Kategori
Uncategorized

DORIS PACK: “YOU ARE EXAGGERATING!” — AS EUROPE TURNS A BLIND EYE, ALBANIA’S FESTERING WOUND BURSTS OPEN!

Doris Pack, former Member of the European Parliament and former Chair of its Delegation for Relations with Southeast Europe, has reacted to my statement concerning Ursula von der Leyen’s warm address to Edi Rama as “Dear Edi.”

“This is the truth that von der Leyen never wanted to accept. When I mentioned it, the answer was: ‘Doris, you are exaggerating!’” Pack wrote.

These words are more than a disagreement between politicians. They raise a serious question about the responsibility of European institutions in the face of Albania’s crisis: Are they confronting reality, or choosing not to see it?

Meanwhile, students are taking to the streets to protest and demand accountability. They are not asking the government for favors. They are demanding the right to live in a country where their future is not determined by corruption, privilege, or questionable connections to those in power. Any allegations of violence against protesters must be independently investigated, and any violations must be dealt with according to the law.

Albania faces serious concerns that organized crime and illicit interests may be exerting influence over politics and state institutions. When such suspicions hang over a country, the question is no longer simply who governs, but whether the state serves its citizens or risks being captured by interests that undermine democracy.

And what are senior representatives of the European Union doing?

Instead of ensuring that diplomatic courtesies are accompanied by clear demands for accountability, the public sees friendly gestures that risk creating the impression that Albania’s grave problems do not receive the attention they deserve.

The phrase “Dear Edi” proves nothing in itself. But at a time when citizens are demanding justice and students are protesting, it has become a symbol of a much larger question: Is diplomacy enough when democracy faces such serious challenges?

Doris Pack’s reaction brings this debate back into focus.

When a voice raising concerns about Albania’s problems is met with the response “You are exaggerating,” the danger is that warnings will be dismissed until the consequences become even more severe.

Albania does not need a Europe that turns a blind eye for the sake of political relationships.

It needs a Europe that listens to its citizens, demands accountability, and refuses to compromise on democratic standards.

DORIS PACK: “PO E TEPRONI!” — KUR EUROPA MBYLL SYTË, PLAGA E QELBIT NË SHQIPËRI SHPËRTHEN!

Doris Pack, ish-deputete e Parlamentit Europian dhe ish-kryetare e Komisionit për Marrëdhëniet me Europën Juglindore, ka reaguar ndaj deklaratës sime për Ursula von der Leyen, duke iu drejtuar Edi Ramës me fjalët “Dear Edi”.

“Kjo është e vërteta që von der Leyen nuk ka dashur kurrë ta pranojë. Kur e përmenda, përgjigjja ishte: ‘Doris, po e tepron!’”, shkruan Doris Pack.

Këto fjalë nuk janë thjesht një debat mes politikanësh. Ato ngrenë një pyetje të rëndë për përgjegjësinë e institucioneve europiane përballë krizës shqiptare: a po përballen me realitetin, apo po zgjedhin të mos e shohin atë?

Ndërkohë, studentët dalin në rrugë për të protestuar dhe për të kërkuar përgjegjësi. Ata nuk po kërkojnë favore nga pushteti, por të drejtën për të ardhur në një vend ku e ardhmja nuk përcaktohet nga korrupsioni, privilegjet dhe lidhjet e dyshimta me pushtetin. Çdo pretendim për dhunë ndaj protestuesve duhet të hetohet në mënyrë të pavarur dhe çdo shkelje të marrë përgjigjen që parashikon ligji.

Shqipëria po përballet me shqetësime serioze se krimi i organizuar dhe interesat e paligjshme mund të ushtrojnë ndikim mbi politikën dhe institucionet shtetërore. Kur këto dyshime rëndojnë mbi një vend, çështja nuk është më vetëm se kush qeveris, por nëse shteti funksionon në shërbim të qytetarëve apo rrezikon të kapet nga interesa që cenojnë demokracinë.

Dhe çfarë bëjnë përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Europian?

Në vend që çdo përshëndetje diplomatike të shoqërohet me një kërkesë të qartë për llogaridhënie, publiku sheh gjeste miqësore që rrezikojnë të krijojnë përshtypjen se shqetësimet e rënda të Shqipërisë nuk kanë peshën që meritojnë.

Shprehja “Dear Edi”, në vetvete, nuk provon asgjë. Por, në një moment kur qytetarët kërkojnë drejtësi dhe studentët protestojnë, ajo bëhet simbol i një pyetjeje më të madhe: a mjafton diplomacia kur demokracia përballet me sfida kaq serioze?

Bashkimi Europian nuk mund të kërkojë reforma nga Shqipëria vetëm në dokumente, ndërsa zbatimi i tyre mbetet objekt kritikash. Standardet europiane duhet të maten me drejtësinë e pavarur, luftën kundër korrupsionit, lirinë e medias dhe mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.

Reagimi i Doris Pack e rikthen këtë debat në qendër të vëmendjes. Kur një zë që ngre shqetësime për problemet e Shqipërisë përballet me përgjigjen “po e tepron”, rreziku është që paralajmërimet të shpërfillen derisa pasojat të bëhen edhe më të rënda.

Shqipëria nuk ka nevojë për një Europë që mbyll sytë për hir të marrëdhënieve politike. Ka nevojë për një Europë që dëgjon qytetarët, kërkon llogari dhe nuk bën kompromis me standardet demokratike.

Sepse kur plaga e qelbit shpërthen, nuk mjafton të përshëndesësh drejtuesit e vendit. Duhet të kesh guximin të përballesh me realitetin që jetojnë qytetarët e tij.

Avatari i @gjata.com

Nga @gjata.com

Jurnalist . AL in Sweden (alinsweden.blog) is an independent WordPress-based blog focusing on Albanian social, historical, and political commentary, international affairs, human rights, and occasional reflections or historical snapshots concerning Sweden.

Lini një Përgjigje