Kategori
Uncategorized

Tërmeti një piskamë edhe ndaj forcave demokratike që nuk kanë se çfarë presin më për të shpëtuar vendin.

K. bitro/

Të nderuar miq,

Ngushëllime për jetët e humbura nga tërmeti i fortë.

Kjo shkundje e dytë e Shqipërisë nga dora dhe vullneti i epërm është padyshim shenjë e dërguar kundër energjisë negative që ka zaptuar vendin.

Nuk është vetëm Durrësi e Tirana. Tashmë është Kavaja, Sukthi, Kruja, Laçi e gjithë Shqipëria që dridhet si asnjëherë më parë për një arsye që nuk mund të injorohet e që lidhet me të keqen që ka pushtuar vendin tonë.

Zoti tashmë nuk është i paanshëm,

Ai ka marrë vendim që apatinë e opozitës, pamundësinë e qytetarëve, shmangien dhe pritjen që atë që duhet ta bëjmë vetë e presim nga të huajt, nga Ufot apo dreqi e di nga, ta bëjë siç di Ai, mëshirploti, i madhërishmi, I Vetmi.

Ndaj tani le të lutemi se nuk kemi çfarë bëjmë në këto momente. Të lutemi fort për jetët tona dhe bashkëqytetarëve tanë, madje dhe për ata që nuk duan të kuptojnë se duhet një operacion i dhimbshëm hyjnor për të shpëtuar nga e keqja që është nderë mbi Shqipërinë.

Tërmeti i parë dhe ky i dyti është një piskamë edhe ndaj forcave demokratike që nuk kanë se çfarë presin më për të shpëtuar vendin. Pas kësaj që po ndodh nuk ka më paqe e qetësi për Shqipërinë. Zoti do ndëshkojë të keqen me ndihmën tonë apo pa të. Sa më shumë të reagojmë tani, aq më pak viktima do ketë Shqipëria. Bibla tashmë duhet lexuar me kujdes. Kur Zoti vendosi të zhdukte Sodomën dhe Gomorrën, e keqja ishte kaq e madhe në ato qytete sa mezi u gjet vetëm një familje që të ndihmonte të dërguarit e Perëndisë që përçonin lajmin se nëse nuk hiqej dorë nga e keqja, dënimi do ishte ekzemplar. Dhe ashtu ndodhi. Shiu i zjarrtë përcëlloi gjithë banorët që jo vetëm nuk u ngritën të pengonin të keqen, por u bënë pjesë e saj. Dhe ndër ta kishte fëmijë, gra, të moshuar e me radhë.

Shqipëria duhet shpëtuar nga qeverisja e keqe, e mbrapshtë, mëkatare dhe bashkëjetuese me veset më të zeza që i dënon morali, feja dhe ligji. Nëse nuk do e bëjë opozita, nëse nuk e bën rinia, nëse nuk e bëjnë studentët apo kishdoqoftë nga vdekatarët, atëherë do ndërhyjë Zoti dhe në këtë rast, lutuni të gjithë për jetët tona…Zoti të na falë që nuk po mundemi ta largojmë të keqen që na qeveris. Mëshirë…

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s