Kategori
Uncategorized

Një mexhlis të madh na çeli Pandeli Jano Vangjeli Me Sulltan-llokum na veli Si kofini pas të vjeli…

Si kofini pas të vjeli…

Nga Ylli Dylgjeri/

Nuk është koha për tubime! – na tha Pandeli Majko sot në një replikë me thirrjen e Presidentit te Republikës për tu mbledhur në përkujtim të 8 Dhjetorit në sheshin Demokracia në Qytetin Studenti. “Presidenti duhet të udhëheqë dialogun, të bashkojë palët etj…na tregoi Majko!” Kaq na tha Majko dhe iku.

Komenti im për Majkon është i thjeshtë:

Majko duhet dëgjuar? Po! Duhet dëgjuar sepse, Majko ështe Ministri më i suksesshëm i Qeverisë së Rilindjes.

Majko përgjigjet për njerzit që lindin këtu e rriten në Perëndim.

Sepse Majko s’ka lidhje me krizën e vendit. Sepse Majko s’ka buxhet. Majko ka vetëm numra. Majko ka lidhje me diasporën që rritet çdo ditë duke ikur me vrap nga ky vend që drejton Majko me shokë!

Sa shqiptar lenë vendin çdo muaj?

Këtë di Majko.

Majko punon nga kufiri e matane. Sepse Majko s’ka lidhje me investimet. Sepse Majko s’ka lidhje me konçesionet!

Sepse Majko s’ka lidhje me borxhin! Sepse Majko s’ka lidhje me kriminalitetin që rritet çdo ditë!

Sepse Majko s’ka lidhje me bandat e drogës! Sepse Majko s’ka lidhje me diellin, me ujin, me ajrin, me…

Por, Majko, ka lidhje me Qeverinë.

Sepse Majko është Ministër dhe Vendi po shkon drejt Zeros.

Ke ndonjë Opsion me të mënçur për Ne që rrojmë

këtu zoti Majko? Ke qëne edhe Ti Kryeministër!

Si dilet nga kriza? Fol Majko, ky është mexhlisi?

Fan Noli dikur vargëzonte për një Pandeli tjetër te kënga e Salep Sulltanit:

Një mexhlis të madh na çeli

Pandeli Jano Vangjeli

Me Sulltan-llokum na veli

Si kofini pas të vjeli…

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s