlltyrat emblematike të Historisë Shqiptare. Vrasja e tij e pabesë në Kryegjyshatë është gati një thriller, por vepra e tij është e pavdekshme dhe shkëlqimtare.

Shkatërrimi i bustit të Baba Faja Martaneshit nga forca okulte dhe antishqiptare, qe një krim absurd ndaj Historisë.

Baba Faja Martaneshi mbetet në kujtesè, si një personazh naimian, i dalë njëkohësisht nga Eposi i Skënderbeut, por edhe nga Eposi i Qerbelasë sintetizuar ne Eposin e Antifashizmit, është dhe mbetet gjithashtu Heroi dhe Dëshmori. Ai është dhe mbetet Monument Shpirtëror.

Gjatë viteve kam udhëtuar shpesh në Martanesh, krahina më ekzotike, mbase, e krejt Shqipërisë.

Por pak, ose aspak e studiuar.

Udhëtimi, pas Dajtit, në Malin me Gropa, që është një Park Gjeologjik me cirqe guri, që nga epoka e akullnajave, pra një çudi e natyrës, e klasit të parë, deri në qytezën e Krastës, që tani është rrudhur me një renime gërmadhash të pallateve, pastaj në peizazhet marramendëse të pyjeve, ku duken maja e Dhoksit (2029 m) e Trigjeprave (1474 m), apo mali Kaptina e Martaneshit (1870 m), përjetohet si një kërshëri ndikuese e madhe.

Pastaj në kanjonet e krijuara nga ujërat e shumta, në fshatin Peshk (që ka qenë rezidenca e dikurshme e një Ipeshkvi), ku janë edhe rrënojat e një kishe të madhe mesjetare, pastaj në zemrën e fshatit Ballenj, ku është Guva Mistike, apo në fshatin e çuditshëm Gjon, ku kam parë i mrekulluar një varrezë me varre monumentale prej guri të Antikitetit të Vonë, pa harruar të përmend edhe gati pesë tuma, ose kodërvarre ilire, që flasin për një lashtësi të madhe dhe të pamohueshme dot nga askush, eshte nje plotesim i imazheve te spikatura dhe te paharruara.

Kam parë dhe fshatrat e tjerë të kësaj zone gjeografike si Vali, Lena dhe Staveci.

Në Ballenj, Baba Selimi, punëtor i madh, ka bërë ndërtimin e dy teqeve, në gur dhe arkitekturë tërheqëse. Pikërisht në sheshin, e pyllit të Ballenjës bëhet edhe Pelegrinazhi i madh i 29 qershorit çdo vit.

E veçanta e krahinës së Martaneshit janë edhe bujaria, toleranca dhe urtësia. Është e vetmja krahinë, apo një nga të paktat krahina, që nuk ka asnjë vëllavrasje dhe nuk njihet ngujimi kanunor.

Kur kujtojmë këto, natyrshëm gëzohemi dhe krenohemi aq sa paradoksale tingëllon puna e drejtuesve të pushtetit, ku për fat të keq edhe e disa intelektualëve vendorë, kur ju dha mundësia të shërbenin në vendin e tyre, në vend që të paktën të ruanin dhe të administronin çfarë gjetën, bënë të kundërtën.

Mjafton të përmendim Qytetin e Krastës, dikur i lakmuar, i famshem dhe sot është i tkurrur mjerisht dhe pa kuptim me ca pallate gërmadhë, gati prej fantazme. Apo siç janë në dijeni të gjithë si janë katandisur minierat e famshme dhe me emer boteror te kromit, apo shkatërrimi i mijra hektarëve pyje te jashtezakonshem.

Ndarja administrative e Martaneshit, mua, më duket absurde. Për vetë kushtet natyrore, 90 përqind e Martaneshit është malësi e e paskrahëve të Tiranës. Pse të mos lidhej administrativisht me Tiranën?

Një konceptim i tillë do të qe tepër zhvillimor dhe progresiv. Kjo do të përforconte motivimin ekonomik të Martaneshit dhe do të krijonte mundësitë për një shndërrim të Martaneshit për Tiranën, në një Parajsë Turistike Ekologjike.

*****

Po si lindi ideja e Pelegrinazhit popullor të kultit bektashian më 29 qershor? Unë jam dëshmitar i kësaj nisme. Duke qenë mik me Kryegjyshin Botëror, Baba Dede Reshat Bardhin, me Baba Mondin, sot Kryegjysh Botëror, por edhe dentistin dhe intelektualin e shquar martaneshas Agim Biçakun, tepër i përkushtuar për bektashizmin dhe krahinën e tij, me Baba Selimin shembullor të Ballenjës dhe krejt Martaneshit, e di se në 22 maj 2003 u vendos që të organizohej ky Pelegrinazh në datën 29 qershor.

I përvitshëm! Që në vitin e parë, para 15 vitesh Pelegrinazhi u bë krejt popullor. Në të kam qenë shpesh edhe unë, por kanë ardhur edhe Pëllumb Xhufi, Xhevahir Spahiu, deputetë etj, por edhe shume artistë nga e gjithë Shqipëria.

29 qershori është një festë gjithëpërfshirëse. Më ka rënë rasti të flas në disa kanale televizive, të Francës, Turqisë, Gjermanisë madje edhe të Spanjës, si dhe të Bilbaos së baskëve, që kanë ardhur në 29 qershor në Ballënj, të interesuar për Pelegrinazhin por edhe mistiken bektashiane te shqiptarëve!

Edhe ky aspekt i interesimit ndërkombëtar i jep një ndjeshmëri dhe kuptimshmëri këtij Pelegrinazhi.

Pelegrinazhi përqendrohet tek shpella, e quajtur e Ballem Sulltanit, Pirit të Dytë të Bektashizmit, ose siç njihet Guva Mistike. Natyra përrallore e mjedisit, plot burime ujërash dhe pisha dhe ahe vigane, përbën një skenë gati fantazmagorike. Kryegjyshi Botëror, Baba Mondi, i ka dhënë një rëndësi të posaçme këtij Pelegrinazhi.

Ky shkrim im është gjithashtu një grishje e zemrës dhe e mendjes, e shpirtit dhe e dashurisë njerëzore. Martaneshi është një Ëndërr e Artë. Gjeografia ka krijuar diçka sublime dhe të papërsëritshme. Por kjo zonë duhet administruar. Me vizion të denjë për një të Ardhme.

Kategori
Uncategorized

Eliminimi shembullor i Dvoranit shprehje e qartë e vullnetit të SHBA dhe BE

Nga Red VARAKU

Partneri ynë

Ardian Dvorani, njeriu më besnik i kryeministrit Rama, përmes duarve të pisëta të të cilit ai kontrollonte emërimet në Reformën në Drejtësi, u lirua menjëherë nga detyra me një lehtësi që na befasoi të gjithëve.
Them na befasoi, sepse me të gjitha përpjekjet që ishin bërë , askush nuk ia kishte dalë deri tani ta lironte nga puna njeriun e kryeministrit, i cili qëndronte aty në mënyrë të paligjshme dhe me një mandat të skaduar dhe në kundërshtim me kushtetutën.
Sigurisht, kështu si u bë, kuptohet që kjo mund të kishte ndodhur edhe më parë dhe këtë e dimë të gjithë, pavarësisht interpretimeve.
Por e vërteta është që ai nuk “u lirua”, por u ‘eliminua’ para syve të opinionit publik, duke dhënë një mesazh të fortë publik, për fatin e atyre që guxojnë të luajnë me investimin më të madh amerikan , Reformën në Drejtësi.
Kjo sipas deklaratës së ambasadores amerikane Yuri Kim, ku ajo fliste për një marrëveshje/ tradhëti ‘prapa krahëve’ të tyre në dëm të Reformës dhe interesit publik. Pra, është e qartë që “egzekutimi” i tij shembullor është vullnet i qartë perëndimor.
Me sa duket janë të vërteta dyshimet që ai ishte shndërruar në njeriun që po pengonte me “urdhër” të kryeministrit, avancimin e Reformës, përkatësisht krijimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, dy kërkesave kryesore të faktorit ndërkombëtar pas zgjedhjeve moniste të 30 qershorit dhe e gjitha kjo në funksion të “një pazari” për të mbajtur në pushtet Ramën.
Që e ka bërë me “urdhër” të kryeministrit nuk besoj se ka ndonjë dyshim, sepse dihet që kryeministri është njeriu i cili deri tani ka pasur plotfuqi mbi këtë Reformë.
Faktin që ky po e bllokonte procesin na e konfirmojnë vendimet e Komisionit të Venecias, të cilat në raportet e tyre e konstatojnë një vullnet të hapur për bllokim të Reformës . Ndërsa, vendimin për të mos e lejuar një pazar të tillë na e dëshmon vendosmëria e faktorit ndërkombëtar.
Kjo vendosmëri për të mos e lejuar një pazar të tillë dhe për të çuar përpara Reformën, u përkthye edhe në dy deklarata të njëpasnjëshme të dy partnerëve tanë më të rëndësishëm , atë të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët për herë të parë u shprehën në nivele kaq të larta në lidhje me krizën shqiptare.
Parlamenti Europian, institucioni më li lartë i BE, kërkoi zgjedhje të njëkohshme parlamentare dhe lokale menjëherë pas kodifikimit të reformës zgjedhore. Por, dihet që të kemi përsëritje të zgjedhjeve lokale duhet formalisht një vendim i Gjykatës Kushtetuese, të cilën prej një viti Rama nëpërmjet Dvoranit po e mbante të bllokuar.
Ndërsa, në deklaratën më të fortë amerikane në lidhje me krizën shqiptare, përfaqësuesi më i lartë i politikës së jashtme amerikane, krahu i djathtë i Presidentit Trump, Sekretari Shtetit Mike Pompeo, i cili para një viti kishte futur Vangjush Dakon, krahun e djathtë të Ramës, në listën e zezë të SHBA-ve, kërkon rikthimin e Shqipërisë në kornizat demokratike dhe avancimin e integrimit të Shqipërisë drejt BE.
Pra, me fjalë të tjera zgjedhje të lira dhe plotësimin e 15 kushteve, pjesa më e madhe e të cilave lidhen me krijimin e institucioneve të drejtësisë dhe nisjen e funksionimit të tyre.
Nga ky këndvështrim, nuk ka dyshim që “eliminimi” i Dvoranit nuk është vetëm një pastrim dhe zhbllokim i Reformës në Drejtësi nga një njeri që e dëmtonte seriozisht cilësinë dhe besueshmërinë e saj, por ajo është një shprehje e qartë e vullnetit perëndimor për t’ia hequr nga duart e pisëta këtë Reformë kryeministrit, që do të thotë të vetmin argument nëpërmjet të cilit ai justifikonte të gjitha “pazaret dhe mashtrimet” e tij.
Është e qartë që aleatët tanë më të rëndësishëm, BE dhe SHBA e kanë kuptuar që ky kryeministër e ka përdorur këtë Reformë në interes avancimit të axhendës së tij , për të shkatërruar opozitën dhe për të asgjësuar demokracinë dhe eliminimi shembullor i Dvoranit është prova më kokëfortë për këtë.

Kategori
Uncategorized

KILOMETRAZHI ZERO!

Bedri Hoxha/

Ngjitem ,zbres
kacavirrem perseri ne muret e shpreses!
Nje kitare me tinguj zemre imitoj,
nje kenge me ritmin e merzise,
gervishti shpirtin ne pendim!
Uleras ne heshtje me forcen e ndjenjes !
Kafshoj buzet e djegura per nje puthje,
mekatit i tregoj lakuriqesine time!
Le t’i shkoj altarit pa frike
nese me gjykon per dashurite e falura
per dashurite e nxehta qe jap.
Sa desha te jetoja ne pyll dashurish!
Atje te humbas mes tyre.
Te humbas si dikur ,
Si tani ne endrra shpresash ,
Zhytem ne dilema , vyshkem!
Nje qiri premtimesh ndizet,
Ngrohem sadopak me flake te dobet!
Me ze te mekur therras
O dashuri ,o mall, o vullkan endrrash !
Jepi grushtin me te forte vajtjes,dilemes
Shumezoje me zero kilometrazhin!

Nje fije shprese

O mall ,o zjarr i fshehte ,o ferr, o parajse,
uluni shtruar ne kete shpirt.
Ti mall me shkaterro mendjen time.
Ti zjarr ma digj zemren e lenduar
O ferr me merr edhe pa faj !
O parajse qendro ne syte e shpreses ,
beji drite jetes se erresuar!
Pishtar i ndezur buzeqeshja ,
loti i nxehte shuan shpirtin e vuajtshem rende!
O shenjtor lutu per kete shpirt sonte ,
dua te dorezohem mes drithmash emocionesh edhe pse zagushia e vetmise po me mbyt !
Kam ftohte ,dridhem ,
o djall ma ngroh kete trup,
nese ke uri me ha ,
me ha ti shpetoj tortures
varur me fije shprese!!

Mos me lesho !

Ti them te gjitha zoti im,
Nuk te fshihem ,
Betohem !
Zemren lakuriqe ta jap pa e njollosur,
Te jam betuar ,te betohem ,
Jam akoma ulur ne gjunje ti te me besosh,
Jam ne duart e tua , ne besimin tend
Jam i yti zoti im,

Po me leshove?

Ah ,po me leshove ,
Kete zemer te njollosur ta le ne doren tende,
Nuk je me zot, as shpetimtari im!
Ja , ulem ne gjunje si dite e premte,
Jam ne besen tende,
Lutem ne pergjerim!!!
Me beson?
Tunde nje shami jete!!

Nene, si me je?


Une marr fryme prej teje! Po ti nene? Sa doja te dija per bukurite e parajses… Ne endrra me tregon qe jeton ne shtepi te pafundme, te stolisur me gjithcka te bukur, me tregon per mrekullite qe te rrethojne! Shume here me flet per jeten tende, per durimin tend dhe fjalet e tua te embla! Edhe pse thinjat ma zbardhen catine, ti me perkedhel njesoj si femije ! Sa me mungon ajo jete, buka e lyer me pika vaji buzeqeshja e pandalur rrobat e arnuara por lumturia rrinte ne shpirt! Tashme kam rroba te bukura , lumturia mbeti rrugeve te emigrimit, u gris , u kalb, e varur ne gjemba shpresash! Buken s’e ha me pika vaji, por pjatat mbushur plot! Ah pa shije ,dora s’e mban , duket sikur helm po merr! Me mungon dora jote nene, gatimi me shkarpa e saç, me mungon ngrohtesia e zjarrit , prane oxhakut ndezur mengjeseve te ftohta, nje lekure shtruar prane me merakun tend ! Buzeqeshja jote e embel ne cdo cast me falte lumturine dhe parajsen bashke… Tashme jetoj ne vila e komoditete, ne zjarr qe ndizet vet tryeza mbushur plot, s’kam buzeqeshjen tende, shpirti dhe jeta ime ,si ene e zbrazur bosh! Ah kjo buzeqeshja jote!!!

Atdheut n’ gegenisht

Atdheu im, e shkreta ame!
Dje po kjajshe se isha smun, E sot s’po kja qe m’ke braktis n’rrug ? A s’po mendon se do mbetesh Nan pa fmi?

A nin pak dhimbje n’kraharorin tan?
Fmit e tu si… Më shumë zogjte e korbit t’jan shperda Ty s’po ta nin, as nuk po nihesh, Nuk po qesh, as nuk po kja!

C’ka me ba ti me m’ besue
se c’ka po heq ky shpirti em ?! A m’ke ble , a m’ ke birsue? Kallzo, hapma deren ,qoft per mir ,a per keq!

Desha me t’ mallku e zani s’po m’del,
Djersen qe e ka derdh i pari,mos me shkel,

Ti nane e mire ,e keqe ,shtrig me kon,
E di qi m’ke harru, nuk po m’kujton, Nanen s’mujnesh me e ndrru, se asht e metet nji, e nji ashtu me t’njojten dashuri un te du!!

Atdheu im, e shkreta ame!

Kategori
Uncategorized

OPOZITA E BASHKUAR TMERRI I RILINDJES!

Nga Dritan Kaba


Per listat e hapura dhe kunder koalicioneve paska dale edhe ortaku i Lymit! Adnorin pasi e perdori per te provuar ndryshimet sipas tekave te Rames per ndryshimet e betimit te gjyqatreve te Kushtetueses tek Lana dhe pasi hodhi shashken per ndryshime te tjera te Ramaformes ne Drejtesi, perta bere Drejtesia sipas Rames, tashme ben serish kllounkaragjozin i del ne krah Lymit!
Ne fakt e kuptoni se kush i do ndryshimet sipas midese se Rilindjes. Rama eshte ai qe e leshon kete te lehe!
Te tmerruar nga masat e marra nga ndryshimet qe jane propozuar Keshilli Politik me ndihmen dhe asistencen nderkombetare per garantimin e mosmbushjes se kutive dhe te moslejimit te kapjes se komisioneve te qendrave te votimit dhe atyre te numerimit nga ushtare te Rilindjes, ne Kodin Zgjedhor tashme duan t’i zhbejne ato!
Forca e Opozites se Bashkuar i ka futur friken ne palce dhe humbja e ketyre autokrateve dhe hajduteve te paskrupullt eshte mese e sigurte!
Llogarite elektorale nuk iu ndryshojne as ‘Libra”-t e reja te sponsorizuara me para oligarkesh!
Lllogarite nuk i dalin as lirimet e krimineleve nga burgu. As parate e droges dhe te koncensioneve nuk e “mbushin” hendekun e krijuar mes keaj kasta kriminale dhe votes popullore!
Ndaj po provojne te gjitha manovrat per te mos e votuar ne Parlament dakordesine e Keshillit Politik, i cili ka edhe mbeshtetjen e nderkombetareve!
Lojerat e Rilindjs me te shitur apo te blere, me individe qe nuk kane asnje moral apo me “shoqeri civile”, qe mbahen ne kembe nga parate e oligarkeve nuk do mund te shmangin humbjen e merituar te Qeverise antikombetare te Rlindjes. askush nuk mund t’i mbroje dot nga vota e popullit dhe drejtesia qe i pret pas saj!

Kategori
Uncategorized

Rilindja çertifikoi gënjeshtrat e serbit Vuk Karaxhiç, për Eposin e Kreshnikëve .

Në vitin 2015 qeveria shqiptare legalizoi pretendimet e Serbisë për pronësinë e Eposit të Kreshnikëve, kur ministria jonë e kulturës pranoi që këtë trashëgimi unikale në kulturën evropiane e botërore ta delegojë si trashëgimi të Beogradit, pra të Serbisë. Ishte kjo prova e parë e besnikërisë së kryeministrit të Shqipërisë, zotit Rama, ndaj kryeministrit të atëhershëm, sot president i Serbisë, Aleksandër Vuçiq!

Nga Enver Bytyçi

Ishte studiuesi dhe antropologu i shquar serb, Vuk Karaxhiç, ai që në gjysmën e dytë të shekullit 18-të udhëtoi në Kosovë e në Malësinë e Shqipërisë dhe gjatë këtij udhëtimi u përball me folklorin e epikës shqiptare të kënduar me lahutë e çifteli. Gjatë këtij udhëtimi ai qëndroi gjatë, me javë e muaj në këto territore të banuara nga shqiptarët dhe mblodhi gjithë trashëgiminë e kulturës sonë.

Më të rëndësishmet ishin Eposi i Kreshnikëve dhe këngët për Betejën e Fushë-Kosovës. Pasi i mblodhi ato Karaxhiç u kthye në Beograd dhe gjithë çfarë kishte grumbulluar nga trashëgimia e shqiptarëve e përpunoi dhe e hodhi në një libër, duke i paraqit këngët e Eposit dhe ato të Betejës së Fushë-Kosovës të 28 qershorit 1389 si trashëgimi të kulturës serbe.

Ai ishte një personalitet i madh i kulturës serbe dhe kishte tërhequr vëmendjen e kolosëve evropianë të kohës, përfshirë Ëolfgang Amadeus Goette. Madje me Goetten kishte krijuar një lidhje të ngushtë miqësore e për këtë arsye studimet e tij të deformuara u botuan më parë në gjermanisht sesa në gjuhën serbe. Po ashtu ato botime shërbyen për krijimin e një imazhi pozitiv të Serbisë në Europën Perendimore. Bazuar në shtrembërimet e Karaxhiç, historiografia serbe prej më shumë se dy shekujsh e trajtoi Eposin e Kreshnikëve si pasuri të kombit serb.null

Po kështu bazuar në këngët e rapsodëve shqiptarë kushtuar Betejës së Fushë-Kosovës midis Perandorisë Osmane dhe popujve ballkanikë, ai hapi rrugën për ndërtimin e një platforme nacionaliste mitike në popullin serb. Me folklorin shqiptar për atë betejë rilindësit serbë të shekullit 19-të ndërtuan platformën nacionaliste bazuar në mitin e viktimizimit, heroizmit dhe atë të tradhtisë. Ajo platformë shkaktoi tragjedi të shumta në Ballkan.

Në vitin 2015 qeveria shqiptare legalizoi pretendimet e Serbisë për pronësinë e Eposit të Kreshnikëve, kur ministria jonë e kulturës pranoi që këtë trashëgimi unikale në kulturën evropiane e botërore ta delegojë si trashëgimi të Beogradit, pra të Serbisë. Ishte kjo prova e parë e besnikërisë së kryeministrit të Shqipërisë, zotit Rama, ndaj kryeministrit të atëhershëm, sot president i Serbisë, Aleksandër Vuçiq!

Kategori
Uncategorized

Ky ishte jeniçeri shqiptar që zbukuroi Turqinë

Mimar Sinani apo Arkitekt Sinani lindi më 29 maj 1489 në afersi të Kajserit në kohën e Perandorisë Osmane dhe ndërroi jetë më 17 korrik 1588 në Stamboll, Turqi. Ai njihet si shqiptari që i dha formën shtetit turk,

Si i ri, Sinani ishte rradhitur ne repartet e Jenicereve të Sulltanit. Gjate fushatave ne rajone te ndryshme si ushtar i Sulltan Sulejmanit te Mrekullueshmit ai u njoh me arkitekturen ne vende te ndryshme duke filluar nga Egjipti, Persia, Siria (Xhamia e Hysref Pashës) etj.

Karriera e tij si arkitekt është e njohur pas ndërtimit të ures mbi Lumin Prut, [Moldavi]. Këtë ure, Sinani e projektoi dhe ndertoi brenda 13 ditëve qe ti shërbente Ushtrisë së Sulltan Sulejmanit (te ashtëquajturit “Kanuni” ose “Ligjvenesi”) i cili po merrte pjesë në fushatën e Kara Budanit.

Nga ky moment, Sulltan Sulejmani e mbante Sinanin afërsi dhe me urdher të tij më vone punoi si kryeartitekt i perandorisë. Evropianët e krishterë, Sinanin e krahasonin me Mikelanxhelon dhe e thërrisnin “Mikelanxheloja i Orientit”. Sinani si kryarkitekt punoi edhe gjatë kohës së sundimit të Selimit II dhe Muratit III.

Projektet e kryera nën mbikëqyerjen e tij ndahen ne tre drejtime: ndërtimet e Kultit,Ushtarake dhe Civile.

Gjatë karrieres së tij Sinani projektoi objektet më të medha dhe simbolike te perandorise si: Xhamia Shehzade Mehmetit (i biri i vdekur i Sulltan Sulejmanit),xhamia Sulejmania në Stamboll si edhe Selimijen në Edrene. Për shërbimet e bera u quajt Koxha Sinan (Sinani i Madh)

Nga arktitektet moderne të tona ditëve, Puna e Sinanit vlersohet per perdorimin e Gurit dhe për akustikën e objekteve.

Historianët e arkitekturës mendojnë se ai kishte e ndare veprimtarin e tij në Tri periudha. Ne Periudhe e Pare, fazën e çirakllëkut(ndeihmesit) në arkitekturë, ai ndërtoi Xhaminë e Shezade Mehmetit në Stamboll. Periudha e Dyte ajo e kallfës(mjeshtrit) është në të cilën ndërtoi Sulejmanien Madhështore po në Stamboll në një hark kohor prej 7 vjetësh, kushtuar Sulltan Sulejmanit.Ne Fazën e Tretë dhe e fundit, në atë te ustallëkut ose Krye-mjeshtërit, Sinani ndërtoi Selimijen në Edrene, né kohen kur mbretëronte Selimi i Dytë.

Po ashtu Sinani është i njohur për ndërtimin e ujësjellësit “ 40 “ çezmat (Kërkçeshme) në të Stamboll . Arkitekt Koxha Mimar Sinani ka vdekur në natën e 17 korrikut në vitin 1588 në të shtartin e tij kërkuar duc një gote (kupe) uje.

Mimar Sinani ka ndertuar 92 xhami, 52 mesxhide, 55 medrese, 7 daryl-kurra(shkollë per kuran), 20 tyrbe , 17 imaret(Vende ku shpërndahet ushqim per te varfurit), 13 daryshifa (spitale), 6 rrugë uji , 10 ura, 20 kervansaraje(hotele), 36 saraja , 8 podrume ve 48 de hamame dhe gjithsej bëjnë 384 vepra.

Ne Shqiperine Otomane te asj perudhe Arkitekt Sinani ka vene vulen e tij ne xhamine Muradie ne Vlorë dhe xhamine e Plumbit ne Shkodër .

Kategori
Uncategorized

Pse nuk ka më Parti Socialiste?

Nga Përparim Kabo

FacebookTwitterLinkedIn

Nuk ka, sepse nuk ka më socialistë të tipit socialdemokrat.

Sepse parimet e një shoqerie dhe shteti social nuk takohen në politikën e realizuar nga ajo që vetëm emrin ka Partia Socialiste.

Parimet socialdemokrate në mijëvjeçarin e ri e pranojnë ekonominë e lirë të tregut dhe globalizmin, por mbajnë ekuilibrat me respektimin e interesave publike dhe politikave sociale, çka siguron respektimin e interesave të individit dhe shoqerisë.

Në kushtetutën e RFGJ ka dy nene, njëri thotë RFGJ është shtet social, neni tjetër thotë prona private ka detyrime publike.

Kongresi i Hamburgut i 2007 caktoi objektivat e socialdemokracisë në shekullin XXI. Ja njeri prej tyre: punëtori të përfitojë nga të ardhurat me qëllim që me paratë të krijojë kapital dhe me kapital të krijojë pronë.

Ja pse Partia Socialiste, sot me nivel Balle, është një parti aspak socialdemokrate:

Në politikat që ndjek nuk e ngushtoi dallimin social-ekonomik.

Pasuroi çmendurisht të pasurit dhe varfëroi të varfërit.

Nuk tregoi asnjë kujdes për pasuritë kombëtare, pronat publike dhe ato private, personale apo familjare.

Shërbimet publike ose i la në dorë të privatit, ose i la në një nivel për të dëshiruar.

Në Partinë Socialiste sot nuk ka klimë të shëndetshme institucionale, demokratike, nuk ka meritokraci, nuk ka mendim teknokratik dhe ekspertizë, sepse niveli kulturor ka rënë shumë, se idealet janë zevendësuar me interesat dhe baza e partisë është shndërruar në grupin preferencial të militantëve dhe interesave e biznesit në terren.

Në strukturat e saj të drejtimit ka autoritet dhe jo luajalitet.

Sot në okelion PS ka bizensmenë marifetçinj 99 dhe snobistë, ka edhe të paditur shembullorë.

Partia Socialiste që solli aq ndryshime dhe kontribuoi aq shumë për shndërrimet demokratike në vend, është një histori e të shkuarës.

Partia Socialiste sot është vetëm një emër nga historia e tranzicionit…

Mirënjohje për ata që kontribuan realisht!

Keqardhje që kjo vlerë e H

Kategori
Uncategorized

1943/Djegiet dhe vrasjet në fshatit Kurtes të Kolonjës

1943/Djegiet dhe vrasjet në fshatit Kurtes të Kolonjës

Nga Kastriot Dervishi

Më 17.11.1943, batalionet Gorë Opar dhe “Tomori”, si dhe një pjesë e “Hakmarrjes” sulmuan, vranë, dëgjon dhe vodhën fshatin Kurtes të Kolonjës. Konsiderohej “fshat ballist”. Një luftë krejt kot, pa arsye e pa kurrfarë okupatori. Të gjitha veprimet e kryera, pasqyrohen në letrën e 4 ditëve më vonë që komisarit i Batalionit “Tomori”, Petraq Titani, i drejton komandës së Shtabit të Qarkut të Korçë. Shqiptarët quhen “armiq”. Komunistët në atë kohë drejtoheshin nga Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha. Tani ec dhe i vëri emrin “nacionalçlirimtare” këtij përshkrimi.

Letra e Petraq Titanit

Më 17 nëntor (1943), rreth orës 5.00 të mëngjesit, (kur) batalioni ynë, në bashkëpunim dhe me Batalionin Gorë-Opar, kishte zënë vend në anën e sipërme, filluam rrethimin e katundit Kurtes. Kur forcat tona kishin zënë pozicionet e caktuara, atëherë hapet zjarr prej armëve tona të rënda për të kuptuar nëse aty ndodheshin forca të Ballit dhe nëse kishin qëllim kundërsulmi. Menjëherë pas të shtënave të para, armiku u përgjigj nga pozicionet rreth shtëpish të ndryshme si dhe nga penxheret e disa shtëpive. Pas një ore luftimi, pjesa e batalionit tonë që vepronte në krahun e majtë, e ndërlidhur dhe me forca të Batalionit Gorë-Opar, me sulm iu afruan shtëpisë së Izet Kurtesit, së cilës i vunë edhe zjarrin. Në këtë vend, ballistët luftuan me ngulm, por partizanët me sulmin e tyre (i) shkulën prej kësaj pozite dhe lanë të vrarë në vendi dhe Izet Kurtesin, një nga kriminelët më të rrezikshëm të atij katundi. Kështu u zhduk çdo rezistencë armike nga ai krah.

Mirë po në krahun tjetër, nga ana e djathta, nuk ngjet kështu. Këtej luftimet vazhdojnë sa vjen bëhen më të ashpra, se ballistët duke u tërhequr nga shtëpitë ku luftonin më parë, zunë një kodë përmbi fshat që dominante mbi gjithë pozicionet tona. Këtu qe bërë një gabim: kjo kodër duhej patjetër të qe zënë prej nesh që më parë për rëndësinë e madhe si pozitë strategjike pozite më me rëndësi në këtë vend.

Në vazhdim të luftimit, komandanti vetë me tri skuadra, sulmoi shtëpitë nga fundi i katundit, ku ju vuri zjarrin mullarëve afër një shtëpie, nga penxheret e së cilës vazhdonin të shtinin mbi ballistët, me qëllim që këta të detyrohen të dorëzohen, por më kot.

Më në fund me një manovrim të shpejtë, përsëri komandanti vetë në krye të dy skuadrave, u ra nga krahët e tyre ballistëve të asaj kodre që përmendëm më lart dhe i shkuli nga ky pozicion me rëndësi. Aty filloi dhe spastrimit i plotë i armikut. Numri i ballistëve që luftuan këtu ka qenë 60-70. Të vrarët që armiku la në këtë luftë arritën numrin e 10-12, ka pasur dhe shumë të plagosur. Prej shokëve tanë vetëm një plagosur lehtë në këmbë, Seit Panariti. Qëndrimi i komandantit gjatë luftës, si gjithnjë shumë aktiv dhe i palodhur, ashtu dhe i komandantëve të kompanive.

Partizanët në përgjithësi, gjatë luftimit patën një qëndrim të mirë. Veç një sasie pushkësh, në Kurtes u gjetën dhe dy antitankse të lehtë, të cilat ballistët dhe i përdorën kundër nesh. Në këto luftime kemi mbetur pa municion, na mungon municioni për të gjitha armët. Në Kurtes u gjet dhe një sasi sapuni që u konfiskua. Një pjesë e këtij sapuni iu nda partizanëve dhe pjesa tjetër u la në dobi të luftës.

Kategori
Uncategorized

Kanga e dhimbjes së nji nane… nga Jozef Radi

Vitore Vushmaqi - Radi, 1944
Familja Vushmaqi, Pejë 1925, Frano e Pjetër, me gratë e prindët

Familja Vushmaqi, Pejë 1925, Frano e Pjetër Lleshi me gratë, motra e prindët

Kanga e dhimbjes së nji nane… 

nga Jozef Radi

Ky shkrim i kahershëm, mund të lexohej me ose pa kët shënim…
Ka ma shumë se gjashtë vjet që e kam shkrue, dhe si shumë shkrime të miat, që mbasi i shkruej dhe e çliroj vedin prej asaj çka mendoj, i lshoj diku në arkivën time, i bindun se nji ditë: “Bane punën tande dhe hidhe n’detë, n’mos e gjen robi, e gjen peshku…”
Ky shkrim mjaft i ndjemë, asht ndër të paktit për Mamën time, mbasi ajo s’desh kurrë as të shkruhej dhe as të flitej për të… “S’kam ba asgja t’randsishme në kët botë veç Jush… Si unë kanë ba edhe gjithë nanat e tjera…!”
Duke u trembë, se mos kam vetëm babë, sot po e dëshmoj edhe Mamën time…!
Vitore Vushmaqi – Radi, lindi në Pejë, (Kosovë) me 12 qershor 1926, ishte ma e madhja e 6 fëmijve të Frano Llesh Vushmaqit, me origjinë nga Vermoshi dhe fis i largët i Prek Calit. I ati i saj, Frano dhe axha i saj Pjetër, studiojnë në Austri. I pari në përpunimin e sallamit dhe i dyti në shkollimin ushtarak… Në vitin 1932, të dy vllaznit Vushmaqi, Pjetër dhe Frano, vendosen në Tiranë, ku i ati i saj, hap punishten e parë të sallamit në kryeqytet, kurse axha i saj Pjetri shërben si oficer i Xhandarmënisë Mbretnore.
Merr mësimet fillestare në kolegjin e murgeshave, e ma vonë shkollohet në Institutin “Nana Mbretneshë”. Zotnon dy gjuhe të hueja, italishten dhe serbo-kroatishten dhe punon për nji vit si sekretare. Fakti që prindët e saj u shkolluen në Austri, banë të ndjehet te ajo shpirti i disiplinës, rregulli dhe respekti. Në vitin 1943, martohet me Lazër Radin, e mbas nji viti iu lind fëmija i parë vajzë – Veronika. Mbas arrestimit të Lazrit, me 23 nandor 1944, ajo mbetet rrugave pa mbështetje dhe jeton te i kunati. I vdes vajza pa mbushë vitin (mars 1945)… dhe ma pas arrestohet në vitin 1952. Dënohet me dhjetë vjet burg si “agjente”, në nji grup, ku ajo s’njihte asnji prej t’akuzuemve… Lirohet në vitin 1956, dhe kthehet në kampin e Kuçit të Kurveleshit ku jetonte i interrnuem i shoqi, si e vetmja mundësi jetese. Jeton aty tre vjet si e Vetmja Grua midis Njiqind Burrave!! Aty u lind  femija i parë. Ma pas vazhdon Odiseja e kampeve të interrnimit: Gradishtë, Çermë dhe Savër, ku krahas vuajtjeve pafund i vijnë edhe dy fëmijët e tjerë…
Kthehet në Tiranë në shkurt të 1991… dhe vdes, po në Tiranë, me 21 mars 1997… jr

Lazër dhe Vitore Radi me nipat, Tiranë 1991

Lazër dhe Vitore Radi me nipat, Tiranë 1991

Requiem për gjithçka ikën prej kësaj bote… 

 Dhjetë vite ma parë… 19 mars 1997

Dhjetë vjet ma parë, dukej sikur bota kish gjetë nji ekuilibër të përsosun me veten, ndaj gjithçka të këtij rrëfimi nis si përrallë……Ishin dy pleq vërtet të moshuem, që i jetonin ditët e mbrame të jetës së tyne, dikur aq të llahtarshme, në nji paqe të plotë… Kishin pranë dy djem, dhe përtej oqeanit nji vajzë, e cila shpirtnisht ishte përdita me ta. Kishin tre nipa dhe tre mbesa si drita. Jetonin në nji shtëpi të re, (mbas nji gjysë shekulli rrugave… nji shtëpi e tyne!!! Ishte nji fat i pabesueshëm!!) me nji mirqenie ekonomike të patrazueme, dhe me të tre fëmijë, tashma të sistemuem… Pra, kishin mbrritë me realizue nji pjesë të asaj që mund të quhet “andrrën e tyne të palejueshme”… mbas aq e aq vitesh të gjata e pafundme tmerri e terrori. Pra gjithçka qe kthye në at rrafshnaltën e paqme të qetësisë dhe harmonisë… Jo ma larg se njiqind metra larg prej asaj shtëpie të dikurshme buzë Lanës, ku me 23 nandor të ’44, kishte nisë kalvari pakthim i tyne…Dhjetë vjet ma parë në nji natë marsi si kjo e vitit 1997, Ata u mblodhëm të gjithë bashkë, me kremtue ditën e emnit të djalit të madh, njiherit dhe festë e baballarëve… Po njiherit na duhej me e përcjellë me dhimbje, dhe me lotët e ndalun në sytë e Nanës sonë, at fatkeqsi të përbashkët në të cilën po zhytej me shpejtësi aq marramendëse krejt Shqipnia.Jashtë, qielli gri ishte përplot gjurmë krismash dhe toka nën kambë përplot gëzhoja të boshatisuna. Kurrë vdekja ma serbes s’i kishte shetitë rrugët dhe sheshet shqiptare…S’di qysh e s’di pse, ishim bà të gjithë pjesë e asaj çmendine kolektive që po digjte, po vidhte, po vriste, po përdhunonte e po shkatërronte gjithçka! Të gjithë ishim të pafuqishëm me ba diçka (qoftë edhe n’mbrojtje të vetvetes), pse shteti, ai shtet i lirive të andrrueme sa hap e mbyll sytë ishte bà prej letre, si nji sqepverdhë i posadalun veze…Kisha mendue gjithçka, po kët s’e kisha mendue kurrë, bile as nëpërmend s’e kisha shetitë nji diçka të tillë. As im atë, me gjithë thinjat dhe eksperiencat e tij pafundme, s’po mundesh me e rrokë kët çmenduni kolektive në të cilin po zhyteshim krej ne… individë dhe popull… as e kish besue at humnerë ku po zhyteshim të gjithë bashkë, dhe s’e gjente ma as fjalën dhe as arsyen ngushlluese për çka po shihte me syte e vet…Ajo zonjë, e ngriti me droje e dridhje duersh gotën e urimit në ditën e emnit tim (Sh’Jozefit), po fjalë urimi s’gjeti… asnji! Sytë e saj u bànë të thellë e te langshëm prej asaj batërdie që po e rrethonte e po e nxinte ngutshëm të përditshmen e të përnatshmen tonë.“Ikni bir, ikni!! Ikni, s’e n’kët vend s’ban hajër kërkush, veç horrave!! Boll vuejtët ju nji gjysë shekulli prej nesh… Mos i leni fëmijët tuej me vuejtë prej jush…!”Fjalët që u derdhën prej buzëve të saj, kishin ditë që ia kishin pushtue qenien dhe shpirtin e saj… thellësisht besimtar!“Ne, s’jemi mësue me i ba keq kujt, por s’duhet as me pësue vazhdimisht prej kësaj së keqe…! S’asht e drejtë! E kaluem krejt jetën në provën ma të madhe të vuejtjes… Mjaft ma! Ikni bir, dhe mbajeni afër njeni tjetrin!”E kurrë ato fjalë të saj s’kishin qenë ma të thella se at çast… Kurrë s’e kisha ndigjue të filozofonte njashtu si hyjneshë, si mbramjen e 19 marsit 1997, mamën time!Tim at e njihja si sokratian të lindun, e s’mund ta shihja ndryshe… Mamës s’po gjeja dot nji me e krahasue!“Mos na kqyrni ne! Na e kena hangër çairin tonë. Nji ditë ma shumë, nji ditë ma pak, s’çon asgja n’kandar… Shifni jetën tuej dhe të fëmijve tuej… Kët ju thotë Mama, e s’di ma tepër!!”.

Jozef e Adriana Radi - Kampi i Cermes 1959

Jozef e Adriana Radi – Kampi i Cermes 1959

Ende s’po u besoja veshëve se ato fjalë të dala nga thellësia e shpirtit… ishin të sajat… Jashtë qielli vazhdonte me gjimue prej krismave të kryqëzueme të kallashëve. Krejt afër dritares, prej nji ballkoni aty afër u lëshue nji dritë ulëritse plumbash nëpër terr…
Ajo u tkurr edhe u ba ma e vogël…
“Për fat, i keni rrugët e hapuna… E keni ma të lehtë… Edhe mbret me t’ba në kët vend, s’ia vlen… S’po ju them asgja me ju dishprue, po ju them çka po shofin sytë e çka po më ndigjojnë veshët…”
Im atë qe shtangë si statujë. E kqyrte drejt e në sy at grua të terrorizueme dhe s’dinte nëse duhej me e kundërshtue, me e përkrahë, apo me e plotsue në fjalët e saj. Me e përkrahë kurrsesi, pse kishte mendue dhe veprue ndryshe tanë jetën… Pse kishte besue në t’ardhmen e vendit të vet… Me e kundërshtue s’mundte, pse ishte instikt nane, pra ishte cënue thelbi i qenies së saj, mbrojtja e krijesave të veta. Ta plotsonte, në çfarë, pse… a s’ishte i plotë krejt kuptimi i thanive të saj…?!
At mbramje Marsi, (oh Marsi: Perëndi e Sherrit dhe Luftës) ajo Grua, i kishte kapërcye krejt limitet e veta, që ai, si Patriark i Madh, as i kishte mendue!
“Mos ju gëzoni punëve që keni, as njeni e as tjetri. Nji punë edhe ma e randë, boll që t’jetë e ndershme, s’ka randësi se ku… Po t’më ndigjoni mue, njizetekatër orë mos e zgjatni… Ikni… Mos e keni gajlen tonë, ne bajmë si bajmë…”
“Boll, boll, se na kënaqe me filozofi! Poshtë urave kanë me fjetë… Mos kujto se po i pret ndokush me lule kah të shkojnë…” ia ktheu im atë, tashma i nervozuem duke kthye njiherit gotën e venës…
Për pak çaste sundoi heshtja… Nji heshtje që grryente gjithkah. Ndjeva nji ngashërim të thellë mbrenda vetes. Po s’kishte asnji kuptim të zbrazesha… Dola jashtë. At natë u ndjeva mes udhëkryqit ma të vështirë të jetës. Dhe s’isha i vetmi! Ishte krejt nji popull midis atij udhëkryqi të frikshëm. Krejt si popull kishim mbetë midis Skillës dhe Karibdës… dhe askush s’guxonte me folë për të nesërmen, mbasi e tashmja ishte e pafund… dhe e pakuptim!
Lajmet bahehin gjithnji e ma të vrazhdta.
Vrasje, djegie, banda, kërcënime, premje kokash, Komitete (Qendrore!!)… ishin kudo… E keqja jonë e madhe, e nxitun nga jashtë dhe e mbështetun nga mbrenda po merrte përmasat e nji lufte civile… Jugu kundra Veriut, Veriu kundra Jugut… mbushte gjithkah ekranet.
Sërish prap me të humbunit ne… mendova me vedi, ndërsa përcillja prindët nëpër terrin e natës…
Aty në oborr, vuna re se mosha po u randonte edhe ma shumë mbi shpinën e të dyve, po ma shumë po u randonte ajo natë plumbash e bataresh pafund… Njeni ishte 71 vjeç dhe tjetri 81… Kishin mbi supe peshë burgjesh dhe internimesh të pafundme, kishin nji jetë…
Ndërsa po ndaheshim, nji breshëri kallashnikovi gjëmoi prej atij pallati përbri, dhe nji tjetër e sharroi qiellin pak ma tej! Askush prej nesh nuk foli. E ç’kuptim kishin fjalët në nji natë si ajo. Flisnin grykat e pushkëve, dhe njeriu tashma kishte veç përmasën e atyne armve që kishin ndër duar ata njerëz…
Mama u mbështoll edhe ma fort mbas palltos, i puthi të dy nipat që kishin dalë ta përcillnin, na puthi edhe ne të tjerëve që ishim shtangë aty në oborr: “Nëse m’ke ndigjue ndojherë, mos e len mbasdore çka të thashë!” më pëshpëriti si nëpërdhambë, duke m’urue të fundmen “Natën e mirë…!”
Hapat e saj u larguen njashtu zvarrë nëpër terr, ndërsa grykat e kallashëve sharronin në t’gjitha anët qiellin kryeqytetas.
Ç’ka kish me thanë ma tepër ajo Nanë… I kishte thanë të gjitha ndërsa ikte drejt përjetsisë…!
Mbas asaj nate krejt ekulibret e botës morën teposhtën brenda dhe jashtë meje. Çka më kish thanë aty në tavolinën e festës, ajo s’do të kish mundsi me e përsëritë mà. Kurse mua m’duhej t’ia përsërisja vedit pafundësisht deri në dhimbje…
Dy net ma vonë, ashtu si kputet nji lule, ajo e la kët botë vuejtjesh me nji qetësi të papame. Foli me vajzën e saj në Amerikë u mbështet në divan… dhe ashtu e mbështetun fjeti përgjithmonë… E braktisi kët botë të zhytun në kaos e tmerr si nji engjëll në kërkim të qiejve të paqes. Jeta kish qenë nji tmerr i vërtetë për të e për shumë gra të tjera si ajo, përtejeta sigurisht do t’i hapte pak vend diku në Parajsë… për shpirtin e saj të fisëm…
…Nuk ia shkulja dot sytë asaj fytyre ku flinte paqja vetë. Ishin aty të shkrueme krejt vuejtjet e fshehuna, krejt lodhjet, krejt heshtjet e saj… po edhe ato fjalët e thana si amanet, që me aq dhimbje ia kishte shkulë shpirtit të saj të rraskapitun…
Prej asaj nate, jeta vazhdon rrjedhën e vet, por asgja s’asht ma si para asaj nate. Krejt ekuilibret e atij çasti magjik tash s’janë ma. Jeta përpëlitet, nëpër gjurmat e fjalëve të saja të fundit, të thana nëpër at terr të zhbiruem plumbash në nji natë marsi, ndërsa bota zhytej thellë e ma thellë n’at tmerr ende të pashpjeguem, e që veç njeriu i mbrapshtë mundet me ia shkaktue vetvedit…
19 mars, 2007

Kategori
Uncategorized

Perëndia nuk harron.

  • Ka ardhur Zoti Ceka! Më ndihmo të shërbejmë kafetë!
    Gjyshi dhe një mik i ngushtë i tij ishin ulur në shkallën e dytë, në fundin e hajatit. Atje rrinte kur nuk donte që biseda të dëgjohej nga të tjerë. Do të thoshte bashkëbisedim me zarar. Ishin zhytur të dy në diçka që kishte ndodhur kohë më parë. Copa bisede arrinin deri tek unë në divitje. Dera ishte e hapur.
  • Edhe sot nuk e di ku më mbyllën një muaj të tërë.
    Me vështirësi dëgjohej zëri i gjyshit.
  • Më morën në mesnatë. S’më linin të kryeja as nevojat personale…, – humbiste zëri.
  • U tmerruan nga revolucioni antikomunist hungarez. I dogji populli në gropa gëlqereje të pashuar…, kriminelët komunistë…, tradhëtarët e vendit vet…, – arrinte një zë tjetër, si nga qielli.
    Gjyshja ngjiti shkallët shpejt dhe më zgjati dy gota t’i mbushja me ujë. Emrin e Zotit Ceka e kisha dëgjuar më parë nga gjyshi. Fliste me simpati dhe respekt të thellë për të. Ishin miq që herët. Familje të vjetra elbasanase. Miqësinë e kishin forcuar nga qëndrimi heroik ndaj pushtuesve të rinj, “Çlirimtarëve”. Në burgun e Elbasanit ishin torturuar barbarisht. Gjyshit i kërkonin paratë, të cilat nuk i tregoi kurrë edhe kur e rrahën me shufër hekuri në Kënetën e Vdekjes Maliq. Zotin Ceka e torturonin ngaqë kishte sjellë me vete kulturën gjermane–të ndriçonte kombin.
  • Të jesh krenar që je nipi i Cenit, – më tha në mesin e viteve shtatëdhjetë Petrit Guranjaku. Banonte një kat sipër nesh te ndërtesa në fundin e lagjes Banesa.
  • Ishim bashkë në të njëjtën brigadë pune të dënuarish në Maliq. Në barake i kishim vendet e fjetjes ngjitur. – Petriti fliste me adhurim për mikun e tij të kohëve të vështira.
  • Po ktheheshim nga kanali të rraskapitur e të lagur deri në brez, – filloi të më tregojë një ditë në mesin e viteve shtatëdhjetë.
  • Na ndaluan pa hyrë në barakë. Cenin e thirri togeri. Mbante një shufër të trashë hekuri në dorë. “Nuk tregon ti! Të bëj unë të tregosh si çeço”. E goditi në bark me tërë forcën që kishte. Cenit i shpërtheu gjak me copëza mëlçie nga goja. U rrëzua në tokë i palosur. Togeri e goditi përsëri, këtë radhë pas koke. Mbeti aty palëvizur. E mora në krahë.
    Petrit Guranjaku ishte nga të paktët trima në qytet që ia përplaste në fytyrë të vërtetat pushtuesve të rinj, “Çlirimtarëve”. Kishte bërë shumë vite burg. E kishin kapur sapo ishte kthyer nga Kosova, ku kishte shërbyer gjatë viteve të lirisë së plotë të kombit. Për Petritin do të flas në një shkrim tjetër më gjatë, sepse ishte një hero që la gjurmë në formimin tim.
    Kafetë dhe gotat e ujit në tabaka i vendosëm mes të dyve në shkallë.
  • Është djali i vajzës, – tha gjyshi.
    Zoti Ceka ma bëri me shenjë të ulesha pranë tij.
  • Ulu! Zoti Ceka është njëri prej miqve më të mirë që kam.
    Gjyshi ndezi cigaren.
  • Ngjasoka nga ana juaj, – tha ai me buzëqeshje fisniku.
  • Uroj të të ngjajë edhe në karakter!
    I lashë të vazhdonin bisedën dhe zura përsëri vend te divitja me derë hapur. Po flisnin për një farë Thanas Caku. I kishte torturuar në burgun e Elbasanit. Pata rastin ta njoh edhe vetë “Likantropin – njeriunujk”. Ishte ditë e nxehtë vere. Me Ilir Mitaren, shok i fëmijërisë, u futëm te klubi “1 Maji” të merrnim diçka freskuese. Iliri ndryshoi mendje, mori konjak, unë një arançatë. Hyri “Likantropi” me trup tashmë të kërrusur. Nëna natyrë po merrte hak. Ndaloi. Na vështroi me sy të picërruar. U afrua te tryeza.
  • I kujt je ti?- pyeti Ilirin.
    Ai i tregoi emrin e prindërve.
  • Po ti?
  • I Musa Xhepës.
  • Çfarë ke futur brenda në arançatë?
    Mori shishen, e ngriti lart, e shikoi me vëmendje. Ndërhyri bufetierja.
  • Shoku Thanas, është vetëm arançatë!
    “Likantropi” e vështroi me inat.
  • Nuk i njeh ti këta. I njoh unë mirë. Ja, Mitarja e pi hapur! Ky e fsheh!
    Doli jashtë, u ul te tryeza me pamje nga shtëpia që kishte grabitur. Kishte qenë e Qamil Çiftes, burrit të motrës së gjyshit tim. “Çlirimtarët”, kur kishin hedhur katunarinë në luftën civile, pët t’i joshur, u kishin premtuar shtëpitë e pronarëve shekullorë. Por, sapo kishin zbritur nga malet, ku kishin ndenjur të fshehur, i kishin lënë me gisht në gojë; bile nuk u lanë të mbanin as pulat e veta. “Çlirimtari” kriminel e kishte grabitur për vete shtëpinë e Çiftes dhe tani ulej karshi saj dhe shijonte pronën e vjedhur. Pse, nuk po bëjnë të njëjtën gjë edhe sot? Janë po ato ujqër të veshur me lëkurë deleje. Një “Çlirimtare” tjetër, Katina Starja, kishte grabitur shtëpinë e gjyshit tim. Cili “pushtues” e kishte bërë këtë? Italianët kishin ndërtuar disa ndërtesa, të cilat edhe sot zbukurojnë kryeqytetin tonë. Gjermanët, çfarë mund të thuash për ta? Miku ynë i përjetshëm, Amerika e Madhe, me shumë përpjekje ka mundur të bëjë vetëm gjysmën e tyre.
    Në të njëjtën rrugë, pak më lart, ishte shtëpia e Zotit Ceka. “Çlirimtarët” nuk ishin ngopur duke e burgosur me vite të tëra në burgun më të tmerrshëm të Gulagut. Burrel. Edhe arkitekti i ferrit, Stalini, do ta kishte zili. “Burrel, ku hyn dhe nuk del”. Por, Zotin Ceka e ndiqnin hap pas hapi ngado që shkonte. I godisnin me gurë shtëpinë, çatinë; i thyenin tjegullat, i prishnin derën … Intelektuali trim vuri mbi pjesën e dëmtuar kompensatë të shkruar: “Këtu banon Zoti Salim Ceka”. U tërbuan “Çlirimtarët”. Njerëzia gëzohej. Kultura gjermane, shkrirë me cilësitë më të larta të shqiptarisë ndër shekuj, kishte krijuar heroin intelektual, antikomunistin që frymëzonte rininë e qytetit në ditët më të errta të historisë.
    “Ishte trim me karaker të fortë”. Do të thoshte shumë vite më vonë miku im Uran Kostreci, bashkëvuajtës me të në Burrel.
    28 Nëntori. Dita e flamurit. Kaloi si çdo ditë e rëndomtë; “Çlirimtarët” ishin përpjekur ta anashkalonin. Por, intelektuali trim, përkthyesi i Shopenhaurit, Zoti Ceka jo. Përgatitje të mëdha po bënin pushtuesit e rinj për të nesërmen, ditën e “Çlirimit”. Kështu e quanin ditën e pushtimit; kishte vendosur Neroni dhe emisarët jugosllavë për të. Në mbrëmje me Hajro Çinin, mikun tim të vjetër, ishim duke bërë xhiron e zakonshme në trotuarin e bulevardit qendror. Preferonim të ecnim nën pemë, dukej sikur mbroheshim nga e keqja. Në krye të bulevardit njerëzit filluan të ndahen në mes. I hapnin rrugën Zotit Ceka që festonte ditën kur Gjergj Kastrioti kishte ngritur flamurin e lirisë. Ishte veshur për festë me pallto gup të zezë, rreth qafës shall të bardhë që zbriste deri pranë brezit. Pantallonat e zeza stofi me vijë hekuri i flinin bukur mbi këpucët lustrafine, të zeza edhe ato. Të gjitha gjermane. Ecte krenar me kokën lart e fytyrëqeshur. Intelektuali antikomunist trim, krenaria e qytetit të dijes, Zoti Ceka festonte i vetëm.
    29 nëntor. Zhurmë artificiale tërë ditën me daulle. Festonin pushtimin “Çlirimtarët”. Banderola gjaku mbulonin qytetin. Altoparlantët gjigantë grisnin qiellin gri, që duronte me dhimbje zërin thikë të Vaçe Zelës, e cila i këndonte plot patos krimit. Fjalime në foltoren qendrore, zemrën e qytetit. Sot ai mban emrin e gjermanit “Gensher”. Perëndia nuk harron. Mburreshin pushtuesit e rinj se kishin vrarë shqiptarë të mirë, që kishin luftuar për bashkimin e kombit. Kishin dorëzuar edhe mijra djem të Dardanisë në duart e shkjejve për t’i mbytur në gjak.
    Muzg. Bulevardi ndriçonte si asnjëherë tjetër. Mbushur plot. Bënin shfaqje me rrobat më të bukura që kishin. Dok i ardhur nga motra e re, Kina e Maos. “Hapi i Madh Përpara” e quante përbindëshi aziatik revolucionin e gjakut. Miliona kinezë kishin humbur jetën në Laogain e tij. I mbijetuari i ferrit komunist shqiptar, shkrimtari i madh, antikomunisti Visar Zhiti, kur vizitoi në Uashington muzeun “Laogai” u trondit rëndë te qelia e një të burgosuri politik.
  • Kjo s’është qeli burgu, … është varr, – tha Visari dhe lot dhimbjeje u krijuan në sytë e tij.
    U ulëm nën pishë. S’na bënin këmbët për xhiron e pushtimit. Ishim aty pranë kryqëzimit, ku një ditë më parë ishte shfaqur Zoti Ceka. Dhe ja, pikërisht në të njëjtin vend, filluan të hapen njerëzia përsëri. Në krye një burrë i gjatë, krenar, ecte me hap të ngadaltë. Xhupi që mbante veshur s’kuptohej se prej cilës cope ishte prerë. Qindra arna mbulonin atë rrobë të vjetër. Pantallonat ngjyrë dheu dukej sikur balta e ferrit ishte copa prej së cilës ishin prerë. Të grisura në fund, linin zbuluar këmbët e futura në nallane të drunjta në formë këpucësh. I kishte gdhendur vetë me bishtin e mprehtë të lugës prej alumini. Atje, në ferr. Këmbëzbathur me kokën lart, ecte duke tërhequr këmbët. Zakon i mbetur nga kohë kur kishin qenë të lidhura me pranga. Zoti Ceka, metafora e trimërisë, bënte thirrje për liri.
    Kur ora trokiti për të flakur “Çlirimtarët”, një Cekë tjetër, i prishur rrugës, pengoi popullin të shqyente prangat e tiranisë.

Shkëputur nga libri me tregime “Në sirtar” i autorit Muç Xhepa.

Kategori
Uncategorized

Kryetari i bashkisë dhe ish hetuesi i sigurimit Odisea.

Kastriot Dervishi/

Selami i hetuesit të Sigurimit

Disa muaj pas vendosjes në lagjen ku është tufëzuar gjithë nomenklatura e pereferisë regjimit komunist, dje u zhvillua ceremonia e përurimit të monumentit të Selam Musa Salarisë, figurën e të cilit regjimi komunist, pasi linte në hije gjithë protagonistët e kohës, e përdortesi simbol të luftës së Vlorës.

Ja dhe kryetari i bashkisë, ai “që hapi dosjet”, sa i përzemërt me ish hetuesin e Sigurimit, shokun odhise, sekretar gjasme veteranëve (enveristë) te ceremonia e monumentit në fjalë. Ky monument, jo në vendin e duhur, nuk përkujton kurrsesi luftën në fjalë. Kësisoj, frymëzimi për monumentin nuk ishte lufta dhe e vërteta, por motivi krahinor.


Komandant i përgjithshëm i luftës së Vlorës ka qenë Qazim Koculi.

Komandantë nën të ishin Baba Ahmeti, Koço Tasi, Ali Këlcyra, Riza Runa, etj. Lufta kishte dy faza luftarake: 5-10 qershor 1920 dhe 23 korrik 1920. Ajo përfundoi me marrëveshje, e cila u arrit në Tiranë më 2 gusht 1920, sipas së cilës, Italia u largua nga Vlora, por duke mbajtur Sazanin. Tërheqja italiane u bë brenda gushtit. Më 3 shtator 1920 përfaqësuesit e qeverisë shqiptare dhe fuqia e armatosur hynë në Vlorë.
Imagjinoni tani sikur t’u thoje këtyre që në vend të Selamit të vendosej Qazim Koculi.

Kategori
Uncategorized

GJAKU I TIM BIRI.Ku ma çuat djalin? Djalin! – piskata fort.

Agron Tufa.

lexoj pavullnetshëm, derisa u ndala, duke kërkuar, në shënimin “29 mars 198…”:
“Gjithçka është ujdisur me kujdes… Plani që bëmë me shokët Vjollca Meçe, Zamir Shtylla dhe Ahmet Toporaku, s’ka pse të mos funksionojë. Djali i B… Artur S…, do të rrëmbehet në Komitetin e Partisë së Beratit… Do ta shlyejmë dhe këtë njollë biofrafie… më në fund….”
Më shungullonin veshët. Si kështu!? Vjollca Meçe ishte kushërira e vjehrrit tim! Perëndi, gjëmën ma paskan kurdisur të mitë, mendova dhe ndjeva se po më binte zali. A e ka ditur vallë gjyshi enverist se ku po e çonte gjakun e nipit të tij të mitur? Si ta pyes, tani që ka vdekur?
Do të shkoj t’i ulem mbi varr, t’i piskas… deri sa të ngrihet… të më japë përgjigje!

(sipas rrëfimi të regjistruar të një nëne)

  • Të kërkon kryetarja e Komitetit të Partisë së Beratit, shoqja Jemine Guri, – më tha polici. Me tim bir në krahë, Arturin e vogël që sa qe ngritur në këmbë, ai na shoqëroi nga fshati i internimit deri në hollin e Komitetit.
  • Djalin lërja sportelistes, – tha polici. – Nuk mund të hysh në zyrën e shoqes Jeminé me djalin përdore… pesë minuta… mbaron punë dhe e merr.
    Sportelistja, një grua e re me përparëse të kaltër, i buzëqeshi ëmbël Arturit të vogël me kaçurrela të arta, por ai u ngjesh pas meje. Për të kapërdirë parandjenjën e errët që më kaploi, nxora një kallamsheqeri dhe ia dhashë. I bënë përshtypje vijat e kuqe, bardhë e blu
    dhe u gënjye. Polici me futi në një derë të katit të parë dhe vetë u largua. Brenda më prisnin dy gra dhe një mesoburrë me kostum gri.
  • Ti ke një djalë, apo jo? – filloi burri.
  • Po, – i thashë, – është i mitur. Përse më pyesni?
  • Ne, Partia, nuk do të lejojmë, që djali yt të rritet nga një reaksionare si ti… – tha, dhe pauzën që pasoi e mbushi me të trokitura thoi mbi siprinën e tavolinës. – Nuk do ta lëmë gjakun e shokut tonë
    partizan, besnikut të Partisë, të bastardohet nga një nënë reaksionare, bijë bejlerësh gjakpirës! Dëgjon?
    Ndaj ne…
    Mësyva derën fishek e dola jashtë.
    As djalin, as gruan me përparëse të kaltër s’i pashë kund.
  • Ku ma çuat djalin? Djalin! – piskata fort.Burri me dy gratë kishin dalë në holl. Renda në oborr. Askund, asnjë shenjë e djalit tim.
  • Kot e kërkon, – foli burri me kostum gri. – Ai ndodhet larg tashmë… nuk e arrin.
    Pas kësaj rashë në koma. Pas 5 muajsh u përmenda, por nuk mund të lëvizja. Paraliza më mbërtheu gjatë në shtrat. Vetëm nënën pata te kryet. Herë-
    herë vinte dhe im shoq. I shkatërruar. Vetëm një fjali ia përsërisja vazhdimisht: “Shko, gjeje djalin tonë!”.
    Ai vetëm qante. Kaloi paraliza dhe më dërguan fill në internim. Pastaj burg prapë, e prapë internim. Me radhë. Vinin oficerët e sigurimit papandehur. Bastisnin kasollen dhe ulërinin: “Ku i ke fshehur poezitë!”Derisa ra diktatura. Nisa kërkimin e Arturit tim. “A do të më njohë?” Deri kur, një ditë të mjegullt vjeshte të vitit 1991, një grua e panjohur trokiti në portën e kasolles sime.
  • Barie, – më foli. – Ti nuk më njeh. Unë jam Afërdita nga Përmeti, një kushërirë e dytë e dajove të tu. Kam ardhur të të them diçka, e cila duhet të groposet midis nesh. Përndryshe, po ma nxore emrin, unë bashkë me burrin e fëmijët e mi jemi të vdekur brenda ditës. Kam ardhur të të them mos e kërko më djalin tënd, Arturin. Bëhu e fortë dhe mos ushqe iluzione. Djali yt ka vdekur. Që kur është rrëmbyer, është mbajtur në një shtëpi të fshehtë në Tiranë, bashkë me disa fëmijë të tjerë të mitur. Aty i ushqenin mirë dhe një herë në javë, u merrnin gjak. U merrnin gjak për Udhëheqësin. Në një nga këto raste, fill pasi i morën gjakun, Arturi… nuk u përmend më. E kam parë me sytë e mi. Vdiq, si shumë vogëlushë të tjerë, që zëvendësoheshin me të tjerë…
    I gjori im bir!
  • Mos e kërko më… Bëhu e fortë, – tha gruaja dhe vrapoi në mjegull, duke më lënë të shituar në prag.
  • As varrin mos ia kërko! – erdhi zëri i saj, tashmë nga mjegulla. – Janë sekrete që nuk hapen kurrë, – shtoi për herë të fundit gruaja, që kishte kohë e tretur në mjegull. Nuk e pashë më në jetë atë grua. Ua kishte thënë edhe dajave të mi. Po atë natë qe larguar
    familjarisht në Greqi.
    Në verën e vitit 1997 im shoq më thirri të shkoj për të pastruar tek shtëpia e prindërve të tij, në Vlorë. Në dhomën e vjehrrit që më pati urryer, gjeta dy blloqe të trashë. Në njërin ai kishte shkruar kujtimet e jetës së tij, ndërsa blloku tjetër ishte ditar. Nisa ta shfletoj e të
    lexoj pavullnetshëm, derisa u ndala, duke kërkuar, në shënimin “29 mars 198…”:
    “Gjithçka është ujdisur me kujdes… Plani që bëmë me shokët Vjollca Meçe, Zamir Shtylla dhe Ahmet Toporaku, s’ka pse të mos funksionojë. Djali i B… Artur S…, do të rrëmbehet në Komitetin e Partisë së Beratit… Do ta shlyejmë dhe këtë njollë biofrafie… më në fund….”
    Më shungullonin veshët. Si kështu!? Vjollca Meçe ishte kushërira e vjehrrit tim! Perëndi, gjëmën ma paskan kurdisur të mitë, mendova dhe ndjeva se po më binte zali. A e ka ditur vallë gjyshi enverist se ku po e çonte gjakun e nipit të tij të mitur? Si ta pyes, tani që ka vdekur?

  • Do të shkoj t’i ulem mbi varr, t’i piskas… deri sa të ngrihet… të më japë përgjigje!
Kategori
Uncategorized

Çudira shqiptare, deputeti merr dieta edhe duke qenë i shtruar në spital

U shpërblyen me dieta dhe rimbursim karburanti në muajt e izolimit me Covid-19.

Gjatë kohës së pandemisë paçka se ka qenë i shtruar në spital e më pas në shtëpi duke mos marrë pjesë në seancat plenare të muajit prill, deputeti Adriatik Alimadhi është paguar 400 mijë lekë rimbursim karburanti. Zoti Alimadhi i pyetur nga Top Channel përse e ka pranuar këtë pagesë të Kuvendit, ndërkohë që ai ka qëndruar në shtëpi i sëmurë dha këtë përgjigje.

“Ky është një ligj që e kanë marrë deputetët më parë, e marrin aktualisht dhe do ta marrin sa të jetë ligji. S’ka të bëjë me momentin tim kam qenë i shtruar në spital apo jo dhe kam marrë lekët e karburantit.

Unë e shoh si një ngarkese të shoqërisë shqiptare madje të atyre që duan ta përdorin aktualisht për deputetët që kanë marrë mandatin. Por ky është një imazh i keq i shoqërisë shqiptare. Dhe thuhet që sa lekë i duhen zotit Alimadhi nga shtrati për në banjo.

Unë nuk e di ca fryme është kjo. Nuk e di pse i frynë zjarrit”. Deputetes Majlinda Halilaj i mjaftoi vetëm një fjalim në parlament për t’u bërë e famshme.

Kjo deputete për muajin prill ka marrë 300 mijë lekë rimbursim karburanti. Një tjetër deputet liste Ervis Naco i është akorduar nga Kuvendi shuma prej 400.000 lekë po për rimbursim karburanti.

Lista e publikuar nga Kuvendi për dietat dhe rimbursime karburanti përmban edhe deputetë nga shumica socialiste si Besnik Baraj, Fidel Ylli, Robert Bitri, Arben Kamami dhe shumë kolegë të tyre nga grupi parlamentar. Kontaktuar nga Top Channel, Drejtoria e Trajtimit të Deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë bëri këtë koment.

Sipas pikës 11, të vendimit të Kuvendit sipërcituar “Vlera mujore e mbulimit të shpenzimeve për transport, është e diferencuar sipas zonave të ndryshme në qarqet ku janë deputetët dhe varion nga 30.016 leke deri ne 40.000 lekë në muaj. Deputetit i mbulohet ky shpenzim pa paraqitur asnjë dokumentacion. Në lidhje me paraqitjen e formularit për deputetin Adriatik Alimadhi ju bëjmë me dije , se deputeti nuk ka plotësuar (vetëdeklaruar/dorëzuar) asnjë dokumentacion të tillë për të përfituar dietat ditore, sipas pikës 7 të vendimit të Kuvendit”./ TCH

Kategori
Uncategorized

Zonja Coca Cola në lagjen time.

Albert Avduli/

Im vëlla e kaloj kufirin për Greqi, vetë i tretë shok, në janar 1991.
7 muaj pa komunikim dhe pa dijeni ku ishin.
Në korrik martohej motra. Data ishte caktuar pa ikur dhe ai e dinte.
Shokët dhe të njohurit tanë, që iknin dhe vinin, kur kufiri u lirua disi, nuk sillnin asnjë lajm.
Ankthi na kishte përfshirë të gjithëve.
Nëna e kishte degdisur gjumin në male, ishuj apo qytete, emrin e të cilave s’e kishte dëgjuar kurrë.
Jo vetëm gjumin. Edhe zemra e saj vraponte nëpër lumenj e fshatra të vendit fqinj.
Dasma do të bëhej javën e tretë të korrikut.
Deri atëhere, kthimi i asaj date ishte tabu.
Pothuajse kishim mbaruar pregatitjet paraprake.
Siguruar mishi, rakia, ndonjë shishe verë. Birra ishte ende mall i rrallë për pjesëmarrje të madhe.
Nja dy shishe liker e ponçë ishin gjetur për të qerasur zonjat.
Bijat dhe vajzat e vëllazërisë kishin lyer me gëlqere çdo cep muri.
Java na ndante nga e diela e ceremonisë.
Mesditën e të dielës pararendëse, një veturë u fut në lagje me buri takuar.
Ata erdhën. Im vëlla me dy shokët e tij.
Nuk po përcjell emocionet dhe atmosferën e krijuar se duhen faqe të tëra.
Për gjithë ato muaj, kishin qenë në një nga ishujt më të largët të Greqisë.
Asnjë mundësi për të dërguar lajm se ishin gjallë.
Djemtë u shpërndanë nëpër shtëpitë e tyre.
Im vëlla, hap çantat. Dhurata për motrën e për secilin.
Duhet të kujtoj se atëhere, dhuratë e shtrenjtë konsiderohej një bluzë, xhinse, çorape, por jo pa vlerë edhe një orë elektronike, medaljon për mbajtëse çelsash apo prerëse thonjësh.
Çanta e madhe kishte “zairetë”.
Si qershia mbi tortë krekosej shishja e wiskit dhe dy shishe uzo.
Dy bidona cola, dy portokallada dhe disa kanaçe cola, fanta, ivi dhe zup (kështu i quanim). Për një plastikë të tillë desh më kish mbytur Vjosa dikur. E kujtoj mirë atë rast. Nëntor. Shirat e para të rrëmbyeshëm.
Vjosa sillte nga Konica mori mbetjesh e rrugës shqiptare mblidhte trungje.
Ma zuri syri, përmbi valën e tërbuar, atë plastikë.
Një trofe që s’duhej lënë ta merrnin djemtë e tjerë gjahtarë të lumit.
Notova fort. E kapa, por një trung më godet dhe veten e shoh të zhytur në valën e turbullt.
Qëllimet u bënë dy, jeta dhe bidoni.
Dola në zallishte dhe i kisha të dyja.
Rikthehem tek ekspozita greke.
Disa pako kafe, biskota dhe qeskat me karamele. O sa të bukura ishin, sa të bukura. Më tepër edhe se karamelet “Zana” që nëna i kish fshehur në sirtar.
Zhgënjyese ishte shkrirja e çokollatave, por gjithësesi kishte plot të tjera.
Një thesar i tërë, pra.
E të nisin vizitat. . .
Ishte kthyer biri nga kurbeti.
Grupe grash që hynin e dilnin.
Mbasi puthnin në dy faqet protagonistin, zinin vend e nisnin urimet pa fund.
Qerasja si proces ishte risi.
Në gota të vogla rakie hidhej coca cola. Nëna pyeste tim vëlla se mos helmoheshin mysafiret.
Vihej në buzë, e shijshme, aromatike, e re.
Qyqja moj gra, se mos na zë kjo gjëja, se mos është me drogë kjo pija amerikane.
Kur dilnin, marramendeshin nga idea se ishin droguar.
Një grup ikte, tjetri vinte.
Burrat në oborr pinin nga një gotë uzo.
Wiski do ruhej për të dielën, kur të vinin krushqit.
Teksa shijonin uzon greke, arritën në përfundimin se uzo e vendit ishte më e mira.
Ishte pa hile, jo si ato të jashtmet.
Oborri po gumëzhinte nga fëmijët. Ata e fshihnin rrufeshëm karamelen që u jepej në dorë, por nuk largoheshin.
Duam të provojmë coca cola amerikane. E shqiptonin, kështu si po e shkruaj.
Në të njëjtat gota të vogla rakie, im vëlla ju hedh nga pak fanta. Sa e provonin, jo, jo, nuk duam arançata, duam coca cola.
Ky ishte prezantimi i parë i znj.Coca Cola në lagjen time.
E mistershme dhe autoritare si çdo amerikan.
Injoranca dhe varfëria jonë emblematike.

Kategori
Uncategorized

Unë si nënë komuniste,të mallkoj: Helm t’u bëftë qumështi që të kam dhënë nga gjoksi im i pastër.

Unë si nënë të mallkoj:

Helm t’u bëftë qumështi që të kam dhënë nga gjoksi im i pastër.

Unë si baba të them:

t’u bëfshin gjarpër në mushkëri të mirat tona prindërore. Ta dija se do urreja në këtë shkallë, kisha për ta këputur kokën vetë.

1967/“T’u bëfshin gjarpër në mushkëri të mirat tona”

Nga Kastriot Dervishi

Djali i një familjeje arratiset në Jugosllavi. Si plot raste, jugosllavët që bashkëpunonin ngushtë me regjimin e Enverit, e kthejnë në Shqipëri. Familja e djalit 20 vjeçar i bën një letër gjykatës, ku kërkon që djali të dënohet sa më ashpër. Djali i tyre mallkohet, quhet “dezertor”, “i padenjë”, “bastard”, ndërsa ata vetë thonë se janë “ish prindërit” e tij. Letra tregon më së miri depersonalizimin e njeriut në regjimin komunist,

Nga Kastriot Dervishi

Gjykatës Popullore të Qarkut Tiranë

Ne prindërit e dezertorit X. Y., i parashtrojmë asaj të ndershmes gjykatë, sa poshtë vijon:

Së pari ndjejmë përgjegjësinë tonë për edukimin e këtij fëmije. Ne e ndjejmë thellë dhe e quajmë të pamjaftueshme punën tonë edukative përderisa ai mori rrugën e tradhtisë; d.m.th. te ky fëmijë nuk bëri efekt edukimi prindëror por zuri vend puna e armikut.Sinqerisht e ndjejmë thellë dhe na vret ndërgjegjja që puna dhe mundi ynë për rritjen e këtij fëmije shkuan kot.

Së dyti, ne i kërkojmë drejtësisë popullore që të tregohet e pamëshirshme në masën e dënimit karshi tij, jo vetëm për fajet kundër shtetit dhe popullit, për tradhtinë që bëri, por edhe për faktin që ai mori nëpër këmbë nderin dhe dinjitetin tonë familjar. Ne e rritëm dhe e selitëm që të bëhej si gjithë rinia e vendit tonë, bir besnik i partisë, atdheut dhe popullit tonë dhe jo bastard, vegël e armiqve tanë. Përse ti bir i padenjë i familjes tonë kur dëgjove këshillat dhe porositë tona të vazhdueshme se cila ishte rruga që duhej të ndiqje për t’u bërë bir i denjë i partisë dhe popullit tënd?

Përse nuk zgjodhe shokët që të rekomandonim ne, por u bashkove me llumin e shoqërisë që të shpuri në tradhti? Përse këshillat tona të drejta dhe të sinqerta nuk t’u ngulën mirë në tru, por zunë vend në kokën tënde fjalët e bukura plot helm të armiqve që të shpunë në këtë rrugë? Përse të bir bastard nuk ndoqe rrugën e partisë, rrugën që ndjek gjithë rinia jonë heroike, gjaku i pastër i partisë tonë që po bën mrekulli në ndërtimin e shoqërisë tonë socialiste?

Përse u ndave nga familja dhe more rrugën e arratisë së tradhtisë dhe shkove në vend të huaj, te Titua? Mos vallë atje do të gjeje prindërit, vëllezërit a ndonjë nga të afërmit e tu? Asnjëri. Mos vallë atje do të gjeje kopshtin me lule që të premtuan armiqtë? Jo vetëm vuajtjet dhe mjerimet që po heq ai popull nga shtypja dhe shfrytëzimi i kralit të ri. Ne si prindër të indinjuar nga akti yt i poshtër kërkojmë që ti të ndëshkohesh rëndë, sepse nuk ta kishim borxh këtë njollë të zezë, këtë turp që na bërë.

Nuk ta kishim borxh dhe nuk ta falin gjithashtu këtë njollë gjithashtu farefisi prej disa dhjetëra të tjerë që për këtë parti dhe për këtë pushtet kanë luftuar me armë në dorë kundër armiqve të brendshëm e të jashtëm dhe në gjokset e tyre shndrisin dekoratat e luftës e të punës. Nuk ta falin dëshmorët e fisit tënd që dhanë gjakun dhe jetën e tyre për këtë ditë. Ne jemi të vrarë sinqerisht në ndërgjegje, jo se na vjen keq për ty që do të ndëshkohesh, por sepse nga familja dhe fisi ynë të dalë një bastard, një tradhtar. Ta kuptosh mirë ti bir i padenjë i familjes sonë se akti tënd i ulët nuk na dobëson, nuk na ndan nga partia jonë e shtrenjtë dhe nga pushteti ynë i dashur, me të cilin jemi të lidhur si mishi me kockën, përkundrazi na bën më të fortë, t’i duam më shumë dhe të jemi më të egër e më të ashpër karshi armiqve tanë.

Unë si nënë të mallkoj: Helm t’u bëftë qumështi që të kam dhënë nga gjoksi im i pastër.

Unë si baba të them: t’u bëfshin gjarpër në mushkëri të mirat tona prindërore. Ta dija se do urreja në këtë shkallë, kisha për ta këputur kokën vetë.

Ne ish prindërit e tu, të bëjmë thirrje dhe të këshillojmë: të realizosh mirë dhe drejt në ndërgjegjen tënde poshtërinë që ke bërë karshi atdheut, shoqërisë dhe familjes. Të tregohesh i sinqertë dhe t’i hapësh zemrën drejtësisë popullore për fajet që ke bërë. Të bësh kthesë rrënjësore nga rruga jote e përbuzur dhe e ndyrë se shoqëria jonë është e madhe dhe zemërgjerë, e ashpër karshi armiqve, por kur e sheh se ata që gabojnë i kuptojnë dhe i realizojnë fajet e tyre, bëjnë kthesë sinqerisht, u jep dorën dhe i afron, në të kundërt, ju këput kokën si minjtë. Ju lutemi kërkesa jote të kihet në konsideratë për ndëshkimin e tij

Me nderime dhe respekt…(emrat e tyre)

Tiranë 25.5.1967

Kategori
Uncategorized

Vizita e Presidentit Bush në Shqipëri, Publikohet për herë të parë letra e tij për Berishën

“Mjaft është mjaft”, tha Presidenti i 43 të i SHBA, George W. Bush në Tiranë.

Kosova e pavarur – Shqipëria në Nato !

Shqipëria në Nato___Kosova e pa varur!

Ky është qendrimi im!

Ky është një qendrim i prerë dhe i fortë”, tha Presidenti Bush!

13 vjet nga vizita e Presidentit të SH.B.A, George W. Bush në Tiranë, publikohet letra që ky i fundit i dërgoi kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.

Këto ditë ishin ditë historike për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që jetonin.

Në konferencën e shtypit së bashku me Kryeministrin Berisha, Presidenti Bush deklaroi:

Shqipëria në NATO dhe Pavarësinë e Kosovës.

Këto ishin dy arritjet më të mëdha të shqiptarëve në fillim të këtij shekulli.

Kategori
Uncategorized

4 shenja që tregojn që je afër sulmit në zemër, ja duhet të veprohet nëse kemi kto shenja.

Goditja është një ndërprerje e qarkullimit të gjakut në tru. Qelizat e trurit që nuk ujiten më nuk marrin më oksigjen ose lëndë ushqyese dhe hyjnë në një proces degjenerimi ose mund të vde.sin nëse qarkullimi i gjakut nuk rikthehet në kohë.

Pavarësisht nga të rinjtë apo të moshuarit, goditja në tru mund të shkaktojë humbjen e pothuajse 2 milion neuroneve në minutë, gjë që shkakton dëme të konsiderueshme dhe të pakthyeshme. Duke pasur parasysh ashpërsinë e kësaj sëmundje, është e rëndësishme të mësoni se si të zbuloni simptomat e hershme në mënyrë që të ndërhyni sa më shpejt.

Në Francë, regjistrohen 130,000 raste të goditjes në vit çdo vit, pra një goditje në çdo 4 minuta. Në mënyrë që t’ju ndihmojnë të zbuloni shfaqjen e një goditje në vend, ekspertët kanë zbuluar 4 pjesë të trupit që duhet të monitorohen.

Kujdes nga këto 4 pjesë të trupit tuaj në rast goditjeje
Fytyra: nëse vëreni një buzëqeshje nga njëra anë ose muskujt e fytyrës që befas qetësohen, duhet të lajmëroni menjëherë shërbimet shëndetësore .
Armët: një person që nuk mund të ngrejë të dy krahët në të njëjtën lartësi mund të jetë duke pësuar goditje.
Gryka: nëse një person nuk mund të flasë papritmas ose ka vështirësi në gëlltitje të pështymës ose ushqimit, kjo mund të jetë një shenjë e një goditje në tru .
Koka: një person që ka një goditje në tru nganjëherë humbet gjurmët e kohës, ndihet i marramendur ose papritmas përjeton migrene të rënda.
Shenja të tjera mund t’ju ndihmojnë të njohni një goditje të tillë si:

Dhimbje ose paralizë që prek vetëm gjysmën e trupit
Problemet me vizionin (vizion i dyfishtë ose i paqartë, zvogëlimi i fushës vizuale, humbja e pjesshme ose e plotë e shikimit.)
Marramendje me humbjen e ekuilibrit ose humbjen e koordinimit të lëvizjeve të trupit,
Frymëmarrje e dendur ose e vështirë
Rekomandohet fuqimisht të njihen simptomat pararendëse të një goditjeje, pasi kjo lejon të reagoni shpejt dhe për këtë arsye të rritni shanset për shërim, dhe të kufizoni efektet pasuese të cilat mund të jenë shumë serioze dhe të pakthyeshme. Njohja me faktorët më të zakonshëm të rrezikut gjithashtu mund të ndihmojë në parandalimin e goditjes në tru.

Faktorët kryesorë të rrezikut për goditje në tru
Ushqimi jo i shëndetshëm: Ushqimi i sasive të mëdha të sheqerit, kripës dhe yndyrës ndikon në sistemin nervor dhe rrit rrezikun për goditje në tru dhe sëmundje të tjera të tilla si hipertensioni ose diabeti. Kur dikush ka presion të lartë të gjakut, rreziku i goditjes në rritje rritet ndjeshëm. Një rritje e presionit të gjakut rrit 4 herë rrezikun e goditjes ishemike (formimi i një mpiksje gjaku që zvogëlon rrjedhën e gjakut) dhe 10 herë atë të goditjes hemorragjike (gjakderdhje që shfaqet pas këputjes së një ene gjaku në rajoni i trurit).

Historia familjare: Ekspertët e shëndetit thonë se dikush ka më shumë rrezik nëse dikush në familjen e tyre të ngushtë (gjyshërit, prindërit, vëllai ose motra) ka pasur një goditje para moshës 65 vjeç. Për më tepër, nëse tashmë keni pasur goditje në tru ose TIA (sulm ishemik kalimtar), rreziku juaj për të pasur një sekondë rritet.

Plakja: gjysma e rasteve të goditjeve prekin të moshuarit mbi 75 vjeç. Në shumicën e tyre, nuk ka asnjë shenjë paralajmëruese para një krize, por faktorë të caktuar mund të monitorohen: të folurit e hutuar, vështirësi në të kuptuarit, mpirje nga njëra anë, shqetësime në vizion , dridhje ose probleme bilanci.

Si të shmangni një goditje?
Për të ruajtur shëndetin tuaj dhe për të shmangur goditjet, këtu janë disa këshilla që mund të ndiqni:

Hani të shëndetshëm dhe të ekuilibruar, me një konsum adekuat të përditshëm të ushqyesve dhe antioksidantëve (fruta dhe perime, barishte, ushqime të pasura me kalium, dhe peshq të tjerë të yndyrshëm si salmon sepse ato përmbajnë omega-3 thelbësore për shëndetin e mirë të trurit)
Bëni një gjumë çlodhës minimumi 7 orë në natë
Humbni peshë nëse jeni mbipeshë ose mbipeshe për të zvogëluar rrezikun e diabetit dhe kolesterolit.
Kontrolloni vazhdimisht tensionin tuaj të gjakut për të shmangur pikat e presionit të gjakut. Trajtimi i presionit të lartë të gjakut zvogëlon rrezikun e goditjes nga goditja me 40%.
Ushtroni rregullisht për të tonifikuar muskujt tuaj, përmirësoni qarkullimin e gjakut dhe digjni yndyrën.
Banish ose të paktën minimizoni konsumin tuaj të alkoolit dhe cigareve.
Mbani një nivel të ulët stresi duke praktikuar për shembull meditim

Kategori
Uncategorized

Deklarata e PPE, dhe i gjithë faktori ndërkombëtar i angazhuar për një tranzicion politik të pushtetit.

Red VARAKU – Deklarata e PPE dhe një përpjekje për të fshehur mesazhin e palëkundur perëndimor

Partneri ynë

Ka pasur një konfuzion në leximin e mesazhit perëndimor në lidhje me krizën shqiptare kryesisht si pasojë e dy ngjarjeve të rëndësishme jashtëpolitike, tërmetit dhe pandemisë, të cilat kjo qeveri i ka shfrytëzuar maksimalisht për të harruar të vërtetat e përgjimeve dhe votimet moniste.
Gjithashtu, këto dy ngjarje kanë ndikuar që nëpërmjet propagandës, qeveria të ndërtojë në mëndjen e shqiptarëve një qasje dhe narrativë tjetër të perëndimit ndaj krizës shqiptare, sidomos në interpretimin e ndihmës financiare të perëndimit ndaj popullit shqiptar, si mbështetje për të dhe në prezantimin e kredisë 885 milion euro si përkrahje për të personalisht.
I njëjti konfuzion u tentua edhe këto ditë në dakortësimin e Reformës Zgjedhore, ku sërish ai tentoi ta shiste veten si i përkëdheluri i perëndimit kur në fakt në fund rezultoi e kundërta.


Por, e vërteta është që përkundër kësaj përpjekjeje për të shfokusuar opinionin publik , ka pasur gjithmonë një qëndrim të qartë të faktorit ndërkombëtar.
Më i ashpri dhe më i qarti ka qenë bllokimi i integrimit. Një rast unik, në historinë e integrimit, sepse nuk ishte thjesht një moshapje negociatash për shkak të mosplotësimit të kushteve, por ishte bllokim i integrimit me nëntë kushte, të cilat pasqyronin qartazi vetëm kërkesat e opozitës.
Pas bllokimit të integrimit, një mesazh tjetër i qartë, që i shkonte mu në zemër propagandës së qeverisë, fiks një muaj pas bllokimit të integrimit, në Zagreb Partitë Popullore Europiane dolën me një rezolutë të qartë në mbështetje të betejës politike të opozitës.


Një rezolutë që pranonte krizën që vinte si pasojë e përpjekjes së Ramës për të asgjësuar demokracinë dhe shikonte si zgjidhje të saj propozimin e opozitës për zgjedhje të parakohshme politike në të njëjtën ditë me ato lokale me një kod të dakortësuar zgjedhor.
Në këtë mënyrë ajo vinte si mbështetja e parë e hapur për betejën politike të Lulzim Bashës pasi njihte, pranonte dhe vlerësonte edhe vendimet politike të z. Basha si lider i Opozitës, përfshi këtu djegjen e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve.
Më pas kemi presionin që e detyroi kryeministrin të pranonte si zgjidhje zbatimin e kushteve të Bundestagut. Provë për këtë ishte pranimi i Këshillit Politik, si mjet për shtrimin e rrugës për zgjidhjen e krizës dhe për dakortësimin e reformës zgjedhore si një mënyrë për dorëzimin e pushtetit me procedurë.
Po në vazhdën e këtij qëndrimi të palëkundur ishte dhe sot deklarata e grupit parlamentar të PPE , grupit që qeveris BE-në, e cila nuk është tjetër vetëm se një përkthim në terma ligjorë dhe institucionalë i rezolutës së Zagrebit.
Pra, deklarata sot e z. Michael Gahler, koordinatorit të grupit të PPE në Parlamentin Europian për çështjet e zgjerimit (CDU), i cili kërkoi sot në emër të grupit të Partive Popullore Europiane, vazhdimin me plotësimin e kushteve për hapjen e negociatave, me vendimin si hapin tjetër të rëndësishëm pas reformës zgjedhore, aplikimin e saj, jo vetëm që nuk është një devijim nga strategjia për tranzicionin politik të pushtetit në Shqipëri, por është një deklaratë që përforcon qëndrimin perëndimor dhe paralajmëron akte me fuqi ligjore në rast devijimi nga ky kurs.
Në thelb kjo deklaratë është një ‘urdhër’ për qeverinë shqiptare, që nuk ka asnjë shans të mos zbatohet sepse moszbatimi i tij jo vetëm e ngarkon këtë qeveri me përgjegjësi, por sjell edhe pasoja të tjera për të ardhmen e integrimit të vendit.


Ndaj, përtej spekulimeve të vogla propagandistike, që tentojnë të injorojnë ose të zvogëlojnë betejën politike të opozitës, e vërteta është që Këshilli Politik dhe Reforma Zgjedhore janë pasojë e presionit ndëkombëtar për të plotësuar kushtet e Bundestagut.
Pas deklaratës së sotshme të grupit të PPE, nuk besoj se ka më njeri që të mos e ketë të qartë, që faktori ndërkombëtar është angazhuar për një tranzicion politik të pushtetit nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme politike në të njëjtën ditë me ato lokale me kodin e ri të dakortësuar.

Kategori
Uncategorized

Analizë/ Prof.Dr. Eshref Ymeri: Shqipëria “ Meka” dhe “Vatikani” i diplomatëve të huaj.

Nga Gazeta Telegraf – 9 Qershor, 202012

Diplomatët  perëndimorë  duke njohur natyrën servile dhe mercenare të politikanëve shqiptarë  ndaj të huajve, janë bërë “rrogozë”, duke mos treguar respekt ndaj popullit. Shtëpia e shqiptarit ka qenë  e mikut dhe e shtegtarit, por jo si sot, që i kemi bërë zotër, duke përdhosur dinjitetin kombëtar. Për një fotografi apo shtërngim duarsh me të huajt, politikanët tanë janë kthyer në karagjozë

Diplomatët e huaj nuk mund të qortohen se pse punët nuk shkojnë mirë në stanin e politikës shqiptare.  Sepse ata e shikojnë  dhe janë të bindur,  që ky stan është një shesh ideal për të bërë një përshesh  ideal.  Dhe, siç ka rezultuar gjatë këtyre tridhjetë vjetëve, diplomatët e huaj përsheshin e kanë bërë të përkryer. E në këtë mes, nuk ka asgjë për t’u habitur. Sepse në Shqipëri sistemi kriminal komunist  gjysmëshekullor,  nuk u përmbys në dhjetorin e vitit 1990. Ai sistem thjesht u zëvendësua me një sistem neokomunist, në përputhje  me platformën e kryekomunistit veteran Ramiz Alia, i cili, që në nëntor të vitit 1989, pati deklaruar se “e ardhmja e fëmijëve dhe e nipërve tanë do të jetë e sigurt”, duke lënë të nënkuptohej se këta duhet të jenë përjetësisht në pushtet. Prandaj lëvizja studentore e dhjetorit të vitit 1990  ishte një komedi e hollë, e mirorganizuar dhe me efekte mbresëlënëse, për t’i krijuar bindjen mbarë opinionit publik se sistemi  komunist po “shembej” në Shqipëri,  dhe në vend të tij, po “vendosej” një sistem i ri demokratik, i cili do të ishte “themeli” për ngritjen e mirëqenies së njerëzve. Kryeustai veteran i komunizmit, Ramiz Alia dhe shegertët rreth tij, për t’i mbushur mendjen “miletit”, se sistemi i vjetër komunist u “përmbys”, ishin  të bindur  se atij sistemi i duheshin bërë ca arnime, me ca shtojca  dhe ca zbukurojca  impresionuese, si ekonomia e tregut, iniciativa e lirë, zgjedhje “të lira”, e drejta e grumbullimeve dhe e protestave, fjala e lirë, në bazë të së cilës individi nuk do të ndëshkohej  më për mendimet e tij kundër pushtetit. Por ama, këto shtojca  e zbukurojca bëheshin me kusht që, siç e përmenda më lart, bijtë dhe nipat e veteranokomunistëve  të mos luanin  kurrë nga kolltuku i pushtetit. Siç edhe ka ndodhur realisht gjatë këtyre tridhjetë vjetëve!

Perëndimi europian e ka ditur me kohë  se cila është psikologjia  e politikanëve  shqiptarë, e ka njohur  mirë natyrën e tyre servile dhe  mercenare, për shkak të së cilës ata nuk ushqejnë kurrfarë respekti për popullin e vet, por ama janë gati orë e çast që të shndërrohen  në rrogozë shembullorë  dhe  në lepitka  të zellshme të të huajve. Populli shqiptar,  po ashtu, i njeh mirë politikanët e vet,  se nga gjiri i tij kanë dalë. Por e keqja është se vetë populli  shqiptar, tradicionalisht, të huajin e ka respektuar dhe vazhdon  ta respektojë,  më shumë se vetveten. Prandaj, gjatë shekujve, jo më kot, është krijuar në gjuhën shqipe ajo e famshmja fjalë e urtë:

“Shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e shtegtarit”.

Pra, shqiptari mikun, të huajin e ka bërë  zot shtëpie për shkak  të mikpritjes së tij, jashtë normave  të etikës së komunikimit me të. Një qytetar i nderuar kosovar, me banim në  Zvicër, shkruan:

“… a na solli neve ndonjë të mirë bujaria dhe zemërgjerësia me të huajt? Asnjëherë, kurrë! (Sokol Braha. “Vjen i kodrës, nxjerr të votrës”. Shtypshkronja “Grafobeni”. Prishtinë, 2011, f. 56).

Duke e ngritur kaq lart kultin e të huajit dhe duke shpërfillur kultin e vetvetes, populli shqiptar  ka nxjerrë dhe vazhdon të nxjerrë nga gjiri i vet politikanë pa kurrfarë dinjiteti kombëtar. Nënkuptohet,  që  politikanët  tanë, pa kurrfarë dinjiteti para të huajve, nuk mund të fitonin dot respektin e Perëndimit europian. Për rrjedhojë, në heshtje, nuk mund ta gëzonin, nuk mund ta gëzojnë dhe nuk kanë për ta gëzuar kurrë respektin e diplomatëve të huaj. Sepse servilin, mercenarin,  të huajt e përbuzin në heshtje, por e shfrytëzojnë vetëm për interesat e tyre dhe vetëm kaq.

Politikanët shqiptarë, të etur deri në marrëzi për të dalë në fotografi me udhëheqës perëndimorë, sidomos me presidentë amerikanë, duke shpenzuar shuma të mëdha parash, fotografi këto për t’ua tundur paskëtaj para hundëve qytetarëve të vet gjatë fushatave zgjedhore, janë shndërruar në karagjozë  të vërtetë, sepse me sjellje të tilla, ata nxjerrin në pah, kompleksin e inferioritetit të tyre, i cili është tepër karakteristik për njerëzit e etur për pushtet, si edhe ulin mjaft poshtë vlerat e mbarë kombit shqiptar.

Gjeste të tilla të politikanëve shqiptarë në qëndrimin plot servilizëm dhe mercenarizëm ndaj të huajve, janë nën vëzhgimin e përhershëm  të diplomatëve  perëndimorë. Dhe diplomatët e huaj, kur shikojnë që politikanët shqiptarë, për një fotografi me presidentët amerikanë harxhojnë  aq shumë para, pse të mos bëhen ziliqarë edhe ata, që të nxjerrin prej tyre ndonjë përfitim personal nga përkrahja që do t’u japin në sytë e opinionit publik?  Kjo është arsyeja që diplomatët e huaj braktisin  selitë e tyre dhe  bredhin poshtë e përpjetë  nëpër  Tiranë, sa nga njëra zyrë pushtetarësh  të lartë, në tjetrën. Gjithmonë ka rënë në sy përkrahja që diplomatët e huaj i japin qeverisë, partisë që është në pushtet. Se ajo i administron financat shqiptare, jo opozita. Dhe kjo duket sheshit: diplomatët e huaj vijnë në Tiranë me këmishën të mbërthyer dhe kravatën të shtrënguar deri në fyt. Por, gjatë ushtrimit të mandatit, fillojnë dhe e zbërthejnë pullën e sipërme të këmishës dhe kravatën e lirojnë fare, se qafa vjen e u bëhet si e demit. Kanë të drejtë! Shqipëria e politikanëve  në pushtet,  për ta,  është lopë mjelëse, ndaj ata janë shndërruar në kadilerë. Dhe “kadiu kur shikon paranë, ters e vërtit sherihanë”.

Një gazetar i njohur i njërit prej kanaleve televizive, i cili para do kohësh deklaroi, se janë të panumërta  kërkesat që i drejtohen  Brukselit dhe Vjenës  për t’u emëruar si diplomatë në Shqipëri.  Kishte shumë të drejtë ai gazetar me brumosje nacionaliste: Shqipëria është “toka e premtuar” për diplomatët perëndimorë.

Përkrahja e padrejtë që i jepet qeverisë është vënë re edhe në radhët e europarlamentarëve.

Ish-europarlamentarja Doris Pak (Pack), ka reaguar ashpër kundër Knut Fleckenstein-it për qëndrimin e tij skandaloz ndaj qeverisjes socialiste, gjatë vizitës së tij me 6 europarlamentarë, në Tiranë, më 27 dhe 28 shkurt 2019, ku sulmoi opozitën për djegien e mandateve të deputetëve. Ajo shkruante:

“Knut Fleckenstein, gjykimi i opozitës në Shqipëri për sjellje jodemokratike,  është  hipokrizi, është  një thirrje për ndihmë  nga BE-ja. Asnjëherë në vitet e fundit  nuk keni kritikuar  miqtë socialistë  për krimin dhe qeverisjen e korruptuar. Shqiptarët humbën  shpresën, po vuajnë dhe lënë vendin. Kam turp nga ti” (Citohet sipas: “Deklaratat kundër opozitës, Doris Pack “fshikullon” Knut Fleckenstein: Kam turp nga ti”. Faqja e internetit “Fox Ëeb”. 04 mars 2019).

Nga sa deklaronte zonja Doris Pak, rezulton se Knut Fleckenstein ishte një europarlamentar i korruptuar në Shqipëri dhe, për pasojë, ishte një njeri i pamoralshëm. Le të flasim me gjuhën e fakteve.

            Gazetari i talentuar Elio Laze ka deklaruar publikisht si më poshtë:

“… Kjo është historia e turpshme me ndërkombëtarët, të cilët vijnë, mbushin ca valixhe, shijojnë  benefitet  që u ofrohen hoteleve  të Tiranës dhe ikin dhe mbushin ca raporte të pavërteta, të paqena… Le të marrim zotin Knut, për shembull, jo këtë herë që ishte në Shqipëri para ca ditësh, por herën e kaluar,  zoti Knut, ka kaluar dy netë në hotel “Rogner”, me një vajzë të strukturave të forumit rinor eurosocialist shqiptar… dhe unë nuk besoj që duhen marrë seriozisht  raportet që bën Knuti, pasi ka kaluar gjithë natën pa gjumë…”(Citohet sipas: “Sa para u ofroi mazhoranca kandidatëve  të listës plotësuese  të opozitës?  Gazetari Elio Laze”. Transmetuar në youtube nga “Syri.net”. Intervistues gazetari Alen Xhelili. 05 mars 2019).

Përkrahja e diplomatëve të huaj për qeverinë dhe për partinë socialiste ka arritur herë-herë deri në atë shkallë, saqë ndokush prej tyre ëshë etiketuar edhe si anëtar i asamblesë së partisë socialiste. Ndonjë diplomat tjetër, përkrahjen e vet ndaj  kryeministrit Rama, e ka manifestuar deri edhe në përmasa skandaloze. Rasti i mëposhtëm  dëshmon më së miri, se njëri nga këta diplomat,  është thjesht një rrugaç, që duhej përzënë menjëherë me teneqe nga vendi ynë. Por s’kishte kush ta përzinte, se vendi ynë nuk ka zot.

“Mbrëmë ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Borchard, u ka ngritur gishtin e mesit protestuesve  shqiptarë që ndodheshin  para  Drejtorisë së Policisë në Tiranë, ngaqë protestonin kundër  arrestimeve të  banorëve  të “Unazës së Re” nga policia. Kjo është e turpshme. Një akt i pastër  rrugaçërie nga  një përfaqësues me imunitet diplomatik!  Zhgënjim i madh që  diplomacia gjermane të përfaqësohet me një person të tillë! Gjesti i turpshëm i një ambasadori është i dënueshëm  dhe duhet  ta ndëshkojë  Konventa e Vjenës. Ai gisht i mesit nga ambasadori i OSBE-së,  kundër shqiptarëve, në fakt, shpreh krizën spektakolare që ka drejtimi i OSBE-së, drejtim, i cili do t’i besohet qeverisë më antidemokratike  të vendeve anëtare të OSBE-së, qeverisë së Ramës, që dhunon  egërsisht qytetarët e saj dhe liritë kushtetuese” (Citohet sipas: “Turp. Ambasadori i OSBE-së në Tiranë u ngre gishtin e mesit protestursve shqiptarë”. Faqja e internetit e gazetës “Telegraf”. 14 tetor 2019).

Diplomati Borchard,  nuk mund të mbante qëndrim tjetër ndaj protestuesve  të “Unazës së Re”, prandaj ai gishti i tij i mesit, i ngritur paturpësisht  para tyre, dëshmonte më së miri se ai ishte radhitur  fuqimisht në përkrahje  të kryeministrit Rama. Kur ata protestues  të gjorë i poshtëronte kryeministri i vendit, siç edhe i poshtëroi publikisht, duke i flakur si lecka nga shtëpitë e tyre, si mund të mos i poshtëronte  ai,  diplomati i huaj!

Por, çuditërisht, këtë sjellje rrugaçërore të këtij diplomati të lartë europian,  Brukseli e mori në mbrojtje. Kjo dëshmon  fare shkoqur se çfarë qëndrimi  “dashamirës”  mban Perëndimi europian  ndaj popullit shqiptar.

Nëse diplomatët e huaj, kryesisht perëndimorë, do të kishin sadopak respekt për popullin shqiptar, atyre nuk mund  të mos u bënte përshtypje shpopullimi  i Shqipërisë  me përmasa të frikshme këta shtatë vjetët e fundit. Dhe, si zëdhënës të qeverive të tyre, do të kërkonin ndryshimin  e stanit politik në Tiranë, në mënyrë që njerëzit, të mos braktisin vendin. Sipas disa të dhënave shifrore, të botuara para do kohësh në gazetën “Telegraf”,  rezulton se gjatë pesë vjetëve , (2012-2017),  në vendet perëndimore kanë marrë  azil  290 mijë shqiptarë, përfshirë edhe  kosovarët, pa llogaritur ata që kanë braktisur vendin, të cilët, në tërësi, kapin shifrën mbi gjysmë milioni,  për të dyja vendet.  Siç vihet re, Rama dhe Thaçi  janë në garë, se kush do të arrijë t’a shpopullojë  më  shpejt vendin përkatës. Që të dy, duke qëndruar kaq gjatë në pushtet (Rama – 22 vjet, Thaçi – 21 vjet), domosdo që janë duke lenë gjurmë në histori me kontributin e tyre  të dukshëm,  për shpërbërjen e kombit shqiptar. Me sa duket,  janë në garë me Putinin, i cili, sipas  disa medieve ruse,  mendon të largohet nga pushteti në vitin 2036. Dihet: një politikan mund të qëndrojë gjithë jetën në pushtet vetëm në dy raste: ose kur vendi është mbretëri, ose kur aty është vendosur  një sistem komunist, apo neokomunist,  si në rastin e Shqipërisë dhe të Kosovës.

Shtetet perëndimore,  të cilat janë anëtare të NATO-s, nuk duhej të lejonin që Athina të vazhdojë ta mbajë në fuqi ligjin paradoksal të luftës me Republikën e Shqipërisë, ndërkohë që kjo po bëhej gati të pranohej si anëtare e saj,  që në pranverën e vitit 2008.  (u pranua në pranverën e vitit 2009).  Mirë që Perëndimi europian nuk e çan fort kokën për vendin tonë,  por  Uashingtoni nuk duhej  t’ia lejonte Athinës  kurrësesi  një gjë të tillë.

Nisur nga sa u parashtrua më lart, mund të thuhet pa mëdyshje, se të pretendosh që diplomatët perëndimorë duhet të mbajnë një tjetër qëndrim në vendin tonë, pra, një qëndrim kundër qeverisjes së keqe të vendit, është jashtë realitetit. Kur i zoti i shtëpisë vendos kallëpet e dinamitit në themelet e saj, i huaji s’e ka për gjë të ndezë fitilat. Praktika e deritanishme tridhjetëvjeçare ka vërtetuar me fakte, se diplomatët perëndimorë, kanë shikuar dhe vazhdojnë të shikojnë vetëm interesin personal, në mënyrë që kur të përfundojnë mandatin, të largohen me valixhe “të majme” nga vendi ynë, domosdo, me kontributin e drejtpërdrejtë të qeverisë. Prandaj asnjëri prej tyre nuk e ngriti kurrë zërin kundër shndërrimit të Shqipërisë në një Kolumbi të Europës, me kontributin e drejtpërdrejtë të kryeministrit Rama. Se derisa qeveria nuk e çan kokën fare për popullin e vet, si mund të mendohet që ta çajnë kokën për të, diplomatët e huaj perëndimorë?!

Kategori
Uncategorized

Unë jam ruse, por jo agjente.

THYERJA

  • Po këto që keni shkruar, nuk janë të vërteta! Unë jam ruse, por jo agjente. Këtu kam dy fëmijët e mi, burrin tim, familjen time… Shqipëri është fati im,
    atdheun im…
  • Ne kemi thyer agjente edhe më të bukura, edhe më të rafinuara se ti… – fliste me vetëbesim ajo femër mizore, me fytyrë të pastër, simpatike, që kundërmonte parfum. Them se e dinte saktësisht ç’më priste.

Hetuesja ime, Dolores Veliaj, më thoshte shpesh, se kjo “s’është asgjë”. Ajo mbante në tavolinë një kuti metalike me pajisje të çuditshme torturash: gjilpëra
lloj-llojesh; pinca; pinceta; shkopinj të mprehtë me majë; piskatore; kamzhikë të hollë si varëse. Më zhvishte. Lëkura ime e bardhë u bë gjithë njolla blu,
manushaqe, jeshile.

  • Firmos! – më urdhëronte. Mandej, në mënyrë enigmatike shtonte: “sa s’të ka ndodhur e madhja…”
  • Po këto që keni shkruar, nuk janë të vërteta! Unë jam ruse, por jo agjente. Këtu kam dy fëmijët e mi, burrin tim, familjen time… Shqipëri është fati im,
    atdheun im…
  • Ne kemi thyer agjente edhe më të bukura, edhe më të rafinuara se ti… – fliste me vetëbesim ajo femër mizore, me fytyrë të pastër, simpatike, që kundërmonte parfum. Them se e dinte saktësisht ç’më priste.
    Atë natë ndodhën të tëra. Hynë në qelinë time, pa zhurmën e zakonshme, kapitenët Ylli dhe Aliu. Nuk kisha ku shkoja më. Ndodhi ajo që nuk prapësohej, që nuk zhbëhej… Dhe jeta ime u thye në mes, në dy gjysma që nuk do të bashkoheshin më kurrë.
    Të nesërmen i thashë hetueses sime se dua të firmos gjithçka. Çfarë të dojë ajo.
  • Është e vetmja “pykë” që i çan gratë e huaja armike, – tha plot nënkuptime ajo, duke bërë drejt fytyrës sime gjestin e turpshëm me gishtin e mesit, pastaj u vu të fuste letrat në dosje mekanikisht, pa m’i shqitur sytë, tejet të picërruar, me vështrimin e specit djegës.
  • Lus që Zoti t’ju rezervojë të njëjtën sprovë, – i thashë me sy të ndezur nga lotët.
  • Zot nuk ka, e dashur, – nënqeshi ajo si filozofe, duke shtypur diçka në makinën e shkrimit. – Por dhe të kishte, – tha pas një grime, mes kërkëllimave të tastierës, – Ai do të ishte në anën tonë.
    Nuk fola. Ajo rreshti së shtypuri dhe, si të kujtohej befas për diçka, hapi sirtarin dhe më zgjati një zarf të madh, të hapur, bojë okër.
  • Ke një shkresë që duhet firmosur, – tha. – Mos u mërzit që në fillim: është një kërkesë e thjeshtë divorci që e kërkon yt shoq… kurse dy letrat e tjera… lexoji
    vetë më mirë…
    Ishin dy letrat e fëmijëve të mi të shtrenjtë. Me shkrim dore. I njoha menjëherë. Përmbajtja e tyre ishte e njëllojtë. Ata më shkruanin se nuk më njohin më për nënën e tyre. Se më mohojnë. Se nuk duan të kenë një nënë armike. Se tash e tutje e vetmja nënë e
    vërtetë për ta, është Partia.
    E firmosa divorcin. Kërkova t’i marr letrat me vete, në qeli, por hetuesja nuk m’i la.
  • I ke këtu në dosje, – tha. – Ç’të duhen në qeli?
    Mbase ajo kishte të drejtë: ç’më duheshin?
Kategori
Uncategorized

Gazetarja shqiptare në Itali: Droga nga Shqipëria po transportohet edhe me nëndetëse.

Pak ditë më parë është kapur një mjet lundrues që telekomandohet nga larg, nuk kishte pilot, por kishte një program të veçantë duke ardhur nga Durrësi në brigjet jugore të Italisë.

Gazetaria e Ora News, Alba Kepi nga Italia solli detaje të forta në lidhje me trafikun e drogës nga Shqipëria.

Sipas saj, ka dëshmi nga antidroga dhe Guardia di Finanzia se po trafikohet drogë nga Shqipëria, përmes nëndetëseve të vogla.

“Në raportet e Antimafias, Guardia di Finanzias, Antidrogës, pohohet se janë sofistikuar e modernizuar metodat që grupet kriminale dhe mafia shqiptare përdor për të arritur qëllimet e tyre. null

Pak ditë më parë është kapur një mjet lundrues që telekomandohet nga larg, nuk kishte pilot, por kishte një program të veçantë duke ardhur nga Durrësi në brigjet jugore të Italisë. Autoritetet italianë kapën 37 kg marijuanë. Këto operacione organizohet edhe në nivelin e nëndetëseve. Këto vijnë nga përgjimet ambientale dhe telefoni që kanë pohuar se po organizohet trafiku i drogës nga nëndetëse të vogla”, është shprehur gazetarja.

Kategori
Uncategorized

VDEKJA E GEORGE FLOYD, ANARSHIA E ANTIFAS DHE LOJA E BIDEN

Ilirjan Fatkoja/

Vrasja e George Floyd ishte e qëllimshme pasi oficeri i policisë Derek Chauvin e dinte se çfarë pasoje do të sillte veprimi i tij i pa ligjshëm, ngjeshja e gjurit në qafën e viktimës. Motivi që e shtyu policin në këtë veprim sa antiligjor aq edhe çnjerzor, nuk eshte kompetence e imja si qytetar, por e institucioneve ligjore, gjë e cila do të dalë nga hetimit dhe gjykimi i çeshtjes. Fakti që personazhet e ngjarjes, viktima dhe vrasesi janë nga rraca të ndryshme, mund të cojë edhe në paragjykimin se jemi para një rasti të shfaqjes së veprimeve me motive rraciste. Por kjo është një hipotezë që mbetet për tu vërtetuar.
Besoj se i kuptoj bashkëqytetarët amerikanë (ku tashmë edhe ne jemi të atillë për nga shtetësia) dhe ndjehem pjesë e protestave me karakter paqësor, pasi liria dhe të drejtat e njeriut janë të vendosura realisht në themelin e demokracisë amerikane.
Veprimit kriminal të vrasësit me uniformë i duhej dhënë përgjigja jo vetëm nga autoritetet ligjzbatuese, të cilët nuk ngurruan ta prangosin ish kolegun e tyre si shkelës i ligjit, por edhe nga qytetarët e indinjuar me te tilla sjellje cnjerzore, të cilët u tubuan në protestat paqësore.
Protestuesve amerikanë (ndryshe nga ato shqiptar) nuk u intereson se cila ishte “biografia” e viktimës, por pse u shkel ligji, pse polici dhunoi viktimen e të tjera aspekte që lidhen me korpusin e të drejtave e lirive, të cilat përbëjnë fondamentin e shoqërisë dhe të shtetit. Përmes protestave, qytetarët shprehin qëndrim distancues ndaj shkeljeve në përgjithsi dhe shkelësve të ligjit në vecanti, për veprime që cënojnë jetën e qytetarëve, vecanërisht kur shkelësit janë përfaqësues të institucioneve shtetërore. Edhe rasti në fjalë, ku për pasojë vdiq i ndaluari Floid, u panë elemente antiligjore si vetëgjyqsia, anashkalimi i praktikave të përcaktuara ligjërisht për bërjen e një ndalimi etj.
Prandaj protestat paqësore të qytetarëve ishin të drejta dhe plotësisht të motivuara. Por futja në “lojë” e anëtareve të shoqatës Antifa, (edhe pse të pranuar ligjërisht) janë lexuar publikisht si një ekstrem i dhunshëm majtist, i manipuluan protestat duke ja ndryshuar qëllimin dhe mjetet. Për Antifa-n nuk ka rëndësi cfarë ka ndodhur, dhe ku është shkelur ligji. Atyre u mjafton ngjarja, të cilën e shndërrojnë në preteks për të realizuar qëllimin e vërtetë – spektaklin e shëmtuar e të dhunshëm anarkist. Ashtu si vëllazeria majtisto-anarshiste në vende të tjera, majtisto-rrebelët e Antifas i shfrytëzojnë protestat paqësore në favor të tyre, duke u injektuar elementet përbashkues: dhunë, gjak, shkatërrim.
Për të frenuar përhapjen e veprimeve makabre të tyre, ndërhyrja energjike e Presidentit Trump ishte zgjidhja e duhur.
Nuk është aspak i moralshëm qëndrimi i zotit Biden, kandidatit Demokrat për President të U.S. i cili rreket të shfrytëzojë vdekjen e qytetarit afro-amerikan Floyd për të pasur përfitim politik ndër votuesit e atij komuniteti. Nuk ka asnjë gram moral të mveshësh me petkun e heroit qytetarin me precedent penalë George Floyd.
Ai nuk ishte hero, dhe asgjë heroike nuk ka në gjithë jetën e tij.
Përkundrazi Floyd qe vendosur në shumë raste kontravers me ligjin ndaj dosja e tij penale ishte e mbushur me veprime antiligjore si në rastin e rrezikimit të jetës së qytetares si në rastin …….
Loja e z. Biden për ta bërë George Floyd hero, tregon me se pakti që demokratët ende nuk janë të gatshëm të marrin në duar drejtimin e shtetit më demokratik në botë.
Krijimi i simboleve të rremë për të fituar ca vota nuk është rruga më e mirë për marrjen e pushtetit.
I ndjeri qe thjesht një viktimë ku protagonisti – ish polici Derek Chauvin tashmë ndodhet vendosur nën akuzë për krimin e vrasjes.
Kjo është e vërteta.

Kategori
Uncategorized

Martin Heneze replikë me ambasadorët e BE: Kë përfaqësoni? Rama vodhi zgjedhjet dhe ka përgjegjësi për korrupsionin….

Ambasadorë, për çfarë po flisni, kë përfaqësoni? Rama është nën dyshime se ka manipuluar zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, ka përgjegjësi politike për korrupsionin, të gjithë zyrat e njerëzve të PS-së veprojnë jashtë hapësirave ligjore, liria e shtypit është kufizuar, trashëgimia kulturore është shkatërruar në shkatërruar në mënyrë të paligjshme”,- shkruan Henze në postimin e tij në Twitter.

Martin Henze, Këshilltar Ekonomik pranë CDU-së Gjermane, ka reaguar pas deklaratave që kanë bërë sot një pjesë e ambasadorëve të BE, në mbështetje të qeverisë “Rama”.
Në një postim në Twitter ai pyet direkt ambasadorët se çfarë po përfaqësojnë në Shqipërinë kur mbështesin një kryeministër të dyshuar për manipulim të zgjedhjeve dhe korrupsion.


“Ambasadorë, për çfarë po flisni, kë përfaqësoni? Rama është nën dyshime se ka manipuluar zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, ka përgjegjësi politike për korrupsionin, të gjithë zyrat e njerëzve të PS-së veprojnë jashtë hapësirave ligjore, liria e shtypit është kufizuar, trashëgimia kulturore është shkatërruar në shkatërruar në mënyrë të paligjshme”,- shkruan Henze në postimin e tij në Twitter.

View image on Twitter
View image on Twitter
View image on Twitter

Martin Henze@GSKStrategy

Ambassador,what are you talking about, who do you represent?Rama is under suspicion of having rigged the 2017 parliamentary elections,has political responsibility for corruption,all office SP people,abolished the rule of law,restricted press ,cultural heritage illegally destroyedTwitter Ads info and privacy

Kategori
Uncategorized

1990/Vrasja në kufi e 18-vjeçarit, dëshmitë e vrasësve

1990/Vrasja në kufi e 18-vjeçarit, dëshmitë e vrasësve

Nga Kastriot Dervishi

Sokol Lika ishte nxënës në shkollën e mesme gjeologjike të Korçës. Pas një zënke në shkollë, së bashku me shokun e tij Besim Qose, vendosën të arratiseshin në sektorin e postës kufitare të Starjes në Rrethin e Kolonjës.

Sokoli kish njerëz në Stamboll, ndërsa Besimi në Australi dhe një mik në Brazil. Pasi blenë një shishe fërnet, një vazo reçel, dy komposto, buke dhe qofte me një makinë qepësh udhëtojnë në Ersekë. Në Starje u vra Sokoli më 23 maj 1990, ndërsa Besimi u arrestua. Pas disa muajsh, Besimi u dënua me 8 muaj burgim në bazë të nenit 127 të Kodit Penal.

Dëshmia e Besim Qoses, shoku i Sokolit 

Sokoli ishte pranë meje. Unë nuk e pashë kur u afruan ushtarët. Unë ju thashë ushtarëve të mos qëllonin se isha aty dhe ngrita duart lart. Pastaj mua më ngritën më lart ushtarët. Aty pashë se Sokoli ishte i shtrirë. Nga ushtarët dëgjova të thoshin se “njëri qenka vrarë”. Ora duhet të ketë qenë rreth 22 – 23.00.

Dëshmia e ushtarit Blerim Allhidri nga Rrajca

Isha bashkë me ushtarin Ilirian Luto. U vendosëm sipas rregullores në vendin e caktuar. Unë zura pozicion dhe i bëra ndaljen shkelësit.

Unë ju kam thënë: “ndal mos lëviz, je i rrethuar, dorëzohu”. Të dy shkelësit u shtrinë përtokë dhe në këtë kohë unë kam qëlluar me armë. Po kështu edhe shoku im Ilirjan Lato qëlloi mbi ta.

Unë dhashë sinjalin e alarmit në postë. Zumë pozicion dhe vazhdonim të qëllonim. Shkelësit na humbën se ishte errësirë, ra edhe mjegulla. Ne qëndruam në bllokim dhe qëllonim një nga një, deri sa na erdhi ndihma nga posta kufitare, rreth orës 21.00 – 21.30.

I pari erdhi ushtari Kastriot Çela me Altin Broçin. Pas këtyre erdhën shokët e tjerë. U rrethua vendi ku ishin shkelësit e kufirit. Afroheshim në drejtim të tyre duke qëlluar.

Dëshmia e ushtarit Ilirjan Lato

Nxituam që të zinim vijën e kufirit sepse ishin shumë afër saj, rreth 200 metra. Pasi bllokuam vijën e kufirit i lamë ata të dy të afroheshin. Kur u afruan rreth 50 metra, Blerimi bërë ndaljen. Ata ndaluan dhe në këtë kohë unë u thashë të ndalnin se do i qëlloja. Ata po studionin për të ikur. Blerimi bëri një qitje në ajër. Ata u shtrinë barkas. Në moment unë qëllova në drejtim të tyre me breshëri. Blerimi kaloi në krahun tjetër e zuri vend më lart. Ai filloi që qëllonte që të afrohesha unë. Ata nuk lëviznin por rrinin shtrirë. Në këtë kohë ra një mjegull. Ne qëndruam në përgjim për të parë nga vajtën se nuk dukeshin nga errësira dhe mjegulla. Blerimi më pyeti mua nëse dëgjoja gjë se nga vajtën. Unë i thashë se nuk kanë kaluar. Ai më tha se nga unë nuk kanë kaluar. Unë i thashë Blerimit se janë futur në bunker, se ishin ca të tillë afër. Për t’i frikësuar, unë thirra emra kot që të dilnin lart e poshtë. Ne vazhdonim të qëllonim në drejtim të tyre. Në këtë kohë erdhën shokët nga posta për ndihmë. Edhe shokët qëlluan në drejtim të tyre. Hodhëm shenjëdhënëse por nuk pamë gjë. Ndaluam zjarrin nga frika mos vrisnim njëri – tjetrin. Shokët kontrolluan bunkerin por nuk gjetën gjë. U ngritëm e po bisedonim. Në moment, njëri nga shokët që erdhi për ndihmë qëlloi me breshëri. Ne u afruam në formë rrethi. Ndaluam zjarrin e bëmë rrethimin se mos dëgjohej ndonjë zhurmë. Me elektrik pamë një gjumë sandaleje që e kishte drejtimin për në thellësi të tokës tonë, menjëherë u vendosëm nëpër pozicione dhe qëndruam në heshtje. Shkelësit mendonin se neve ikëm dhe filluan të lëviznin. Kastriot Çela dëgjoi një rrokullisje guri. Ai tha ecni pas je ja ku janë. Erdhi njësiti ynë nga poshtë dhe qëllonte. Shkelësit qëndruan pa bërë zhurmë, por ne nuk shikonim gjë. Kastrioti i pa që po rrinin mbështetur te një shkëmb. Ai i thirri një shoku dhe ata lëvizën nga vendi. Limoz Dushku qëlloi në drejtim të tyre dhe vrau njërin nga ato. Ai tjetri thirri: “mos qëllo xhaxhi ushtari”. Ne ndërpremë zjarrin dhe u afruam te ai që ishte gjallë. Ai nuk lëvizi fare. E kapëm dhe e lidhëm. Ai qante.

Kategori
Uncategorized

Thellohet skandali, gazetari i ‘Le Monde’: Thaçi i kërkoi ambasadorit të punojë për ndarjen e Kosovës

BIRN ka zbuluar dëshmi të reja të lobimit të institucioneve të Kosovës për shkëmbim territoresh me Serbinë: një gazetar i gazetës Le Monde ka deklaruar që Ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, personalisht ka avokuar për shkëmbim territoresh përderisa një akademik amerikan ka zbuluar se si Hashim Thaçi i ka kërkuar atij që të përgatisë një punim në mbrojtje të këtij plani. 

Më 28 maj, BIRN-i ka zbuluar se si gjatë qeverisë së PAN-it ishin paguar 168,000 euro te kompania me seli në Paris, Majorelle PR & Events, e cila kishte promovuar “pozicionin e Kosovës” për “korrigjim territoresh” si mjet për arritjen e marrëveshjes paqësore në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Dhurata Hoxha, e cila në atë kohë shërbente si ministre në Ministrinë për Integrime Evropiane dhe e kishte nënshkruar kontratën me kompaninë, e ka përshkruar artikullin si “lajm i rrejshëm” dhe ka kërcënuar se do të bëjë padi për shpifje. Ajo po ashtu kishte kërkuar nga Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila e kishte shpërndarë në Tëitter artikullin e Prishtina Insight, që “të kërkonte falje dhe të distancohej nga deklarata e saj publike”.

Megjithatë, në ndërkohë, BIRN ka kontaktuar një gazetar dhe një akademik të cilët kanë konfirmuar se ata ishin lobuar për të shkruar pozitivisht për ‘korrigjim kufijsh’ dhe shkëmbim potencial të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Korrespodenti për Evropë Qendrore i gazetës Le Monde, Jean-Baptiste Chastand, e ka mbuluar Ballkanin që nga viti 2015. Ai ishte kontaktuar nga kompania Majorelle PR & Events edhe gjatë vitit 2018 edhe gjatë vitit 2019.

Në shtator të vitit 2018, një përfaqësues i kompanisë Majorelle e kishte telefonuar për të aranzhuar një takim mes gazetarit Chastand dhe Ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, për të diskutuar rreth shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Të premten, Chastand ka deklaruar për BIRN që “më 13 shtator 2018, Qëndrim Gashi ka ardhur në Le Monde bashkë me një grua nga Majorelle për të biseduar rreth shkëmbimit të territoreve”. “Ai ka thënë që [shkëmbimi i territoreve] është një ide e mirë për të sjellë paqen, por ai nuk ka qenë shumë specifik, dhe nuk ka qenë e qartë se për cilin territor ishte fjala”.

Sipas Chastandit, vetëm Gashi ka foluar gjatë të gjithë takimit përderisa përfaqësuesja e Majorelle ka heshtur. “Ajo që ka qenë e çuditshme është që Qëndrim Gashi më njihte,” ka thënë gazetari Chastand. “Ai e kishte numrin tim të telefonit dhe ne ishim takuar edhe më herët. Ai nuk kishte nevojë që Majorelle t’ia aranzhonte takimin me mua.”

Qëndrim Gashi ishte emëruar ambasador i Kosovës në Francë në vitin 2016 nga koalicioni PDK-LDK, në kohën kur presidenti aktual i Kosovës Hashim Thaçi ishte ministër i Punëve të Jashtme.

Më 27 maj, Gashi kishte deklaruar për BIRN që ai kishte qenë në kontakt me Majorelle PR & Events me qëllim që “të lehtësonin kontaktet me gazetarët.” Megjithatë, Gashi e ka mohuar “kategorikisht” të ketë qenë ndonjëherë i përfshirë në lobime që lidhen me temën e ndryshimit të kufijve. “Përgjigja është e thjeshtë, kategorikisht: jo,” kishte deklaruar ai në përgjigjen e tij.

BIRN e ka sfiduar Gashin me informacionet e reja, duke i kërkuar që të konfirmojë se a ishte takuar me gazetarë të gazetës Le Monde ku e ka shtyrë çështjen që shkëmbimi i territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë të shihej në mënyrë pozitive. Ambasadori nuk i ka mohuar këto pretendime, e përgjigja e tij e datës 30 maj ka qenë që “nuk ka koment shtesë.”

Pas takimit të tij me Gashin, Chastand kishte shkruar një artikull duke raportuar mbi idenë e shkëmbimit të territoreve, ku e kishte cekur edhe rrezikun për dhunë në rast se kjo ide realizohet. Chastand tha që ai nuk kishte pasur nevojë për ndonjë citat nga Ambasadori. “Artikulli im rreth kësaj ishte gati për t’u publikuar dhe unë kisha qenë në Kosovë para dy javësh,” ka deklaruar Chastand, duke shtuar që gjatë kohës sa ishte në Kosovë, ai e kishte takuar Presidentin Thaçi, i cili i kishte thënë të njëjtën gjë si Ambasadori Gashi.

Sidoqoftë, përshkrimi që i bën Chastand takimit ngre pyetje serioze rreth sjelljes së Gashit. Gjyljeta Mushkolaj, ish-gjykatëse e Gjykatës Kushtetuese, ka thënë për BIRN që mbrojtja e integritetit territorial të shtetit është obligim i secilit ambasador, edhe në rastet kur ata marrin urdhër për ta bërë të kundërtën e kësaj.

Mushkolaj ka thënë që “neni 16 i Kushtetutës së Kosovës nënkupton që edhe kur Kryeministri apo Presidenti u kërkojnë të bëjnë një gjë si lobimi për shkëmbim territoresh, ambasadorët duhet t’i shërbejnë shtetit ngase Kushtetuta është mbi çdo autoritet tjetër dhe është detyrë e secilit që ta mbrojë atë”.

Përveç këtyre obligimeve kushtetuese, neni 10 i Ligjit për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovë thotë që të gjitha misionet diplomatike e kanë funksionin e “mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial dhe interesave të tjera të Republikës së Kosovës.”

BIRN ka folur edhe me Behgjet Pacollin, që kishte shërbyer si Ministër i Punëve të Jashtme në vitin 2018, dhe e ka pyetur nëse Gashi e kishte shkelur kodin diplomatik duke folur me gazetarë të huaj në favor të shkëmbimit të kufijve.

Në përgjigjen e tij, Pacolli ka thënë që ai ua kishte bërë të qartë të gjithë diplomatëve dhe ambasadorëve të Kosovës nëpër botë që ‘korrigjimi i kufjve’ që po e shtynte Thaçi nuk ishte qëndrimi zyrtar i Kosovës. “Qëndrimi zyrtar i Qeverisë rreth kësaj çështjeje ka qenë i qartë, integritetit territorial i Kosovës është i panegociueshëm në dialog me Serbinë,” kishte deklaruar Pacolli për BIRN-in më 29 maj.

Megjithatë, përderisa ky mund të kishte qenë qëndrimi zyrtar i Qeverisë së Kosovës, artikujt që diskutonin rreth shkëmbimit të territoreve, vazhdonin të paraqiteshin në mediat franceze. Në shtator të vitit 2018, gazeta Le Figaro kishte publikuar një artikull ku përshkruante gatishmërinë e Hashim Thaçit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për të shkëmbyer territore.

Gazetarja që kishte shkruar këtë artikull, Isabelle Lasserre, ka thënë që ajo kishte qenë në kontakt me përfaqësues të Majorelle, të cilët i kishin ndihmuar që të aranzhonte një intervistë me Hashim Thaçin. Megjithatë, ajo ka insistuar që kjo kompani nuk e kishte ndikuar artikullin e saj.

Në ‘raportin e aktiviteteve’ që Majorelle ia kishte dërguar Qeverisë së Kosovës më 21 tetor 2018, ishin cituar artikujt e publikuar në mediat franceze, duke e përfshirë edhe artikullin në Le Figaro e edhe atë në Le Journal du Dimanche (të cilët po ashtu kishin publikuar një artikull rreth marrëveshjes së paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë në shtator të vitit 2018).

Në raportin e Majorelle Pr & Events thuhej që “ne kemi ngritur vetëdijen pozitive rreth dosjes Serbi – Kosovë në mesin e vendim-marrësve publik të Francës përmes artikujve në media me shtrirje të gjerë siç janë Le Figaro dhe Le Journal du Dimanche, të dyja këto media që lexohen nga një audiencë e gjerë”.

Raporti po ashtu i është referuar suksesit të Majorelle për të aranzhuar takime në mes të gazetarëve të profilit të lartë në Francë dhe Qëndrim Gashit. “Janë aranzhuar një numër i madh takimesh në mes të gazetarëve me ndikim nga media serioze franceze dhe Ambasadorit tuaj Qëndrim Gashit: Le Monde, Le Point, La Corix, AFP, France Inter”, thuhet në raport.

Chastand tha që atë e kishte kontaktuar Victoria Rez, një përfaqësuese e Majorelle PR & Events më 4 prill 2019, me qëllim që të aranzhonin një takim me Dhurata Hoxhën, ish-ministren e Integrimeve Evropiane.

Sipas Chastand, qëllimi zyrtar i takimit kishte qenë diskutimi rreth çështjes së liberalizimit të vizave, mirëpo takimi nuk ishte mbajtur ngase Chastand nuk i ishte përgjigjur kësaj kërkese.

Akademikut amerikan i ishte kërkuar të shkruante pozitivisht rreth shkëmbimit të territoreve
Pas publikimit të hulumtimit të parë, BIRN ka zbuluar që, siç duket, lobimi për ta paraqitur në dritë pozitive idenë e shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk ishte kufizuar vetëm në mediat franceze.

Akademiku amerikan David Phillips ka deklaruar për BIRN që Presidenti Hashim Thaçi i kishte kërkuar atij që të përgatiste një studim që do ta përkrahte shkëmbimin e territoreve në vjeshtën e vitit 2018.

Phillips, që është drejtor i Programit për Ndërtim të Paqes dhe të Drejtave në Institutin e Universitetit Kolumbia për Studime të të Drejtave të Njeriut dhe që ka shkruar rreth Kosovës që nga viti 1989, kishte nënshkruar një kontratë me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës – MPJ, më 26 shkurt 2018.

Në kontratën e tij thuhet që ai duhet të ofrojë “këshilla sipas kërkesave të Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme […] për çështje që kanë të bëjnë me Kosovën dhe regjionin, duke përfshirë këshillat që lidhen me Dialogun me Serbinë”.

Phillips ka folur për BIRN më 7 qershor 2020 rreth dy kërkesave që Thaçi i kishte për të gjatë kohës që po punonte për MPJ-në. “Gjatë vjeshtës së vitit 2018, Hashimi [Thaçi] më kërkoi që të shkruaja një punim ku do të argumentoja që Gjykata Speciale është jolegjitime”, deklaroi ai. “Unë e refuzova këtë kërkesë”.

Phillips tutje tha që “ai po ashtu më kërkoi që të përgatisja një punim në përkrahje të shkëmbimit të territoreve”. “Unë nuk besoj që ndarja është në interes të Kosovës dhe kurrë nuk do të bëja diçka që nuk është në interes të Kosovës, prandaj e refuzova”.
Phillips përshkroi në detaje një udhëtim që ai dhe vajzat e tij adoleshente kishin pasur në Kosovë në mars të vitit 2019, kur familja po bënin përpjekje që të rindërtonin Bibliotekën e Mitrovicës përmes fondit të familjes Phillips. Phillips pretendon që në këtë udhëtim, Thaçi e kishte akuzuar atë se ishte shitur.

Philips ka deklaruar që “gjatë udhëtimit, i dërgova vajzat e mia binjake që ishin 15 vjeçare që ta takonin Presidentin Thaçi”. “Në sy të fëmijëve të mi, ai më akuzoi që isha i korruptuar. Ai më pyeti ‘kush të ka paguar që të kundërshtosh propozimin tim rreth shkëmbimit të territoreve? E di që jeni shitur, prej nga kanë ardhur ato para?’

“Asnjë shumë parash nuk do të më bindte që të tradhtoj ndërgjegjen time,” ka deklaruar Phillips.
BIRN ka dërguar pyetje te Presidenti Thaçi duke kërkuar përgjigje rreth këtyre pretendimeve, por deri në kohën e publikimit të këtij artikulli, nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Jetlir Zyberaj, shefi i stafit të Behgjet Pacollit, ka deklaruar për BIRN që as ai e as Pacolli nuk janë në dijeni që Presidenti i Kosovës i kishte përkuar Phillipsit që të shkruante këto dy punime.

Implikimet ligjore
Si reagim ndaj hulumtimit fillestar rreth Majorelle, Tim Judah, që e mbulon Ballkanin për gazetën The Economist (e që gjithashtu është kryetar i Bordit Regjional të BIRN), ka kritikuar kompanitë e marrëdhënieve me publikun për eksploatimin e shteteve të varfra.

“Do të doja të theksoj një çështje për të gjithë liderët e Ballkanit, përgjatë gjithë viteve që kam mbuluar politikat e Ballkanit, mund të ju them që këto kompanitë e huaja të marrëdhënieve me publikun janë plotësisht të padobishme,” ka thënë Judah. “Ato do të thithin paratë tuaja dhe nuk do të prodhojnë asnjë efekt, përveç nëse jeni duke marrë ryshfet.”

Gazetari Chastand nga Le Monde pajtohet me Judah. “Agjencitë e marrëdhënieve me publikun që paguhen nga shtete të varfëra na kontaktojnë neve, jo vetëm kompanitë e paguara nga Kosova, dhe unë pajtohem me Timin, që ato nuk kanë asnjë efekt”, ka deklaruar ai.

Mirëpo, Ismet Salihu, profesor i të Drejtës Penale në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës beson që është një lojë më e ligë që po luhet këtu, që shkon përtej konsulencave të kompanive të marrëdhënieve me publikun për të eksploatuar vendet e varfra të Ballkanit.

Salihu beson që hulumtimi fillestar i BIRN-it rreth Majorelle, ku ish sekretari i MIE ka dëshmuar rreth presionit për ta nënshkruar kontratën me kompaninë e marrëdhënieve me publikun, potencialisht përbënë edhe vepër penale të “keqpërdorimit të pozitës zyrtare”.

Salihu ka deklaruar që “presioni në shërbyesin civil për të nënshkruar një kontratë është penalisht e dënueshme, e kontrata për të cilën i është bërë atij presion është politikisht katastrofike dhe e pamoralshme”.

Salihu i referohet raportit të Majorelle që thotë se ka promovuar “qëndrimin e Kosovës” për “shkëmbime territoriale” si mjet për arritjen e marrëveshjes paqësore në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Neni 117 i Kodit Penal e që quhet “Tradhtia ndaj vendit” është i qartë në atë se shtetasi i Republikës së Kosovës që në cilësinë e Presidentit të shtetit, Kryeministrit apo Ministrit të Punëve të Jashtme, nënshkruan marrëveshje ndërkombëtare ose ndonjë akt me të cilin pjesë të territorit të Republikës së Kosovës jepen apo lihen nën sovranitetin e ndonjë shteti tjetër, dënohen me burgim së paku pesëmbëdhjetë (15) vjet ose me burgim të përjetshëm,” thotë profesori Salihu.

Salihu tha theksuar se përkundër që kjo marrëveshje nuk është nënshkruar ende, është e qartë që janë bërë tentativë për të ndërruar kufijtë dhe shkëmbyer territoret. Salihu tutje ka shpjeguar që “ne penalistët e gjykojmë vrasjen në tentativë gati në të njëjtën mënyrë sa edhe dikë që e ka kryer vrasjen”.

Salihu ka shtuar tutje që “prandaj kushdo që angazhohet për dhënie të ndonjë pjese të territorit të Kosovës – qofshin ata ambasadorë, presidentë, ministra, kryeministra – sipas Kodit tonë Penal, mund të konsiderohen bashkëkryerës në tentativën për ta kryer aktin e tradhtisë”.

Kategori
Uncategorized

Queen Teuta, Terror of the Adriatic

teuta5

Queen Teuta of Illyria, by Mariusz Kozik for  The Creative Assembly

I first saw this production artwork on the Facebook page for The Creative Assembly’s Total War: Rome II, and immediately recognized her as Queen Teuta of Illyria, a powerful, but little-known pirate queen during the time of early Roman Republic. After inheriting her husband, King Agron‘s confederation of Illyrian kingdoms and city-states, she used the powerful navy he’d assembled and offered letters of the marque to local privateers in order to terrorize Greek and Roman shipping across the Adriatic, raiding as far south as Sicily. Her captains outmaneuvered the navies of Rome, Syracuse, and Corinth, bringing in massive amounts of gold, treasure, and stolen goods from countless merchants and coastal settlements, allowing her to expand the Illyrian confederation to the largest and wealthiest it would ever achieve.

In 230 BCE, Teuta’s reign of terror forced the Romans to intervene on behalf of their own merchants as well as their Greek allies. With typical Roman bluntness, their envoys interrupted Queen Teuta during her siege of the island of Issa, demanding she cease her raiding and use her navy to help quell the pirate infestations across the Adriatic. Teuta basically told the Romans to mind their own business, then had one of the envoys who’d been rude to her assassinated after they’d left. Expecting a reprisal from the Romans, Teuta spent the winter building up her navy and defenses, then in spring of 229, she instigated a number of naval skirmishes with Rome’s Greek allies.

Unfortunately for Teuta, she picked a fight with the Romans during a year when they had nothing better to do with their soldiers. They were between wars with Carthage, weren’t actively antagonizing Macedonia yet, plus the Cisalpine Gauls were behaving themselves for a change. Thus poor Teuta found herself with both Consular Armies on her doorstep, amounting to over 20,000 Roman and Italian soldiers. Faced with overwhelming opposition, several of Teuta’s fortresses and allied city-states capitulated to the Romans, forcing the queen to surrender as well. With typical Roman efficiency, they demobilized her fleet and army and disbanded the Illyrian confederation, leaving Teuta with only her capital to rule over. Afterword the queen ceased to be a major player in Greek and Illyrian politics, and none of our surviving sources allude to what became of her after.

teuta3

I love the overall look of Teuta’s outfit in Mariusz’s depiction. Her armor is a Grecian leather cuirass, common among skirmishers and light infantry across the ancient Mediterranean, and preferred by shipboard soldiers for being easier to swim in than bronze. Tailored to her measurements, it offers fair deflection against arrows and spears, without sacrificing mobility or flexibility. It makes for highly effective sailing armor, as it’s light enough for our Illyrian heroine to swim in, in the event of a shipwreck or a naval engagement that goes sour. The armor’s shoulder pauldrons offer decent protection for Teuta’s shoulders, as well, while the skirt of studded leather strips protects her hips and upper legs.

Her dress I’m not as sure about. One user in the Total War forums criticized it for being translucent silk, and therefor fairly useless and impractical for sailing. But I think it’s more likely that it’s a light cotton dress that’s gotten wet. The bronze sword is also thematically appropriate. To me it looks like a large sica, a curved sword or dagger common among warriors of the Illyrians and other Balkan tribes. The fact that it appears to be bronze is an important detail as well—as iron and steel weapons tend to rust, and saltwater is particularly corrosive, it was common for ancient pirates and marines to favor bronze weapons and armor over all but the best quality of steel.

Despite the anticlimactic end to her reign of terror, several historians have argued that had Rome had pressing business elsewhere and been thus unable to respond with overwhelming force, Teuta very likely would have posed a far more serious threat to their expansion, perhaps changing the outcome of their machinations in Greece.

teuta4

For more info on Teuta, Polybius’s Histories Book 2, chapters 3–12 contains the most extensive surviving account of the history, though I also recommend Philip Matyszak’s Roman Conquests: Macedonia and Greece for additional reading.

Kategori
Uncategorized

“Nuk ka për të pasur më Dibër!” – Sepse, “Dibra, do të thirret “Skavicë”

Nga Beqir SINA – New York

Kryeministri i Shqipërisë, duket se është në ditët më të vështira të karjerës së tij, poliitike. Ai brenda 8 muajve, po kalon situatat më të vështira, të vendit, dhe ndoshta edhe të jetës së tij.

Kështu që mbas tërmetit, të 26 nëntorit 2019, me magnitudë 6,4 ballësh të Rihterit, i cili njëherësh ishte më i fuqishmi në dekada që ka goditur Shqipërinë, vendi ashtu si dhe mbarë bota, u godit nga një “termet” tjetër, edhe më i fuqishëm se termeti, ose si e quajti kryeminstri Rama, “lufta me armikun e padukshëm” pandemia e Coronavirusit – COVID 19.

Por, në se me “Tërmetin”, thuhet se “ja e hodhi Lumin”, së pari që e mashtrove vendin, dhe, Europën me fjalë të bukura, me pandemin e Coronavirusit – COVID 19, fjalët e bukura dhe masat e marra, sikur Shqipëria, të ishte Amerika, ose Franca, Gjermania, Italia dhe Suedia, nuk i ecën aspak.

Sepse, vet bota e pësoi me keq se sa Shqipëria. Dhe, tash, po duket se sa të vështirë e ka kësaj radhe, Kryeministri Rama….

Kryeminstri Edi Rama, jo pa qëllim, në mes të masave të pandemisë, dhe kur të gjithë popullin e kishte futur në “shtet-rrethim” shkatërrojë natën, Tetarin Kombëtar.

Jo pa qëllim deklarojë mu në fazën më të vështirë, të daljes nga masat e marra, për dy muaj, se do të bënte legalizimin e Marujanës,( për shëndetësi), dhe, së fundi :

Jo pa qëllim tani mbas 50 vjetëve atë që nuk e bëri Enver Hoxha, e nxorri nga sirtari i Partisë së Punës, përsëri “Skavicën”, atë “projekt – plan” që ja la daja i tij, dhe babai i tij. Si duket amanet!

Madje, këtë her edhe pa pyetur, dhe pa u kujtuar për Dibranët.

Por, zoti Kryeministër a e dini ju historinë e Dibrës, dhe kush janë Dibranët!?

Vetë historia e Dibrës, ka treguar se prej kohës së perandorisë turke, pavarësinë e Shtetit Shqiptar, Mbretin Zog I-rë, Enver Hoxhën, dhe Sali Berishën në demokraci, asgjë dhe kurr në Dibër nuk është bër pa pyetur Dibranët. Pa e “pleqëruar” me vet dibranët.

Sepse, nuk mund të sakrifikohet kurr më Dibra, për interesa të të tjerëve.

Jo Dibranëve!.

Nëse, ndërtohet Skavica, nëse zbatohet plani mafioz i rilindjes, ky vend i bukur i kësaj lugine, simbas, studiesve pas 4 vjetësh do të përmbytet ashtu si edhe 10-ra mijë hektarë të tjerë me luginën e Drinit të Zi.

Me ndërtimin e Skavicës:

  • do të fshihet nga faqja e “dheut” edhe historia Skënderbeut
  • do të zhduken gjurmët ekzistuese, të toponimeve të Dibrës, prej në kohën e perandorisë otomane
  • do të humbas një pjesë e mirë e historisë së Dibrës, dhe Shqipërisë, së kohës, së pavarësisë së Shqipërisë, roli dhe kontributi i dibranve, koha e Mbretërisë, Lufta e Parë, dhe e Dytë Botërore, 45 vjet të Partisë së Punës (partisë tënde zoti Rama), por edhe mirë e keq 30 vjet demokraci
  • banorve me ujin e liqenit u humbet vendlindja e tyre – (nëse kan në plan të kthehen në vend origjinën e tyre,)
  • mijëra familje të kësaj lugine, do të humbasin vend varrimet e të parve të tyre, prindërve dhe anëtarve të familjeve, pra nuk do të kenë më, as ku ti qajnë, a të ndezin një qiri, dhe vënë nji tuf lule
  • do të humbas edhe ajo pak ekonomi që dibranët po “rropatën” për mbi jetes (ata që kan mbetur)
  • do të humbas, edhe ajo pak, fruti-kultur, bujqsia, dhe blegtoria tradicionale e dibranëve( ajo që ka mbetur, nuk do të jet më)

E thënë shqip e trup “Nuk ka për të pasur më Dibër!” – Sepse, “Dibra, do të thirret “Skavicë”

Në kohën e largët të shekullit që lamë dhe në kohëra më herët, dibranët kanë treguar se dinë të bëjnë edhe kuvende, madje dhe beteja, për mbrojtjen e Dibrës.

Megjithëse, kohët janë tretur, por Dibra ka ditur t’ia dalë me urtësi e mençuri madje dhe me qëndresë, deri sa në Shqipëri, na erdhi “peshqesh” nga Serbia, e Rusia, regjimi diktaorial komunist i Enver Hoxhës.

Ai rregjim që e varfëroi Dibrën mbarë, deri në skamje, duke u marr e shkatërruar pronat e pasurinë, i burgosi, madje dhe i pushkatojë, i zhduku familjet e mëdha, ata prijsit e Dibrës, dhe rrëzoi “Malet” e Dibrës, e “ngriti Halet”, dhe e rrethoi Dibrën, ashti si dhe gjithë Shqipërinë, me tela me gjemba, që mjerisht Dibra e pagoi më shtrejt se çdo vend i Shqipërisë.

Në Dibër nuk u ndalën përndjekjet dhe ndjekjet e dibranëve nga diktatura komuniste, deri më 1991, ku vriteshin njerëz në kufi. As e më pas kur dibranët luftonin për liri e demokraci, ata u mbytën në Otranto- nga majfia e atyre që për para nuk u dhimbsej as jeta e njerëzve.

Por duket se ka akoma dibranë dalazot të pragut të shtëpisë së tyre, që këto ditë jo më kot bëjn thirrje në rrjetet sociale kur thonë, : “Dëgjojeni me kujdes fjalën e dibranëve, dhe, mos i detyroni t’i dalin zot vetes si dikur në kohë të vështira. Pasi, si në çdo kohë tjetër , si paraardhësit tanë kundra sërbeve , ne do të dijmë të përballojmë edhe Skavicën me çdo kosto që të na vijë” thotë Shoqata ‘’ Për mbrojtjen e pronave të mjedist të pellgut të Drinit te Zi”.

Kategori
Uncategorized

Dy “silura”gjermane për Edi Ramën! Berlini ka ndezur sirenat e kuqe për zgjedhjet dhe drejtësinë

Nga Gëzim Saliu 

Kryeministri Rama u gjend sot befasisht përballë dy “silurave” të njëpasnjëshme nga Berlini.

Fillimisht ishte ambasadori gjerman në Tiranë Peter Zingrefd ai që kërkoi funksionimin sa më parë të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, ku dihet nga të gjithë se blokuesi me qëllim i tyre ka qenë, qeveria.

Vendit i nevojitet një frymë konstruktive dhe vetëdijësim lidhur me përgjegjësitë e marra edhe në funksion të përmbushjes së kushteve të mëtejshme të vendosura përpara etapave të radhës në kuadër të bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Në këtë kontekst kam parasysh në mënyrë të veçantë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë – këta vazhdojnë të mbeten elemente të rëndësishme në këndvështrimin gjerman”.

Por Gjermania nuk u mjaftua me kaq. Vetëm pak orë më vonë, numri dy i CDU/CSU, grupimit më të madh  politik dhe qeverisës në Gjermani, Johann Wadephul i dha sot një tjetër mesazh qeverisë dhe personalisht kryeministrit. “Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, parakusht për rrugën drejt BE”, tha ai, duke theksuar se; ” tek Reforma Zgjedhore ka akoma shumë diferenca mes palëve të cilat duhet të tejkalohen me qëllim garantimin e të drejtës së votës në përputhje me standartet e BE dhe OSBE. 

Pak ditë më parë, kur marrëveshja në Këshillin Politik për reformën zgjedhore ishte në ditën më të nxehtë të saj, ambasadorja amerikane Yuri Kim tha se ‘topi ishte në fushën e Bashës’. E ndërsa konsensusi për këtë reformë u arrit vetëm dy ditë më pas, sot topi ka kaluar tërësisht në fushën e Ramës. Kjo pasi nga 15 kushtet e Brukselit për negociatat, vetëm 1 ishte ai ku opozita mund të jepte kontributin e saj, dhe kjo ishte reforma zgjedhore.

Opozita e Bashkuar padyshim bëri lëshime të mëdha në marrëveshjen e arritur, duke u tërhequr nga qeveria tranzitore. Marrë shkas nga provat ulëritëse me dosjet “184” dhe “339” me cënimin e votës, qeveria tranzitore ishte një kërkesë legjitime. E megjithatë për të mos u cilësuar në vazhdim si një argument kundër integrimit, Opozita u tërhoq nga kjo kërkesë dhe e shtyu topin përpara duke i dhënë dritën jeshile reformës, si një nga kushtet e Brukselit.

Por tani është radha e kryeministrit. Ky i fundit ka mbetur pa justifikime tashmë te ndërkombëtarët dhe dështimin me integrimin nuk do mund më ta mbulojë me arsyetimet ,“na bllokoi opozita”.

Presioni ndërkombëtar është rritur masivisht. Kryesisht Berlini, që është edhe lokomotiva e BE-së po kërkon  rikthimin e shtetit në shinat kushtetuese e ligjore. Te dy mesazhet gjermanet sot kërkuan me ngulm dy gjëra: rikthimin në funksion normal të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, të bllokuar prej kohësh nga mazhoranca me qëllim kapjen e këtyre institucioneve dhe së dyti, zgjedhje të lira e të ndershme.

Sa i takon zgjedhjeve, tani Rama është i vetëdijshëm se monitorimi evropian, dhe posaçërisht ai i Bundestagut mbi vijueshmërinë e procesit deri në mbajtjen e votimeve, do të jetë i rreptë. Nuk do tolerohen më zgjedhje si ato në Dibër e Shijak.

Ndërsa sa i takon funksionimit normal të gjykatave, Rama ende nuk ka hequr dorë nga ideja e tij për kapjen totale të drejtësisë. Opinioni përfundimtar i Venecias për çështjen e Kushtetueses ishte një shuplakë e fortë për shumicën qeverisëse , duke vënë në dukje vendimet e drejta të Presidentit Meta në këtë çështje. E megjithatë, Rama ende po mban fort pas vetes Dvoranin! Ky i fundit qëllimisht po mban peng konstituimin e Gjykatës së Lartë, mew mos zhvillimin e mbledhjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Deri kur, ende mbetet të shihet në vazhdim. Por, Evropa e sidomos Berlini kanë ndezur sirenat e kuqe, sot ishte vetëm paralajmërimi…

Kategori
Uncategorized

Lerini fotografite me afrikane o mjeranë dhe jepini mbeshtetje( qofte formalisht)perpjekjeve te administrates se Presidentit te SHBA, partnerit te madh strategjik , per rikthimin e normalitetit ne vendin e lirise e demokracise.

Kane filluar ne Shqiperi te ekspozojne foto me afrikane, per te treguar « solidaritet » me protestuesit ne ShBA, te cilet nuk kane asgje te perbashket me luften kunder racizmit, por me nje projekt makaber, per te destabilizuar vendin nepermjet vandalizmave, vjedhjeve e shkaterrimeve , me qellim qe te krijohen premisat per fitoren e te majtes ne Amerike. Shfrytezimi politik dhe manipulimi ekstrem i ketyre protestave eshte pabesia me e madhe qe i behet kombit amerikan, nga ata , qe ne emer te vendosjes se nje rendi te ri boteror, jane gati te shkaterrojne shtete, histori, tradita e kultura, sic kane bere me pare ne vende te ndryshme te globit , duke iu rikthyer tani vete SHBAve.Keta jane misionare te Satanait dhe duhen ndalur me te gjitha forcat e mjetet.


Presidenti Trump eshte pengesa kryesore per ta, ndaj dhe te gjitha sulmet jane perqendruar ndaj tij.
Ndaj lerini fotografite me afrikane o mjeranë dhe jepini mbeshtetje( qofte formalisht)perpjekjeve te administrates se Presidentit te SHBA, partnerit te madh strategjik , per rikthimin e normalitetit ne vendin e lirise e demokracise.

Ne se skeni zemer ta beni, ju rrofshin fotot me futbollistet e ketegorise se dyte nga Afrika!
Patriotet ne mbrojtje te Amerikes( fotot marre nga postimet e gazetarit brilant Gjergj Thanasi)!

Kategori
Uncategorized

Ja se si do ndahet Kosova:

FOTO/ Analisti publikon hartën se si ndahet Kosova: Ja pse u rrëzua qeveria 'Kurti'

Analisti publikon hartën se si ndahet Kosova: Ja pse u rrëzua qeveria ‘Kurti’

Analisti dhe njohësi i çështjeve në Kosovë dhe rajon, Enver Bytyçi, përmes një postimi në Facebook, ka bërë publike hartën, e cila sipas tij, shenjon ndarjen e Kosovës.

Sipas tij, rrëzimi i qeverisë Kurti u bë pikërisht për të realizuar këtë projekt.

“Kjo hartë është dëshmia e arsyes pse ra një qeveri dhe pse u formua një qeveri tjetër!”, shkruan Bytyçi.null

Qeveria Hoti, që mori ditën e djeshme “Ok”-in në parlament, është akuzuar jo pak herë për një marrëveshje me Beogradin për copëtimin e Kosovës.

Lista Srpska merr:

– Zëvendëskryeministrin.

– Zëvendesdrejtorin e AKI

Zëvendëskomandën e FSK

Zëvendësambasadorin e Kosovës në SHBA

Veto të drejtën për vendimmarrje në FSK, AKI, Diplomaci dhe Polici

Zëvendësministër të Ekonomisë me veto në shitjen e aseteve

Zv. Minstër në Arsim Zv. Minister në Shëndetësi –


———————————————————-
Kategori
Uncategorized

Lubonja: Rama nuk ikën me votë, po na çon në luftë civile

Lubonja: Rama nuk ikën me votë, po na çon në luftë civile

Analisti Fatos Lubonja deklaroi mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Real Story’ se ky regjim nuk rrëzohet me zgjedhje, por me protesta dhe lëvizje popullore.

Ai theksoi se Edi Rama po e çon vendin drejt luftës civile, tha Lubonja në ‘Neës24’.

Ai pohoi se përveç reformës zgjedhore, Shqipëria ka nevojë për riformatim nga themelet të Republikës.null

‘Humbësit jemi ne shqiptarët, në kuptimin e dinjitetit. Ky është degradim. Këtu është një degradim total. Dhe është në kontradiktë për këta ambasadorë, pasi duhet nxitur Shqipëria sipas tyre që të ketë sukses për integrimin.

Pse them jemi humbës ne?! Sepse unë e shoh situatën në Shqipëri dramatike. Shoh një regjim, i cili ka kapur institucionet, policinë, administratën të gjithë. I ka kapur të gjitha! Këtu kemi nevojë për riformatim nga themelet të Republikës. Të hidhen njëherë themelet e ndarjes së pushteteve.

Ndaj ishin komisionet; që t’i kapi Edi Rama. Në këtë situatë, unë ndjej një frymë popullore që kërkon ndryshim. Që nuk vjen vetëm nga PD që ka hallin e vet. Por nga grupime të ndryshme, që kërkojnë ndryshmit të sistemit zgjedhor.

Një reformë e vërtetë zgjedhore duhet të ishte bërë për t’ju përgjigjur interesave të kësaj fryme që nuk ekziston fare. Këta ambasadorë në vend që të shohin e të ndjejnë këtë frymë, merren me Edi Ramën dhe më pas ia kalojnë ato Lulzim Bashës.

E treta që është dëshpëruese; është deduktuar se u bë sukses i madh për reformën zgjedhore. Këtë e shoh si një teatër që u arriti një sukses i madh. Opozita u duk sikur fitoi e rezistoi, se i mori komisonerët dhe biometrikun. Unë jam i bindur se ky regjim nuk rrëzohet me zgjedhje.

Ky regjim kërkon lëvizje popullore, protesta, shumë gjëra, dhe në fund zgjedhje. Se s’po them se duhet të bëhet luftë civile.

Por Edi Rama po na çon drejt luftës civile. Nuk shoh se ka vullnet që të ketë zgjedhje me përfaqësi. Duhet forcë e re, pasi kjo klasë politike na ka lodhur. Ajo është dështim i radhës, problemet do ngelen e do thellohen’, tha Fatos Lubonja.

Kategori
Uncategorized

Mblidhni forcat e reagoni !

Nga Mimoza Rexhvelaj

Mblidhni forcat e reagoni !
Ka kohë që e mundoj veten me një pyetje prej nëne.

A po i rrisin mirë vajzat këto nënat shqiptare?

A po u japim edukimin e kulturën e duhur?

Mos vallë jemi fajtore në krim me këta manjekrit? Mos një nënë e shtypur e dhunuar u mëson vajzave veç si të heshtin?

Sepse shoh vajza të ndrydhura të frikësuar që nuk tregojnë hallin, që nuk kërkojnë ndihmën e parë tek nëna, tek familja aty ku duhet të jetë e sigurt, e mbrojtur, aty ku duhet të flas, aty gjen gropën e parë nga ku s’del dot…

A po jua japim kulturën e duhur fëmijëve tanë? Apo mjaftohemi se i lajmë, i shpërlajmë, i ushqejmë, i çojmë në shkolla dhe kaq…
Pse kaq është detyra jonë?!

U bënë një mori ngjarjesh zinxhirë përdhunimesh masive që nga roja i shkollës, nga shokët e klasës, nga tufat e gomerve që nuk dinë ç’bëjnë.

Viktimat heshtin!
Shoqëria hesht!
Nënat heshtin….

Më fal po nënat si heshtin? Po si nuk flasin nënat? Po si dreqin nuk u dëgjua zëri i nënave? Po si nuk u mblodhem në një shesh me mijra me qindra e ta marrim para çdo njeri që kërcënon jetën e vajzave tona, dinjitetin e tyre, që ua vret të ardhmen.

Pse nuk jemi ne aq të forta sa të guxojnë të rebelohemi?
Po çfarë barazie kërkojmë ne?
Kujt ia kërkojmë?
Kush do jua japi të drejtën? Shefi manjak? Drejtori pervers? Kryetari bir bushtre? Nga cili burrë prisni, kur roja e shkollës vë duart e ndyra mbi foshnjet ?
Kur një i mitur vritet mes plehrave gjatë kohës që punon për mbijetës ?
Kur një fëmijë rrihet barbarisht, pastaj ata që mbrojnë flasin për moralin e dyshimt të nënës së tij.

Dhe ne të tjerat mbajmë “bishtukun” shohim si masakrohet mediatikisht gruaja e botës dhe heshtim. Hajt se nuk jam unë…

Moj motër nesër mund të të ndodhi dhe ty, mos të ka ndodhur dhe nuk ke pas kurajo të mbrosh veten dhe gjithçka e ke përpirë në humnerën e shpirtit të bërë plagë…

Mjaftohemi me statuse në fb…

Por nuk e morëm asnjëherë seriozisht ta nxehim “gjakun” e shqiptarit e të rebelohemi për të gjitha vajzat e dhunuara, përdhunuara , po ta bëjmë një herë si amerikant, ta nxjerrim gjithë helmin e akumuluar të ngjarjeve që heshtem se gjasme shoqëria gjykon, paragjykon.

Në djall shoqëria dhe morali fallso!

Mjaft mbajtët zi për racizmin amerikan, shtëpive shqiptare po u del flaka, skenare filmash trillër me seri të gjata…
Amerikant janë shoqeri tjetër, ju po e shihni si reaguan për vdekjen e një të pafajshmi me ngjyrë dhe ky rast po i bëhet shëmbull gjithë botës. Mos prek askënd me dorë, mos guxo të prekësh tjetrin, mos guxo të dhunosh, të vrasësh. E gjithë kjo vjen nga shteti më demokratik dhe me instutucione e ligje të forta.

Tani e di që do e lexosh, mazallah se ta mban “xheniferi” të bësh lajk dhe do thuash :” kjo debilja paska shkruajtur prap, ankohet për hallet e botës, se të vetat i ka në terezi… bënë interesanten”

Në emrin e zotit mblidhni forcat si njerëz dhe reagoni, ndalojeni këtë dhimbje të madhe kolektive…

Kategori
Uncategorized

Misteri i Kishës së Laçit/ Si u paralizuan 32 ushtarët që shkuan ta shembnin në vitin 1981

Kisha e Laçit në Shqipëri ka një mister brenda historisë së saj, ku jo rrallëherë është komentuar edhe nga studius të huaj. Kjo kishë për herë të parë është shembur në vitin 1967, atëherë kur shteti komunist i asaj kohe i shpalli luftë besimit fetar, dhe gjithçka nisi atëherë kur banorët filluan të flasin për diçka të pazakontë rreth saj,si dhe mënyra se si u paralizuan ushtarët që shëmbën atë dhe kurimi disa mujor jashtë Shqipërisë.

Në vitin 1981, një grup ushtarësh nga toga e Drojës në Laç shkuan për të rrëzuar pjesën e mbetur të rrethimit, në Kishën e “Shna Ndout”.

Megjithëse një pjesë e godinës ishte shembur pjesërisht, besimtarët gjatë viteve shkonin ende, gjë që për regjimin ishte një shqetësim. Për këtë motiv, ushtarët morën urdhër të asgjësonin muret, në mënyrë që askujt të mos i shkonte në mend për të bërë pelegrinazh.

Pasi rrëzuan një pjesë të rrethimit, toga prej 32 vetash mbeti e paralizuar nga mesi e poshtë në mënyrë të pashpjegueshme. Disa ushtarë u dërguan nga pushteti i kohës për kurim në Austri, për gjashtë muaj, ndërsa të tjerët në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Të gjithë mbetën me pasoja, duke u ngritur në këmbë vetëm pas një trajtimi intensiv të gjatë. Fenomeni mbeti i pashpjegueshëm dhe u vesh me mister.

Historia u përhap shpejt në Laç, duke u treguar si diçka mistike. Pushteti i asaj kohe tha se fajin për ngjarjen e pazakontë e kishte ushqimi, si pasojë i një helmimi, po ky fakt nuk u pranua kurrë shkencërisht. Historia është ende e veshur me mister sot e kësaj dite. /Marrë nga TCH

Kategori
Uncategorized

Si sot 9 vite më parë PS sajoi historinë e Griseldës nga Kavaja. Historia e-mailit të Veliajt për Europarlamentarët

Viti 2011 ka qënë viti i ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshit. Nuk bëhet fjalë për asnjë rritje në detyrë apo investim në qytetin e Kavajës por për ‘fabulën’ e krijuar bashkë me ish-gruan e tij, Griseldën.

Gjithçka nisi me një histori rrëmbimi më 1 qershor 2011

Rreth orës 10:00-11:00, Griselda Zaimi u paraqit në Policinë e Tiranës së bashku me Sajmir Roshin, i identifikuar në polici si kunati i 28-vjeçares. Aty Griselda rrëfeu 7 orët e saj të tmerrit duke treguar me detaje se një natë më parë, më 31 maj 2011, rreth orës 19:00 ishte rrëmbyer nga disa persona në një makinë me xhama të zinj.

Më pas po këta persona e kishin rrahur dhe e kishin çuar në një ambient ku ajo kishte lindur fëmijën dhe ia kishin marrë. Pasi e kishin rrahur Griselda pretendoi se pas kësaj autorët e krimit e kishin hedhur në një kanal pranë banesës së bashkëshortit të saj.

Grua, shtatzanë dhe bashkëshortja e një personazhi të njohur…mjaftueshëm elemente për ta bërë ngjarjen virale.

Madje asokohe anëtari i Asamblesë së PS-së, Erion Veliaj, e denoncoi publikisht rastin, duke iu dërguar edhe një letër ambasadorëve lidhur me ngjarjen. Veliaj e përshkruante në anglisht ngjarjen me nota politike dhe duke përmendur edhe kërcënimet gjatë fushatës për kandidatin e PS në Kavajë.

Letra e Veliaj

Miq,

Një lajm i trishtuar na ka shokuar të gjithëve ne në PS. Natën e kaluar, gruaja shtatzënë e kryetarit të sapozgjedhur të Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, u rrëmbye në një qendër tregtare në Tiranë. Pasi është keqtrajtuar barbarisht nga rrëmbyesit, ajo është dërguar në një vend të panjohur, ku i kanë hequr fëmijën. Në orën 4 të mëngjesit, e mbuluar nga gjaku, znj. Roshi është lënë afër shtëpisë së saj në Kavajë (50 kilometra larg kreqytetit).

Nuk ka ende ndonjë njoftim nga policia. Kavaja ka qenë zona elektorale ku është zgjedhur Berisha deputet për 20 vjet. Socialistët fituan në Kavajë për herë të parë më 8 maj, dhe kjo është konsideruar si fitorja më simbolike e zgjedhjeve. Gjatë fushatës elektorale, z.Roshi dhe shtabi i tij kanë marrë kërcënime për shkak të garimit të tij për postin e kreut të Bashkisë. Kreu i PS, Edi Rama, do të lëshojë një deklaratë shtypi pas një ore……

Duke pasur parasysh rrethanat shumë të rënda të situatës në Kavajë, ky njoftim do të jetë i shkurtër dhe më tepër informacion politik do t’ju japim nesër.

Faleminderit
Erion

Me publikimin e ngjarjes në media, të gjitha instancat e shtetit u ngritën në këmbë për të zbuluar pengmarrësit e Griseldës. Teksa të gjithë mendonin se bëhej fjalë për një rrëmbim me pasoja të rënda, Krimet e Rënda e regjistruan dosjen me këtë akuzë po atë ditë.

Gjatë natës, Mjekësia Ligjore e kërkoi 28-vjeçaren për t’i bërë ekspertizën, mirëpo ajo nuk gjendej në Tiranë, kështu që një ambulancë u nis drejt Kavajës për ta transportuar në kryeqytet.

Kështu që u desh që ekspertiza të shtyhej për të nesërmen. Pasi kryerjes së proceduarave ligjore, Prokuroria doli menjëherë në një deklaratë për shtyp duke pohuar se ngjarja nuk kishte qenë rrëmbim por një trillim i Griseldës.

Gjithashtu në raportin mjeko-ligjor shkruhej se Griselda Zaimi nuk mund të mbetej shtatzënë dhe ndaj saj nuk ishte ushtruar dhunë fizike. Kohë më pas vetë ajo e pohoi këtë fakt duke pranuar se gjithçka e kishte bërë pasi kishte marrë vesh faktin që nuk mund të kishte fëmijë, por më pas është shëndoshur e ka përjetuar karakteristika të shtatzënisë.

Aty ajo kishte filluar të besonte se kishte mbetur shtatzënë, duke mos e mbajtur për vete lajmin e bukur. Por edhe shumë kohë më pas (6-7 muaj) kur kuptoi që nuk ishte në pritje të një fëmije ajo nuk ia ka thënë këtë gjë bashkëshortit të saj me frikën se ai do t’i jepte fund lidhjes me asokohe 28-vjeçaren.

Gjatë deklarimeve të saj, Griselda ka pohuar se muajin e fundit të shtatzënisë së trilluar për ta bërë sa më reale, Griselda mbente një jastëk nën rroba, të cilin e hoqi në një hotel në Tiranë natën kur pretendoi se ishte rrëmbyer.

Ngjarja mori dhenë, kështu që ish-kryebashkiaku Elvis Roshi i dha fund historisë me Griselda Zaimin duke e dërguar vetë në shtëpinë e prindërve të saj. Edhe pse në një gjendje jo të mirë, Roshi do ta gjente kohën edhe që të jepte edhe një deklaratë për mediat ku edhe u kërkoi ndjesë të gjithëve për lajmin.

“Në emër të familjes sime, të babait, nënës, vëllait, motrës dhe të afërmve, si edhe në emrin tim personal, i kërkoj ndjesë opinionit publik për tmerrin e lajmit të djeshëm që sot rezultoi i pavërtetë.

U kërkoj ndjesë bashkëqytetarëve të mi kavajas që ndanë me mua dhe familjen orët e mia më të vështira të jetës duke na ndenjur pranë gjatë kohës kur e vërteta për ne ishte fare tjetër nga sa doli.

U kërkoj ndjesë të veçantë miqve të Partisë Socialiste që nuk u kursyen në solidaritetin me familjen time.

Kërkoj të na falin për mundimin dje të të gjithë gazetarëve e kameramanëve që qëndruan me orë deri natën në rrugën para shtëpisë.

Çdo njeri mund ta kuptojë fare mirë gjendjen shumë të vështirë ku unë vetë ndodhem. E vetmja gjë që premtoj me bindjen më të thellë është angazhimi im maksimal për t’u shërbyer qytetarëve kavajas dhe qytetit tim, me të cilin ndjehem sot në një borxh edhe më të madh”, u shpreh Roshi.

Kështu u mbyll edhe një nga historitë më të bujshme të dashurisë në politikën shqiptare.

Marre nga Faktor.Al

Kategori
Uncategorized

Skishim asgje ne shtepi. Babi e humbi punen si roje nate…

Nga Armand Maho

Ora 12 i nates. Sapo mbarova punen shkova te hedh ca kanace bosh. Mbrapa kazaneve ishin dy femije jo me shume se dhjete vjec , qe fshiheshin se mos i kapte policia bashkiake!

  • kanace kerkoni – i pyeta
  • po xhaxhi
  • merrini keto
  • faleminderit- ma ktheu djali me kapuc i bukur si drita.
    Mora te iki por me beri pershtypje miresjellja e tyre dhe veshja e paster, ndaj u ktheva dhe i pyeta!
  • E dine prinderit qe jeni jashte ne kete ore!
    Me i madhi vazhdoi te mblidhte kanace pa e ngritur koken ndersa pergjigjen do ma jepte me i vogli!
  • jo, i thame qe do fleme te nena. Por skishim asgje ne shtepi. Babi e humbi punen si roje nate… Mbante koken ulur sikur kish bere ndonje faj. Mu luten mos i fotografoja. Vetja mu duk i tepert. Isha i pafuqishem qofte dhe per ti falur dicka.
  • Ika! Mu duk sikur do i ofendoja me shume me lemoshen time.
Kategori
Uncategorized

“Po votove Trump, ti nuk je zezak”.

Qellimi eshte shume dinak.
Te thuhet qe Amerika e Trump eshte nje vend i frikshem dhe jo ajo qe premtoi Trump:
Make Amerika Great Again.

Joe Biden ben nje pohim publik , i cili pa asnje ekuivok eshte racizem i paster.


Ai i drejtohet nje zezaku:
“Po votove Trump, ti nuk je zezak”
Te nesermen nje polic vret nje zezak ne Minneapolis.
Sot, ne vend qe protestat te drejtohen kunder Biden dhe ai te akuzohet per racist, per çudi ne vend te tij akuzohet Trump.
Kurse vete Biden deklaron:
Protestat jane të drejta dhe të nevojshme, duke aluduar per Trump.
Pra si gjithmone parimi i Leninit:
Akuzo kundershtarin per ato qe ben vete.
Por le te shohim disa hollesi nga ngjarja e vrasjes se George Floyd.
Ky i fundit ishte nje hajdut ordiner, por sidoqofte vrasja eshte e pajustifikuar dhe fare e panevojshme.
Vete skena e vrasjes duket shume e dyshimte.
Ja perse:
-Nje njeri qe po sofokohet, ka nje reagim te fuqishem me kembe e me duar, per t’i shpetuar atij qe po realizon mbytjen.
Ky reagim i natyrshem mungonte plotesisht, viktima nuk beri asnje perpjekje per t’u liruar .
-Polici, i cili po vriste nje njeri,mbante njeren dore ne xhep; pak e pazakonte kjo ‘body language’ e tij ne nje moment qe po mbyt nje njeri.
-Polici shikon tere kohes nga kamera per minuta te tera.
-Gjuri i djathte i policit eshte i mbeshtetur ne toke, kurse i majti ne qafen e viktimes.
Ky lloj pozicioni te krijon mundesine ta mbash gjithe peshen e trupit tek kemba e djathte dhe kemba tjeter qe ishte tek qafa e viktimes mund te mos ushtroje presionin qe shkakton mbytjen.
-Viktima po asfiksohet, por nga video degjohet qe ai flet qarte dhe thote:
“I can’t breathe”
-Policet e tjere shikojne skenen dhe asnje reagim.
Te gjitha keto detaje të bejne të dyshosh.
Ne Amerike ka plot raste të ndryshme vrasjesh të anasjellta, qofte kur polici ( i bardhe por edhe zezak) vret zezak,ashtu siç ka dhe plot raste ku vritet polici nga keqberes të bardhe, por edhe zezak.
Nga statistikat policia amerikane ka vrare shume me shume të bardhe se sa zezake.


Ne Amerike, policia varet nga Bashkia, e cila ne Minneapolis eshte e majte.
Ne kete rast Bashkia reagon me vonese; polici arrestohet mbas 3-4 ditesh dhe kjo vonese krijon reagim nga zezaket ne shume shtete ne Amerike.
Polici denohet me vrasje të grades 3, pak e cuditshme per nje vrasje me nje reagim kaq të madh.
Shume njerez prisnin nje denim per vrasje te grades pare.
Nderkohe fillojne protesta te dhunshme, ne Minnesota si dhe ne te gjitha shtetet dhe qytetet qe drejtohen nga të majtet.
Djegje, shkaterrime,të shoqeruara me mashtrime.
Te bardhe të lyer si zezake, politikane te majte, me maske, kapele dhe syze midis turmes qe djeg dhe shkaterron biznese të tera.
Thirrje nga figura te njohura te se majtes, per djegjen e ndertesave te policise.
Synimi eshte i qarte, të krijohet sa me shume kaos.
Qellimi eshte shume dinak.
Te thuhet qe Amerika e Trump eshte nje vend i frikshem dhe jo ajo qe premtoi Trump:
Make Amerika Great Again.
Por nga ana tjeter, keto protesta, brenda nates dhe pa dashje, rrezuan narrativen e të majteve per virusin, e cila narrative ka bllokuar boten prej 3-4 muajsh.
Edhe ne rastin e Covid19, rastet e infektimeve dhe vdekjeve ishin ne shtetet e majta, New York, New Jersey, Illinois, Massachusetts, Washington DC.
Kurse 7-8 shtete republikane vepruan njelloj si Suedia , nuk i mbyllen shtetet e tyre plotesisht asnjehere.
Keto shtete jane hapur sot, kurse shtetet e majta bejne rezistence per kthimin ne normalitet.
Pra protestat vertetuan qe virusi i shoqeruar me te gjitha masat e paprecedenta ne historine e Amerikes, si bllokimi ekonomise, distancimi social, maskat, etj etj jane nje “bullshit”, ku s’ka asnje lidhje me shkencen, por jane thjesht rekomandime nga politikanet majtisto-globaliste.
Po kuptohet gjithmone e me qarte aresyeja perse të gjitha keto ngjarje po ndodhin ne Amerike.
Jemi ne nje vit elektoral.
Pra globalistet te bashkuar me te majten boterore, si dhe Kinen komuniste duan me çdo kosto te rrezojne Trump.
Ne keto 4 vjet, demokratet ne Amerike nuk kane bere asnje lloj opozite, axhenda e tyre e vetme ishte “impeachment”.
Mbas vetedemaskimit qe bene me CoronaV dhe mbas disa perpjekjeve te deshtuara per impeachment lindin dy pyetje:
1- Si ka mundesi qe Trump t’i rezistoje të gjitha ketyre manipulimeve. Kushdo tjeter ne vend të tij do ishte rrezuar.
2- Perse e gjithe kjo lufte kunder Trump?
Nuk ka asnje president tjeter ne historine e Amerikes qe të jete sulmuar kaq shume, biles duke perdorur edhe metoda të paligjshme.
-Aresyeja perse ata se rrezojne dot Trump eshte sepse ai eshte nje ‘outsider’ dhe si i tille ate se kontrollon dot as politika, qofte majtas apo djathtas, as korporatat, as Mafia, as billioneret e tjere, as lobi i luftes, as Holliwoodi, askush.
Ai vendos vete pa patur frike nga asnje lloj kercenimi.
E dyta, lufta kunder Trump behet jo sepse ai eshte nje president i keq, po ta dinin qe Trump do deshtonte nuk do ta ngacmonin fare.
Te sukseshmit goditen dhe sulmohen, te deshtuarit e kane te sigurte humbjen ne zgjedhje, nuk merret njeri me ta.
Prandaj , ata kane frike nga Trumpi i sukseshem.
Ata e njihnin shume mire prej 30-40 vitesh Trumpin.
E kane me se të qarte qe suksesi i tij eshte fundi i tyre.
Po ashtu ata po e sulmojne kaq egersisht, pa pyetur per pasoja,sepse ata kane bere shume zullume qe rendojne mbi ta dhe Trump i di te gjitha.
Metodat dhe sulmi qe ata po i bejne botes sot, jane tregues se sa thelle jane ata te implikuar ne krim dhe korrupsion.
Sa me shume ata po e çorodisin boten, aq me i thelle eshte zullumi qe kane bere.
Eshte nje perpjekje titanesh, prandaj dhe ekoja e kesaj perplasje eshte kaq e fuqishme.
Deri ne 3 Nendor do jemi vazhdimisht ne lufte me “pandemite e krijuara artificialisht”
Jo domosdoshmerisht pandemia do jete virus, mund te jete gjithçka tjeter, qe mendje të mbrapshta si Soros & Co do krijojne.
Jane mbledhur të gjithe qelbesirat e Amerikes të rrezojne Trump.