Kategori
Uncategorized

Një urim i bardh më del nga zemra e shpirti për çdo të ri e të re të Kombit Shqiptar!

Imazhi Shqiptar & Identiteti Kombëtar

Astrit Memia
PROF. ASSOC. DR.


Një urim i bardh më del nga zemra e shpirti për çdo të ri e të re të Kombit Shqiptar!
Duke u përulur me mirënjohje të thelë e përunjësi, si nxënës, student, mësues, pedagog në shumë shkolla e universitete mbarëkombëtare e ndërkombëtare dhe si prind do ju përcjell një këshillë me dashamirësi vëllazërore për të gjithë;

Për Ty i ri e re, për ty prind e mësues, për ty arsimdashës kudo gjendesh, në mbarë trevat shqiptare e mërgat, kontribo për më shumë shkollim, edukim, trajnim, mësim, dije, shkencë, kulturë e dritë!

Së bashku nxënës, mësues e prindër të përpiqemi për arritje, në hapësirën e pafundme të dijes!

Ti mësues , edukoje dhe përkushtoju nxënësit, me nxënë sa më shumë, dije dhe shkencë, sikur të ishte fëmija i juaj dhe trashgimtari i vetëm! Ti mësues, mos harro, ke qënë edhe ti dikur nxënës, me emocionet e fëmijës. Ti mësues, gëzohu, kur nxënësi kërkon të mësojë, më shumë se programi i jo i mirëpërcaktuar!

Ti prind, gjendju pranë, ndihmoje dhe edukoje, përkushtoju fëmijës tënd, sikur të ishte fëmija i vetëm i fisit, katundit, fshatit, apo qytetit! Përkushtoju dhe edukoje, sikur fëmija i juaj, do bëhet lideri i të gjithëve në jetë, në të ardhmen!

Edukoje dhe mësoje, me nxënë më të mirat, më të arrirat dhe më të rejat e dijes e shkencës!

Ti nxënës, vetëpranoje shpirtërisht e me zemër të hapur e të bardh, si mentor mësuesin tënd të dashur!

Ti, nxënës i dashur, dëgjoje me endje prindin dhe mos u merzit se të kërkon, të bëhesh më i mirë se Ai! Ti je, drita e syve të atij!

Populli thot, se vetëm Prindi e don Fëmijën, më shumë se veten.


Sa më shume të ditur, mendjendritur, mendjehapur, vizionor e të arsimuar të kemi, aq më shpejt do bëhemi pjesë e civilizimit përendimore të vlerave universale të liri-demokracisë, dhe do integrohemi në strukturat euro-atlantike në vendin, që i përkasim prej qindra shekujsh e na takon ne jetë të jetëve…
Mos harroni edhe njëherë se fillesat janë tepër të rëndësishme në Udhën e Dijes…
Me të drejt, Guy Kawasaki shprehet, se
nëse do të krijoni statuja për njerëzit e rëndësishëm, krijoni për mësuesit. Ata janë heronjtë e shoqërisë tonë. Edhe njëherë;
Urime, urime, suksese, arritje dhe vetëm suksese e mbarësi paçi!

Ti nxënës, mendo, ëndërro, mëso e edukohu, sikur nesër do bëhesh, mësues, poet, piktor, gazetar, jurist, ekonomist, mjek, inxhinier, apo punëtor i kualifikuar, etj, etj…

Mësues, nxënës, prind, edhe njëherë, mbarësi, urime dhe suksese pa cak në ardhmërinë e dijes e shkencës! Çdo sek, min, orë me nxënë, me nxënë, me nxënë! Edukim, edukim, edukim!

Trajnim, trajnim, trajnim, me ec për të kap majat e dijes! Imazhbardh dhe qofshi të ndritshëm pa fund!… Edhe unë, jam Nxënës si Ti, edhe unë, jam Mesues si Ti, edhe unë, jam Prind si Ti!…

Përkushtimisht me dashamirësi vëllazërore, si gjithmonë, sinqerisht, njëri nga Ju e si ju, Juaji Astrit Memia!

Lini një koment