Kategori
Uncategorized

Berisha thirrje Ramës: Edhe tanket e Putinit po të vijnë në Tiranë nuk të shpëtojnë

“Demokratët duhet të ngrihen dhe do ngrihen në një betejë vendimtare për shpëtimin e Shqipërisë nga armiku më i egër pas Enver Hoxhës në historinë e vendit.

Sot afera Rama-Gonigal është kryeafera e planetit, një dramë e tmerrshme në fushën e sigurisë që zhvillohet sa në SHBA po kaq dhe në Tiranë, që ka për autor Charles Mcgonigal, njeriun kryesor të kundërzbulimit në SHBA, njeriu që njihte e kishte njohuri të jashtëzakonshme për sigurinë dhe ky njeri i ofrohet Edi Ramës për të shkatërruar opozitën shqiptare.

Këtë njeri Edi Rama pasi grabiti zgjedhjet e 2017-ës e kontrakton për t’i dhënë opozitës goditjen e mëshirës.

Janë momentet më solemne dhe më kritike, më të rëndësishme të jetës sonë politike, e ardhmja e PD-së, demokracisë shqiptare do përcaktohet nga suksesi i betejës kundër kësaj kalbësire të pashoq që angazhoi kundër çdo interesi agjenturën, mafian ruse për shkatërrimin e pluralizmit në vend.

Ne hyjmë tani në finale, çdo luftë ka betejën finale dhe kjo që do nisim është beteja finale në të cilën ju siguroj se do fitojmë. 

Dhe njëherë i kërkoj Ramës të largohet menjëherë nga pushteti, se alternativë tjetër nuk ka për ty!

Edhe tanket e Putinit po të vijnë në Tiranë nuk të mbajnë në pushtet, largohu menjëherë!

Edhe njëherë, ora është e jona, ora është e një beteje të cilën do ta bëjmë me guxim e përkushtim si asnjëherë më parë.

Beteja finale ndalet vetëm pas largimit të kalbësirës nga pushteti, me të gjitha mjetet e e mosbindjes civile kjo kalbësirë do shporret nga pushteti, ky ka kryer aktet më makabre, unë jam i bindur se këto mesazhe burojnë nga zemra e çdo demokrati.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s