Nga Armand Maho
Ora 12 i nates. Sapo mbarova punen shkova te hedh ca kanace bosh. Mbrapa kazaneve ishin dy femije jo me shume se dhjete vjec , qe fshiheshin se mos i kapte policia bashkiake!

- kanace kerkoni – i pyeta
- po xhaxhi
- merrini keto
- faleminderit- ma ktheu djali me kapuc i bukur si drita.
Mora te iki por me beri pershtypje miresjellja e tyre dhe veshja e paster, ndaj u ktheva dhe i pyeta! - E dine prinderit qe jeni jashte ne kete ore!
Me i madhi vazhdoi te mblidhte kanace pa e ngritur koken ndersa pergjigjen do ma jepte me i vogli! - jo, i thame qe do fleme te nena. Por skishim asgje ne shtepi. Babi e humbi punen si roje nate… Mbante koken ulur sikur kish bere ndonje faj. Mu luten mos i fotografoja. Vetja mu duk i tepert. Isha i pafuqishem qofte dhe per ti falur dicka.
- Ika! Mu duk sikur do i ofendoja me shume me lemoshen time.