Pse kaq të dobët përballë këlyshëve të k…..s…
Së fundmi në rruge te madhe dhe banoret e Astirit mbas plot një vit proteste, arrestime dhe dhunime nga një bandë në pushtet.
Nesër radha e teatrit dhe e kopshtit botanik.
Lubia e grabitjes se prones se qytetarit dhe asaj publike, ska të sosur. Miliona eurot e droges qe po pastrohen nga miqte e afërt dhe financuesit e narkoqeverise skane te ndalur.
Ndërsa ne të gjithë çirremi çpo ben Basha?
Vërtet çpo bën Basha, se ne të tjerët bejme, vetem blla blla blla, e gam gam neper rrjetet sociale dhe asgje tjeter, mbasandaj fajin e ka Basha, si dikur Berisha.
Ne nuk pyesim veten ndonjehere, Po une cfare po bej per te ndaluar kete mafie dhe këtë klan kriminal qe po na merr shpirtin cdo dite, te percare e sakatuar nje e nga nje?
Ne vetem bejme gam gam neper fb e portale, dhe nuk shkuam ti bashkohemi njehere dhe vetem njehere protestes se qytetareve te Astirit, por therresim ku eshte Luli….
Më kujtohet 1997 dhe me radhë, dhe atëhere diktaturë më e ashpër, më e keqe (jo drogë) ne të gjithë nuk prisnim urdhërin apo thirrjen e Berishësh.
Vetorganizim, vetmbrojtje, dhe vetpërballje balle per balle me të keqen ne cdo fshat e qytet…na arrestuan dhe dhunuan mizorisht, por ne qëndruam të bashkuar dhe fituam me dinjitet.
Sot ata qytetarë të Astirit jane jashte ne mes te rruges, ne mes te shiut, pa shpi e katandi…neser radha vazhdon ndaj te tjereve, ashtu siç vazhdoi ne jug , bregdet me prishjen e banesave te qytetareve, ashtu siç vazhdoj me shtepite e poligrafikut, ashtu si droga, dhe plumbat e bandave ndaj qytetareve neper bulevardet e tiranes, shkodres, elbasanit, vlores.
Vërtet ku eshte Luli me shkopin magjik.
Ajde te organizohemi te gjithe me dhe pa bindje partiake, per te drejtat tona, per varferine e tejskajshme, mashtrimin, papunesine, pa sigurine,te grumbullohemi ne mes te tiranes, shkodres, vlores, korces, sepse shkopi magjik jemi ne populli me forcen tone.
Boll me ku eshte Luli.
Ne, ne ku jemi.
Ne qe ngelem vetem duke ndjekur lajmet dhe portalet ulur në kafenetë apo kllnakun e shtepisë, dhe duke bere bla bla bla.
Shikoini qytetarët grekë njëhere se si jane të bashkuar dhe protestojnë me shpirt, me zjarr, me vetmohim, duke djegur gjithshka kur dikush ju prek apo shkel te drejtat e tyre… Ndersa ne u mesuam… lufto ti te fitoj unë…ishalla svjen radha ime, ishalla ishalla…nje si ate gomarin qe kur ujku e kish vene poshte dhe po e shqyente… thoshte me vete….. ishalla jam ne ëndërr.
Vërtet ku është Luli?