Kategori
Uncategorized

Berisha: Mafia qeveritare shqiptare, më e rrezikshmja në planet! McGonigal u përdor për qëllime politike

Në vend që të informonin menjëherë vendin partner, këta e shfrytëzuan dobësitë e tij dhe e angazhuan në një luftë politike të paimagjinueshme.

E paguan atë për veprimtari antikushtetuese në SHBA.

E paguan atë për përdorimin e institucionit themelor të sigurisë së SHBA, të brendshëm, për qëllime politike.

E paguan që të përdorë FBI si një agjenci private.

Edi Rama është bashkautor në këtë krim të shëmtuar.

Thuhet se të gjitha i ka bërë me pagesë, me faturë. Që të gjitha udhëtime të fshehta.

Që të gjitha pa deklaruar oficerin e sigurimit që e shoqëronte edhe deri në tualet, Agron Nezën. Askund nuk e tregonte

Rama me Nezën dhe Duçkën bënë gjithçka që t’i japin mundësi këtij njeriu, që të shkelmojë rregullat dhe kodin e institucionit të tij, institucion me rëndësi themelore jo vetëm për SHBA, por edhe për mbarë vendet e NATO-s dhe vendet e lira.

Ajo që të bën përshtypje, ndonëse flet e mbarë bota, mendon se do e kalojë me një Tëitter, ku thotë se aty nuk flitet për mua.

Nxjerr mjeranë dhe pseudoanalistë dhe betohet që në 16 faqe, ku flitet vetëm për të dhe bashkëpunëtorët e tij, se akuzën tjetër, për paratë e Deripaskës nuk e kanë publikuar.

Pra 16 faqe janë vetëm afera shqiptare.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s