Padia e ish-kreut të burgjeve të diktaturës ndaj Fatmira Dines, bijë e familjes së persekutuar ashpër nga regjimi komunist. Dëshmia e ish-policit Urim Gjata dhe dy dëshmi të tjera për revoltën në burgun famëkeq të diktaturës, atje ku xhelati komandant burgu, lau me gjak të burgosurish, koridoret e oborret e atij kampi.
“Në mes të kampit i lidhur qëndronte Anastas Dhami nga Pogradeci. Edmond Caja së bashku me Ludovik Calin, me pinca i shkulin mustaqet. Thirrjet dhe dhimbjet e Anastasit mbuloheshin nga të qeshurat dhe jargët e kriminelëve me uniforme. Thoma Jergolatit i thyen këmbën. Ludovik Cali dhe krimineli Edmond Caja filluan të qëllojnë me çizmat e meshinit me thumba hekuri, mbi viktimat gjysëm të vdekur të shtrirë në sheshin e kampit”.
Kishin kaluar pak ditë nga revolta e 22 majit të vitit 1984, në burgun e Qafë Barit, kur komandant toge Edmond Caja do të shfaqej me entuziazëm e ngazëllim në ambjentet e mencës së këtij burgu. Kishte urdhëruar mbledhjen e të dënuarve në atë sallë, ku do të komunikonte një lajm shumë të rëndësishëm. Në heshtjen që kishte pllakosur mbi të burgosurit që qëndronin me kokë ulur e në pritje të shkopinjve e shkelmave mbi ta, nisi të dëgjohej zëri i frikshëm i Edmond Cajës.
Dëgjoni vendimin gjykatës:
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, pasi shqyrtoi dosjen në ngarkim të të pandehurve, vendosi këto dënime: Sokol Sokoli, me vdekje, pushkatim; Tom Ndoja, me vdekje, pushkatim… Sokol Progri, me 25 vjet burg, Vllasi Koçi, me 25 vjet burg, Martin Leka me 16 vjet burg, Haxhi Baxhonovski, me 21 vjet burg, Bajram Vuthi, me 15 vjet burg, Ndue Pisha me 25 vjet burg, Lush Bushgjoka, me 12 vjet burg, Kostandin Gjordeni, me 10 vjet burg, Lazër Shkëmbi, me 12 vjet burg dhe Hysen Tabaku me 11 vjet burg. Për të gjithë vuajtja e dënimit fillonte më 22 maj. Pasi kisht lexuar megjithë gëzimin monstruoz listën e vdkejes dhe burgosjes për ata fatkeqë që gjendshin aty pa bërë asnjë faj, xhelati Edmond Caja kisht lëshuar edhe ulurimën kërcëuese për të tjerët: A ka ndonjë trim tjetër që do matet me ne? Pas pak ditësh në qersho të vitit 1984, dy të rinjtë e dënuar me pushkatim, do të ekzekutoheshin përms gjymtimeve monstruoze të panjohura e të padëgjuara në gjithë përvojën monstruoze të xhelatëve e diktatorëve të regjimeve totalitare nëpër botë. E ka rrëfyer Visar Zhiti në kujimet tij për vuajtjen në burgjet komuniste. Sipas dëshmisë së tij, Sokol Sokolit e Tom ndojës, pasi u pushkatuan, ua nxorën edhe sytë për ti përdorur gjoja për kërkim shkencor.
Karrierë e përgjakur e Edmond Cajes
Për shkak të devotshmërisë së lartë për të lufuar “armiqtë e popullit” Sokol Sokoli e Tom Ndoja të pushkatuar si dhe shumë të tjerë të burgosur, komandanti i togës në burgun e Qafë Barit, Edmond Caja, do t’i besohej një detyrë më e lartë shtetërore. Pak kohë më vonë ai u emërua drejtor i burgut të Qafë Barit dhe pak kohë më pas regjimi komunist e emëroi Edmond Cajen, Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve të Shqipërisë.
Në atë detyrë, Caja qëndroi deri sa u përmbys regjimi komunist të cilit i shërbeu me aq devotshmëri. Pas vitit 1992, kur ishte përmbysur diktatura, Edmond Caja shkoi në Gjermani. U largua ndoshta edhe përmes kërkesës për strehim politik në Gjermani. Edmond Caja është prej 26 vitesh në Gjermani si qytetar gjeman. Atje jeton edhe sot, i pashqetësuar nga e shkuara kriminale, “i nderuar” si sipërmarrës e pikërisht për këtë status të ri të tij, ai ka bërë një padi pranë drejtësisë gjermane. Edmond Caja padit shtetasen Fatmira Dine, për prishje të imazhit, sepse ajo ka rrëfyer atje të vërtetën e karrierës së tij të përgjakur, gjatë kohës së diktaturës komuniste.
Fatmira Dine do të përballet së shpejti me Edmond Cajen në gjykatën gjermane. Me shumë gjasë, Edmond Caja do ta fitojë këtë gjyq sepse Fatmira Dine nuk ka shumë fakte për ti ofruar gjykatës gjermane përveç dëshmive që vijnë nga të dënuar viktima të dhunës monstruoze të Edmond Cajes.
Dëshmi për krimet e Edmond Cajes
“Na çuan në kampin famëkeq të Qafe Barit, një ditë dhjetori të acartë e me dëborë të vitit 1986, mua bashkë me Agron e Naim Lalën, vëllezër, nga Borshi i Sarandës dhe një djalë tjetër të gjatë nga Kuçi i Vlorës, i cili quhej Fred, por shokët e tij Naimi e Agroni e thërrisnin Feto. Ishin dënuar si dhe unë për të njëjtën akuzë dhe ishin arrestuar grup bashkë.
Sapo na zbritën nga makina autoburg, na plasën brenda rrethimeve të atij kampi të llahtarshëm. Ishte një i ftohtë siç din të bëjë vetëm në malet e Tuçit të Pukës, i ftohtë i cili na hynte deri në palcë. Një skuader policësh, të cilët mbanin uniforma kapterësh të ushtrisë na u vërsul menjëherë në fyt duke na rrahur me shkopinj druri dhe duke na rënë me këpucë ushtarake në kërcinj të këmbëve. Pasi na zhveshën lakuriq në mes të acarit e dëborës gjoja për kontroll, tek ne erdhi një oficer i veshur me uniformë të policisë me qillota, çizme lëkure e me rrip kraheqafë. Ishte Komandanti i kampit Edmond Caja nga Kuçi i Vlorës, por me banim në Tiranë. Pas shpinës së tij rrinte gati për terror shefi i policisë së kampit Ludovik Cali, një malsor prej Balldrenit të Lezhës. Filloi rrahja e pamëshirëshme ndaj nesh. Më shumë rrahën Fredin sepse komandanti Edmond Caja i thoshte se na fëlliqe Kuçin e Vlorës. Ishte koha pas Revoltës së qafë Barit. Nuk kishte kaluar veçse 2 vite e 6 muaj nga pushkatimi i trimave Sokol Zefi (Sokoli) e Tom Ndoja si dhe mbytja nën tortura e ish ushtarakut të specializuar jashtë shtetit, Sandër (Sadri) Sokoli.
Marrë nga :Kujto.al
Dënimi i revoltës
Ra çanga, hekur mbi kokë. Na mblodhën në mensë prapë. Ai myzeqari aty, ku e kishim lënë, i palëvizur, kështu dukej. Mos duan të përsëritim rebelimin? Prapë erdhi ai oficeri nga Jugu, zëvendës-komisari a ç’dreqin ishte, që iu rrokullis kapela me yll e iu ngatërrua nëpër këmbë si mace, si ideologjia e vet, thuaj. Policët me shenja plagësh. Gjysma kokësh të lidhura me fasha, copa krahësh të thyer. Komunikim. Zëri i komisarit donte të ngjante i fortë, i patundur dhe vetë po rrinte drejt si ato tabelat e qitjeve. Batare armësh. Diktatura e proletariatit e shtypi revoltën e armiqve… dhe… gjyqi i popullit… heshti. Uli sytë mbi letër, pa syze… Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, pasi shqyrtoi dosjen në ngarkim të të pandehurve… na u mor fryma, emra, emra… vendosi këto dënime: Sokol Sokoli, me vdekje, pushkatim; Tom Ndoja, me vdekje, pushkatim… Sokol Progri, me 25 vjet burg, Vllasi Koçi, me 25 vjet burg, Martin Leka me 16 vjet burg, Haxhi Baxhonovski, me 21 vjet burg, Bajram Vuthi, me 15 vjet burg, Ndue Pisha me 25 vjet burg, Lush Bushgjoka, me 12 vjet burg, Kostandin Gjordeni, me 10 vjet burg, Lazër Shkëmbi, me 12 vjet burg dhe Hysen Tabaku me 11 vjet burg. Për të gjithë vuajtja e dënimit fillonte më 22 maj… po e të pushkatuarve? E Sandër Sokoli… me kokën që i varej supeve, e hodhën mbi të tjerët në makinë, kufomë, kockathyer dhe të lidhur… firmat e tre gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, Pukë, më 3.06…
Marrë nga
“Ferri i çarë”, libri i Visar Zhitit në kujtim të 29-vjetorit të masakrës
Urim Gjata, ish-polic në Pukë
Me më 20 maj 1984 regjimi u trondit, te denuarit e ndergjegjies,te vdekurit per se gjalli akoma nuk kishin vdekur.Ata si nje vullkan shperthyen duke sfiduar diktaturen,dhimbjet dhe torturat cnjerezore.Ata me cdo mjet kerkonin te shembnin diktaturen,megjithe se te ndare nga bota brenda telave ata tronditen nje sistem te tere.Ai mengjez grumbulloi te gjithe bashkvuajtesit e diktatures,nuk ish i pa qellimshem.rrahja dhe tortura para syve te tyre te dy shokeve te tyre beri qe grupit te pare te vogel ti bashkohen me shpejtesi te gjithe. Thirrjeve te para ju bashkuan furishem me zerat e tyre te gjithe te denuarit. Poshtë komunizmi.
Poshtë diktatura. Poshtë diktatori. Liri demokraci.Flamuri kuq e zi per here te pare valevitej ne duart e tyre pa yllin si simbol te bollshevizmit dhe diktatures. Thirrjet jemi shqiptarë, nuk e duam komunizmin, nuk e duam diktaturen nuk e duam diktatorin! Duam lirinë, duam demokracinë po mbushnin me jehonen e tyre bjeshket e malesise. Në ballë të turmës së të dënuarve qëndronin Tom Ndoj, Sokol Sokoli, Petrit Bazelli, Anastas Dhami, Nue Pisha, Kosta Gjordemi etj. Të cilët me zërat dhe fuqinë e tyre tmerruan kriminelët e diktaturës, qe te zverdhur si mehit nuk dinin çfarë të bënin. Ata qe i dhunonin cdo dite fluturuan mbi telat me gjemba si frikacake te ndyre qe ishin,ne largimin e turpshem te tyre nga brenda kampit, forca te shumta i mbronin nepermjet bresherise se plumbave nga jashte. I tmerruar me pistolete ne dore, komandanti i burgut Ludovik Cali, jepte urrdhëra sa majtas djathtas.
E vetmja fjale e tij ishte zjarr mbi armiqte e popullit dhe te partise sapo te prekin telat.Forcat ushtarake te kampit por dhe ato te ardhura me shpejtesi nga Puka dhe Tirana me helikopter rrethuan komplet zonen, snaiperët zunë pozicionet ne te gjitha pikat kryesore,a thua kishin te benin me ndonje bande te armatosur apo me disa njerez gjysem te vdekur qe therrisnin brenda telave, liri demokraci. Ushtarake të zverdhur dhe të tmerruar me gishtin ne kembez, prisnin urdhërin për të qëlluar mbi këta njerëz brenda rrethimit çnjerëzor. Zeri i cjerre i Edmond Cajes jepte urdhër: Zjarrrrrrrrrr mbi armiqte, zjarrrrrrrrrrrrrrrrrr,dhe krismat filluan te shtohen pak e nga pak. Zjarr kunder nje turme te pa armatosur brenda telave me gjemba,zjarr ndaj disa njerezve kocke e lekure qe kerkonin lirine,zjarr kunder bash atdhetareve te tyre. Zjarr kunder atyre qe ishin lene brenda rrethimit per disa dite pa uje pa buke. Sokoli bertet i pari: Largohuni vellezer, futuni në kapanone, largohuni nga sheshi, na futën në grackë.,po na vrasin largohuni.Por tashme ishte shume vone ,sheshi i burgut kish filluar te merrte ngjyren e kuqe.Të plagosur hiqeshin zvarre. Britma nga të katër anët, “Mos, mos qëlloni vellezer,mos qelloni, jemi vëllezër mosss. Jemi shqiptarë,mos na vrisni mosssssss mossss mossss.
Por kush mund te degjonte me. Ludovik Cali rremben automatikun e nje polici dhe nga taraca e oficerit te rojes, harxhon gjithe karikatorin drejt grupit te te denuarve. Nga elikopteri hapet zjarr pa pushim,nga kodra perballe gjithashtu. Pak nga pak thirrjet per ndime dhe britmat brenda rrethimit po mbuloheshun nga zhurma e armeve pa pushim. Kishte edhe nga ata police apo ushtare që kur dëgjuan thirrjet ulën armët dhe nga sytë e tyre filluan të binin lot, lote por asgje me teper nuk kishin se cfare te benin.Ndryshe do te ishin dhe ata pjese e atyre qe bertisnin per ndime brenda telave te pa mbrojtur.
Midis britmave dhe te plagosurve qe teriqeshin zvarre duke sfiduar vdekjen nje grup te denuarish si Petrit Bazelli u futën për të ndihmuar mes plumbave, për tu ardhur në ndihmë shokëve të tyre të mbetur në shesh, Anastasi, Nuja, Toma,Kosta. Minoritari Thoma Jergolati hapi lavanterinë për të strehuar shokët e plagosur.Mjeku i kampit, Serbi Drang Vujoshevi dhe ky një i dënuar politik, mundohej të mjekonte sa të mundej për të shpëtuar nga vdekja viktimat e kësaj masakre të paparë dhe dëgjuar ndonjëherë. Ato pak lule te fillim Majit brenda rretimit te kampit,qe keta njerez i uisnin cdo dite filluan te skuqen tani me gjakun e tyre.Kriminelet me uniformen e shtetit nuk pyesnin me,ndaj armiqve te partise ishte derdhur jo vetem urrejtja dhe druri por tanime dhe plumbat pa kursim. Dhe me ne fund u hapen dyert e rrethimit,i pari Ludovik Cali,shefi i Sigurimit te kampit,dhe me pas me njehere krimineli Edmond Caja filluan te qellojne me cizmat e meshinit me thumba hekuri mbi viktimat gjysem te vdekur te shtrire ne sheshin e kampit. Bastardet me uniformen e policise Kola, Prenga, Marashi, Ahmeti, Bastriu te shoqeruar nga te tjeret filluan te thyejne kockat e te denuarve.
Masaker, nje masaker e pa pare.Kriminele dhe viktima,kriminele te armatosur deri ne dhembe dhe viktimat lakuriq,pa buke pa uje pa mbrojtje. Masaker kundrejt vellezerve te tyre te pa mbrojtur,masaker kunder njerezve kufoma. Zinzhiret e qenve te policise dhe telat me gjemba u vune menjehere ne pune.Gjithe te dënuarit me plage dhe pa plagë u lidhën kembe e duar me zinxhirë, ndërsa qentë e kufirin ndërsuleshim mbi trupat gjysmë të vdekur duke i copëtuar me ore te tera.Rreth e rreth malet ishin mbushur me forca ushtarake qe nuk lejonin askend te afrohej dhe shikonte cfare ndodhte. Dita e neserme do te ishte me makaber mbas asaj te pares.Te lidhur me zinxhire,te torturuar cnjerezisht, pa gjume, pa buke, pa uje zvarre pjesemarres ne shesh per te pare ate cka do i priste dhe ata. Mbas nje torture cnjerezore te denuarin Tom Noin e vendosin mbi dy trupa pishe dhe krimineli Ludovik Cali e thyen ne mes duke i sjelle nje vdekje makabre. ndersa shokun e tij heroin Nue Pishen mbas torturave e denuan me vdekje,duke e pushkatuar diten tjeter. Ne mes te kampit i lidhur Anastas Dhami nga Pogradeci provonte nje tjeter torture c´njerezore, Edmond Caja se bashku me Ludovik Calin,ne mes te sheshit me pinca i shkulin mustaqet. Thirrjet dhe dhimbjet e Anastasit mbuloheshin nga te qeshurat dhe jarget e krimineleve me uniforme. Thoma Jergolati i thyen kemben,dike e trodhen,po po te gjitha u zhvilluan ne kampin e Qafe Barit dhe ne birucat e policisë.
Marrë nga: https://urimgjata.wordpress.com/2014/05/05/71/comment-page-1/

Nga Ilirjan Fatkoja/

Dhe e dinë se ti kujton se ua ke zbuluar ‘thembrën e Akilit’ shqiptarëve të Kosovës, prandaj sa herë do i mashtron, mjafton me na përmend ‘bashkimin kombëtar’ dhe ne pëshurremi prej lezeti.
Tash je shumë nervoz për me arrit me fsheh urrejtjen, neverinë, mendjemadhësinë dhe mungesën e kreativitetit.
Kryesore sot jemi kënaq:

Po afrojne festat e nentorit dhe ne emigracion e pathuajse me askush nuk e din ne thelb se cfare perkujtojme ne keto dy dite te shenjta . Askush nuk e din e emigracioni renkon mes harreses e asimilimit .



Portreti i Bodes është i qartë për të gjithë. Grykësia dhe harbutëria e tij në komunikim të kujton atë fshatarin e filmit “Përballimi” që duke ushqyer lopën me grurë hungërrinte : na Liza na… ha Liza ha… më mirë ti Liza se ata. Megjithatë klientët e tij u përpoqën të krijojnë idenë për gati një gjeni të financave. Pas largimit të PD nga pushteti ,
Nëse shikon komentet që bëhen nëpër portale opinioni është ndarë në dy pjesë. Opozita e opozitës sulmon Bashën se e ka katandisur PD në atë derexhe sa Rama ishte aq i zoti sa arriti të bëjë për vete vetëm me një sms vetë papën e financave shqiptare. Pjesa tjetër e shikon si një blerje kali të ngordhur nga ata që shiteshin dikur në Pazarin e Vjetër të Korçës. Për hir të vërtetës duhet thënë se Bode ka qenë një nga njerëzit më të pushtetshëm, ndoshta më i pushtetshmi pas Berishës gjatë qeverisjes së dytë të tij. Po s duhet të ngatërrojmë pushtetin me dijen.
Dija është pushtet , por pushteti jo domosdoshmërisht të bën të ditur. Pa hyrë në shkaqet okulte që kanë, as tifozët më të flaktë të Bodes nuk mund të gjejnë dy rreshta të shkruara prej tij. Bode kurrë nuk ka shkruar. Bode vetëm ka firmosur. Trajektorja e suksesit të tij është ajo e një punonjësi mediokër partie. Megjithatë arriti të bëhet njeriu i dytë më i pushtetshëm në vend duke e nisur karrierën nga një llogaritar koperative diku në fshatrat e thella të Librazhdit. Arriti të kontrollojë për tetë vjet rresht ekonominë e vendit pasi kishte qenë në vendin e duhur në kohën e duhur. Momentumi tij ishte viti 1997, viti kur në selinë e PD , i vetmi që kishte ngelur që kuptonte nga financat pak më shumë se Izeti ishte pikërisht Bode. i vetmi edukim profesional i tij ishte Instituti Bujqësor i Kamzës.
Çfarë ndodhi më pas dihet. Portreti i Bodes është i qartë për të gjithë. Grykësia dhe harbutëria e tij në komunikim të kujton atë fshatarin e filmit “Përballimi” që duke ushqyer lopën me grurë hungërrinte : na Liza na… ha Liza ha… më mirë ti Liza se ata. Megjithatë klientët e tij u përpoqën të krijojnë idenë për gati një gjeni të financave. Pas largimit të PD nga pushteti ,
Zamiri në çdo tavolinë mbushte Tiranën me shqetësimin: Shumë mirë që doktori iku se e bëri baltë , por ekonomia e vendit do jetë në rrezik sepse PS nuk ka një Ridvan. Kur e pyesje përse Ridvani është kaq i zoti, përgjigja ishte : po kundërshtonte ministrat e tjerë, nuk pyeste fare mo burrë. Në fakt Bode me ngrysjen e vetullave dhe deklaratën që e shqiptonte në çdo çast duke tundur gishtin horizontalisht : nuk ka leka, ishte kthyer belaja dhe gazi i gjithë ministrave të tjerë.
Por fonde kishte , madje derdheshin lumë, por pa asnjë rentabilitet. Në kohën kur rrugët që të çonin në dy qytetet e vetme që bëjnë pjesë në Pasurinë Botërore të UNESCO-s, Berat dhe Gjirokastër ishin në gjendje të mjerë gjendeshin fonde për të ndërtuar dhjetëra km rrugë për në një fshat të humbur, Rakickë, vendlindjen e Bodes.
Qeveria Rama gjeti një humnerë të frikshme në buxhetin e shtetit. Por kjo nuk e pengonte Zamirin ta shikonte largimin e Bodes nga zyra si një tragjedi kombëtare. Dhe në fakt kishte të drejtë. Për biznesin e tij ishte më shumë se tragjedi.
Ai kishte lënë Vjenën dhe erdhi në Shqipëri pikërisht në vitin 2005 në kohën kur si vëllai i tij shtiu në dorë ekonominë e vendit. Dhe prej atij çasti aktiviteti i tij i ngjan një fontane. Askush nuk është kundër pasurimit të shpejtë por jo duke shkatërruar konkurrencën me ndihmën okulte të qeverisë. Dihet si i nxihej jeta nga administrate fiskale në Shqipëri kompanisë Trony . Gjigandi evropian i shitjes me pakicë të pajisjeve elektroshtëpiake u detyrua t`ia mbathë nga sytë këmbët. Ridvani kishte vënë gjithë shtetin në shërbim të Zamirit. Gjithë bizneset që e kishin ndërtuar më thonj e sakrifica aktivitetin e tyre për dy dekada rresht kaploheshin nga frika se mos Zamiri ndonjë ditë vendoste të hynte dhe në fushën e tyre.
Fundi dihej: brenda pak muajve duhej të ulnin qepenat, ndryshe një skotë jaçejovanotaksidarësh do ua nxinte jetën çdo ditë. Në mënyrë të ngjashme ikën dhe austriakët që vite më parë kishin marrë koncesionin e industrisë së kromit. Financat i detyruan të largohen. Borxhi që i kishin kësaj kompanie arriti shifra të frikshme. Vetëm nga mos rimbursimi i TVSH detyrimi shkonte në 40 milionë euro. Për këtë arsye u detyruan ta shisnin po 40 milionë euro. Vetëm kur kishin kaluar pak ditë nga shitja u krye rimbursimi i kësaj kompanie. Pra blerësi i saj e mori me kosto zero. Vetëm me lekët e rimbursimit të TVSH që Financat nuk u jepnin pronarëve të mëparshëm.
Meqë po flasim për kromin, Zamiri pret dy dhurata për krishtlindje. Nuk është vetëm favori që i bëjnë duke çuar Ridvanin në Këshillin Mbikqyrës por dhe paketa fiskale. Në janar , Zamiri do ti paguajë shtetit gjysmën e detyrimit që paguan deri sot për kromin. Kjo me ligj. Ashtu si në kohën e Bodes , Rama i qep ligjet su misura për shtatin e Zamirit. Cipa e ballit ka kohë që ka plasur.
Ka shumë që mund të pyesin : po ky Ridvani si nuk u fry ? Përse i zë vendin dikujt tjetër tek Banka e Shqipërisë? Mos i bini në qafë . Po e çojnë. Të bëjë të vetmen gjë që di: qehaja i besuar. Zamiri është në negociata për të blerë një bankë të nivelit të dytë. Kështu që aty i duhet.





































…kujtoi ketu se ministri i brendshem dhe i sigurimit makaber, i fundit i diktatures cnjerezore, ishte Gramoz Ruci, ne kohen qe ai mbreteroi, u vrane shume te rinje ne kufi dhe kufomat e tyre, u terhoqen me tela me gjmba neper rruget e fshatrave dhe qyteteve, per tju shti tmerrin ketij mileti mjeran……dhe kardinali, i dale nga burgjet torturuese, te ketij ministri fame keqe, rri dhe e pret ne Vatikan me nderime, kete gjaksor ne vende qe, ne forme demostrimi, te mos ta pranonte dhe te lergohej nga ajo ceremoni, kengesh e vallesh, ne diten e pervjetorit te nje vdekje…..vdekjes se Heroi tone Kombetare…..
Papa, tashme dihet se ka per idhull Gevaren dhe Kastron, por Kardinali yne si munde te hidhte vallen ne nje pervjetor vdekjeje me udheheqesin e torturueve te vete…….nuk e di perse, por me shkon mendja tek ajo dreq kuge corbe…..
fjalëve që nxjerr nga goja, zakonisht të mbushura me vrerë për çdo njërin prej nesh, ti të ngjallë krupën me flegrat e hundëve që shryjnë, ndërsa buzët e buhavitura dhe qimet e mjekrrës gjallojnë një pamje neverie, tek thua: “… vetëm qorrat që s’duan të shohin, shurrdhët që s’duan të dëgjojnë dhe politikanët apo kronikanët e kazanit që s’duan të dijnë për të vertetën, por veç sulmojnë për hesapet e tyre, mund të gjejnë një fjalë tjetër për rezultatet e kësaj lufte, përveç fjalës shqipe: Sukses. Ka qënë një luftë e vështirë, komplekse, e vendosur, në një fushë ku policia e shtetit është përplasur fort me paligjshmërinë dhe me krimin…”.
Ti që mblodhe me qiri rreth vetes në Partinë Socialiste një dyzinë me qenie inferiore butakësh, një tjetër dyzinë neverie me gazetarë në “median e lirë”, dhe pjesën e mbetur e mbushe me përdhunues dhe vrasës reçidivist. Sepse ti kishe një PLAN për të ndërtuar një Shqipëri tënden, sipas shijeve të tua perverse, duke e zhveshur atë nga dinjiteti njerëzor, duke e përdhunuar çdo shpresë edhe për fëmijët e mjerë që do të lindin brezat që vijnë.
Prova janë të gjitha fushat, kodrat dhe malet e Shqipërisë që i mbolle me drogë duke i kthyer ato në skenën më të madhe të krimit në botë. Prova të gjalla janë me mijra e mijra të rinjë që nën drejtimin tënd u kthyen në kultivues, përdorues dhe trafikantë të drogës. Mbi 300 mijë shqiptarë janë prova që braktisën Atdheun nën rregjimin tënd. Prandaj ti jo vetëm që je një mashtrues dhe demagog par excellence, por je edhe vrasës; i drejtë për drejtë; sadist dhe gjakftohtë i shpresës tonë.


Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sërish për ngjarjen ‘Kacifas’ në Bularat. Sipas tij festa e ‘Oqit’ (JO-së) nuk do të festohet më në Shqipëri. Ai tha se kjo festë, dëshmoi edhe njëherë se përkujtimi i kësaj dite në Shqipëri ka vetëm qëllime shoviniste.








Me justifikimin e Reformës në Drejtësi, Lu zgjodhi të pozicionohej në favor të kryeministrit Edi Rama, duke goditur në vijimësi opozitën shqiptare. Ambasadori Lu mori edhe rolin e “eminencës gri” të Partisë Socialiste kundër Ilir Metës dhe LSI-së, të cilët ishin aleatë bashkë-qeverisës në periudhën 2013-2017.
Tek Adriatik Llalla, më shumë se sa tek liderët politikë, Donald Lu kërkon përgjegjësin për dështimin e detyrës së tij, por edhe arsyen se përse interesat personalë nuk shkuan ashtu siç i kishte parashikuar.
Por, disa të dhëna mbi këtë çështje, Adriatik Llalla ia ka vënë në dispozicion Kongresit Amerikan në Maj 2017. Një pjesë e këtyre të dhënave u bënë publike nga letra që Llalla i ka dërguar Kongresit. Por, njerëz të afërt me ish-Prokurorin e Përgjithshëm shprehen se, krahas letrës së bërë publike, Kongresi ka edhe të dhëna shtesë, fakte konkrete mbi ato që gjenden të shkruara në dokument.
Raporti direkt i Llallës me kongresmenë, kryesisht ata konservatorë që po hetojnë mbi ndikimin e George Soros në Ballkan, prishi qetësinë e Donald Lu. Pas publikimit të letrës, javën e kaluar, ambasadori doli nga roli i tij diplomatik, duke lëshuar një seri akuzash ndaj ish-Kryeprokurorit. Qartësisht, Donald Lu e kishte humbur qetësinë.
Në vitin 2016, Departamenti i Shtetit, nëpërmjet USAID-it, kishte alokuar fondin 9 milionë dollarësh për të kontribuuar në forcimin e demokracisë në Shqipëri. Por, siç rezultoi nga investigimi i “Judical Watch”, këto para, me ndërmjetësinë e zyrtarëve të rëndësishëm në Ambasadën Amerikane në Tiranë, i kaluan Fondacionit Soros.
Nëse për një moment e konsiderojmë të mirëqenë se shifra për të marrë rolin e “ndërhyrësit” për “Bankers Petroleum” është 5 milionë dollarë, atëherë emri i Donald Lu lidhet me një total prej 14 milionë dollarësh, duke mbledhur këtu edhe fondet e USAID-it që shkuan në llogaritë e Fondacionit Soros.


























Tiranë 4 Mars 1929
















Babai kishte disa orë që kishte vdekur, i shtrirë në arkivol në dhomën e ndenies.

Imazhi Shqiptar, busull orientuese e shqiptarizmës dhe e paqes globale.
Takimi, u zhvillua në kuadër të një klime miqësore dhe bashkëpunuese për zhvillimet mbarëshqiptare dhe brendashqiptare. Diskutime dhe bashkëdialogu u përqëndrua për më shumë paqe në Ballkan, Evropë dhe pro paqes globale, nën një Zot.
Sigurisht, me bashkëmirëkuptimin e dy fondacioneve përkatëse u ra dakord, që në të ardhmen të krijohet “Odeoni, logi e kuvendi i burrave të Diplomacisë Qytetare & Publike e kombëtare”.
Të gjithë sëbashku,Te tanë bashkë për ma shumë paqe, prosperitet, liri-demokraci, atdhetari, besueshmëri e vllazni hyjnore!
Me rrespekt e konsideratën më të lartë, për Ju;-











Presidenti Ilir Meta ka bërë sot publike 14 pyetje jo sekrete që i ka dërguar ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka në lidhje me Sandër Lleshin.
Me poshte keni letren e plote te Presidenti Ilir Meta:





Kryeministri aktual Edi Rama ka vuajtur nga sëmundje të rënda psiqike dhe është kuruar sistematikisht në pavionim e neurologjisë pranë spitalit pesë gjatë viteve 1991-1997. Më pas me rekomandim të komisionit mjekësor është dërguar në Paris për një trajtim më profesional dhe një terapie intensive.








Në dy vitet e ardhshme, e Djathta do ketë:


Pjetra i vogël, një fëmijë që sapo kishte filluar të hedhë hapat e parë në një tokë që e kishte pushtuar djalli, nuk kishte si ta kuptonte se fati i tij do të ishte në dorën e xhelatëve. Ai sëmuret shumë rëndë. Nuk hante dhe as nuk kishte çfarë të hante, as të pinte, pasi gjiri i nënës nuk prodhonte më qumësht nga mosushqyerja. Nanë Butja ishte e pafuqishme perballë mizorisë, harbutërisë dhe arrogancës së gardianëve dhe drejtuesve të kampit. Ishte e bindur se Pjetra i vogël do vdiste dhe eshtrat e tij kurrë më nuk do të gjendeshin. Kjo i kalonte kufijtë e vdekjes, ishte vdekje mbi vdekje. Një nanë malsore nuk mund ta mbante mbi shpatulla e vetme mospasjen e një varri për djalin e vetë dhe merr një vendim: “Do të sfidoj regjimin dhe do të largohem nga kampi. Të gjallë ose të vdekur, djalin do ta çoj në shtëpi ose në varrezat e të parëve të vet.” Pas disa ditësh vuri në zbatim planin.
Nuk mund të kërkonte ndihmë, as ushqim në asnjë shtëpi, nga frika se do e dorëzonin në organet e sigurimit, ndaj ushqimi i saj ishin vetëm frutat e egra që ofronin malet. Një avantazh që kishte, nuk mund ta linte të ikte, pasi duhej të mbante shpirtin e vet dhe te djali gjallë. Në përrej ishin mullit, që bluanin malësorët misrin. Ishin vitet e zisë së bukës, gjithë bisedat e malësorëve ato vite, vërtiteshin rreth gjetjes së bukës për familjen.







krimbat.
BULQIZA.












Thodhori Miho: Gjik Gjini kapedani furtunë
Këto vargje përbëjnë thelbin e Kodit Moral dhe Luftarak të Zekë Mehmet Byberit (Haxhi Zekës S.R), udhëheqësit të shquar të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, luftëtarit dhe organizartorit të Kryengritjeve Popullore Antiosmane në trevat e Kosovës. Në kujtesën dhe zemrën e popullit, si dhe në historinë e Kombit Shqiptar, ka zënë vend me emrin -Haxhi Zeka.






















