
Berisha: I can never accept that corrupt ambassadors in the most unimaginable way can report and slander, it doesn’t matter who, just to damage the Albanian opposition.
I tell you that I will protect at any price every interest of the Albanian nation, of Albania, of the democrats. There is only one guide and that guide will be the national interest of the Albanians, it will be the truth, it will be their freedom.
I cannot accept that decisions are made to open and close schools in other countries in my country, to close kindergartens because they have terrorist connections, because of political disagreements in another country. I will categorically not accept attitudes of corrupt individuals in many ways.
Removed as helping at a time when they are seriously harming my country and my nation.
Go to Google and read, Sali Berisha, the gang of Elbasan, Shkodra or Durrës, and you will find hundreds of articles where I attack the gangs, not that they threatened me because I don’t ask at all, but they threatened you.
I attacked the gangs because they threatened ordinary citizens, threatened the neighborhood, threatened journalists, and I raised my voice against them. When I had power, you know very well where they went and where they will go again
Now to protect the government’s ties to crime, Edi Rama’s ties to crime and corrupt and others who corrupt him come out and report to his government that he has ties to this gang and that gang. I don’t take it personally, but I take it Albanian, I take it for my nation and my country.
I say here in front of you, shame on you and you will answer for this in your country and in my country. In my country publicly. I will take these out one by one. There are really excellent friends, but among them there are corrupt people from top to bottom who speak and read what this corrupt government says. The statements of Edi Rama’s hostage, Lulzim Basha, are taken to his government as true. But these are not such important matters. We will remain as the invincible party of national interest.

Berisha: Ambasadorë të korruptuar raportojnë dhe shpifin për të dëmtuar opozitën shqiptare!
Nga takimi me banorët e Kombinatit, Unazës së Re dhe Astirit, kryetari i PD-së Sali Berisha hodhi akuza në drejtim të ambasadorëve duke i quajtur të korruptuar dhe se shpifin për të dëmtuar opozitën shqiptare.
Sipas Berishës, ka vetëm një udhërrëfyes dhe ai udhërrëfyes do të jetë interesi kombëtar i shqiptarëve, do të jetë e vërteta, do të jetë liria e tyre.
Berisha: Nuk mund të pranoj kurrë që ambasadorë të korruptuar në mënyrë më të paimagjinueshme të mund të raportojnë dhe shpifin, s’ka rëndësi për cilin, vetëm e vetëm për të dëmtuar opozitën shqiptare. U them se do mbroj me çdo çmim çdo interes të kombit shqiptar, të Shqipërisë, të demokratëve. Ka vetëm një udhërrëfyes dhe ai udhërrëfyes do të jetë interesi kombëtar i shqiptarëve, do të jetë e vërteta, do të jetë liria e tyre.
Nuk mund të pranoj që të merren vendime për të hapur dhe mbyllur shkolla në vende të tjera në vendin tim, për të mbyllur kopshtet e fëmijëve se paskan lidhje terroriste, për shkak të kundërshtive politike që ka në një vend tjetër. Në mënyrë kategorike nuk do të pranoj qëndrime të individëve të korruptuar në shumë mënyra. Hiqen se po ndihmojnë në një kohë kur dëmtojnë palcërisht vendin dhe kombin tim.
Futuni dhe në google dhe lexoni, Sali Berisha, banda e Elbasanit, e Shkodrës apo Durrësit, dhe do të gjeni qindra shkrime ku unë sulmoj bandat, jo se më kanë kërcënuar se mua se nuk pyes fare, por kanë kërcënuar ju.
I kam sulmuar bandat sepse ata kërcënonin qytetarët e thjeshtë, kërcënonin në lagje, kërcënonin gazetarët dhe unë e kam ngritur zërin kundër tyre. Kur kam patur pushtetin e dini mirë ku kanë shkuar dhe atje do të shkojnë prapë. Tani për të mbrojtur lidhjet e qeverisë me krimin, lidhjet e Edi Ramës me krimin dhe të korruptosh dhe të tjerë që e korruptojnë del dhe raporton në qeverinë e tij se ky ka lidhje me këtë bandë e atë bandë.
Nuk e marr personale, por e marr shqiptare, e marr për kombin dhe vendin tim. I them këtu para jush, turp të kesh dhe për këtë do përgjigjesh në vendin tënd dhe në vendin tim. Në vendin tim publikisht. Do t’i nxjerr një nga një këto. Ka vërtetë miq të shkëlqyer, por midis tyre ka të korruptuar fund e krye që flasin dhe lexojnë ato që thotë kjo qeveri e korruptuar. I çohen qeverisë së tij si të vërteta deklaratat e pengut të Edi Ramës, Lulzim Bashës. Por këto nuk janë çështje kaq të rëndësishme. Ne do qëndrojmë si parti e pamposhtur e interesit kombëtar.