Saturday, 26.09.2009,

Nje udhetim dhe kujtim i rralle i vitit 1919, nga pinjollet e Isa Buletinit
Nga Urim Gjata
Vjeshta e vitit 1919 krahina e Podgorit me parine e saj ne krye,mbaheshin mire.Kjo pari trimash me ne krye Halil Ahmeti nga Suhogerlia,Bajram Saku i Shushices,Isuf Veseli i Radofcit,e Musa Leka i Luboves,Ram Alia i Istegut,Bardh Isufi i Ernoberdes, edhe Ram Beka me ceten e tij,se bashku me Beqir Reazha do ti bashkoheshin me popullin ne luftimet e asaj vere.

Ne Shushice,Bardh Isufi,Mus Feka dhe Isuf Veseli u bashkuan me ne duke na percjelle deri ne Shkoder.
Kurse Halil Mustafen e Rexhep Ferizin me 15 shoke te lidhun i djegin ne nje kulle ne katundin Veric.
Katin e poshtem te kulles e mbushin me kashte dhe ja napin zjarrin.

Mbas dy net pushimi ju drejtuem kufinit.Fazlija,i shpise se Bajram Hasanit nje nga shpijat e para te Vokshit, qe ne tri vjetet e para ne Shqipni ka qene vazhdimisht me ne, na printe.
Udhetonim ne nate te erret.
Tue u njgjit bjeshkes perpjete,nje shi i madh na bani qull.
Ne Koshare te Batushes kaluem kufinin ne nji shteg aq te keq,sa menxi i kaluem kuajt.Kur duellem ne qafe ne padesh mbi Shipshan,ne faqe te Shkelzenit,vendi i nalte e i veshun na kapi njei fortune e madhe e perzieme me bore te ngrime me kokrra-kokrra.
Syte nuk te linte mi cele.Ndonese ishte gdhi,nga furfullaza nuk shifesh gja me sy.
Teshat e trupit,qe na u kishin ba qull,na u ngrine ne trup e ba shtang.Nen drejtimin qe kishim per ne krasniqe s’qe e mundun me vazhdue as dhe gjysem ore pa u ngri te gjithe.
Dhe Malsia ka ngele nen Serbi e kufini kalon neper Dri.

Erdhen bajraktari Salih Mani e Maxhun Nimani,te dy mjaft te merzitun nga situata e pergjithshme e sidomos e asaj zone kufizore,fati i se cilles ende ishte ne dyshim.
Na po beheshim gati per me u nise ne Shkoder.

“Na po ju perciellim rrotull neper gryke te Dragobise,ne Valbone e ne theth te shales