
Votimi do të bëhet duke kontaktuar në adresat e shtëpive të njerëzve në zonat që janë çliruar nga ”nazizmi”. ( ruset i quajne ukrainasit nazistë )
Brigada jonë vjen derë më derë, dhe shumë me anëtarë të komisionit zgjedhor, sigurisht janë të shoqëruar nga oficerë policie”.
Në të njëjtën kohë, nënkryetari i parë i këshillit rajonal të Khersonit, Yuryj Sobolevskyj, pretendon se disponimi mes rusëve është “në panik”.
“Ata nuk ishin gati ta bënin kaq shpejt këtë të ashtuquajtur referendum, nuk ka mbështetje, nuk ka njerëz të mjaftueshëm ”, shkruan ai në Telegram dhe vazhdon:
“Sot, gjëja më e mirë për banorët e Khersonit do të ishte të mos i hapnin dyert.”
Në fillim të kësaj jave erdhi lajmi për "referendume" për t'u bërë pjesë e Federatës Ruse.
Referendumet janë shpallur në katër rajonet pjesërisht të pushtuara Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhya në Ukrainën lindore dhe jugore dhe do të zhvillohen midis 23 dhe 27 shtator.
Ato janë të paligjshme dhe nuk do të njihen nga vende të tjera përveç Rusisë.
Ukraina ka frikë se rezultati do të përdoret si pretekst për aneksimin e zonave në fjalë.