Kategori
Uncategorized

Manjani;Nëse ka prova bindëse për Berishën, përse SPAK nuk ngre akuzë zyrtare kundër Tij?! Përse nuk e merr të pandehur?!

Ndaj insistoj që kërkesa e SPAK për imunitetin e Berishës nuk është aspak ligjërisht e justifikuar.

Imuniteti nuk e pengon SPAK të bëjë hetime dhe të ngrejë akuza me prova bindëse.

🔺SPAK nuk e ka thirrur asnjëherë të vetme Berishën për t’i marrë dëshminë, por nxitoi të bënte show me masa shtrënguese krejt të panevojshme dhe jo sipas proçedurës kushtetuese për personat me imunitet.

🔺Një kërkesë e pa motivuar ligjërisht, sigurisht që lë shteg për ta konsideruar ndërhyrjen si të motivuar politikisht.

Në këtë këndvështrim SPAk po bën autogol shumë të rëndë në imazhin e vet.

Po jep prova tezës publike që motivohet politikisht.

E përsëris:

Instistimi për masa sigurie ndaj një deputeti, për më tepër pa akuzë zyrtare, përbën goditje politike dhe, imuniteti në këtë rast duhet të mbrojë deputetin.

Avatari i @gjata.com

Nga @gjata.com

Jurnalist . AL in Sweden (alinsweden.blog) is an independent WordPress-based blog focusing on Albanian social, historical, and political commentary, international affairs, human rights, and occasional reflections or historical snapshots concerning Sweden.

Lini një koment