
Në datën 8 dhjetor 2018, ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri do të sqaronte në rrjetin social Facebook situatën e krijuar me kompaninë DH Albania e cila ishte shpallur fituese e Lotit 1 në projektin e Unazës së Madhe. Ndër të tjera Gjinuri shprehej se:
Kompania në fjalë nuk ka marrë asnjë qindarkë nga Buxheti i Shtetit dhe garancia e saj financiare do të sekuestrohet, në rast se dokumentat e paraqitura prej tyre në garë nuk janë autentike.

Vetëm pak ditë më pas ministri do ta relativizonte qëndrimin e tij, duke u shprehur para gazetarëve se kompanitë që falsifikojnë dokumentet në tendera janë të shumta dhe se për to Agjencia e Prokurimit Publik merr shpesh masa administrative të përjashtimit nga procedurat e prokurimit apo ato koncesionare. Dhe e vërteta është pikërisht kështu siç thotë ministri. Pse atëherë do të ndiqet një qasje e veçantë në këtë rast? Pse është hapur hetim penal për administratorin e DH Albania dhe mbi të gjitha: Sa është e mundur dhe e vërtetë që qeveria shqiptare të marrë atë që ministri e quan garanci financiare? Përpara se të trajtojmë këtë çështje le të shohim shkurtimisht se çfarë ndodh gjatë një procedure prokurimi.
Baza ligjore
Baza ligjore që përdoret kryesisht nga institucionet publike në kësi rastesh është ligji 9643/2006 “Për Prokurimin Publik” i ndryshuar dhe Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 914/2014 “Për Rregullat e Prokurimit Publik”, e ndryshuar. Në këtë VKM, në kuptim të të cilit institucionet publike që prokurojnë quhen Autoriteti Kontraktor (AK), saktësohet se çfarë janë Dokumentet Standarde të Tenderit (DST- neni 11). Po në këtë vendim dhe brenda DST, normohet edhe detyrimi i palëve për dy akte me shumë rëndësi në një procedurë prokurimi: sigurimi i ofertës dhe sigurimi i kontratës. Që përmbajnë atë që z. ministër e quan garanci financiare.
Sigurimi i Ofertës
Sigurimi i Ofertës trajtohet në nenin 18 të VKM-së dhe ajo është opsionale. Pra mundet edhe të mos kërkohet (dhe në fakt prej më shumë se dy vjetësh disa AK nuk e kërkojnë as për prokurime mbi 100 milion lek të reja). Ky nen sqaron se çfarë është Sigurimi i Ofertës:
Sigurimi i ofertës ka formën e një depozite apo garancie, të lëshuar nga një bankë ose shoqëri sigurimi.
Pika 2
Ofertuesit paraqesin sigurimin e ofertës në vlerën 2% të vlerës limit të përcaktuar në DST.
Në rastin konkret nëse vlera limit ka qenë 2 246 450 297 lekë (të reja pa TVSH) kjo formalisht do të thotë se ofertuesit në grup (në këtë rast vetëm kompania DH Albania) duhet të depozitonte diku te 45 milion lekë të reja.
Neni në fjalë sanksionon prerazi edhe se:
Sigurimi i ofertës duhet të jetë i vlefshëm gjatë gjithë periudhës së prokurimit
dhe në pikën 3 shton:
Lëshuesi i sigurimit (banka ose kompania e sigurimit) të ofertës duhet:
a) Të mos vendosë asnjë kusht për pagimin
b) Të paguajë shumën brenda 15 ditësh nga data e marrjes së kërkesës nga autoriteti kontraktor.

Por a ndodh në të vërtetë kështu?
Nga një hulumtim i ResPublica në prokurimet publike rezulton se më shumë se 90% e Operatoreve Ekonomike (OE) zgjedhin formën e sigurimit të ofertës nëpërmjet një shoqërie sigurimi. Kjo kërkon indirekt që “garancia” të zyrtarizohet si akt formal nga ofertuesi me pagesën e Primit të Sigurimit të Ofertës që i kërkon shoqëria e sigurimit. Në rastin e një sigurimi oferte nëpërmjet një banke (të nivelit të dytë), OE do të duhej të bllokonte të tërë shumën e kërkuar si sigurim dhe kostoja e operacionit për OE do të ishte thjesht kostoja e veprimeve bankare të përmuajshme (rinovim garancie), çka është më e ulët se Primi i Sigurimit.
Çdo të thotë kjo?
Kjo do të thotë që ofertuesi, në këtë rast DH Albania, i drejtohet një kompanie sigurimi duke paguar Primin e Sigurimit të Ofertës që në këtë rast po e zgjedhim si vlerë të përafërt (nga info nga tregu): 0.005 mbi vlerën e siguruar. Pra kjo aplikohet mbi 2% të vlerës limit. Më tej “garancinë” në vlerën reale e merr përsipër formalisht kompania që ka statusin e Lëshuesit të Sigurimit të Ofertës. Pra DH Albania ka bërë derdhje të 0.005 të 45 milionë lekë (të reja) pranë një kompanie sigurimi, shifër e cila është afërsisht te 224650 lekë (pra 2.2 milionë lekë të vjetra). Mandej kjo kompani ka dalë garant për Sigurimin e plotë të Ofertës pranë Autoritetit Kontraktor.
Çfarë ndodh në momentin e shpalljes së fituesit?
Në VKM-në në fjalë, konkretisht në pikën 4 të nenit 18 sanksionohet se:
Autoriteti Kontraktor duhet t’ua kthejë ofertuesve sigurimin e ofertës jo më vonë se 15 ditë nga data e nënshkrimit të kontratës.
Kontrata në fjalë, sipas buletinit të APP-së është nënshkruar(lidhur) në datën 2 nëntor. Kjo do të thotë se vlera e sigurimit të ofertës depozituar formalisht nga DH Albania ka pushuar së qeni detyrim duke filluar nga data 18 nëntor dhe në këtë pikëpamje edhe detyrimet që rrjedhin mes ofertuesit dhe Lëshuesit të Sigurimit po ashtu. Kjo përjashton primin e paguar si kosto pranë kompanive të sigurimit (i cili mbetet kosto e shpenzuar për OE).
Sigurimi i Kontratës
Sigurimi i Kontratës trajtohet në nenin 24 ku thuhet:
Pika 1
Sigurimi i kontratës garanton Autoritetin Kontraktor në rast të shkeljes së kontratës. Para nënshkrimit të kontratës, ofertuesi i zgjedhur si fitues duhet t’i dorëzojë AK-së një sigurim kontrate prej 10% të vlerës së saj. Sigurimi i kontratës ka formën e një depozite apo garancie të lëshuar nga një bankë apo shoqëri sigurimi.
Njësoj si në rastin e sigurimit të ofertës, edhe në këtë rast operohet me formularin përkatës që nënshkruhet mes Lëshuesit/Siguruesit – kompanisë së sigurimit – dhe operatorit fitues. Ky formular me të gjitha detyrimet përkatëse i dorëzohet Autoritetit Kontraktor përpara nënshkrimit të kontratës.
Është një moment që ka rëndësi për shkak se këtu qartësohet fakti se Autoriteti Kontraktor është në dijeni të detyrimeve reciproke mes palëve dhe kushtëzimeve mes tyre. Formulari i Sigurimit të Kontratës është një dokument standard ku siç mund të shihet në foton përkatëse, përkufizohen Kushtet e Përgjithshme të Kontratës dhe kur ekzekutohet ajo që zoti Gjiknuri e quan Garanci Financiare. Konkretisht në pikën 2 – Objekti i Sigurimit – të shembullit të një kontrate faktike që kemi sjellë thuhet:
1. Siguruesi garanton Përfituesin(AK) për përmbushjen e detyrimeve të kontratës së prokurimit të nënshkruar ndërmjet palëve në përputhje me DST.
2. I siguruari(kontraktori) detyrohet t’I kthejë Siguruesit(kompanisë së Sigurimit) çdo vlerë monetare të paguar prej tij(Siguruesit) në rast të ekzekutimit të garancisë.
Pra ajo që thotë z. Gjiknuri ngjan se është e thjeshtë: Autoriteti Kontraktor kërkon paratë te Siguruesi, i cili mandej, pas depozitimit të vlerës së Sigurimit të Plotë të Kontratës do të kërkojë shumën e parave te i Siguruari. Në këtë rast DH Albania. Por në fakt nuk është kështu dhe ministri bën sikur nuk e di. Themi bën sikur nuk e di, pasi nëse vërtet nuk e di, do të ishte rast klinik. Në formularin e Sigurimit të Kontratës normalisht Siguruesi, pra Kompania e Sigurimit sqaron qartë se ajo do të:
Transferojë në llogarinë e Autoritetit Kontraktor vlerën e siguruar, brenda 15 ditëve nga kërkesa…e tjeshtë dhe e parë me shkrim, pa kërkuar shpjegime, me kusht që kjo kërkesë të përmendë Mospërmbushjen e kushteve të kontratës.

Ka edhe një arsye tjetër për të cilin z. Gjiknuri duhet të ketë dijeni për kushtëzimet e sigurimit të kontratës. Në Shtojcën 20 të DST të këtij tenderi pëcaktohet shprehimisht formulim identik për mënyrën sesi do të bëhet transferta e parave në rast të ekzekutimit të asaj që quhet garancia financiare.

Por edhe sikur të mos ishte një pikë e tillë, ne kujtojmë nenin 24 të VKM-së që thotë se:
Sigurimi i kontratës garanton Autoritetin Kontraktor në rast të shkeljes së kontratës
Cila është shkelja e Kontratës që ka bërë DH Albania? Kjo është një pyetje që duhet t’i përgjigjet ministri Gjiknuri? A përbën shkelje të Kontratës falsifikimi në Dokumentacionin Standard të Tenderit? Kjo është një pyetje që duhet t’i përgjigjet juristi Damian Gjiknuri. Në fakt për rastin konkret një përgjigje, ministri e ka marrë nga Siguruesi Avni Ponari, i cili ka referuar pikërisht këti dispozitë. Pra përpara se të kërkohen paratë, qeveria duhet të argumentojë se ku është shkelur kontrata. Me aq sa kuptojmë ne kontrata nuk është shkelur sepse ajo as nuk ka nisur të ekzekutohet. DH Albania ka falsifikuar pjesë të Dokumentacionit Standard të Tenderit, por siç e dimë, kjo gjë ndodh rëndom dhe kush shikon buletinet e APP-së do të vërejë se ato happen pikërisht me njoftimet për masat administrative ndaj kompanive që bëjnë shkelje të tilla. Është interesant fakti se në buletinet e muajit nëntor, një prej kompanive ndaj së cilës ishte marrë masa e përjashtimit nga procedurat koncesionare dhe PPP, por çuditërisht jo nga procedurat tenderuese, ishte edhe…Victoria Invest. Le t’ja lëmë zotit Gjiknuri, juristit, jo ministrit, të bëjë dallimet mes shkeljeve të Dh Albania dhe Victoria Invest, apo pse kur falsifikon dokumentet njëherë trajtohesh si kundravajtës penal, njëherë si kundravajtës administrativ dhe njëherë tjetër si kndravajtës administrativ vetëm për një procedurë të caktuar.
Ne i besojmë ministrit që na ka thënë se ai do të sekuestrojë garancinë, të cilin z. Ponari ia atribuon si akt gjykatës. Deri atëherë ne të gjithë mbetemi në pritje të parave që kthehen në arkën e shtetit megjithë leshelinë proceduriale ku ka futur veten socialisti Damian Gjiknuri, i cili për çudinë e të gjithëve nuk e ka këtë zell edhe për kontratën 12 milionë euro që e njëjta kompani, pra DH Albania fitoi me OST-në.













KRYETAR TE DEMOKRATEVE TE ZGJEDHIN VETEM DEMOKRATET.

Ndaj ju goje pa lare dhe felliqesira qe lehni neper mejhane si qen rrugesh, kujdes se DEMOKRATET dhe QYTETARET LUSHNJARE ju njohin mire se çfare mostrash jeni dhe sa vlere keni.


Artur Kreka Pishtar i Demokracisë/














Në fjalimin që po mban në Kuvendin Kombëtar demokrat, ku do të zgjiedhen edhe anëtarët e Këshillit të ri Kombëtar, kryetari i PD, Basha tha se kandidatët për zgjedhjet e ardhshme do të dalin nga primaret.

Instituti Republikan Amerikan.




Megjithë se isha pjese dhe perkrahës i themeluesve të PD qysh në fillimet e saj.



Ju më përndoqët paturpesisht, megjithse isha qëndrestar, ish themelues dhe drejtues i deges se PD Selanik duke krijuar të parën degë të Partisë Demokratike në diasporë.
Ju me perndogjet ashpersisht jo sikur isha pjese e rendesishme e administrates te shteterore, por si nje kundershtar i juaji.







“Vipat”kur bien nga karrigja, dhimbja eshte e madhe, e hidhur, dhe e pa riparueshme.
Lereni Kol Olldashin rehat atje ku ndodhet.
Koli ishte nga me te miret, ai kishte shume miq, nje prej tyre isha edhe une, por fati i zi beri qe ai mos jete me, dhe me mire qe nuk eshte se do turperohej me ju, per ate cka po beni sot partise te tij.

Kur ne u vume vulnetarisht ne mbrojtje te interesit kombetar, dikush nga ju mori tankun drejt Tiranës, te tjeret ishin futur ne citjanet e grave, apo nuk e kishin idene ku binte selia e Partia Demokratike.
Jo zonja dhe zoterinj jo.
Vetem Pr/ Astrit Memia ish shef i zyres se shtypit ne kohet me te veshtira te kesaj partie, mund te kete me qindra e qindra kaseta me qendrestaret, antaret dhe militantet e Partise Demokratike, ne Tirane dhe ne rrethe.
A e dini se cfare demi ju vete personalisht i keni bere Demokrateve dhe Partise Demokratike ne 8 vite pushtet, dhe sot si te pa fytyre qe jeni thoni se keni takuar demokratet e 97_tes…thua valle keni njohur dikur ndonje prej tyre kur ishit ne pushtet!?

Nga Erl KODRA
Nga Erl KODRA.




















Te dashur studente paqesore…madje te tille me shume se c’duhet e pertej cdo llogjike… kjo nuk do te thote qe ju nxis te jeni te dhunshem ..kurresesi e as te dhunoni institucionet tona shteterore e as gjithcka qe ju takon ju , vendit e popullit tuaj….











Një tempull në Frankfurt, ndërtuar nga sekti fetaro-shpirtëror i quajtur ‘Bhakti Marga’ udhëhequr nga Paramahamsa Vishëandanda, është adresë dyshimesh për miliona euro me burime nga Shqipëria. Bëhet fjalë për një shumë prej 2 milion eurosh, të cilat mund të jenë pjesë investimi në këtë tempull, nga ndjekësit shqiptarë të pasur dhe të pushtetshëm.
A është hipotezë hetimi dhe gjurmimi i agjencive të zbatimit të ligjit të partnerëve, edhe çifti ministror Gjiknuri në këtë histori? Burime të besueshme të televizionit tonë, thonë se ka përgjime konkrete, dhe kjo ka sjellë domosdoshmërinë e hetimeve në disa vende, dhe për disa persona. Sigurisht dosjes nuk i mungojnë politikane dhe pushtetarë.
Mund të jetë së afërmi afera e re korruptive më të dyshuar, me emra.
Si janë lëvizur paratë, si dhurata, kontribute, investime, pastrime monetare, fshehje të ardhurash! Në harkun e dyshimeve dhe investigimeve, përfshihen shumë anëtarë e ndjekëes shqiptarë të sektit indian. Janë hetues të vendeve partnere, të cilët përveç hetimeve të bëra në USA, Gjermani e vende të tjera, kanë ardhur edhe në Shqipëri, për të kryer veprime hetimore. Ekspertët e investigimit kanë shumë materiale që do t’i konsultojnë me autoritetet shqiptare.
A do të jenë gjiknurët, duke përfshirë edhe ministrin, pjesë e këtij hetimi, ku përfshihen dhe dyshimet për lëvizje të mëdha parash?! Pastrim parash është një hipotezë hetimore, që është në fazën e grumbullimit të dëshmive dhe provave konkrete.
















Flet Drejtori i Arkivit të Ministrisë së Brendshme,Kastriot Dervishi
Një zarf me 1286 dollarë amerikanë, 20 sterlina floriri, 16 lira turke, 610 napolona ari, 34 florinj turk, gjendja e arkës 1.755.823, 41 sahate xhepi, një kuti me 12 gota argjendi, një qese me mexhite Turqie, një pako me argjendari të vjetra, 10 copë gjyzlykë, dy sahate të tjerë, 5 copë unaza floriri, një sasi me para shqiptare, një tabakon argjendi, një zarf me tre sahate me 1980 lekë,

A erdhi kush me ua dhanë dorën të ngriheni në kambë. Kushërinjtë, komshinjtë, të afërmit, vllezërit apo motrat? A ju kujtohet se si kthenin rrugë njerëzit, bash kur ju kishit ma shumë nevojë për një fjalë, për një mbështetje? A e kujtoni se bash në atë moment kur shoku ose shoqja më e ngushtë, të ka kthye krahët, keni ndjerë një “krrau” mu këtu, diku mes stomakut dhe zemrës?!














SYRI
Studentët që vijojnë në protestën e tyre, kanë marrë sot hapa konkretë për denoncimin e pedagogëve që kërkojnë para për të dhënë provimet, pra për të marrë një notë kaluese.













Gjashtëmbëdhjetë spiunët e zërit të popullit, që kanë burgosur kolegë gazetarë, artistë të spektrave të ndryshëm, janë shpërndarë në mediat më kryesore ca majtas dhe ca djathtas.
Kjo shprehje e ish diktatorit E Hoxha,qe perseritej sa here takonte masat e gjera,apo ulej “gju me gju” me popullin. Mbas 23 vitesh eshte kopjuar dhe po vihet ne zbatim nga kryeministri i vendit Z Rama me ironine e tij te fameshme.

Dikujt mund ti duket miopi, dikujt edhe e pa besueshme, por Shqipëria e drejtuar nga “rilindja” është apo ndodhet në prag të juntës ushtarake.

Ndoshta dikujt mund ti duket miopi, dikujt edhe e pa besueshme, por Shqipëria është apo ndodhet në prag të juntës ushtarake.
Nga Aurenc Bebja*, Francë


Nga Urim Gjata/
Mos ndaloni.
Protestoni.
FLUTUR ZAVALINA











































Edhe pse këndimi me lahutë ka gjurmë të forta në historinë e disa prej trevave të Shqipërisë, tanimë do të njihet në të gjithë botën si vlerë kulturore e Beogradit.
Përhapja gjeografike e Lahutës në vendin tonëpërkon me vetë përhapjen e këngëve të kreshnikëve. Gjurmët e saj i shohim në Krujë, në Veriperëndim, pastaj Malësi e madhe, Hoti e Gruda, Kelmendi, Kastrati, Rranxat e Shkodrës, Dukagjin, Postrribë, Shllak, Nikaj-Merturi dhe në zonat e Malësisë së Gjakovës. Gjithësesi, nga sot një vend tjetër do të krenohet me të duke e quajtur si pasuri kombëtare.”





Nga ky libër i cili nuk u bë kurrë publik edhe nga vetë regjimi komunist deri në vitin 1990, (në Bibliotekën Kombëtare nuk jepej as me autorizim), dhe për fat të keq edhe pas viteve ’90-të vazhdon të mbetet i panjohur dhe nuk ka zënë vënd në historiografinë zyrtare, kemi shkëputur vetëm një trakt të tetorit të vitit 1943, me titull “Një barbarizëm që të ngjeth mishtë”, si dhe një komunikatë ku bëhet fjalë për krime monstruoze që kanë bërë forcat komuniste e çetat partizane të tyre në krahinën e Korçës, të cilin bashkë me faksimilen përkatëse dhe disa foto të panjohura për publikun e gjërë të ish-komandantit partizan, Agush Gjergjevica dhe të Mit’had Frashërit e eksponentëve të tjetë nacionalistë, po e botojmë ekskluzivisht për gazetën TemA.


2) Ju thoni se Agush Gjergjevica asht nasionalist i njoftun. Ne dijmë se Agush Gjergjevica asht kryetar i nji çete komuniste; si ai ashtu edhe të gjithë pjestarët e çetës së tij si shejë dalluese mbajnë yllin e kuq sovjetik.


Ditën e tretë pas revoltës në kampin famëkeq të Qaf Barit do te ishte më e zezë për të dënuarit e ndërgjegjes të cilët i kishin lidhur këmbë e duar.






Substancat e rrezikshme kimike, që përdoren në bukën shqiptare, të ndaluar nga BE































