Kategori
Uncategorized

Anna Ahmatova (1889-1966)

Perketheu Ligor Prifti /

  1. Muza
    Kur natën pres të vijë, si vjen hija,
    Më duket jeta varur në një fije!
    Ç’më duhen nderet, mosha dhe liria,
    Para asaj që flautit i bie!

Po vjen. Mbulesën heq, më le zbuluar
E më vështron në sy me plot vemendje.
-Mos Ferrin Dantes ti ia ke diktuar?
Më thotë Po! Shkujdesur, gjithë ëndje.

2 Si gur i bardhë në të pusit fund
Në qënien time prehet një kujtim.
Me të të ndeshem s’kam dëshirë, s’mund:
Se e kam vojtje, brengë dhe gëzim.

Kushdo, nga afër të vështrojë nga unë,
Në syt’ e mij, sakaq do e dallojë,
Do hidhërohet, do mendohet shumë
Të hidhurin rrëfim kur ta dëgjojë.

E di se zotat i kanë shndëruar
Në sende njerzit, ndërgjegja pa i vrarë,
Përjetësisht me brenga për t’jetuar,
Ti mu shndërove në kujtim e mall.
5 qershor1916
. I përktheu Ligor S. Prifti

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s