✍🏽 Major Nazif Ramabaja, Suedi /

Qe nga dita e njohjes e deri ne ndarjen tragjike nga jeta, nga dora e zgjatur e Serbise, ai ishte dhe mbeti nje mik i imi, te cilin do ta kujtoj me respekt dhe mirenjohje per gjithcka qe ai beri per Kosoven!
I paharruar kujtimi i kolonel Tahir Zemajt, djalit te tij Enisit dhe nipit Hasan Zemaj!
Drejtesi per Kolonelin, djalin e nipin e ti!
Shkruan bashkë luftëtari i Kolonel Zemës, Major Nazif Ramabaja, Suedi –
Lajmërim /
Nën organizimin e bashkëluftëtarëve, më datë 4 janar 2025, Në njëzet e dy vjetorin e vrasjes së Heroit të Kosovës, Kolonel TAHIR ZEMAJ, Ish-kryetarit të Forumit të Rinisë së LDK-së në Deçan, HASAN ZEMAJ si dhe ENIS ZEMAJ.
Bëhen homazhe në nderim të jetes dhe vepres së tyre
Ora 12:00 – Homazhe në Strellc të Epërm, Deçan
Ora 13:00 Nderime te shtatorja e Kolonel Tahir Zemajt në Pejë
Ora 13:30 Zbulimi i pllakës përkujtimore në shtëpinë e cila u përdor për Shtabin e Brigadës 131 të UÇK-së, Lug i Baranit – Kotradiq.