Adriana Kalaja , Avokate ///

Tek po ndiqja “suksesin” e aksionit policor në Laç…….
Mu kujtua se, kur kolegët e kërkonin për trafik droge, Julian Balliu emërohet në krye të Policisë Rrugore për Milot-Morinë.
Kreu i Policisë Rrugore Altin Qato ka emëruar gjatë ditëve të fundit efektivin Julian Balliu në krye të njësisë speciale rrugore për Autostradën Milot-Morinë.
Burime bëjë me dije se Balliu ka marrë në të njëjtën njësi tashmë edhe tre miqtë e tij që i ka patur në Lushnje në kohën kur u shpall në kërkim nga policia për trafik të lëndëve narkotike.
Rasti u denoncua në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku Balliu u kap duke bërë pazare droge, ku ofronte kokainë për të kompensuar një shumë të konsiderueshme që e kishte marrë si ryshfet më parë.

Po në atë kohë, bëhet fjalë për vitin 2018, të paktën kur është bërë denoncimi në emisionin investigativ “Fiks Fare”, Krimet e Rënda e po e hetonin për një ngarkesë droge prej 2.5 ton hashash, e cila kaloi nga Porti i Durrësit dhe u kap në Ankona të Italisë.
Po në atë kohë, bëhet fjalë për vitin 2018, të paktën kur është bërë denoncimi në emisionin investigativ “Fiks Fare”, Krimet e Rënda e po e hetonin për një ngarkesë droge prej 2.5 ton hashash, e cila kaloi nga Porti i Durrësit dhe u kap në Ankona të Italisë.
Ndërkohë që Ministria në atë kohë dhe sot, siguronte qytetarët se do të godiste fort krimin dhe korrupsionin, sot Julian Balliu, dikur i kërkuar nga drejtësia për pazare droge është emëruar në një post të rëndësishëm si shef në njësinë speciale të policisë rrugore për Autostradën Milot-Morinë.
Ajo që më shqetëson mua dhe besoj dhe publikun është fakti se:
- Përse u hoq dorë nga Vetingu në Policinë e Shtetit?
- Përse u hoq dorë nga testi i drogës te punonjësit e Policisë së Shtetit?
Se vetëm kjo e fundit, do ishte mirë jo vetëm të vijonte në Policinë e Shtetit, por të implementohej edhe për Kryeministrin, Ministrat, Kryetarët e Bashkive e më gjërë
Që ta dimë, vetëm në Policinë e Shtetit kemi përdorues dhe trafikantë të drogës apo edhe nga Kryeministri e deri te vartësit e tij?

Jo për gjë por ne "të shkretëve", na mbytën me gjoba sa lëmë 5 min makinën në Tiranën Europiane të banditit Veliaj e nuk na ndodh kjo gjë në qytetet Europiane kur i lëmë me ditë e javë. 😉