Kategori
Uncategorized

Ju mbuloftë pluhuri i turpit dhe i harresës.

Marrë nga “Google+” 14 Jul 2017/

Ju mbulofte pluhuri i turpit dhe i harreses.
(E ne fakt nuk kam ndërmënd të mbroj apo të bëhem paterice e Bashës, por e vërteta duhet parë e thënë në sy ashtu siç është.)
Ju…
ju sot po ankoheni për padrejtësi.
Po drejtësia ndaj meje ku ishte dije, kur unë denoncova, korrupsionin dhe kondrabandën tuaj në institucionet e shtetit dhe në dogana.!?
Po ju me bandat dhe banditët tuaj të hiqnit qafe more qafirë.
Unë dhe familja ime jam njëri nga ata që megjithë se ju kishit frikën e këtij të parit (Berishes) përsëri mu qepët si hiena ditë e natë bashkë më këlyshët tuaj në dogana, polici, dhe sherbimin sekret, ai sherbim që në radhet e tij kishte dhe ka edhe nga ata kelyshet tuaj qe punojne jo vetem per ju por edhe per sherbimet e huaja jashte natosMegjithë se isha pjese dhe perkrahës i themeluesve të PD qysh në fillimet e saj.
Qëndrestar në ditët më vëshira te demokracisë 1997, dhe…ditë kur ju që sot kakarisni si gjel-pula majë plehut, aso kohe, ose fshiheshit nën çitjanet e grave, ose ishit zhdukur jashtë shtetit.Ju më përndoqët paturpesisht, megjithse isha qëndrestar, ish themelues dhe drejtues i deges se PD Selanik duke krijuar të parën degë të Partisë Demokratike në diasporë.Ju me perndogjet ashpersisht jo sikur isha pjese e rendesishme e administrates te shteterore, por si nje kundershtar i juaji.
Në kohen që guxova dhe denoncova korrupsionin… provova mbi shpatulla djallëzinë, pabesinë, dhe egërsinë e hakmarrjes tuaj barbare.
Po po tuajën hakmarrje, që si egërsira lëshuat mbi mua dhe familjen time gjithë arsenalin tuaj të ndyrë kriminal, deri në vrasës me uniformë….
Ju shoh sot që jeni apo keni miliona euro, por jo pushtet politik që qurraviteni. A thua ishit apo u bëtë lepuj ëëë…
Tigri u këthye në lepur, dhe ankoheni ndaj padrejtësive.
Mos…padrejtësi ndaj jush!?
Ju…ju…ju…. që slatë latë gjë pa bërë.
E shfrytëzuat postin dhe besimin e demokratëve për interesat tuaja të ndyra.
E shfrytezuat postin e dhënë nga Berisha dhe besimin e demokratëve për të ngritur dhe forcuar pronat e vjedhura, vilat, për të ngritur klanet tuaja të ndyra (jo me militantë apo antarë të PD) por me kurvat dashnoret dhe dashnorët, shokë e miq bizesmenë, hajdutë dhe trafikantë për të vjedhur dhe ndarë paratë e korrupsionit nëpërmjet institucioneve shtetërore.
E shfrytëzuat postin dhe besimin e demokrateve për të bere pasuri, per te mbajtur shërbëtorë, super shoferë, dhe super dashnore, per ti lene leket neper bankat e huaja dhe kazinotë.
E shfrytëzuat postin duke vendosur miqte tuaj halabakë, hajdute ne drejtimin e drejtorive të qarqeve dhe pikave doganore për të bere me ta kondrabanden dhe ndarjen e fitimeve.
I vendoset keta hajdute deri ne kryetare partish ne rrethe apo dhe zv/prefektë,
Nuk u ngopet.
I vendoset dhe kandidate per deputete, dhe populli demokrat ju dha ate qe meritonit ju….jo demokratët jo partia demokratike…. 0 …..votë për ju dhe hajdutët mbas jush.
E shfrytezuat postin dhe pozicionin per te krijuar percarjen e madhe ndermjet partise dhe demokrateve ,te cilet mbas marrjes se pushtetit i fshite nga lista dhe i late rrugeve duke punesuar dashnore, miq e shokët tuaj pa asnje lidhje me Partine Demokratike apo profesionin, por vetëm me ndarjen e tenderave dhe lekeve të vjedhura.
Ju ëëë.
Dhe keni fytyrë sot të ankoheni…..Ju të pa fytyrë….ju, ju!?
Shkoni.
Shkoni, ju qoftë rruga e mbarë në strofullën e e qenit (Ramës) atje e keni vëndin, sepse atje e keni pasur me kohë.
Çadra, apo kamardare të ç’puara.
Por në fakt edhe Berisha nuk është pa faj.
A thua kaq vaj shkonin punët?
Nuk e di pse ai ju “besoj” dhe nuk ju kontrolloj. Jo vetem punen tuaj, por dhe mardheniet tuaja me demokratet.
Hallet dhe problemet e tyre.
Spostimin qe juve dhe klanet tuaja ju bete menjehere sapo moret pushtetin qendrestareve duke i lënë rrugëve dhe lidhjet e reja qe krijuat me hajdutet e majte profesioniste ne “biznes”….
Ju që në zonat tuaja zyrat e PD i këthyet në zyra taksidarësh ku të zgjedhurit tuaj kryetarë ishin kethyer në taksidarët e vendeve të punës ndaj kujdo pa dallim që kishte hall apo kërkonte punë.

Vec pedicioneve tuaja sot ndaj Partise Demokratike, si (fletrrufete e Enverit) dikur ne stendat e emulacionit socialist.

Lexova dikë që thoshte se në Durres takova demokratët e 97_tes.
Desha tju pyes ju ish shoke e shoqe të kethyer ne zoterinj.

Kush jemi ne që ju na keni gjetur në PD?

Kush jeni ju qe na ndani ne demokratëve me vite, dhe aktivitet per interesat dhe kolltuket tuaj, per te hedhur tymnaje pse jo te coptoni, apo percani ata dhe Partine Demokratike.

Po kush jeni ju!?

Thjesht gjysma ish bashkpuntorë, apo nxënës të denjë, dhe te perkedhelur të ish sistemit diltatorial, sot bythlëpirës dhe këmbëza të thyera të narkoqeverisë.

Në fakt bytha e juaj u mësua keq.
Maje karriges, mercedezit, avionit, plus servileve qe ju benin pazarin apo ju fshinin plurin nga xhaketat, kishit dhe bukuroshet qe ju sherbenin si sekretare personale, se elbete nga hici u bete ministra, dhe mi….

Po boll mo boll, po mos mo mos, mjaft or ti mbylle, i kercenohej Bumcit.
Dikush (ish askush) e ardhur me katapulte ne PD, sot ankohet per listat, mos venien e saj deputete, dhe rrezikun e demokracise ne PD, dikur kjo dikush ne Bruksel ishte gati ta shqyente Bumcin, kur ai akuzonte shtetin te lidhur me narkotrafikantet, mbushjen e Parlamentit me kriminele dhe vendit nga hashashi

Po mos,mor mos, po boll, mor boll,boll,boll,boll, a thua ishte perfaqesuese dhe zedhenese e qeverisese te krimit, apo perfaqsuese e opozites.


Ne nga anet tona i themi nje fjale popullore:Laraska (korbi) hu me hu, deri sa i ngeli huri në b*the, edhe juve ashtu do ju ndothte, s’kishte rrugë tjeter, sepse qerres suaj te vjeter ka kohë që i janë thyer jo vetem rrotat por dhe boshti.
Mbi perkushtimin dhe gjakun e militanteve antareve, ish te persekutuarve, ju perfituat dhe ngritet karieren tuaj politike, u bete shefa dhe ministra…..,dhe per te arritur deri atje nuk e patet problem ti lepinit edhe bythen Sali Berishes, ndersa nga pas nuk i late thike pa i ngulur, sepse te tille ishit dhe jeni.
Tartabiqe dhe Bythlepires.“Vipat”kur bien nga karrigja, dhimbja eshte e madhe, e hidhur, dhe e pa riparueshme.
E si mund te ndodhi ndryshe me eliten apo baballaret e kombit, qe vjen nje dite dhe nje “çilimi” jo vetem ja u rruan mustaqet me brisk te thate, por edhe ti “poshteroje”, aq shumë sa ti heqi nga lista e “baballareve të kombit” dhe ke ata qe deri dije ne pushtet, askush nuk pati guximin ti shohi ne sy dhe jo me tju thote dy fjale.Lereni Kol Olldashin rehat atje ku ndodhet.
Ne nje takim me antaret e PD ne Selanik, ai do te shprehej:
“Sikur te kishin edhe disa nga degët tona, perkushtimin dhe organizimin qe keni ju miq emigrante, antare dhe simpatizante te Partise Demokratike, punet do i kishim pak me ndryshe”
Ai nuk ishte si ju, dera e tij ishte gjithmone hapur per demokratet, po ti trokisje ai ta zgjithte nje hall, ndersa ju…….Koli ishte nga me te miret, ai kishte shume miq, nje prej tyre isha edhe une, por fati i zi beri qe ai mos jete me, dhe me mire qe nuk eshte se do turperohej me ju, per ate cka po beni sot partise te tij.
Diku ne nje fshat te Korces (Sovjan) thone se lopes i vune syze dielli ti dukej kashta jonxhe, ndersa keta… zonjat dhe zoterinjte, mbasi moren pushtetin, vune syzet e errta, plus xhamat e mercedezave, dhe ju dukeshim ne demokratet dhe gjith qytetaret si pleshta, duke na perbuzur dhe mosperfillur, sepse te tjeret ishin ne radhe ne bllokun tuaj personal, per tu punesuar dhe respektuar, packa se vec ndarjes se fitimeve nga abuzimet per te mbushur protofolin e tyre dhe tuajin, ata dhe disa nga ju, nuk kishin asnje lidhje me Partine Demokratike.
Ndersa une me miqte e mij akoma ndjej ne trup dhunen, arrestimet, birucën dhe shkopinjte e gomes pa meshire nga bandat e veshura me uniforme policie 1997_2002.
Ju po na kujtoni demokratet e 97_tes?
Vërtet po ju vet ku ishit ne ate vit, para apo pas tij!?Kur ne u vume vulnetarisht ne mbrojtje te interesit kombetar, dikush nga ju mori tankun drejt Tiranës, te tjeret ishin futur ne citjanet e grave, apo nuk e kishin idene ku binte selia e Partia Demokratike.
Ku ishit ju zoterinj diten kur u vra nga bandat e kuqe heroi i demokracise Azem Ajdari, sepse ne demokratet, ishim aty mes plumbave,dhimbjes dhe terrorit qeveritar, sepse aty kemi qene para 97_tes, dhe atje jemi perseri.
Ju kujtoni se memorja e Partise Demokratike eshte zhdukur?Jo zonja dhe zoterinj jo.Vetem Pr/ Astrit Memia ish shef i zyres se shtypit ne kohet me te veshtira te kesaj partie, mund te kete me qindra e qindra kaseta me qendrestaret, antaret dhe militantet e Partise Demokratike, ne Tirane dhe ne rrethe.
Të tilla kemi edhe ne te tjeret, ndersa ju zorr se mund te jeni diku ne ato ngjarje dhe kaseta.
Shumica prej jush erdhen ne PD vone dhe me lugen ne brez, pa asnje merite dhe perkushtim, ne ju pranuam dhe respektuam ardhjen tuaj pa kushte, prandaj dhe ju nuk kerkuat kurre falje per keq qeverisjen, vjedhjet, abuzimet, dhe sarajet tuaja te ngritura ne ato vite qeverisjeje.
Ne te vertete ju nuk ndienit apo nuk ndieni ndonje detyrim ndaj demokrateve, sepse nuk kishit lidhje me ta, por ju ra llotaria, duke zevendesuar intelektualet qe ishin ne PD qe nga themelimi i saj, prandaj u fshehet si minj te lagur mbas kurrizit te Berishes, dhe nuk dhate asnjehere llogari per abuzimet tuaja ne ato tete vite qeveri, dhe 4 vite opozite, ndersa sot mbas 4 vitesh pa turpesisht, po na kerkoni dhe reston.A e dini se cfare demi ju vete personalisht i keni bere Demokrateve dhe Partise Demokratike ne 8 vite pushtet, dhe sot si te pa fytyre qe jeni thoni se keni takuar demokratet e 97_tes…thua valle keni njohur dikur ndonje prej tyre kur ishit ne pushtet!?
Jo zoterinj jo.
Ju mund te keni takuar ndonje mikun tuaj qe e punesuat, ne ministri apo drejtori te rendesishme dhe ndate fitimet, por jo demokratet qe i late rrugeve.
“Basha ik”
Therresin Drejtoret dhe ish drejtoret e Qarqeve dhe prefekturave.
“Basha ik”
Therresin dhe hajdutet sorosianë ish koleget e mij doganierë , u pre (çanta e lekëve qyl).
“Basha ik” therresin nen ze edhe ata që rrinin në radhe ti pastronin karrigen nga pluhuri apo ti binin ne sy Berishës, ata qe nuk kishin me vend ku ti fshihnin paratë (dhjetra miliona euro)
Mese normale thirrja e tyre kunder Bashes, sepse ata vodhe mire e mire dhe i mbushen hararet me republiken e vjeter, tani kane kater vjet si bacevane duke pritur rikthimin perseri atje ku ishin dikur.
E ndersa Basha promovoj një “Republike te re”, të popullit dhe për popullin duke ja u larguar duart njehere e pergjithmone zullumqareve nga ofiqet qe ju kishte dhene servilizmi dhe zarfi javor, ndersa intelektualet, demokratet, ata qe ju perkushtuan me mish e me shpirt Partise Demokratike i lane rrugeve.

Mallkuar qofshi bastardë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s