
”Deputetët e Parlamentit Evropian besojnë se negociatat aktuale me Serbinë (për anëtarësim) duhet të përparojnë vetëm nëse ai vend mbështet sanksionet e vendosura nga BE-ja kundër Rusisë dhe shënon përparim të rëndësishëm në zbatimin e reformave”, thuhet në një njoftim të këtij parlamenti.
Sipas dokumentit, shkruhet qartë dhe e zeza mbi të bardhë se eurodeputetët e Parlamentit Europian janë dakord me çdo nismë që merret në kuadër të Procesit të Berlinit,
POR shprehin rezerva të forta për çdo bashkëpunim ekonomik rajonal që nuk i përfshin të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Siç edhe është nisma e Ballkanit të Hapur, edhe pse një qëndrim i tillë që është bërë me dije shpesh është hedhur poshtë nga kryeministri Edi Rama si i ‘keqlexuar’.
“Të rriten përpjekjet drejt marrëdhënieve të mira fqinjësore, gjithëpërfshirëse dhe efektive, bashkëpunimi socio-ekonomik në nivel rajonal dhe solidariteti në anëtarësimin në BE të vendeve si dhe bashkëpunimi rajonal ndërkufitar ndërmjet shteteve anëtare të BE-së dhe vendet partnere përgjatë kufijve të jashtëm të BE-së, fuqizimi ekonomik, konkurrueshmëria dhe kohezioni social në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet reformave strukturore dhe duke vendosur bashkëpunim ekonomik rajonal që është i pranueshëm për të gjashtë vendet, duke ndjekur përafrimin e mëtejshëm me standardet dhe acquis të BE-së dhe duke kontribuar në procesin e integrimit në BE.
Në këtë kontekst Parlamenti Europian mirëpret marrëveshjet e fundit në Samitin e Procesit të Berlinit, veçanërisht përfundimin e marrëveshjeve rajonale të lëvizshmërisë për lirinë e udhëtimit me letërnjoftime dhe njohjen e diplomave akademike dhe profesionale me certifikata.
Shprehim rezerva të forta për çdo bashkëpunim ekonomik rajonal, apo iniciativë që nuk përfshin të 6-të vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nuk është bazuar në rregullat e BE-së, siç është nisma e “Ballkanit të Hapur”, – thuhet në rezolutë.